sq
Fillimi

Fotollampat në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK

Fotollampat janë pajisje më se të nevojshme për trajtimin e verdhëzës tek fëmijët. Verdhëza është një problem që e hasim tek gati 75% e fëmijëve në lindjen e tyre. Në rast të mos-trajtimit verdhëza mund të shkaktojë lëndime në trurin e fëmijës dhe pasoja të përhershme për foshnjën.

Në vitin 2016 ne kemi arritur të sigurojmë 5 fotollampa, të mundësuara falë donacioneve të siguruara nga ngjarjet “Çiklizmi rreth Kosovës për fëmijët” dhe “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët”. Sigurimi i fotollampave është projekt vjetor në planin e punës dhe strategjinë e fondacionit tonë.

FAKT: Fotollampat shfrytëzohen nga afërsisht 30-35 foshnje çdo ditë.

Medikamenti i Surfaktantit në Klinikën e Neonatologjisë

Fondacioni ynë, përmes partneritetit me AmeriCares dhe Abbvie Laboratories, ka pajisur me ilaçin Survanta Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që nga viti 2009.

Pa surfaktant të mjaftueshëm, mushkëritë dobësohen dhe foshnjat e lindura para kohe vdesin. Femijët që përjetojnë distres respirator nuk kanë sasi të mjaftueshme të surfaktantit – shtresë e lëngshme brenda mushkërive. Foshnjat zakonisht nuk prodhojnë surfaktant deri pas disa javëve që lindin. Pa sasi të mjaftueshme të surfaktantit vjen deri tek kolapsi i mushkërive dhe foshnjat e parakohshme nuk mund të marrin frymë. Pra, Survanta është thelbësore në parandalimin dhe trajtimin e RDS (Sindromit të Distresit Respirator) dhe redukton shkallën e vdekshmërisë tek foshnjet të shkaktuar nga RDS.

Ne sigurojmë ilaçin Survanta përmes partneritetit tonë me AmeriCares, që nga viti 2009.

Mëposhtë është lista e donacioneve të Surfaktantit dhe vlera e tyre bërë për Klinikën e Neonatologjisë në vite:

Year Total units donated Total value in $
2009 360 $165,456
2010 180 $117,138
2011 150 $101,682
2012 222 $150,489
2013 280 $189,806
2014/15 230 $155,912
2016 300 $203,364

 

FAKT: Jetët e përafërsisht 1800 foshnjeve në Kosovë janë shpëtuar si rezultat i përdorimit të ilaçit Survanta.

Sistemi I Furnzimit me Oksigjen

Progami ynë i parë i furnizimit ka pajisur repartin e kujdesit intenziv neonatal (NICU) me sistem të ri të shpërndarjes së oksigjenit në spitalin e Obstetrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Përafërsisht një e treta e lindjeve në Kosovë, më shumë se 10,000/vit, ndodhin në këtë spital. Nën iniciativën e fondacionit dhe mbështetjes lokale të kompanive të bizneseve dhe individëve të ndryshëm, sistemi i oksigjenit është tash në dispozicion të Klinikës së Neonatologjise dhe përdoret për kujdesin e 20-25 foshnjave në baza ditore, të cilat nuk mund të marrim frymë vet dhe ju duhet oksigjen shtesë që të mbijetojnë.

FAKT: Rreth 2000 foshnje në Kosovë përdorin sistemin e furnizimit me Oksigjen në vit.

Pajisja CRP/CBC

Ne kemi dorëzuar pajisjen për CRP/CBC në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK, e cila shërben për përcaktimin e nivelit të CRP-së dhe CBC-së në foshnjat e lindura para kohe – analiza të gjakut që ndihmojnë në përcaktimin e nivelit të CRP-së në gjak e cila diagnostifikon infeksionet në foshnja, nevojën për trajtim me antibiotikë, percjelljen e trajtimit, dhe kohën kur është e nevojshme që të ndërpritet antibioterapia tek foshnja.

Me këtë pajisje rezultati është gati brenda 4 minutave, foshnja injektohet vetëm njëherë për të marrë mostrën e gjakut dhe infermierët mjekësorë kanë mundësi që të shikojnë 2 lloje të rezultateve në një mostër/testim. Niveli i sasisë së gjakut që merret është shumë i vogël, prandaj foshnja nuk humb gjak. Kjo pajisje po ndikon në përmirësimin e efikasitetit të shërbimeve të Klinikës së Neonatologjisë.

Donacioni i pajisjes mjekësore SiPAP në Klinikën e Neonatologjisë

Ne kemi siguruar 2 pajisje të SiPAP-it për Klinikën e Neonatologjisë. SiPap është pajisje mjekësore që rregullon frymëmarrjen e foshnjave. Një arritje e tillë është bërë e mundur pëmes donacionit të Abbvie Pharmaceuticals – kompani botërore e kudesit shëndetësor e cila prodhon pajisje mjekësore dhe farmaceutike.

Vlera e pajisjes së donuar, së bashku me trajnimin e stafit mjekësor, servisimin e pajisjes dhe instalimin ishte deri $22,963.

FAKT: Më shumë se 1500 foshnje janë shpëtuar duke përdorur pajisjen SiPAP në Klinikën e Neonatologjisë që nga viti 2012.

Iniciativa e Inkubatorëve për Foshnja

Pesë inkubatorë të rinjë për foshnja janë donuar në Repartin e Neonatologjisë në vitin 2012.

Inkubatorët janë vendimtarë për shpëtimin e jetës në rrezik për të lindurit para kohe. Në vend të blerjes së dhuratave të fundvitit për klientët e biznesit si shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin afatgjatë me kompaninë, në vitin 2012, për të shënuar përvjetorin e 5-të të shërbimeve të telefonisë mobile, IPKO ka vendosur që të blejë, përmes fondacionit tonë, 5 inkubatorë të rinjë për Repartin e Kujdesit Invenziv të Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë.

FAKT: Inkubatorët janë duke u përdorur nga 150 foshnje në vit.

Dorëzimi I Pezarjeve

Në gusht 2012, pezarje në vlerë prej $288,664, donacion nga AmeriCares janë dorëzuar në Departamentin e Gjinekologjisë në QKUK.
Pezarja është pajisje mjekësore që përdoret për ofrimin e mbështetjes strukturale të grave gjatë lindjes, për të cilën reparti i gjinekologjisë ka mungesë.

Makina për Analizën e Gjakut

Gjatë vitit 2014 ne kemi siguruar 1800 tuba të frymëmarrjes për foshnja të lindura para kohës dhe një maqinë për analizën e gjakut CRP për Repartin Neonatologjik në QKUK.

Tubat ofrojnë rrugë për oksigjenin që të lëvizë nga makina e frymëmarrjes në mushkëri për foshnjat e sapolindura.

Pajisja për CRP do t’iu mundësojë infermierëve në NICU të testojnë të sapolindurit afër shtratit për infeksione dhe të marrë rezultatet menjëherë. Para kësaj, prindërve i’u është dashur ti testojnë të sapolindurit jashtë klinikës.

FAKT: Tubat e frymëmarrjes dhe makina e testimit të gjakut CRP mund të shpëtojnë rreth 1800 foshnje. 

Vizatimet murale në departamentin Neonatal

Vizatime të ndritura fëmijësh zbukurojnë muret e Njësisë së Kujdesit Intenziv Neonatal në QKUK, si rezultat i disa ditëve punë të artistëve të rinjë vullnetarë, Rotarianë të rinjë. Ky ishte një bashkëpunim i suksesshëm i fondacionit me Rotaract Illyrian, Distrikti 2481, që ishte emocionuese dhe e mrekullueshme për të gjithë të përfshirët.

Dorëzimi I librave dhe ndërtimi i biblotekës në Klinikën Pediatrike

Në bashkëpunim me Klubin Ndërkombëtar të Rotarisë Prishtina, fondacioni ynë ka instaluar dhe pajisur një bibliotekë, e cila do të përdoret nga pacientët e rinj gjatë trajnimit në Klinikë. Librat janë donacion i disa shkollave në Amerikë, të transportuara këtu me ndihmën e Klubit Ndërkombëtar të Rotarisë Prishtina. Kostot për raft janë mbuluar nga Fondacioni, që pranoi një donacion individual prej 100 Euro.

Fëmijët në Pediatrinë Onkologjike tani gëzojnë një biblotekë të pajisur me libra interesantë për fëmijë.

Donacionet e Inventarit

Në bashkëpunim më Klubin Ndërkombëtar të Rotarisë Prishtina, fondacioni ynë ka siguruar një përqindje të donacionit të sjellur nga Amerika nga Rotaria, donuar në Departamentin e Neonatologjisë në QKUK. Donacioni ka përmbajtur furnizime mjekësore,  pajisje mjekësore, 2 makina më të vjetra SiPAP dhe inventar si kompjuterë, karrika, tavolina dhe mantele, të cilat ishin shumë të nevojshme për dhomat në të cilat qëndrojnë nënat. Shumica prej tyre i mbajnë rrobat e veshura në shtrat apo pranë shtratit në qese plastike, pasiqë nuk ka tavolina apo hapësira ku mund ti vendosin.

Lajm i mirë

Sot, 20-25 foshnje në ditë shpëtohen falë shfrytëzimit të Sistemit të Oksigjenit, i instaluar pranë Klinikës Intensive të Neonatologjisë në QKUK. Ky sistem i shtrenjtë mundëson oksigjenin shtesë për foshnjet që të mund t’mbijetojnë dhe u mundësua nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë me përkrahjen e bizneseve lokale dhe individëve.