Fillimi
X

Aferdita Ademi-Osmani

Aferdita Ademi-Osmani është Doktoreshë dhe Eksperte e Lartë e Shëndetit Publik me më shumë se 20 vite përvojë si Menaxhere dhe Koordinatore e projekteve komplekse të shëndetësisë ndërkombëtare dhe ka përvojë pune në Kosovë, Maqedoni, Slloveni dhe Zvicër. Ajo ka aftësi shumë të mira në facilitimin, hartimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e politikave shëndetësore, si dhe sigurimin e pjesëmarrjes dhe koordinimit aktiv dhe gjithëpërfshirës të shumë palëve (ajo siguron asistencë teknike dhe ka punuar me një numër të Ministrave të Shëndetësisë).

X

Valon Xharra

Kryetar i bordit

Valon Xharra është zëvendës drejtor në firmën globale për menaxhimin e riskut “Gavin de Becker & Associates.” Me bazë në Los Angeles, Valoni ofron konsulencë të specializuar të menaxhimit të krizave për kompanitë e Fortune 500 dhe i këshillon ato  se si të menaxhojnë rreziqet politike dhe operacionale të bizneseve.

Valoni është i pasionuar ndaj ndërmarrësisë dhe është investitor dhe partner në disa biznese të suksesshme që përfshijnë teknologjinë, pasuritë e patundshme, industrinë e modës dhe menaxhimin e ngjarjeve luksoze.

Valoni ka shërbyer katër vjet si një analist diplomatik për Departamentin e Shtetit Amerikan gjatë luftës në Kosovë, ku ka ofruar ekspertizë në negociatat në mes të Qeverisë së SHBA-së dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Valoni ka diplomë masteri në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Kolumbias dhe diplomë masteri në Administrim Biznesi nga Universiteti i Bostonit. Ai është bursist i fondaciont Jack Kent Cooke dhe Këshillit Pacific të Politikave Ndërkombëtare. Ai është një entuziast i garave të vrapimit dhe një përkrahës pasionant për të drejtat e grave dhe të fëmijëve.

X

Ilir Hoxha

Nen-kryetar i Bordit

Ilir Hoxha MD është Specialist i Shëndetit Publik. Ai ka përfunduar Masterin në Menaxhim të Sistemeve Shëndetësore në London School of Hygiene and Tropical Medicine dhe Doktoraturën në Shëndetin Publik në Universitetin e Bernit. Ai është fitues i Fellowship Fulbright për punë hulumtuese në Institutin e Dartmouth për Politika Shëndetësore dhe Praktikë Klinike, New Hampshire, Shtetet e Bashkuara.

Që nga viti 2002, Ilir është i përfshirë në punë të konsulencës dhe hulumtimeve që mbështesin proceset e politikave shëndetësore në Kosovë dhe më gjerë. Në vitin 2006, ai krijoi DI Consulting, për ofrimin e shërbimeve të konsulencës dhe zgjidhjeve në kujdesin shëndetësor. Që nga viti 2011, ai shërben si Këshilltar i Projektit për Solidar Suisse, në një projekt afatgjatë që faciliton pjesëmarrjen e aktorëve të shoqërisë civile në proceset e politikave që lidhen me reformën kombëtare shëndetësore në Kosovë. Ndërmjet viteve 2010 deri 2014 ka shërbyer si këshilltar i jashtëm, në çështjet që lidhen me zbatimin e reformës së sigurimit shëndetësor, për Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi dhe Dr. Ferid Agani.

Ilir është Asistent Profesor, në Departamentin e Komunitetit dhe Mjekësisë Familjare, Shkollën Geisel të Mjekësisë në Dartmouth dhe Profesor në Departamentin e Menaxhimit të Shëndetit të Kolegjit Heimerer në Prishtinë.

Përveç kësaj, ai ka shërbyer si anëtar i bordit për Universitetin Amerikan në Kosovë, Qendrën për Hulumtime, Dokumentim dhe Publikim, Institutin për Studime të Avancuara GAP, Rrjetin Investigativ dhe Raportues të Ballkanit dhe Institutin e Studimeve Politike në Prishtinë. Aktualisht ai shërben si anëtar i bordit për Fondacionin e Kosovës Luksemburg dhe TOKA.

X

Ardiana Bunjaku

Ardiana Bunjaku është Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës –SCAAK, ku, përveq arritjeve të tjera, në 12 vitet e fundit ishte pjesë e zhvillimit të profesionit të kontabilitetit dhe edukimit profesional në Kosovë. Ajo ka punuar me Ministrinë e Financave dhe Bankën Botërore në futjen e diplomës për kontabilistët e sektorit publik në Kosovë. Ajo gjithashtu ka qenë e përzgjedhur nga Qeveria e Kosovës në disa komisione të fuqishme që ofrojnë mbikqyrje në sektorët kyq në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, përfshirë Komitetin për Zhvillim të Strategjisë së Kosovës, grupi punues i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të Kosovës, dhe Komiteti Këshillues i Autoritetit për Administrim të Taksave. Përveq kësaj, ajo është e përfshirë në reformat për edukimin e lartë në kontabilitet dhe auditim në Universitetin e Prishtinës. Ardiana ka shërbyer si anëtare e komitetit për sigurim të kualitetit në Bordin e Stardardeve dhe Raportimit Financiar në Kosovë dhe për 2 mandate ajo ishte anëtare e bordit të Odës Ekonomike Amerikane.

Ardiana, gjerësisht, ka promovuar bashkëpunimin institucional për zhvillim të profesionit të kontabilitetit në sektorin publik dhe privat që ka çuar në bashkëpunimin përmes organizatës së kontabilitetit profesional (SHKQAK) dhe institucionit suprem për auditim (ZAP në Kosovë) për zhvillimin e certifikimit të auditiorit të sektorit publik. Ardiana është anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve – IFAC Komiteti i Zhvillimit të Organizatës së Kontabilistëve Profesional që nga Janari 2011. Në 2013 ajo u zgjodh në Bordin Ekzekutiv të Federatës Mediterane të Ekspertëve të Kontabilitetit – FCM. Ardiana është anëtare e bordit dhe anëtare e komitetit te auditimit të Nova Ljublanska Banka – Banka NLB në Kosovë. Ajo është zgjedhur nga Presidentja e Kosovës për zhvillimin e një organizate jo-qeveritare me fokus në fuqizimin e gruas Kosovare, ku ajo shërben si nënkryetare e bordit.

Ardiana ka përfunduar magjistraturën në Regullacionin e Sigurimit dhe Kontabilitetit, kolegji “Pjeter Budi” dhe Administrim Biznesi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Ajo është gjithashtu anëtare e INSOL në Europë.

X

Drin Kukaj

Drin Kukaj diplomoi nga Universiteti Pace dhe vazhdoi karrierën e tij në Sektorin Financiar. Drini është një partner menaxhues në Premier Consulting Partners ku ofron shërbime konsulence për planifikimin financiar, menaxhimin e aseteve dhe përfitimet e punonjësve. Puna e tij si vullnetar në organizatat bamirëse përfshinë punën aktive në Habitat for Humanity in Westchester, e cila mbledh fonde dhe për të ndërtuar shtëpi për veteranët. Drini gjithashtu është një donator aktiv për projektin The Wounded Warriors.

X

Ilirjana Bajraktari

Ilirjana Bajraktari ka përvojë të gjerë në sistemet shëndetësore dhe zhvillimin e politikave me organizatat shëndetësore në nivel ndërkombëtar. Aktualisht është Drejtoreshë e Operacioneve me Spitalin Amerikan në Kosovë, ku ajo udhëheq një sërë projektesh dhe aktivitetesh për optimizimin e proceseve brenda AHK.

Si Kryetare e Komisionit për Shëndetësi me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, ajo është përgjegjëse për krijimin dhe forcimin e bashkëpunimit në mes të sektorit privat dhe institucioneve qeveritare në sektorin e shëndetësisë me qëllim të përmirësimit të gjendjes aktuale dhe krijimin e tendencave të reja për zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të shëndetësisë, si dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarit.

E diplomuar nga Universiteti Dartmouth dhe Universiteti Tuck i Biznesit (SHBA), Ilirjana posedon një diplomë MD/PhD nga Universiteti Mjekësor i Gracit (Austri). Ajo ka punuar për disa vjet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë në fushën e sistemeve shëndetësore dhe politikës në mjedise të burimeve të kufizuara. Për më tepër ajo ka qenë e angazhuar me organizata të tilla si UNICEF, AIHA, Banka Botërore për promovimin e shëndetit, cilësisë së kujdesit dhe shëndetit si një aktiviste e të drejtave të njeriut. Hulumtimi i saj është i përqendruar në shëndetin e nënës dhe fëmijës, cilësinë e kujdesit dhe vendimmarrjes mjekësore. Përveç kësaj ajo ka bashkëpunuar me IPPNW për promovimin e punës paqësore mjekësore dhe në programe për transferimin e studentëve për Ballkanin Perëndimor, si dhe organizata të tjera të shoqërisë civile për shëndetin mjedisor, përgjegjësisë korporative sociale dhe ndërtimin e partneriteteteve.

Ilirjana ka pasion strategjitë dhe konceptet e përmirësimit të sektorit të shëndetësisë veçanërisht për benefitet e nënave dhe fëmijëve në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë.

X

Jehona Binishi Hysa

Dr. Jehona u lind me 19 shkurt 1979 ne Prishtine. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje ne shkollen ‘Naim Frasheri ‘ ne Prishtine, nderkaq shkollen e mesme ne Gjimnazin Matematikor-Natyror ‘Xhevdet Doda’ nga viti 1993 deri ne 1997.

Studimet universitare i ka perfunduar ne Universitetin e Prishtines dega Mjekesi e Pergjithshme prej vitit 1997 deri ne vitin 2004 kur diplomohet si Doktor I Mjekesise se Pergjithshme.

Pas 1 viti pune ne Qendren e Mjekesise Familjare ne vitin 2005 fillon Specializimin ne lemin e Gjinekologjise dhe Obstetrikes ne Kliniken e Gjinekologjise dhe Obstetrikes ne Prishtine prane Qendres Klinike Universitare ku edhe e perfundon ne vitin 2010.

Fillon punen si mjeke Gjinekologe ne institucionin privat Rezonanca ku punon per 1 vit, pastaj nga viti 2011 fillon punen po ashtu si Gjinekologe-Obstetre ne Spitalin Amerikan, spital privat dege e zinxhireve te spitaleve Amerikane ne Tirane-Shqiperi.

Ka percjellur ne vazhdimesi Kongrese internacionale per avancim profesional ne sfera te ndryshme te lemise se Gjinekologjise perfshire infertilitetin, onkologjine Gjinekologjike, perinatologjine etj.

Zoteron gjuhe te huaja: gjuhen angleze, serbokroate, italiane.

X

Kujtim Gjevori

Kujtimi është ndërmarrës me përvojë 20 vjeçare, i pasionuar pas zhvillimeve inovative, gjithmonë i gatshëm të eksplorojë dhe sfidojë veten në ndryshimet e të bërit biznes të cilat janë në hap me kohën.

Gjatë karrierës së tij si ndërmarrës ka punuar në industri të shumëllojshme si: shërbime, tregti, distribuim, përpunim dhe prodhim. Ai është themelues dhe drejtor ekzekutiv i fabrikës “SCAMPA” e themeluar në vitin 2007, e cila merret me prodhimin e qeseve dhe thasëve plastike biodegraduese, njëherit lidere në këtë industri në Kosovë, duke mundësuar ndalimin e mbi 80% të importeve të produkteve të njëjta.

Ai është bashkëthemelues i kompanisë “POWERPACK” LLC, e themeluar në vitin 2017, si bashkëinvestim me investitorë nga Belgjika që synon prodhimin e thasëve të mbeturinave në Kosovë, të cilat 100% do të eksportohen në tregun belg.

Kujtimi është po ashtu kryesues i Komitetit të Prodhuesve në Odën Amerikane, e poashtu edhe pjesë e rrjetit të ndërmarrësve CEED Kosova, ku gjithmonë promovon dhe mbështet inovacionin në mënyrën e të bërit biznes para ndërmarrësve të tjerë në Kosovë. Ai është aktiv edhe në promovimin e përgjegjësisë sociale korporatave, duke mbështetur organizatat e ndryshme joprofitabile në misionet e tyre ekologjike dhe humanitare.

X

George Little

Dr. George Little është Profesor i Pediatrisë dhe i Gjinekologjisë & Obstetrikës në Shkollën Mjekësore të Dartmouthit dhe Qendrën Mjekësore Dartmouth-Hitchcock në SHBA ku ai është neonatolog. Ai ka
shërbyer për më shumë se një dekadë si Profesor dhe Kryetar i Departamentit për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës.

Përveq hulumtimit klinik, interesi  tij fokusohet në politikën e shëndetit perinatal, zhvillimin dhe regjionalizimin e sistemeve shëndetësore, etikën riprodhuese dhe perinatale, familjet në neonatologjie dhe shëndetësinë ndërkombëtare. Ai është pjesëtar i Akademisë Amerikane të Pediatrisë dhe Shok-Nderi i Kolegjit Amerikan të Obstetrisë dhe Gjinekologjisë. Për më shumë, ai ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive dhe ka shërbyer në lidership dhe pozicione të larta këshilluese me një numër të madh të organizatave përfshirë NACHRI (Shoqata Kombëtare e Spitaleve të Fëmijëve dhe Institucionet e Ngjashme), NPIC (Qendra Kombëtare e Informacionit Perinatal), AHA (Asociacioni i Spitaleve Amerikane) dhe MOD (March of Dimes) si dhe agjensionet federale dhe ato të qeverisjes së shtetit. Ai është producent i filmit Ëndrrat dhe Dilemat (Dreams and Dilemmas) film ky fitues i kinemasë verite i fokusuar në përfshirjen e prindërve në vendim-marrjen e klinikës si dhe filma të tjerë. Ai është autor i disa publikimeve të shqyrtuara, monografe dhe kapituj.

Tani, ai është anëtar i komitetit të planit të Akademisë Amerikane të Pediatrisë që Ndihmon Foshnjat të Marrin Frymë (HBB) dhe është ndërlidhës i Mbijeto dhe Lulëzo GDA. Ai është gjithashtu i përfshirë në përmirësimin e rezultateve të shtatzanisë në Kosovë dhe ka shërbyer si këshillues i Ministrisë së Arsimit. Ai ka shërbyer në Agjensionin e SHBA për Zhvillimin Ndërkombëtar në Projektin për Mbijetimin e Fëmijëve në Egjipt dhe si këshilltar i Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi. Më herët në karrierën e tij, ai ka shërbyer në Trupat e Paqes (Peace Corps) si mjek në Nigeri dhe Malawi dhe pastaj si Zyrtar Mjekësor Regjional për Afrikë.

X

Mark Kosmo

Marku është kryesues i Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane të Masaçusets (MAAS/BESA), dhe bashkëthemelues i MAASBESA në vitin 2006. Ai aktualisht është kryeshef financiar i Grupit Mentor në Boston. Ka jetuar në Shqipëri dhe ka punuar atje si këshilltar i pavarur, si dhe ka mbajtur pozita me Bankën Botërore në Shqipëri dhe Uashington D.C. Për më tepër, ai ka punuar si profesor i ekonomiksit në Kolegjin Dartmouth. Marku ka qenë anëtar i Bordit të Administruesve i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, dhe aktualisht është në Bordin e Drejtorëve të Tregimeve të Suksesshme Shqiptaro-Amerikane dhe Arkëtar për Koalicionin Këshilldhënës të Masaçusets për Imigrim dhe Refugjatë. Marku mban titullin Doktor (PhD) i Ekonomisë nga Universiteti i Uiskonsinit, dhe ka marrë diplomën universitare në Ekonomi dhe Matematikë në Universitetin e Masaçusetsit në Amherst.
Marku është anëtar i bordit këshillues të Germin-it.

Këshilltarët e Bordit

Aferdita Ademi-Osmani