Eventet

Home |Eventet

Evente të ardhshme

Eventet e kaluara

Të vallëzojmë 2

Ngjarja, që tashmë është shndërruar në traditë, mbledh fonde për të përkrahur shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Shuma që u mblodh këtë vit përmes sponsorizimeve dhe shitjes së biletave arriti në €32,175, duke e bërë këtë nismë një sukses të madh.

Ngjarja Bamirëse 2 e Bank Street në SHBA

Dashamirës të sportit të golfit u mblodhën në Burning Tree Country Club në SHBA për lojë turneu për të ngritur fonde për kauza humanitare, përfshirë edhe atë të shëndetit të nënës dhe fëmijës në Kosovë. Ngjarja e vitit 2016 ngriti rreth $10,000 për nënat dhe fëmijët e Kosovës.

Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët 2016

Aktiviteti këtë vit arriti të sigurojë rreth Eur 13,179.80 përmes kontributeve të kompanive e individëve që mbështetën çiklistët, si dhe lojërave interesante që u zhvilluan me rastin e kthimit të heronjëve në Beer Garden në Prishtinë.

Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët

Kjo ngjarje u bashkë-organizua nga Crimson Capital dhe Radio Dukagjini, si ngjarje vallëzimi, në mbështetje të programeve të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë. Ngjarja u mbajt me 3 dhjetor 2015, në sheshin 21, dhe u ngritën Eur 23,890.00 nga sponsorimet e kompanive të ndryshme dhe blerja e biletave për këtë ngjarje.

Ngjarja Bamirëse e Bank Street në SHBA

Dashamirës të sportit të golfit u mblodhën në Burning Tree Country Club në SHBA për lojë turneu për të ngritur fonde për kauza humanitare, përfshirë edhe atë të shëndetit të nënës dhe fëmijës në Kosovë.

Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët 2015

Mëngjesin e datës 5 qershor një grup prej rreth 20 çiklistësh u nisën në rrugëtimin e tyre në një distancë prej 500 km në të gjitha qytetet e Kosovës, veshur me fanellat ngjyrë verdhë. Ngjarja e çiklizmit të vitit 2015 arriti të sigurojë rreth Eur 15,000 përmes kontributeve të kompanive, individëve dhe ankandit e lojërave interesante që u zhvilluan në ngjarjen përmbyllëse në Sabaja Bar në Prishtinë.

Kontakti

ADRESA: Rr. Eqrem Qabej, Lam 4, Hyrja. VI, Nr. 8 | 10000, Prishtina, Kosovë

Tel : +383 49 110 333
e-mail: info@amchealth.org