13 Dhjetor 2019, Prishtinë

Për herë të pare në Kosovë u mbajt konferenca 2-ditore në Hotel Sirius më 11 dhe 13 Dhjetor me qëllim për të trajnuar punonjësit shëndetësorë në aftësitë më të fundit klinike dhe ndërnjerëzore të bazuara në evidencë të nevojshme për të mbështetur praktikat optimale të ushqyerjes me gji dhe të zhvillojnë një rrugë të përmirësimit të cilësisë në institucionin e tyre për të përmirësuar praktikat e mbështetjes së ushqyerjes me gji në nivel individual dhe institucional.

Nga kjo konferencë përfituan 100 mjekë, infermierë dhe mami të përfshirë në kujdesin antenatal dhe të foshnjave nën 12 muaj nga QMF-të kryesore të pesë komunave: Prishtinë, Drenas, Lipjan, Ferizaj dhe Gjakovë. Kjo konferencë ka rezultuar në nivele më të larta të promovimit të ushqyerjes me gji dhe besimin në menaxhimin e problemeve të ushqyerjes me gji. Si rezultat i kësaj konference do të përfitojnë nënat dhe fëmijët në Kosovë pasi aftësitë e përmirësuara pritet të rezultojnë në këshilla dhe promovim më të shpeshtë, efektiv dhe të saktë të ushqyerjes me gji.

Konferenca u organizua nga Action for Mothers and Children, në bashkëpunim me Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë e cila po ofron mbështetje me anë të sigurimit të fondeve. Programi i konferences u punua në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.