10 Tetori shënon vitin e pestë të organizimit të mbrëmjes bamirësisë ‘Meet us Halfway’ në Nju Jork

16 Gusht, 2019

Action for Mothers and Children rikthehet përsëri në qytetin e Nju Jork-ut, me mbrëmjen filantropike për të ngritur fonde për shpëtimin e jetëve të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Kjo mbrëmje e bamirësisë do të mbahet në klubin prestigjoz Yale të Qytetit të Nju Jork-ut me datën 10 Tetor 2019 nga ora 19:30 deri në 22:00.

Si cdo here mbrëmja do te përfshijë Muzikë, Rrjetëzim, Koktel dhe Ankand të Qetë ndërsa folëse e mbrëmjes do jetë sopranoja me fame botërore Inva Mula në cilësinë e Ambasadorës për shëndetin e mirë të nënave dhe fëmijëve. Kjo mbrëmje bëhet e mundur falë miqve dhe anëtareve të bordit të fondacionit që jetojnë dhe veprojnë në Amerikë siç janë, Valon Xharra, Drin dhe Rialda Kukaj, Fadil Berisha, Elizabet Peraj dhe Tess Kukaj. 

Të gjitha fondet e ngritura këtë vit do të orientohen për të furnizimin me medikamente esenciale për të shpëtuar 300 foshnje gjatë 2020, të sigurohen prenatal vitamina, amoxicilin dhe spirale për 700 gra,  të edukohen 1,338 prindërrreth planifikimit familjarë, shtatzënisë së hershme, lindjen dhe periudhën pas lindjes, të identifikohet canceri i qafës së mitrës me anë të ofrimit të pap-testit falas për 3,600 gra dhe vajza.

Për të qenë pjesë e ngjarjes apo për të mësuar më shumë rreth mbrëmjes, vizitoni uebfaqen e ngjarjes: www.meetushalfway-amc.com