Meet Us Halfway 3

Fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ (ANF), mbajti mbrëmjen e saj të tretë të bamirësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Yale Club të qytetit të Nju Jorkut ku u ngritën $42,623.96. Shumë mbështetës dhe dashamirë të punës së ANF-së u mblodhën për ta bërë këtë mbrëmje një sukses. Folëse e mbrëmjes ishte Shkëlqesia e saj, Ambasadorja Besiana Kadare, Përfaqësuese e Përhershme e Republikës së Shqipërisë në Organizaten e Kombeve te Bashkuara në Nju Jork, ndërsa musafire nderi ishte edhe Ambasadorja Teuta Sahatqija. Gjatë kësaj mbëmje, Aksioni ndau çmimin për Kontribut Jetësor, biznesmenit dhe filantropit, Richard Lukaj, për kontributin e jashtëzakonshëm dhe punën e palodhshme për nënat dhe fëmijët në Kosovë.