Learta Jakupi i bashkohet mbrëmjes për bamirësi ‘Shpëto Jetë’ në Cyrih për fëmijët e Kosovës

30 Prill, 2019

Fondacioni ‘Action for Mothers and Children’ organizon mbrëmjen e bamirësisë në qytetin e Cyrihut, për herë të tretë radhazi në Hotel Marriott, më 10 maj 2019, nga ora 19:00.

Mbrëmja do të përfshijë fjalime të rastit, pika muzikore, koktej rasti, si dhe një ankand të qetë që mundëson dhe inkurajon rrjetëzimin.

Këtë vit, mbrëmja do të ketë edhe një pikë artistike nga Learta Jakupi, e cila do të performojë në cilësinë e Sopranos dhe pritet të magjepsë mysafirët me zërin dhe talentin e saj.

Kjo mbrëmje bëhet e mundur falë kontributit dhe mbështetjes të bashkorganizatorëve: Dr. med. Agron Abrashi, Prof. Dr. med.Dr. h. c. Omer Dzemali, si dhe Sevdail Tahiri.

Ndërsa mbështetës të tjerë të mbrëmjes përfshijnë deri më tash Albinfo.ch, Neosana AG, ProCredit Banka Kosova, Telegrafi, si dhe Eurokoha, mirëpo thirrja për donatorë dhe sponsorë të mbrëmjes humanitare mbetet ende e hapur.

Nxitoni të merrni biletën tuaj për të qenë pjesë e kësaj mbrëmje bamirëse përmes platformës Jamatu duke klikuar në linkun http://bit.ly/2OvBN3l.

Të gjitha shitjet e biletave do të financojnë programet e Fondacionit në Kosovë, specifikisht në: furnizimin me pajisje mjekësore dhe medikamente, zhvillimin e sistemit të transportit neonatal dhe zgjerimin e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas ‘Klasat për Nëna‘.