Fillimi
X

Vlorian Molliqaj

Vloriani iu bashkua ekipës së fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (ANF) në nëntor të vitit 2018 si Zyrtar i Programeve ndërsa në korrik 2019, ai u emrua Drejtor Ekzekutiv në AMC.

Ai ka përfunduar studimet Master në Shendetësi Publike dhe Ekonomi Shëndetësore pranë Universitetit të Goteburgut në Suedi.

Para se të bashkohet në ANF, ai punoi me sigurime dhe beneficione shëndetësore në Agjencinë Suedeze të Sigurimeve Shoqërore (Försäkringskassan) në Goteburg. Aty Vloriani kishte përgjegjësi marrjen e vendimeve nëse pacientët e siguruar kanë ose jo të drejtë ne beneficione shëndetësore. Poashtu, në bashkëpunim me punëdhënësit, Agjencionin e Punësimit, spitalet dhe akterët e tjerë relevant, ai kishte për detyrë që t’i mbështesë këta pacientë për tu kthyer në tregun e punës.

Vloriani poashtu punoi në Bordin Kombëtar Suedez për Kujdesje Institucionale (Statens institutionsstyrelse) i cili institucion menagjon me shtëpitë ‘LVM’ që trajtojnë individ me probleme serioze të abuzimit të alkoholit dhe drogave.

Vlorianin mund ta kontaktoni në vlorian.molliqaj@amchealth.org

X

Vesa Kada

Vesa iu bashkua ekipit të fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë si Menagjere për ngritjen e fondeve dhe organizimin e eventeve nga Janari i vitit 2020.

Vesa ka perfunduar studimet ne Universitetin Amerikan te Kosovës per biznes dhe menaxhment, duke vazhduar tutje studimet Master në Qendrën Europiane për Paqe dhe Zhvillim në drejtimin administrim biznesi.

Vesa ka pervojë pune për më shumë se 10 vite në cilësinë e menaxhimit të administratës dhe shitjes, në sektorin privat në fushën e infrastrukturës së telekomunikacionit dhe energjisë, ndërsa viteve të fundit në tregun e farmaceutikës.

Vesën mund ta kontaktoni në vesa.kada@amchealth.org

X

Albiona Beselica Beha

Albiona ka përfunduar magjistraturën për menaxhment shëndetësor në Universitetin Iliria, pasi diplomoi në Fakultetin e Infermierisë dhe Mamisë në Universitetin e Prishtinës. Albiona iu ka bashkangjitur Aksionit në Janar 2015 pas punës së saj të mëhershme si ligjëruese në Shkollën e Mesme së Mjekësisë në Prishtinë.

Albiona ka përvojë të shkëlqyeshme në ligjërim të shëndetit riprodhues në disa institucione të mjekësisë dhe klinika private përreth Prishtinës, që e bën atë ekspert në ofrimin e sesioneve edukative në Qendrën tonë Informuese për Shëndetin e Gruas, duke punuar së afërmi me anëtarët e qendrës.

Albionën mund ta kontaktoni në albiona.beha@amchealth.org

X

Albulena Hamiti – Jashari

Albulena  punon si Koordinatore e Zyrës në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë që nga korriku i vitit 2016. Ajo ka kryer me sukses studimet themelore universitare dhe ato Master në Shkenca Ekonomike (Marketing), në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar dhe kryer punë praktike në  institucione dhe kompani të ndryshme, duke përfshirë Doganen e Kosoves, Komunen e Prishtines dhe EBC Cosmetics.

Albulena ka interes dhe përkushtim të veçantë për punë vullnetare. Para se te filloj punën si Kordinatore e Zyres  për nëntë muaj Albulena ka punuar si vullnetare per Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Albulena ka shkathtësi të punës në planifikim, administratë, prokurim dhe hulumtime. Ka ndjekur dhe përfunduar trajnime të shumta

Albulenën mund ta kontaktoni në albulena.hamiti@amchealth.org.  

X

Ariana Radoniqi

Ariana Radoniqi është Zyrtare e Programit në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë (AMC) nga nëntori 2018.

Ariana ka përfunduar studimet e master në marketing në Universitetin e Prishtinës, pasi që ka diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në po të njejtin universitet. Përveç diplomës së saj në ekonomi dhe marketing, ajo gjithashtu ndoqi mësimet në Asociacionin e Financave dhe Shërbimeve të Kontabilitetit ku dhe morri certifikatën e kontabilitetit.

Ariana filloi karrieren e saj si vullnetare në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve dhe më vonë ajo u bashkua me Austrian Institute of Excellence si asistent e projektit.

Gjatë tri viteve të fundit, Ariana ka punuar si oficere e bankës në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT). Gjatë kësaj kohe, ajo fitoi njohuri të shumta rreth shërbimeve bankare ku rriti kapacitetin e saj në vlerësimin e rrezikut, menaxhimin e rrezikut operacional, aftësitë analitike, planifikimin dhe raportimin.

Ju mund të kontaktoni Arianën në ariana.radoniqi@amchealth.org

X

Elvanda Gojani

Elvanda ka përfunduar studimet master në drejtimin Ekonomia, Financat dhe Institucionet Europiane në universitetin Tor Vergata në Romë, si përfituese e bursës së studimit nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë.  Studimet bazike i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë.
Duke filluar nga 1998, për një kohë të gjatë, Elvanda ka vullnetarizuar kohën e saj për të punuar me femijët e prekur nga lufta në projektet e OJQ Aksioni i Rinisë Shqiptare ‘Pjetër Bogdani’.  Përvoja e saj profesionale gjatë viteve ishte kryesisht në ekonomi, financa, trajnim dhe rekrutim, në Deloittee dhe ndërmarrjet në sektorin privat. Elvanda ka punuar edhe në organizata ndërkombëtare në dialogun ndër-fetar me World Conference on Religion and Peace (WCRP) dhe Norwegian Church Aid (NCA).
Para se t’i bashkangjitet AMC si Koordinatore e Koalicionit K10 në Mars 2018, Elvanda punoi në organizatën Democracy Plus.
Elvandën mund ta kontaktoni në elvanda.gojani@amchealth.org
X

Hana Buçinca

Hana iu bashkua ekipit të fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë si Zyrtare e Programit në nëntor 2018. Ajo harton, zbaton dhe mbikëqyrë projekte në fushën e shëndetit publik që kanë të bëjnë me mirëqenien e nënave dhe fëmijëve. Ajo gjithashtu synon të ndihmojë në trajtimin e çështjeve të sistemit te kujdesit shëndetësor përmes hulumtimeve, analizave të të dhënave dhe avokimit që do të rezultojë në përmirësimin e politikave shëndetësore në Kosovë. Përveç kësaj, Hana është edhe asistente në Kolegjin e Shkencave Mjekësore “Rezonanca”.

Hana e ka përfunduar B.Sc. dhe M.Sc. në fushën e Farmacisë nga Universiteti Hacettepe, – Një nga universitetet lartë të rankuara për Mjekësi, Farmaci dhe Stomatologji në Turqi. Arsimi i saj ka përfshirë edhe trajnime në Universitetin e Ankarasë, Aarhus Tekniske Skole për ndërmarresine dhe Universitetin Amerikan në Bullgari. Aftësitë e saj në udhëheqjen, menaxhimin e projekteve, hulumtimet shkencore dhe analizën e të dhënave korrespondojnë me përvojën që ajo fitoi gjatë punës së saj të mëparshme në kompani / institucione si Excellentia Pharms në Prishtinë, Agjencia Medicinale e Kosovës, departamenti i Farmakologjisë Molekulare në Kolegjin Albert Einstein të Mjekësisë – New York, Market Access department në Novartis-Stamboll, Departamenti i Onkologjisë në Spitalet Universitare Hacettepe-Ankara dhe Nanoteknologjisë në Departamentin e Teknologjisë Farmaceutike në Universitetin Hacettepe-Ankara.

X

Labërie Ҫarreti-Sylejmani

Labëria iu bashkua fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në Mars të vitit 2017. Ajo ka përfunduar nivelin bachelor të Psikologjisë në kuadër të fakultetit Filozofik ne Universitetin e Prishtinës dhe të gjitha provimet e nivelit Master në po të njëjtin fakultet. Laberia ka qenë e angazhuar në projektin e OBSH-së për vlerësimin e zhvillimit psikofizik të fëmijëve rom në kampet rome në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ka punuar si punëtore sociale në projektin e Danish Refugee Council (DRC) të implementuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) për të kthyerit kosovarë nga Danimarka. Gjithashtu për 7 vite ka punuar në Zyrën Ndërlidhëse Greke në Prishtinë dhe në Zyrën Diplomatike Belge në Prishtinë.

Labëria është udhëheqëse e projektit Disiplinës Pozitive në Prindërimin e Përditshëm dhe në të njejtën kohë edhe fasilitatore e të njejtit program.

Labëria është trajnere e temës “Depresioni pas Lindjes” në programin Klasat për Nëna.

X

Zelfije Osmani

Zelfije punon si Zyrtar Financiar në Aksionin për Nënat dhe Fëmijët që nga prilli i vitit 2018. Këtë vit ka marrë diplomë Bachelor nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ajo ka diplomuar në Bankë, Financa dhe Kontabilitet dhe puna me numrat është ajo që ajo pëlqen të bëjë dhe ka bërë për një kohë të gjatë tani, duke marrë kuptimin e tyre dhe duke u siguruar që gjithçka të jetë brenda standardeve vendore / ndërkombëtare e cila është thelbësore për të pasur sukses në këtë fushë.

Praktika e saj e mëparshme në bankë (RBKO) dhe pjesëmarrja e saj në disa trajnime profesionale kanë kontribuar në zgjerimin e saj të njohurive.

Të qenit energjik, me mendje pozitive, të vendosur, fleksibël dhe të orientuar nga qëllimi, gjithmonë e kanë ndihmuar atë të arrijë rezultate dhe të arrijë sukses.

Ju mund të kontaktoni Zelfijen në zelfije.osmani@amchealth.org

X

Nitë Bylykbashi Deliu

Nita ka përfunduar nivelin Mastër dhe Bachelor në departamentin Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin e Prishtinës. Ajo është bashkangjitur në AMC në dhjetor 2019 si Zyrtare e Programeve.

Nita ka punuar në Centre for Political Courage (CPC) si Menaxhere e Projekteve ku ka menaxhuar projekte vendore dhe me bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e arsimit. Përveç të tjerash, ajo ka qenë e angazhuar si Kordinatore për Kosovë e programit zviceran Regional Research Promotion Programme Western Balkans (RRPP).

Nitën mund ta kontaktoni në: nita.deliu@amchealth.org

X

Riga Demiri

Riga u bashkua AMC-së në Janar 2020, si zyrtare për PR (marrëdhënie me publikun) dhe evente.

Ajo është e diplomuar në Antropologji nga UELondon, ku u specializua në Epidemiologji dhe Forenzikë.

Përvoja e saj e punës përfshin menaxhim të projekteve për një firmë të kapitalit në Londër, dhe menaxhimin e PR në sektorin joqeveritar.

Ajo mund të kontaktohet në: riga.demiri@amchealth.org

X

Merita Sopi

Merita punon si asistente e shitjes në dyqanin Teshavesha. Ka përfunduar shkollën e mesme për tregti dhe turizëm. Merita ka rreth 13 vite përvojë pune në sektorin e shitjes.

Ajo është e shoqërueshme, e hapur dhe një asistente me një përvojë të përshtatshme pune në sektorin e shitjes. I jep vëmendje të veçant detajeve dhe qasja e saj miqësore ka nxitur një marrëdhënie pozitive me të gjithë konsumatorët e Teshavesha.

Ajo është shumë e motivuar dhe shumë e shtyrë për të arritur qëllimet e Teshaveshës dhe plotësimin e kërkesave të konsumatorëve.

X

Gresa Defqa

Gresa punon si asistente e shitjes në dyqanin Teshavesha në Ferizaj. Ajo është në përfundim të fakulltetit të infermierisë. Gresa gjithashtu ka rreth 2 vite përvojë pune në sektorin e tekstilit ku edhe ka marrë eksperiencë rreth kësaj pune.

Ajo është shumë e motivuar për të arritur qëllimet e Teshaveshës dhe plotësimin e kërkesave të konsumatorëve.