Action for Mothers and Children feston 6 vjetorin me pamje të re
10.04.2019
10 Prill, 2019
AMC, fondacion humanitar i cili është rithemeluar që 6 vite tani për të përmbushur misionin: shpëtimin e jetëve te nënave dhe të fëmijëve në Kosovë.Qëllimi i AMC-së për të shpëtuar jetët e fëmijëve dhe nënave në Kosovë realizohet përmes katër shtyllave të programeve: 1) Edukimit, 2) Furnizimit, 3) Hulumtimit dhe 4) Avokimit. Sot, fondacioni drejton 6 programe kombëtare që po përmirësojnë sistemin shëndetësor për të siguruar një cilësi më të mirë të kujdesit shëndetësor për nënat dhe fëmijët.
Arritjet e AMC- së përgjatë 6 viteve :
- Ka hapur 10 Qendra Inforamative për shëndetin e gruas ‘Klasat për Nëna’ ku kanë përfituar rreth 4,000 nëna
- Jetët e 1,850 foshnjeve në Kosovë u shpëtuan falë medikamentit Surfaktant
- Rreth 2,000 foshnje kanë përdorur Sistemin e Oksigjenit deri më tani
- Më shumë se 1,500 jetë të foshnjeve janë shpëtuar duke përdorur SiPAP
- Inkubatorët janë përdorur nga më shume se 1,500 foshnje
- Tubat e frymarrjes dhe CRP kanë shpëtuar rreth 1,800 foshnje në Kliniken Neonatologjike
- Janë dhuruar pajisje mjekësore për Klinikën e Neontalogjisë dhe Pediatisë me vlerë $ 107, 864
- Janë dhuruar medikamete me vlerë $ 1,737,729 në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare
- Për herë të parë ka filluar me programin e Skrinimit të Kancerit të Qafës së Mitrës përmes ofrimit të Pap-Testeve Falas në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit
- 5,090 gra kanë përfituar nga programi i Skriningut te Qafës së Mitrës nga 2016- ta
- 500 gra kanë përfituar nga ky program në Prizren nga 2018- ta
- Janë hapur tre ndërmarrje shoqërore ‘Teshavesha’
- Teshavesha rickilon rreth 25,200 kg tekstil për vit
- Janë ngritur rreth 940,000 € në ngjarjet vjetore në Kosovë, Nju Jork dhe Zvicër
Në vitin e 6 të operimit AMC do vazhdojë të punojë për të përmisuar jetët e nënave dhe fëmijëve në Kosovë dhe për të përmbushur nevojat e Klinikës së Neonatologjisë , Pediatrisë dhe Gjinekologjisë nën imazhin e ri të cilin do ta prezontojmë në vijim.