Hapet Qendra e 12-të Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Gjilan

29 Tetor 2019, Gjilan

Sot, në një ceremoni zyrtare, u hapën dyert e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas “Klasat për Nëna” në Gjilan, në Qendra e Mjekesise Familjare Dardania . Kjo iniciativë është bërë e mundshme falë financimit të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë dhe bashkëpunimit me Qendrën Kryesore të Mjekësise Familjare në Komunën e Gjilan dhe fondacionit Action for Mothers and Children.

Qendra e 12-të ‘Klasat për Nëna’ e hapur tani edhe në Gjilan do të ofrojë shërbime edukative, aktivitete të mirëqenies fizike dhe psiqike, informacione këshilluese për kujdesin para dhe pas lindjes, depresionin e pas lindjes, ushqyerjen me gji, kujdesin për të sapolindurin, të ushqyerit e foshnjës, imunizimin si dhe kujdesin ndaj fëmijës.

“Jemi të lumtur që çdo ditë po rritemi nëpër Komunat e Kosovës dhe po arrijmë të ofrojmë shërbime edukative tek një numër i madh i prindërve rreth shatzënisë se shëndetshme  dhe rritjes sa më të mire të foshnjes” u shpreh Albiona Beselica Beha nga Action for Mothers and Children

Qendra Informuese në Gjilan është e hapur çdo ditë pune për të gjitha gratë e vajzat e Komunës së Kamenicës, si dhe partneret e tyre. Orari i sesioneve do të jetë i publikuar në QKMF në Gjilan, në uebfaqen e Action for Mothers and Children si dhe grupin në rrjetet sociale të Qendrës – Klasat për Nëna @klasatpernena dhe ne uebfaqen www.beba-ks.com