Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në televizionin KlanKosova gjatë sezonës së verës

Aktivitetet e Aksionit mbi edukimin e pacienteve do të shfaqen edhe në KlanKosova TV gjatë orës së pasditës çdo të hënë.
Episodi i parë i shfaqur javë më parë foli rreth aktiviteteve të Aksionit dhe misionit të tij. Çdo të hënë, një mjek/ekspert shëndetësor do të diskutojë mbi tema të rëndësishme për shtatzënat, përfshirë këtu kujdesin para dhe gjatë shtatzanisë, përgatitjen për lindje dhe kujdesin ndaj bebes.

Këto sesione edukative mundësojnë një nivel të vetëdijesimit për shëndetin e nënës tek gratë jashtë qytetit të Prishtinës. Tema e parë e ligjëruar ishte “Fazat e hershme të shtatzanisë dhe ekzaminimet e nevojshme” dhe tema të ngjashme do t’vazhdojnë të shfaqen në KlanKosova TV deri në fund të sezonit veror.