16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës Gjinore – Vizita e Ambasadorit të Kanadasë për Kroaci dhe Kosovë, z. Alan Bowman

Në kuadër të aktiviteteve të shumta të parapara për të shënuar 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës Gjinore, në zyret e AMC-së pritëm sot në vizitë Ambasadorin e Kanadasë për Kroaci dhe Kosovë, z. Alan Bowman. Drejtori Ekzekutiv z. Vlorian Molliqaj dhe Zyrtarja e Programeve znj. Okarina Gorani e njoftuan Ambasadorin Bowman mbi punën dhe arritjet e AMC-së përgjatë vitit 2021, me fokus të veçantë mbi projektin e mbështetur nga Fondi Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI) i cili e adreson Dhunën në Baza Gjinore në Kosovë. Ambasadori Bowman shprehu mirënjohjen dhe mbështetjen e tij për aktivitetet të cilat po zhvillohen në kuadër të këtij projekti përmes organizatës tonë dhe u uroi që edhe akterët e tjerë të punojnë sa më shumë që të parandalohet dhuna.
Falenderojmë Ambasadorin Bowman për kohën të cilën e ndau për takimin e sotëm, takim ky shumë i rëndësishëm dhe frytdhënës.