Është lansuar platforma “Organizo një ngjarje për ne”

-Prishtinë 11 Tetor 2017

Kemi kënaqësin të ju njoftojmë se tani kemi lansaur zyrtarisht platformën “Organizo një ngjarje për ne” duke ftuar këdo që dëshiron të mbështesë nënat dhe fëmijët e Kosovës për të iniciuar ose për të organizuar ngjarje në shkollë, në vendin e punës, në shtëpi ose lagje.

Ne jemi duke e lansuar me kënaqësi këtë platformë për shkak të ngjarjeve të suksesshme të mëparshme të organizuara për AMC, si ngjarja vjetore Bamirëse të golfit në Burning Tree Country Club në Greenwhich të ShBA-së, Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët, Kampanja “Runner for Hearts” dhe “Bake Sale” në Bentley Wood në Londër.

Ju, familja juaj, fëmijët tuaj, kolegët ose shkollat ​​e fëmijëve mund të organizojnë një ankand, recital, koncert muzikor, shitje të gatimeve.
Kjo platformë është e arritshme nëpërmjet http://localhost/eda/sq/involvohu/organizo-ngjarje-per-ne/ dhe ne shpresojmë që të kemi ngjarje kreative  të organizuara për nënat dhe fëmijët e Kosovës.

Nëse doni të organizoni një ngjarje për ne Regjistroni ngjarjen duke na dërguar një e-mail në info@localhost