Grant i dhënë nga Solidar Suisse: Hulumtim mbi Nevojat në Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës

Që nga marsi, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, nën përkrahjen e organizatës Solidar Suisse në Kosovë, është duke kryer një hulumtim shkencor në shëndetin e nënës dhe fëmijës, me fokus të veçantë në prerjet Cezariane dhe kostot.

Ky program hulumtues po zhvillohet si pjesë e Programit për Dialog në Shëndetësi KoSana, me fokus në identifikimin e kostove/shpenzimeve të gruas shtatzënë nga fazat e hershme të shtatzanisë deri tek periudha e hershme pas lindjes, të dhëna këto që do të përdoren për të avokuar për pako të skemave të sigurimeve shëndetësore për nënat. Rezultatet finale priten të jenë të gatshme për publikim nga fundi i këtij viti.