
Kryetare e Bordit
Mrika Aliu

Mrika Aliu është zgjedhur kryetare e bordit për një mandat dyvjeçar 2022-2023. Zonja Aliu, e diplomuar në Master në Shëndet Publik në Kolegjin Dartmouth në SHBA, aktualisht punon si Specialiste e Zhvillimit Njerëzor në Bankën Botërore me seli në Prishtinë. Ajo ka qenë Drejtoreshë Ekzekutive e AMC nga viti 2013 deri në vitin 2019 dhe nën drejtimin e saj, AMC ka hapur rrugën për zbatimin e programeve dhe projekteve që trajtojnë çështjet e shëndetit të nënës dhe fëmijës si; furnizimi me barna dhe pajisje mjekësore për klinikat në QKUK, përmirësimin e cilësisë për të adresuar qasjen në shërbimet e kujdesit shëndetësor, dhe avokimin me palët e interesuara të kujdesit shëndetësor në Kosovë për një sërë politikash shëndetësore.

Nën-kryetar i bordit
Valon Xharra

Valon Xharra është Zëvendës Drejtor në firmën globale të menaxhimit të rrezikut Gavin de Becker & Associates. Me bazë në Los Angeles, Valoni ofron konsulencë të specializuar për menaxhimin e krizave për kompanitë e Fortune 500 dhe i këshillon ato se si të menaxhojnë rreziqet politike dhe operacionale. Valon është i apasionuar pas sipërmarrjes dhe është një investitor dhe partner në disa biznese të suksesshme që përfshijnë teknologjinë, pronat e paluajtshme, shitjet me pakicë të modës dhe menaxhimin e ngjarjeve luksoze. Valoni shërbeu katër vjet si analist diplomatik për Departamentin e Shtetit të SHBA-së gjatë luftës në Kosovë, ku ofroi ekspertizë në negociatat ndërmjet Qeverisë së SHBA-së dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Valoni mori një diplomë master në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Kolumbias dhe një MBA nga Universiteti i Bostonit. Ai është anëtar i Fondacionit Jack Kent Cooke dhe Këshillit të Paqësorit për Politikat Ndërkombëtare. Ai është një vrapues i zjarrtë konkurrues dhe një mbështetës i pasionuar i të drejtave të grave dhe fëmijëve. Valon Xharra ka qenë kryetar i bordit të AMC në periudhën 2018-2021. Një nga sukseset më të mëdha për AMC në kohën kur bordi drejtohej nga z. Xharra ishte organizimi tradicional i eventit "Meet Us Halway" në New York, ku për vite me rradhë u mblodhën mijëra dollarë. për të mbështetur programet e AMC-së që gjithnjë në fokus kanë përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Zoti Xharra do të vazhdojë kontributin e tij në AMC, në pozicionin e Nën - kryetarit të Bordit.

Anëtar i bordit
Dr.George Little

Dr. George Little është Profesor i Pediatrisë dhe i Gjinekologjisë & Obstetrikës në Shkollën Mjekësore të Dartmouthit dhe Qendrën Mjekësore Dartmouth-Hitchcock në SHBA ku ai është neonatolog. Ai ka shërbyer për më shumë se një dekadë si Profesor dhe Kryetar i Departamentit për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës. Përveq hulumtimit klinik, interesi tij fokusohet në politikën e shëndetit perinatal, zhvillimin dhe regjionalizimin e sistemeve shëndetësore, etikën riprodhuese dhe perinatale, familjet në neonatologjie dhe shëndetësinë ndërkombëtare. Ai është pjesëtar i Akademisë Amerikane të Pediatrisë dhe Shok-Nderi i Kolegjit Amerikan të Obstetrisë dhe Gjinekologjisë. Për më shumë, ai ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive dhe ka shërbyer në lidership dhe pozicione të larta këshilluese me një numër të madh të organizatave përfshirë NACHRI (Shoqata Kombëtare e Spitaleve të Fëmijëve dhe Institucionet e Ngjashme), NPIC (Qendra Kombëtare e Informacionit Perinatal), AHA (Asociacioni i Spitaleve Amerikane) dhe MOD (March of Dimes) si dhe agjensionet federale dhe ato të qeverisjes së shtetit. Ai është producent i filmit Ëndrrat dhe Dilemat (Dreams and Dilemmas) film ky fitues i kinemasë verite i fokusuar në përfshirjen e prindërve në vendim-marrjen e klinikës si dhe filma të tjerë. Ai është autor i disa publikimeve të shqyrtuara, monografe dhe kapituj. Tani, ai është anëtar i komitetit të planit të Akademisë Amerikane të Pediatrisë që Ndihmon Foshnjat të Marrin Frymë (HBB) dhe është ndërlidhës i Mbijeto dhe Lulëzo GDA. Ai është gjithashtu i përfshirë në përmirësimin e rezultateve të shtatzanisë në Kosovë dhe ka shërbyer si këshillues i Ministrisë së Arsimit. Ai ka shërbyer në Agjensionin e SHBA për Zhvillimin Ndërkombëtar në Projektin për Mbijetimin e Fëmijëve në Egjipt dhe si këshilltar i Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi. Më herët në karrierën e tij, ai ka shërbyer në Trupat e Paqes (Peace Corps) si mjek në Nigeri dhe Malawi dhe pastaj si Zyrtar Mjekësor Regjional për Afrikë.

Anëtar i bordit
Drin Kukaj

Drin Kukaj diplomoi nga Universiteti Pace dhe vazhdoi karrierën e tij në Sektorin Financiar. Drini është një partner menaxhues në Premier Consulting Partners ku ofron shërbime konsulence për planifikimin financiar, menaxhimin e aseteve dhe përfitimet e punonjësve. Puna e tij si vullnetar në organizatat bamirëse përfshin punën aktive në Habitat for Humanity in Westchester, e cila mbledhfonde dhe për të ndërtuar shtëpi për veteranët. Drini gjithashtu është një donator aktiv për projektin The Wounded Warriors.

Anëtar i bordit
Ilir Hoxha

Ilir Hoxha MD është Specialist i Shëndetit Publik. Ai ka përfunduar Masterin në Menaxhim të Sistemeve Shëndetësore në London School of Hygiene and Tropical Medicine dhe Doktoraturën në Shëndetin Publik në Universitetin e Bernit. Ai është fitues i Fellowship Fulbright për punë hulumtuese në Institutin e Dartmouth për Politika Shëndetësore dhe Praktikë Klinike, New Hampshire, Shtetet e Bashkuara. Që nga viti 2002, Ilir është i përfshirë në punë të konsulencës dhe hulumtimeve që mbështesin proceset e politikave shëndetësore në Kosovë dhe më gjerë. Në vitin 2006, ai krijoi DI Consulting, për ofrimin e shërbimeve të konsulencës dhe zgjidhjeve në kujdesin shëndetësor. Që nga viti 2011, ai shërben si Këshilltar i Projektit për Solidar Suisse, në një projekt afatgjatë që faciliton pjesëmarrjen e aktorëve të shoqërisë civile në proceset e politikave që lidhen me reformën kombëtare shëndetësore në Kosovë. Ndërmjet viteve 2010 deri 2014 ka shërbyer si këshilltar i jashtëm, në çështjet që lidhen me zbatimin e reformës së sigurimit shëndetësor, për Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi dhe Dr. Ferid Agani. Ilir është Asistent Profesor, në Departamentin e Komunitetit dhe Mjekësisë Familjare, Shkollën Geisel të Mjekësisë në Dartmouth dhe Profesor në Departamentin e Menaxhimit të Shëndetit të Kolegjit Heimerer në Prishtinë. Përveç kësaj, ai ka shërbyer si anëtar i bordit për Universitetin Amerikan në Kosovë, Qendrën për Hulumtime, Dokumentim dhe Publikim, Institutin për Studime të Avancuara GAP, Rrjetin Investigativ dhe Raportues të Ballkanit dhe Institutin e Studimeve Politike në Prishtinë. Aktualisht ai shërben si anëtar i bordit për Fondacionin e Kosovës Luksemburg dhe TOKA.

Anëtare e bordit
Elizabet Peraj

Elizabet Peraj është një profesioniste Shqiptaro-Amerikane e cila ka përfunduar studimet në mjekësi në New York dhe tash do të fillojë specializimin si mjeke për shputën dhe nyjat e këmbës. Elizabet ka punuar në Spitalin për Kirurgji Speciale në Manhattan, spital ortopedik me famë botërore, ku edhe pati rastin ta kuptojë dashurinë e saj për mjekësinë. Ajo është e pasionuar për sistemet e kujdesit shëndetësor dhe përmes angazhimit të saj në AMC, Elizabet synon që ta përmirësojë sistemin shëndetësor në Kosovë.

Këshilltare e Bordit
Aferdita Ademi-Osmani

Aferdita Ademi-Osmani është Doktoreshë dhe Eksperte e Lartë e Shëndetit Publik me më shumë se 20 vite përvojë si Menaxhere dhe Koordinatore e projekteve komplekse të shëndetësisë ndërkombëtare dhe ka përvojë pune në Kosovë, Maqedoni, Slloveni dhe Zvicër. Ajo ka aftësi shumë të mira në facilitimin, hartimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e politikave shëndetësore, si dhe sigurimin e pjesëmarrjes dhe koordinimit aktiv dhe gjithëpërfshirës të shumë palëve (ajo siguron asistencë teknike dhe ka punuar me një numër të Ministrave të Shëndetësisë).

Këshilltare e Bordit
Merita Stavileci Mustafa

Merita Stavileci Mustafa ka një përvojë të gjerë në zhvillimin e bashkëpunimeve dhe në mbështetje për reformat e politikave publike në shumë fusha. Ajo ka përfunduar studimet Master në fushën e Shkencave Politike dhe Menaxhment nga Universiteti i Londrës, MB, dhe ka ndjekur trajnime të shumta ku është çertifikuara në menaxhment, menaxhimin e projekteve dhe shëndetin publik. Merita aktualisht mban postin e Zyrtarës të Lartë të Programit Kombëtar në Zyrën Zvicerane të Bashkëpunimit në Prishtina dhe është përgjegjëse për hartimin dhe drejtimin e programeve mbështetëse në sektorin e shëndetësisë.

Këshilltare e Bordit
Zarrin Munusamy

Zarrin Munusamy është konsulente aviacioni dhe çarter -ve ajrore, me 15 vjet përvojë në Air Charter International (ACI), një kompani me bazë në Dubai me degë në Evropë dhe në mbarë botën. Zarrin është aktualisht Drejtoreshë Rajonale për Evropën dhe Afrikën, e cila është përgjegjëse për sjelljen e klientëve të rinj, negocimin e shitjes komerciale dhe të kontratave, si dhe për shitjet strategjike dhe zhvillimin e biznesit. Ajo është e vendosur në Prishtinë, ku menaxhon zyrën e ACI-së në Kosovë, të cilën ajo gjithashtu e themeloi. Zarrin e filloi karrierën e saj në sektorin për pasuri të paluajtshme, duke vazhduar kështu deri në 10 vjet në Rahim & Co, një nga kompanitë më të mëdha të administrimit të pasurive të paluajtshme dhe pronës në Malajzi, për të drejtuar Residential Lettings dhe Expat Relocations - një nga gjashtë departamentet e kompanisë. Si brenda dhe jashtë karrierës, Zarrin ka një pasion për të fuqizuar brezat e rinj dhe për t'i ndihmuar ata të zhvillohen profesionalisht dhe personalisht. Për këtë qëllim, përkundë angazhimeve ajo ka gjetur kohë disa herë për gjysmë viti për të qenë vullnetare me orar të plotë për një organizatë joqeveritare në Kosovë në vitet e pas luftës. Zarrin ka një përkushtim të fortë ndaj avancimit të individëve dhe në përgjithësi njerëzimit, parime që ajo po përpiqet t'i zbatojë në të gjitha aspektet e jetës së saj. Ajo është e martuar dhe jeton me bashkëshortin e saj Pierre në Prishtinë.
ANËTARËT E NDERIT TË BORDIT

James Strickler
Kryetar Nderi

James C. Strickler, MD, Profesor i Mjekësisë dhe Komunitetit dhe Emeritus i Mjekësisë Familjare, ka diplomuar në Kolegjin Dartmouth, Shkolla e Mjekësisë në Dartmouth dhe Kolegji i Mjekësisë Cornell. Ai ka përfunduar për mjekësinë interne dhe fiziologji në New York Hospital – Qendra Mjekësore Cornell në NYC. Nga 1954-1956 ka shërbyer si zyrtar mjekësor i pavarur jashtë bordit në USS Kenneth Whiting në Paqësorin Perëndimor. Nga 1958-59 ai ishte Shef Rezident Mjekësor në New York Hospital. Nga 1959-62 ai ishte kanditat post-doktoral në Departamentin e Fiziologjisë dhe nga 1962-67 shërbeu si Profesor Asistent në Mjekësi në Kolegjin e Mjekësisë Cornell. Në 1967 ai u transferua në Dartmouth si Dekan i Asociuar për Çështje Akademike për Planifikim, së bashku me Dekanin Carlton Chapman, tranzicioni nga programi bazik i shkencës së mjekësisë 2 vjet në kurikulumin MD të plotë. Ai shërberu si Dekan në Shkollën e Mjekësisë në Dartmouth nga 1973-81 dhe sponsoroi zhvillimin e Programit MD Brown-Dartmouth. Duke përcjellur rolin e dekanit, ai u kualifikua në gjeriatri dhe si anëtar i fakultetit te Shkollës Mjekësore të Dartmouthit, specializoi në kujdesin për të moshuarit deri në vitin 1996, kur u pensionua nga klinika praktike. Pas punës me refugjatët në Tajlandë më 1982, Dr. Strickler i’u bashkua Bordit të Komitetit të Shpëtimit Ndërkombëtar. Së bashku me Ambasadorin Winston Lord, ai bashkë-kryesoi Bordin e IRC-së në vitet 1999-2000 dhe tash është Kryetar Emeritus në IRC. Si anëtar i Bordit të IRC-së ai ka u bërë afro 35 vizita programeve të refugjatëve në Azi, Afrikë, Ballkan, Amerikë Qëndrore dhe Lindjen e Mesme. Ai gjithashtu shërbeu në Bordin e Drejtorëve të Këshillit Kombëtar për Shëndet Ndërkombëtar. Dr. Strickler vazhdon të japë mësim në shëndetin ndërkombëtar në Shkollën e Mjekësisë në Dartmouth dhe që nga viti 2000 ka kordinuar aktivitetet e Dartmouth në Kosovë, që përfshijnë një numër në vazhdimësi të programeve për këmbimin e studentëve me Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës dhe 3 programe për shëndetësi të financuara nga USAID për përmirësimin e kujdesit primar, antenatal dhe perinatal në Kosovë. Dr.Strickler themeloi Fondacionin për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha në Kosovë dhe ishte anëtar themelues i Bordit të Drejtorëve. Ky fondacion, tashmë i shpërbërë, ka evoluar në organizaten jo-profitabile Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ku Dr. Strickler shërben si Kryetar Nderi. Interesi i tij 14 vjet për Kosovën, kohët e fundit, ka ndihmuar në ndërlidhje të reja akademike në mes të Dartmouthit dhe Universitetit Amerikan në Kosovë. Në 2012, Presidentja e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga i dha Dr. Strickler Medalen Nëna Tereze dhe në 2013, Shoqata Mediatike Shqiptaro-Amerikane e nderuan atë me Cmimin për Arritje në Karrierë për punën e tij humanitare në Kosovë.

Elia Zaharia
Anëtare Nderi

Elia Zaharia është e bija e Gjergj Zaharisë dhe e Yllka Mujit. Yllka Muji eshte aktore e famshme shqipëtare me titullin ‘Artiste e Merituar.” Elia është edhe e fejuara e Princit Leka të Shqipërisë. Ajo diplomoi në Universitetin St. Denis në Paris për teatër. Përveç pasionit për teatrin, Elia është mjaft e dhënë pas kinematografisë, ndaj këto dy zhanre i ka ndërthurur paralelisht. Që në vitet e adoleshencës, Elia Zaharia ka shfaqur prirjet e saj vokale në muzikën e lehtë shqiptare. Nga viti 1999 deri në vitin 2002 ajo ka qenë këngëtare në grupin mjaft të suksesshëm për kohën “Spirit Voice”. Në këtë periudhë Elia ka qenë e angazhuar me koncerte në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Në vitin 2000 ky grup ka mbajtur një sërë koncertesh bamirësie në Kosovën e pasluftes. Elia është aktore dhe ka jetuar e studiuar në qytetin e bukur të Parisit për 8 vite, ku krahas studimeve ishte pjesë e Teatrit te Parisit në shumë shfaqje të ndryshme. Ajo gjithashtu ka studiuar edhe në ‘Conservatoire à rayonnement régional de Bordeaux ‘ në Bordo të Francës nga viti 2003 deri 2005, pastaj në ‘Cours Florent’ deri në vitin 2007. Përveq pasionit për teatrin, Elia gjithashtu është edhe piktore si dhe mjaft e dhënë pas këngës dhe filantropisë, dhe së shpejti do të nderohet edhe me kurorën e Princeshës së Shqipërisë. Elia Zaharia që nga viti 2010 jeton në Tiranë dhe është e angazhuar me shumë projekte të ndryshme të Teatrit si dhe me Fondancionin e saj të themeluar tash e pak vite. Përveq këtyre ajo një përkujdese të madhe ka për familjen e Princit Leka që tashmë është edhe vet pjesë e kësaj familje. Elia është Presidente e fondacionit humanitar “Mbretëresha Geraldine” – misioni i të cilit përmban mbështetjen humanitare të familjeve në varfëri, femijë jetimë dhe të gjithë shtresave sociale të popullsisë në nevojë.

Richard Lukaj
Anëtar Nderi

Richard Lukaj është themelues dhe Partner Menaxhues në The Bank Street Group LLC, Ndërmjetësues i regjistruar me bazë në anën metropolitane të New York. Richard ka 20 vite përvojë në Investime Bankare dhe ka kryer me qindra transaksione në karrieren e tij të suksesshme. Ai ka përvojë të gjerë në lloje të ndryshme të industrisë përfshirë Media, Komunikim, Teknologji, Tregti me Pakicë, Energji, Hapësirë Ajrore, Specialist i Financiar, Pasuri e Patundshmeri dhe Burime Natyrore. Richard Lukaj është njohur si zë signifikant për zhvillim ekonomik, stabilitet dhe iniciativa pro-demokratike në Evopën Juglindore. Ai ka qenë Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC), organizatë udhëheqëse në Shtetet e Bashkuara me zyre në Washington dhe përreth Ballkanit. Ai zhvilloi reputacion me diplomatë të ndryshëm në SHBA dhe jashtë dhe u nderua nga Republika e Shqipërisë për zgjedhjen e tij si Konsul Nderi i Shteteve të Bashkuara dhe më pas të konfirmuar nga Departamenti i Shtetit SHBA. Richard është aktiv në fushën filantropike përreth regjionit, donator i rëndësishëm individual dhe mbledhës fondesh. Ai ishte themelues dhe tani shërben si Kryetar Bordi në Universitetin Amerikan në Kosovë, që ka krijuar partneritete me Rochester Institute of Technology (RIT), Universitetin Dartmouth dhe institucione të tjera të mirënjohura të edukimit për të ofruar kështu edukimin të kualitetit më të lartë në Evropën Juglindore. Ai ishtë gjithashtu themelues i programit Hope Fellowship, organizatë partnere e USAID që ofron trajnime të lidershipit për gratë e Ballkanit dhe aranzhon programe ekzekutive të këmbimit me korporatat dhe agjensionet qeveritare dhe jo-qeveritare në Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu drejtoi kampanjën Duart e Shpresës (Hands of Hope) që targetoi iniciativa shumevjeqare për mbledhje fondesh dhe bashkëpunoi me organizata siq janë Mercy Corps, AmeriCares dhe shumë të tjera për transformimin e standardit të jetesës së jetimëve dhe të rinjëve në regjion. Jo shumë kohë më parë, ai u bashkua në themelimin e Fondacionit për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha në Kosovë në nder të vajzës së tij Adelina. Richard ka qenë themelues dhe mbështetës i APEN (Rrjeti Profesional dhe Sipërmarës i Shqiptarëve), “Motrat Qiriazi”, organizata e grave udhëheqëse Shqiptare, Fondacioni Kulturor Shqiptaro Amerikan dhe shumë institucione të tjera Shqiptare regjionale, religjioze, edukative dhe kulturore. Pëveq avokimit të tij dhe aktiviteteve filantropike, Richard ka themeluar Fondacionin Lukaj dhe ka qenë jashtëzakonisht aktiv në promovimin e investimeve të reja në rajon dhe ka drejtuar disa delegacione biznesore për investime potenciale në këtë zonë. Ai ka kontribuar në zhvillimin e konferencave në SHBA dhe Evropë, që kanë të bëjnë me investimet potenciale në Ballkan dhe janë të fokusuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Ai gjithashtu udhëhoqi vizita të delegacioneve nga grupe të ndryshme të kongresit, ekipeve të vëzhgimit OSCE, monitoruesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve, ambasadorë të ndryshëm dhe orkestroi e morri pjesë në vizitat e Presidentit William J.Clinton dhe kryebashkiakut të qytetit te New York-ut Michael R. Bloomberg e personalitete të tjera të tilla në rajon. Richard ka njohur personalisht dhe ka ndërvepruar udhëheqësit e Shqipërisë që nga rënia e Komunizmit dhe shihet si aktivist jo-partizan për Shqipërinë dhe cështjet shqipëtare. Ai është i njohur në mesin e subjekteve ndërkombëtare që janë të angazhuara në rajon, vecanërisht Ambasadat e SHBA-ve në rajon, UN, USAID, EBRD, Banka Botërore/IFC dhe reprezantuesit e NATO-s në këtë zonë.

Philip Sigwart
Anëtar Nderi

Philipi kohë më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar duke punuar në sektorin bankar në tregje të ndryshme të cilat janë në zhvillim. Aktualisht Philip është i vendosur në Kenia dhe në Republikën Demokratike të Kongos ku punon në një pozitë të lartë drejtuese për Holdings Equity Group (Kenia). Philip ka qenë drejtori ekzekutiv i ProCredit Bank në Kosovë, banka kryesore në Kosovë dhe kryetar i Shoqatës së Bankave të Kosovës. Para kësaj, ai ishte drejtori ekzekutiv i ProCredit Bank në Gjorgji. Ai filloi karrierën e tij me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Rusi. Gjatë kohës së tij në Kosovë, Philip ndihmoi në zhvillimin e Fondacionit për Nënat dhe Bebet e Shëndetshme në Kosovë ku dhe ishte kryetar i Bordit. Ky fondacion, tashmë i shpërndarë, ka evoluar në organizatën jofitimprurëse Aksioni për Nënat dhe Fëmijë. Philip ka pëfunduar Bachelor dhe Master në Ekonomi nga Universiteti i St Gallenit në Zvicër dhe MBA nga Booth School of Business në Universitin e Çikagos.