Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët 2015

Mëngjesin e datës 5 qershor një grup prej rreth 20 çiklistësh u nisën në rrugëtimin e tyre në një distancë prej 500 km në të gjitha qytetet e Kosovës, veshur me fanellat ngjyrë verdhë. Çiklistët u nisën për në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Kamenicë dhe u kthyen përsëri në Prishtinë në ngjarjen përmbyllëse më 7 qershor 2015. Ky është viti i dytë që kjo ngjarje organizohet në Kosovë.

Ngjarja e çiklizmit të vitit 2015 arriti të sigurojë rreth Eur 15,000 përmes kontributeve të kompanive, individëve dhe ankandit e lojërave interesante që u zhvilluan në ngjarjen përmbyllëse në Sabaja Bar në Prishtinë. Kjo ngjarje është nismë e dy çiklistëve ndërkombëtarë (Mark Dixon dhe Thomas Flanagan) që jetojnë në Kosovë dhe u përkrah fuqishëm nga Eulex, Devolli Corporation, Uni Project, Sabaja, studio Drop, Pilot Bike, punonjës ndërkombëtarë dhe miq të shumtë.