Anue e vogël, me vullnet të madh për jetë

Anue lindi me 13 qershor 2015, para kohe (në javën e 30-të) dhe peshonte vetëm 1100gr kur lindi, pastaj zbret në 900gr, por tani është në 1235gr. Për nënën e saj, Florie Zumeri, ishte lindja e parë. “Kam qenë shumë e lumtur, ishte shumë bukur të shoh Anuen në jetë.” Anue, për shkak të lindjes së parakohshme dhe humbjes në peshë, është trajtuar me: Survanta medikament, sistemin e oksigjenit, inkubatoret, tuba te frymemarrjes, CRP-makina per analiza te gjakut – të gjitha këto të mundësuara nga donacionet e juaja. Anue, jeto shëndetshëm dhe gjatë!