Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët

Kjo ngjarje u bashkë-organizua nga Crimson Capital dhe Radio Dukagjini, si ngjarje vallëzimi, në mbështetje të programeve të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë. Ngjarja u mbajt me 3 dhjetor 2015, në sheshin 21, dhe u ngritën Eur 23,890.00 nga sponsorimet e kompanive të ndryshme dhe blerja e biletave për këtë ngjarje. Ngjarja ishte koktej vallëzimi me muzikë, ushqim të lehte, pije dhe shumë kënaqësi!