Dyqani bamirës “Teshavesha” dhe zyret qendrore të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë tani në lokacion të ri!

Prishtinë, 6 mars 2017-
Falë mbështetjes së donatorëve dhe mobilizimit të qytetarëve, ne po rritemi dita ditës së bashku! Po sjellim dyqanin tonë bamirës “Teshavesha” dhe zyret qendrore të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë në një lokacion më të madh e më afër jush, në një ndërtesë në qendër të qytetit.
Duke filluar nga sot, dyert e lokacionit të ri të dyqanit “Teshavesha” dhe zyreve qendrore të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë ndodhen në rrugën Fazli Grajqevci nr. 271, poshtë lokalit Dit’ e Nat’ në drejtim të ish-ndërtesës së OSBE-së apo ndryshe mbrapa Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.Dyqani bamirës i dorës së dytë “Teshavesha” vazhdon të jetë i hapur  çdo ditë të javës prej orës 10:00 – 18:00 si dhe të shtunave prej 12:00 – 16:00. Gjatë këtij orari qytetarët mund të sjellin donacionet e tyre dhe të blejnë në këtë dyqan bamirës. “Teshavesha” është ndërmarrje sociale e themeluar nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në korrik të 2016tës për të mbështetur programet shëndetësore për nëna dhe fëmijë. Në “Teshavesha” qytetarët mund të dhurojnë dhe blejne rroba për gra e vajza, burra e djem, lodra, dekorime të vogla shtëpiake, aksesorë, e tjera me çmime shumë të lira për të ndihmuar kështu programet e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë nga shitjet e dyqanit. Dyqani njëkohësisht punëson gra të marxhinalizuara.

Në më pak se një vit nga themelimi, Teshavesha vizitohet nga më shumë se 400 qytetarë çdo muaj dhe ka mobilizuar dizajnerë, media, fytyra publike, kompani private dhe organizata ndërkombëtare.

Menjëherë në katin e dytë sipër dyqanit, të interesuarit të dëgjojnë më tepër për programet e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe si ndihmojnë të hyrat nga dyqani në shpëtimin e jetërave të nënave e fëmijëve, tani kanë mundësinë ta bëjnë atë në këtë lokacion të ri me dyqanin dhe zyret qendrore në një ndërtesë.