Ngjarja Bamirëse e Bank Street në SHBA

Ngjarja Bamirëse e Bank Street u mbajt me 8 qershor 2015 nga Bank Street Group në SHBA, ku Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ishte një nga 12 përfituesit. Dashamirës të sportit të golfit u mblodhën në Burning Tree Country Club në SHBA për lojë turneu për të ngritur fonde për kauza humanitare, përfshirë edhe atë të shëndetit të nënës dhe fëmijës në Kosovë. Ngjarja e vitit 2015 ngriti rreth $100,000 për 12 organizata humanitare.