Dita botërore e mamisë
Me 5 maj, Aksioni shënon Ditën Botërore të Mamisë në Prishtinë me një aktivitet në Sheshin Nëna Terezë – duke shpërndarë informatorë mbi rolin dhe rëndësinë e mamisë, shfrytëzimit të Qendrës për Shëndetin dhe Mirëqenien e Gruas, si dhe performuan disa teste bazike tek kalimtaret shtatzëna të rastit së bashku me stafin mjekësor dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Ky aktivitet pati edhe mbulim medial.
Informatori shpjegonte mbi rolin e rëndësishëm të mamisë tek një grua që i nënshtrohet një procesi të rregullt të shtatzanisë. Nënat u këshilluan në rëndësinë e të paturit të marrëdhënieve të hapura e të mira me mamitë dhe shfrytëzimin e Qendrës për t’u këshilluar. Lindja e fëmijës mund të jetë përvoja më e fuqishme që një nënë mund ta përjetojë dhe mamia luan një rol shumë përkrahës në përjetimin sa më të mirë të kësaj përvoje.