Bëje Pap Testin dhe parandalo kancerin në qafën e mitrës
20.09.2017
Prishtinë, 20 Shtator 2017-
Bëje pap testin!
Sot me datën 20 Shtator 2017, stafi edukativ i shkollës fillore “Hilmi Rakovica” u informua më shumë se çka është kanceri i qafës së mitrës dhe cilat gra rrezikohen prej kacerit të së mitrës. Ligjërimi u bë nga Dr. Florina Grezda, mjeke familjare dhe njëherit koordinatore dhe ligjeruese e edukimit dhe promovimit shëndetësor, ku gratë patën munësi të bëjnë pyetje për kujdesin e shëndetit.
Në Komunën e Prishtinë po vazhdon ofrimi i Pap testeve në kuadër të nivelit primar të kujdesit shëndetësor. Faza e pilotimit mundësoi identifikimin e rasteve në fazën e ndryshimeve qelizore që mund të çojnë drejt zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës, duke mundësuar kështu trajtimin e tyre me sukses. Prandaj, gratë mund ta kryejnë këtë shërbim në kuadër të ë nivelit primar të kujdesit shëndetësor.
Ligjerata u organizua nga Aksioni për Nëna dhe Fëmije, në kuadër të programit të Kancerit të qafës së mitrës,qe mbështetet nga United Nations Population Fund në Kosovë .