Let’s Dance 5

Për të herë pestë me radhë, Fondacioni Action for Mothers and Children bëri bashkë më shumë se 400 njerëz në ngjarjen për mbledhje të fondeve, të titulluar Let’s Dance, që u mbajt në Sheshin 21. AMC së bashku me sponsorët dhe biletat arritën në shifrën €15,000 pa llogaritur pjesën e ushqimeve, pijeve, dekorimit, muzikës që u ofruan të cilat arrijnë vlerën prej €13,000 . Të gjitha këto mjete shkojnë për të shpëtuar jetë e fëmijëve në nevojë dhe për nënat në Kosovë. Ju jemi thellësisht mirënjohës!