Për të tretë herë me radhë, Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bëri bashkë më shumë se 400 njerëz në ngjarjen për mbledhje të fondeve, të titulluar “Let’s Dance”, që u mbajt në Duplex Premium. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë së bashku me sponsorët dhe biletat arritën në shifrën €23,486.5, pa llogaritur pjesën e ushqimeve, pijeve, dekorimit, muzikës që u ofruan pa pagesë. Të gjitha këto mjete shkojnë për të shpëtuar jetë e fëmijëve në nevojë dhe për nënat në Kosovë. Ju jemi thellësisht mirënjohës!