sq
Fillimi

Skriningu i Kancerit të Qafës së Mitrës – pilotimi në Prishtinë

Me nevojën e identifikuar në fazën e parë të projektit për skriningun e kanceri të qafës së mitrës (shih më poshtë), në vitin 2016 programi i skriningut pranoi mbështetjen e Fondit për Popullsi të Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Zyra në Kosovë, dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Zyra në Kosovë, për të realizuar programin e skriningut me metodën e PAP testeve, të ofruara në nivelin e kujdesit shëndetësorë primar, në Komunën e Prishtinës.

Ky projekt ka synuar pilotimin e skriningut të kancerit të qafës së mitrës brenda 3 Qendrave të Mjekësisë Familjar në Prishtinë, dhe të realizojë skriningun në rreth 2,000 gra të kësaj komune, si dhe të zhvillojë planin e veprimit për komunën që të bëjë planifikimet humane dhe financiare për të ndërtuar programin e skriningut në nivelin gjithëpërfshirës nacional. Prishtina, po ashtu ka shërbyer si model për të avokuar në ndërtimin e sistemeve të skriningut edhe në komunat e tjera të Kosovës.

Në vitin 2016, ky pilot projekt ka mundësuar për herë të parë realizimin e skriningut në nivelin e kujdesit shëndetësor primar dhe rregullimin e bashkëpunimit me nivelin e kujdesit terciar, apo Institutin e Anatomisë Patologjike pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Me përkushtimin e stafit mjekësor në nivelin primar, projekti ka mundësuar trajnimin praktik dhe aftësimin e 7 mjekëve specialiste të mjekësisë familjare në Prishtinë për kryerjen e Pap-testeve.

Realizmi me sukses i projektit u mundësua falë bashkëpunimit në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Prishtinës, Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, Ministrisë së Shëndetësisë, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Institutit të Anatomisë Patologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH, 700 for Science Foundation dhe iniciativës e koordinimit nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Duke qenë një nga prioritetet e Bordit Nacional për Kontroll të Kancerit, dhe në saje të përkushtimit të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Prishtinës, programi i skriningut ka vazhduar në Komunën e Prishtinës edhe në vitin 2017 me sukses.

Rezultatet e deritanishme, përfshirë vitin 2016 dhe 2017, përfshijnë rreth 3,500 PAP teste të realizuara pa pagesë tek gratë e moshës 21-65 vjec.

Qëllimi afatgjatë i programit mbetet zgjerimi i mundësisë së skriningut në nivel nacional, duke përfshirë komunat e largëta, ku gratë kanë mundësi të kufizuara të qasjes në shërbimet shëndetësore.

FAKT: Programet e skriningut mund të reduktojnë incidencën dhe mortalitetin nga kanceri i qafës së mitrës deri në 80%.

Programi i Skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës – faza e parë

Ne kemi themeluar programin e ekzaminimit të kancerit cervikal për gratë Kosovare, në partneritet me Spitalin Amerikan në Kosovë dhe Fondacionin 700 for Science që nga tetori 2014.

Ekzaminimi është bërë përmes një metodologjie të re – citoligjia e lëngshme, për rreth 700 gra të moshës 28-65 vjeç. Metoda e citologjisë së lëngshme për ekzaminimin e kancerit të qafës së mitrës ka dëshmuar të jetë efektive në zbulimin e kancerit përshkak të përmirësimeve të cilësisë së mostrës, ndjeshmërisë, specifikave dhe aftësisë për të kryer testimin e refleksit molekular. Me këtë metodologji përmirësohet specifikaciteti i Pap-testit dhe rezultatet janë më të sakta si rrjedhojë.

Objektivat e projektit të fazës së parë:

  1. Zhvillimi i një hulumtimi të vogël mbi kancerin e qafës së mitrës (kancerin cervikal) në Kosovë
  2. Ofrimi i mundësive të ekzaminimit të shfaqjes së kancerit të qafës së mitrës përmes një metodologjie moderne – citologjisë së lëngshme – pa pagesë për gratë në Kosovë

FAKT: Rreth 700 gra janë ekzaminuar për kancer cervikal nga faza e parë e projektit gjatë periudhes tetor 2014-dhjetor 2015. 

Shkarko raportin

Programi I Vlerësimit të Nevojave për programin e Dialogut në Shëndetësi KoSana

Ne jemi duke kryer një hulumtim për gratë në lindje dhe të sapo lindurit, duke vlerësuar trendin e seksionit C ndërmjet grave Kosovare dhe vlerësimin përmes kostove dhe shpezimeve gjatë shtatzanisë dhe përgatitjes për foshnjën.

Hulumtimi ynë do të ndihmojë Progamin e Dialogut të Shëndetit Kosana, apo Solidar Suisse, që do të përdoret për të mbështetur skemën e reformës së sigurimit shëndetësor për nënat në Kosovë.

Në fund, programi do të raportojë:

  1. Vlerësimin e procesit të vendimmarrjes për mënyrën e lindjes; krahasim të shpenzimeve të lindjes bazuar në mënyrën e lindjes; kostot dhe shpenzimet gjatë shtatzënisë dhe gjatë përgatitjes për foshnjën.
  2. Vlerësimin e kujdesit rutinor të metodave të ekzaminimit dhe procedurat e para shtatzanisë si dhe mjekësia esenciale, pajisjet dhe kujdesi antenatal për të sapolindurin dhe gratë.
  3. Inventari I studimeve të kryera për gratë dhe kujdesin e të sapolindurit në Kosovë. Kjo objektivë ka për qëllim mbledhjen e të gjitha studimeve të kryera për Gratë dhe të sapolindurit nga institucione të ndryshme në Kosovë dhe të kryej analizat e të dhënave.

Programi I Linjave të Shërbimeve Profesionale

Qëllimi kryesor i këtij projekti është të mbështesë krijimin e linjave të shërbimeve për shëndetin e gruas dhe të foshnjës si model për linjat tjera të shërbimeve. Duke marrë parasyshë që linjat e shërbimeve janë temë e re në Sistemin Shëndetësor është më se e qartë se kjo fushë ka nevojë për mbështetje, rekomandime dhe intervenime, si dhe studime të performancës për të gjitha tri nivelet e shërbimeve të kujdesit (primar, sekondar dhe terciar) me të vetmin qëllim për përmirësimin e reformës së kujdesit shëndetësor.

AMC, në partneritet me UNFPA, gjatë vitit 2014 ka kryer një hulumtim për ti ofruar përhkrahje fillestare Ministrisë së Shëndetësisë në zhvillimin e Linjave të Integruar të Shërbimeve Profesionale për Gjinekologjinë, Obstretrinë dhe Linjës Profesionale të Neonatologjisë, duke cuar drejtë një sistemi menaxhues për shërbim më të mirë mjekësorë për nënat dhe foshnjet.

Gjatë 2014, programi ynë ka zhilluar një koncept notë mbi ngritjen e Bordit të Gjinekologjisë, Obstretrisë dhe Linjave Profesoinale të Neonatologjisë (GONPS), hulumtim mbi kapacitetin njerëzor për implementimin e reformës së re dhe ka kryer studime të performancës së spitalit në inventor. Raporti i parë final zhvilloi politikat që përdoren si mjet për mbështetjen e themelimit të linjave të shërbimit në Kosovë.

Shkarko raportin

Mbështetja Teknike për Ministrinë e Shëndetësisë

Projekti për ndihmë të jashtme kishte për qëllim të parë dhe kryesor t’u ofroj zyrtarëve në Ministrinë e Shëndetësisë një pikëpamje nga jashtë dhe këshillim për cështjet me prioritet të identifkuara nga ta. Vec kësaj, grupi këshillues ka asistuar gjithashtu në ngushtimin e këtyre prioriteteve duke I bërë ato më të fokusuara në fushëveprimin e tyre jo vetëm për audiencën e brendshme, por edhe për komunitetin e donatorëve të përfshirë në këtë sektor. Me kërkesë të zyrtarëve në Ministrinë e Shëndetit, antarët e grupit këshillues ishin në dispozicion për takime ku këto cështje janë diskutuar dhe përpunuar. Grupi gjithashtu ka mbajtur takime të rregullta për të diskutuar dhe identifikuar cështjet që do ti paraqiteshin zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu, me kërkesë të zyrtarëve në Ministrinë e Shëndetësisë, anëtarët e grupit këshillues morrën pjesë në disa konferenca dhe diskutime grupore në lidhje me sektorin e shëndetit në Kosovë. Si rezultat I këtyre diskutimeve, anëtarët e grupit punues kanë zhvilluar strategji dhe qasje për trajtim të disa cështjeve të interest. Planet janë të vazhdohet në dy drejtime kryesore:

  • Këshilla për cështje të menjëhershme – Kjo ka përfshirë mbështetjen/këshillimin direct në: cështjet e Ministrisë në lidhje me hartimin e politikave dhe hapat strategjik që mund ti përmirësonin sistemet dhe rezultatet. Partneriteti me AUK ka dhënë ekip të ekspertëve dhe një panel këshillues të jashtëm që ndihmoi Ministrinë të mendojë në mënyrë strategjike për cështje të ndryshme të interesit për Ministrinë.
  • Koordinimin e donatorëve dhe zhillimin e projektit. Vec kësaj, partneriteti ka qenë I përfshirë direct në zhvillimin e programeve për Ministrinë dhe në emër të Ministrisë. Mbështetja ka përfshirë zhvillimin e propozimeve konkrete të bazuara në nevojat e sistemit si dhe këshillim direkt dhe koordinim me donatorët potencial.

Studimet në bashkëpunim me Institutin e Dartmouthit për Politika në Shëndetësi dhe Praktikë Klinike

Me qëllim që të vlerësohet gjendja e kujdesit shëndetësor për nënat dhe fëmijët në Kosovë, përfshirë identifikimin e sfidave të mundshme në mënyrë që të përmirësohet kujdesi.

Në 2010, Fondacioni Caritas Luxembourg ka përpiluar një strategji për vitet 2011-2013 e cila përmban sektorët e gjenerimit të të ardhurave, edukimin dhe shëndetin në komunat e Ferizaj, Gjilan, Hani i Elezit, Kacanik, Viti dhe Kllokot. Objektivi i këtij projekti ishte marrja e informacionit për nevojat shëndetësore të njerëzve në pjesën Jug-Lindore të komunave të Kosovës.

Studimi ishte i fokusuar në pytjet/temat pasuese:
a) Përshkrim i gjendjes së përgjithshme në lidhje me shëndetin në komunat e përmendura përfshirë infrastrukturën, personelin dhe  mjetet tjera;
b) Përshkrim i gjendjes reale të cështjeve të përmendura në komunat e targetuara në aspektin e infrastrukturës, personelit dhe mjetet tjera;
c) Ofrim profesional i këshillave nëse FCL duhet të intervenojë në të gjitha cështjet e përmendura;
e) Propozime për intervenim, dhe
f) Rekomandime për partner të mundshëm për implementim.

Shkarko raportin

Lajm i mirë

Sot, 20-25 foshnje në ditë shpëtohen falë shfrytëzimit të Sistemit të Oksigjenit, i instaluar pranë Klinikës Intensive të Neonatologjisë në QKUK. Ky sistem i shtrenjtë mundëson oksigjenin shtesë për foshnjet që të mund t’mbijetojnë dhe u mundësua nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë me përkrahjen e bizneseve lokale dhe individëve.