Dorëzohen pajisje mjekësore në Klinikën e Neonatologjisë dhe Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës

17 Dhjetor 2019, Mitrovicë

Action for Mothers and Children së bashku me Bankën Raiffeisen në Kosovë, e cila tash e disa vite e mbështet misionin e organizatës sonë, dorëzuan sot pajisjen Analizator Hematologjik dhe disa pajisje të tjera mjekësore në Klinikën e Neonatologjisë dhe Pedriatrisë në Spitalin e Mitrovicës. Kjo klinike e re, e cila shumë shpejt pritet ta fillojë punën kishte nevojë për t’u plotësuar me pajisjet në fjalë, dhe ky identifikim i nevojave u bë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Jemi të lumtur që kemi një bashkëpunim të sukseshëm me Bankën Raiffeisen në Kosovë, bankë kjo e cila vazhdimisht e mbështetë punën e AMC dhe vazhdimisht i mbulon nevojat e spitaleve me medikamete dhe pajisje mjekësore. Falë këtij bashkëpunimi dhe këtij donacioni, Spitali i Mitrovicës do të mund të ofroj shërbime cilësore për të gjithë të posalindurit në këtë spital” theksoi Vlorian Molliqaj nga Action for Mothers and Children.

Banka Raiffeisen vazhdimisht i ka kushtuar vëmendje të veçantë përkrahjes së shëndetësisë. Meqenëse shëndetësia është një fushë më specifike, na ka ndihmuar shumë bashkëpunimi që kemi me organizatën Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, përmes së cilës edhe e kemi realizuar këtë donacion. Ne jemi shumë të kënaqur që këto pajisje do të lehtësojë punën e personelit mjekësorë në Klinikën Pediatrike në Mitrovicë,” u shpreh Vlora Kasumi, përfaqësuese e Bankes Raiffeisen në Kosovë.

Misioni i AMC është të ndihmojë Klinikat e Neonatologjisë, Pediatrisë dhe Gjinekologisë me medikamente dhe pajisje të ndryshme mjekësore në mënyrë që të zvoglohet numri i mortalitetit të foshnjeve. Këtë fundvit organizata është fokusuar në Spitalin e Mitrovicës shkaku i nevojave të shumta që ka ky spital. Së fundmi, gjithashtu u dorëzuan edhe shtretër për foshnjet e posalindura të financuara nga ngjarja Cycle Kosovo for Children, ndërsa sot po dorëzohen pajisje mjekësore për këto dy Klinika në vlerë prej 10,000 Euro.