sq
Fillimi

Tregimi ynë

Menjëhere pas lufte në Kosovë, në 2000tën, shkalla e vdekshmërisë së foshnjeve ishte 29 vdekje për 1000 lindje – kalonte normat Ballkanike dhe ato Europiane. “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” bashkë me partneret, donatorët dhe miqtë e tij ishte pjesë e betejës së shumë individëve që këtë shifër ta ulim në afro 11 për 1000 lindje sa është sot. Por beteja s’ka përfunduar ende! Përreth “Aksionit për Nëna dhe Fëmijë” shumë individë u bashkuan që ta përmbushin ëndrrën e tyre dhe fillimisht themeluan “Fondacionin për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha” në 2009-tën, me iniciativën e Dr. James Strickler. Qysh nga 2013ta, individë me ndikim dhe vullnet të mirë nga fusha e shëndetësisë, biznesit, kulturës dhe ekonomisë nga Kosova e Diaspora (përfshirë midis tjerësh Ardiana Bunjaku, Jehona Gjurgjeala, Rexhep Hoxha, Richard Lukaj, Bekim Ahmetaj, Ilirjana Bajraktari, George Little, Philip Sigwart, Ilir Hoxha dhe së fundi princesha e ardhshme Elia Zaharia) bashkuan forcat në përkrahje të kauzës dhe e rritën fondacionin në atë që sot quhet “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Misioni jonë është të shpëtojmë sa më shumë jetëra të fëmijëve dhe nënave në Kosovë.

Tregimet e përfituesve tanë

Mirë se erdhe në jetë Esad!

Esadi lindi në javën e 28-të të shtatëzanisë dhe qëndroi 10 ditë në inkubator. Esadi u trajtua me Survanta- mjekim që stimulon zhvillimin e mushkërive, CPAP-pajisje për rregullimin e frymëmarrjes, CRP- makina për analiza të gjakut dhe ROP -skriningu i syrit. “Përjetova ndjenja gëzimi dhe mërzie në të njejtën kohë, pasi që Esadi lindi parakohës […]

Fakte

  • Totali i njësive
    Vlera e përgjithshme
  • Totali i njësive të dhuruar
    Totali i foshnjeve të shpëtuara
  • Numri i foshnjeve të shpëtuara

Ngjarja e ardhshme

Po vijmë shumë shpejt me një mbrëmje bamirësie në njërin nga metropolet e Europës. Na ndiqni për më shumë!...

Letra e Fundvitit

Prishtina, 12 Dhjetor 2017 E dashura mike, I dashur mik,    Ju mund të mos jeni të vetëdijshëm sa i madh mund të jetë kontributi dhe mbështetja juaj besnike për foshnjet e lindura parakohës, nënat e traumatizuara, fëmijët e sëmurë dhe familjet që ballafaqohen me dhimbje çdo ditë. Një nga foshnjet që bashkë me ju […]

...

Mirësevini në Qendrën Informuese për Shëndetin e Gruas

Shkarkoni orarin e ligjëratave dhe aktiviteteve të këtij muaji.  

Të reja

Mbahet Tryeza mbi Shkaktarët e Prerjeve Cezariane në Kosovë

  -Prishtinë, 7 dhjetor 2017 Sot u mbajt tryeza e diskutimit me profesionistët shëndetësor, politikë-bërësit si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile për shkallën në rritje të lindjeve me prerje cezariane në Kosovë, organizuar nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Solidar Suisse. Në dekadën e fundit, lindjet cezariane kanë shënuar rritje të vazhdueshme në Kosovë, […]

...