sq
Fillimi
X

Tani, përmes SMS ftohen gratë dhe vajzat të bëjnë PAP Testin

12 Korrik 2018, Prishtinë

Sot, për herë të parë në Kosovë grave dhe vajzave në Komunën e Prishtinës (nga 21-65 vjeç) u janë dërguar ftesat individuale përmes mesazheve telefonike (SMS) për të bërë PAP testin në njërën nga Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, si QKMF- Qendra e Mirëqenies së Gruas, Qendra e Mjekësise Familjare Nr. 5 apo Qendra e Mjekësisë Familjare Nr. 6. Informimi dhe vetëdijësimi i grave dhe vajzave për të bërë PAP testin u arrit përmes mbështetjes së UNFPA-së, Zyra në Kosovë dhe koordinimit nga ana e Fondacionit “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”.

Ofrimi i Pap testeve pa pagesë si pjesë e programit të Skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës po vazhdon me sukses edhe në vitin 2018 në Komunën e Prishtinës. Programi i skriningut të kancerit të qafës së mitrës, përmes Pap testeve, u lansua fillimisht në vitin 2016 dhe deri më tani ka mundësuar realizmin e Pap testeve për gratë në grup-moshat e synuara në tre Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Në vitin 2018, programi u zgjerua edhe në Komunën e Prizrenit, ku ofrimi i Pap testeve do të fillojë gjatë muajit korrik. Qëllimi i skriningut për kancer të qafës së mitrës është zbulimi i hershëm i qelizave jonormale të qafës së mitrës, në fazat e hershme, kur mund te hiqen me lehtësi para se të zhvillohet kanceri.

“Jemi të lumtur që kemi arritur të praktikojmë standardet ndërkombëtare të programeve të skriningut. Duke shpresuar të kemi një përgjigje nga ana e grave për të kryer PAP testin, Kanceri i Qafës së Mitrës mund të parandalohet!” theksoi Dorina Grezda nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Ky projekt është mundësuar nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara- UNFPA si dhe falë bashkëpunimit në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale te Komunës se Prishtinës, Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, Qendrës Kryesore te Mjekësisë Familjare ne Prishtine, Institutit te Anatomisë Patologjike pranë Qendrës Klinike Universitare te Kosovës, Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik në Kosovë dhe Aksionit për Nena dhe Fëmijë.

X

Dorëzohet aparati i bilirubinës në Klinikën e Neonatologjisë

09 Korrik 2018, Prishtinë

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë së bashku me partnerin Bankën Raiffeisen në Kosovë sot bënë dorëzimin e pajisjes Bilirubinometria transkutane në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pranë Klinikës së Neonatologjisë.

Bilirubinometria transakute është pajisje mjekësore e cila përcakton vlerat e bilirubinës tek foshnjet, me të cilën pastaj mundësohet parandalimi i pasojave të hyperbilirubinisë me kosto më te ulët, shpejt, pa dhimbje dhe pa mundësi infeksionesh. Hyperbilirubinemia është një nga patalogjitë më të shpeshta tek foshnjet e cila në rast të mos-diagnostikimit dhe trajtimitmund të shkaktoj deri tek mosfunksionimi i trurit.

“Jemi të lumtur që po bëhemi me këtë pajisje per Klinikën Neonatologjike pasi që metoda e cila përdoret tani për percaktimin e vlerave të bilurbinës bëhet me anë të gjakut e cila është metodë invasive dhe shpesh e dhimbshme për foshnjen. Me anë të kësaj metode të mëhershme mund të barten infesksione nga foshnja në foshnje, poashtu. Andaj ardhja e këtij donacioni sot që mundëson metodë më të avansuar dhe shpejt të matjes së bilurbines është më se e mirëseardhur,” është shprehur Dr. Xhevdet Gojnovci, drejtor i Klinikës së Neonatologjisë në Prishtinë.

Banka Raiffeisen vazhdimisht i ka kushtuar vëmendje të veçantë përkrahjes së shëndetësisë, dhe jemi shumë të gëzuar për bashkëpunime të tilla që mundësojnë më të mirën për fëmijët tanë,”deklaroi në fund Erisa Jakupi zyrtare për komunikim nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

X

Dhurohen kontraceptiv në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë

21 Qershor 2018, Prishtinë

Sot në Qendrën Kryesore të Mjekesisë Familjare në Prishtinë u bë dorëzimi i mjeteve kontraceptive në vlerë prej $15,715.92 , donacion ky i bërë i mundshëm në saje të bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të suksesshëm në mes të Aksionit për Nëna për Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare Americares.

Ky donacion është ndihmesë për shëndetin e gruas, ku përdorimi i tyre ofron mundësinë e planifikimt familjar, rregullimin e ciklit menstrual dhe zvogëlimin e dhimbjeve gjatë ciklit, e po ashtu ndihmon në parandalimin e cisteve në vezore, në gjinjë dhe të infeksioneve në vezore dhe mitër.

“Americares vazhdon të mbështes punën e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe të mbulojë nevojat e spitaleve për medikamente, duke adresuar edhe nevojat specifike të Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare. Jemi të lumtur që bashkëpunimi jonë me Americares është i qëndrueshëm dhe vazhdon të plotësoj sado pak nevojat e institucioneve shëndetësore,” theksoi Dorina Grezda nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Ardhja e këtij donacioni në Kosovë është bërë i mundur nga ngjarjet bamirëse si ‘Let’s Dance ’ në Prishtinë, ngjarja ‘Meet Us Halfway’ në New York, SHBA, dhe ngjarja ‘Shpëto Jetë’ në Zvicër.

X

Lansohet programi i skriningut të kancerit të qafës së mitrës në Komunën e Prizrenit

19 Qershor, 2018

Sot zyrtarisht u lansua programi i Skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës në Komunën e Prizrenit, program ky që po bëhet i mundur si rrjedhojë e suksesit të programit në Prishtinë. Ngjarja sot u realizua me qëllim të prezantimit të programit mbi skriningun e kancerit të qafës së mitrës në Prizren, që është pjesë e Programit Nacional për Kontrollin e Kancerit në Kosovë. Ky program është njëkohësisht hapi i rradhës drejt zgjerimit të programit të skriningut në nivel nacionit.

Ky program do të mundësoj ofrimi e Pap testit për rreth 400 gra nga Komuna e Prizrenit, gjatë fazes së pare të implementimit, gjegjësisht në vitin 2018. Po ashtu, do të ndërtohen kapacitetet për skrining brenda Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSH) në Prizren, si dhe do të ndërtohet algoritmi procedural që rregullon sistemin e bashkëpunimit në mes të KPSH dhe Kujdesit Dytësor Shëndetësor- Laboratorit të Patologjisë.

Përpos ofrimit të këtij shërbimi të ri në kuadër të kujdesit parësor, palët synojnë po ashtu që të inicojnë diskutime në mes të institucioneve dhe grupeve të interesit me qëllim të hartimit dhe implementimit të politikave shëndetësore që ndërtojnë një sistem cilësor të skriningut të kancerit të qafës së mitrës si e drejtë shëndetësore, e paraparë me Ligjin për Shëndet Riprodhues, si dhe e planifikuar në  Programin Nacional për Kontrollin e Kancerit.

Ky program, përmes Pap testeve për gratë dhe vajzat nga Komuna e Prizrenit do të mundësoj zbulimin e hershëm të qelizave jonormale të qafës së mitrës dhe trajtimin e tyre me sukses për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës.

Dr. Visare Mujko Nimani tregoi mbi punën e suksesshme të ketij programi në Prishtinë dhe se tani mundësia e Pap-testeve pa pagese do t’iu mundësohet edhe grave dhe vajzave të Komunës së Prizrenit. Ajo po ashtu theksoi dhe falenderoi edhe Bordin Nacional per Kontrollin e Kancerit në Ministrine e Shëndetesisë për përkrahjen e vazhdueshme në zgjerimin e programit të skriningut.

Përgjatë takimit z. Mytaher Haskuka, Kryetari i Komunës së Prizrenit u shpreh “Jemi të kënaqur qe po e lansojmë këtë projekt në Prizren dhe do ta ketë mbështetjen e plotë të Komunës”

“Ne jemi të lumtur që ka filluar të ndërtohet një sistemi cilësor i skriningut të kancerit të qafës së mitrës duke filluar me Komunën e Prishtinës dhe tani edhe në Komunën e Prizrenit. Ne si organizatë jemi të përkushtuar ndaj ofrimit të ndihmës sonë për shpëtimin e jetëve të nënave dhe do vazhdojmë të punojmë në implementimin e sukseshëm të këtij programi nëpër Kosovë” tha për fund Dafina Krasniqi, Kordinatore e Programeve, në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë. 

Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi të Komunës së Prizrenit, Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit- Ministria e Shëndetësisë, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Spitalit të Përgjithshëm në Prizren dhe Aksiont  për Nëna dhe Fëmijë dhe mbështetet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara UNFPA, zyra në Kosovë.

 

X

Ngjarja vjetore “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” ngriti rreth 7000 Euro

-11 Qershor 2018, Prishtinë

Ngjarja vjetore “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët”, përfundoi me sukses për të pestin vit me radhë ku morën pjesë rreth 30 çiklistë në rrugëtimin 4-ditor përreth Kosovës në mbështetje të fondacionit “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Ngasja e biçikletave u bë rreth Kosovës, me një devijim të shkurtër për në Shqipëri, duke kaluar përmes disa prej qyteteve më të mëdha për 4 ditë. Distanca e përgjithshme ishte mbi 500 km me mbi 7000 metra ngjitje (rrugë tatëpjetë) duke filluar dhe përfunduar në Prishtinë.

Ky aktivitet këtë vit arriti të sigurojë  rreth 7000 Euro përmes kontributeve të kompanive dhe individëve, dhe përmes fushatës online në KosovaIdeas, si dhe lojërave që u zhvilluan me rastin e kthimit të ekipës në Miqt Pub në Prishtinë. Fondet e mbledhura do përdoren për të blerë një makinë analizatori të gazit – GEM 3000 për repartin e maternitetit të Gjakovës. Ky analizues është esencial në matjen e nivelit të O2 dhe CO2 tek ato foshnje që kanë vështirësi me frymëmarrje dhe është thelbësore në diagnostikimin e hershëm nëse foshnja duhet të dërgohet për trajtim të specializuar në kujdes të tretë (terciar).

Albion Hadri dhe Agim Bilalli, organizatorë dhe çiklistë, u shprehën të kënaqur me të gjithë mbarëvajtjen e aktivitetit si dhe me numrin e pjesëmarrësve në këtë udhëtim çiklistësh. “Jemi falënderues për të gjitha donacionet për këtë vit. Shpresojmë që ky aktivitet do të rritet në vitet e ardhshme,” u shpreh Hadri.

“Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” është një ngjarje bamirëse vjetore e çiklizmit përreth Kosovës për të ngritur fonde për fondacionin humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Ngjarja u realizua me sukses në vitiet 2014, 2015, 2016 dhe 2017 dhe po rritet çdo vit. Kjo ngjarje nuk do ishte e mundur pa mbështetësit tanë të cilit ishin Eulex, Policia e Kosovës, Astes, Devolli Corporation, Shtëpiaku, Eco Clean, On Line Studio, Walker’s Food and Catering, European Autocare, Miqt Pub dhe Lulu’s Coffee and Wine.  Gjithashtu mbështetësit e tjerë te ngjarjës me shërbime të ndryshme ishin Cineplexx, Oliver Weber, Monroe Bar, Rudi’s Cake Factory, Ponte Vecchio, Siam Massage, Auto Service Zhushi, Shtëpiaku.

Kampanja elektronike është ende aktive përmes platformës KosovaIdeas ku mund të dhurohet çfarëdo shume për t’mbështetur edhe më tej qëllimin e çiklistëve, e çasshme përmes linkut: https://kosovaideas.com/campaign/detail/426

X

Organizohet shfaqja teatrale “ Surpriza” si vazhdimësi e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

-08 Qershor 2018, Prishtinë

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë organizoi shfaqjen teatrale “Surpriza” me datën 8 Qershor në Sheshin “Nëna Terezë”

Kjo shfaqje është e bazuar në programin “Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm” dhe ka për qëllim vetëdijësimin e prindërve për rritje të shëndetshme të fëmijëve. Ky program është zhvilluar si një përgjigje ndaj rekomandimeve të Raportit Botëror të Kombeve të Bashkuara për Dhunën kundër Fëmijëve, të cilët kërkojnë eliminimin e ndëshkimit fizik dhe ndëshkimeve të tjera poshtëruese të fëmijëve, si dhe kërkojnë mbështetjen e prindërve për të mësuar qasje jo të dhunshme në rritjen e fëmijëve.

“Jemi shumë të lumtur se shfaqja përfundoi me sukses dhe mesazhi i shfaqjes u përqua tek të pranishmit. Qellimi i kësaj shfaqje ishte ngritja e vetedijësimit dhe të inkujarojmë implementimin e këtijë programi në familjen e secilit. Ne si organizatë kemi për qëllim mbrojten e të drejtave të fëmijëve dhe ndalimin e ndëshkimit fizik dhe piskologjik te fëmijët ” u shpreh Albiona Beselica Beha, Kordinatore e Projektit në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

X

 Dhurohet pajisja për diagnostifikimin e sëmundjeve të zemrës tek foshnjet në Klinikën e Neonatologjisë

-01 Qershor 2018, Prishtinë

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë së bashku me partnerin Bankën Raiffeisen në Kosovë po e shënojnë 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, pak më ndryshe! Sot, ata bënë dorëzimin e pajisjes EhosonografQendrën Klinike Universitare të Kosovës, pajisje kjo që do të mundësojë një shërbim të ri për fëmijët në Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë, duke përçuar kështu porosinë e mbrotjes dhe promovimit të të drejtave shëndetësore për fëmijët.

Pajisja Ehosonograf mundëson diagnostikimin e të gjitha sëmundjeve të zemrës tek foshnjet, gjakderdhjeve të brendshme, infeksioneve, anomalive të sistemit nervor qendror, anomalive të sistemit urogjenital, funksonimin e zorreve dhe shumë sëmundje të tjera. Me dorëzimin e Ehosonografit ky shërbim dhe diagnostikim do mundësohet tani në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.

Ministiri i Shëndetësisë z. Uran Ismaili shfrytëzoi rastin që përmes përurimit të donacionit të pajisjes të ndajë falenderimet e tij të veҫanta edhe për stafin shëndetësorë të Klinikës së Neonatologjisë për punën e tyre të palodhshme drejt ofrimit të shërbimeve mjekësore shumë cilësore, ku njëherit theksoi përkushtimin e Ministrisë për mbështetje të vazhdueshme.

“Banka Raiffeisen vazhdimisht i ka kushtuar vëmendje të veçantë përkrahjes së shëndetësisë. Meqenëse shëndetësia është një fushë më specifike, na ka ndihmuar shumë bashkëpunimi që kemi me organizatën Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, përmes së cilës edhe e kemi realizuar këtë donacion. Ne jemi shumë të kënaqur që kjo pajisje do t’i mundësojë Klinikës Neonatologjike të ofrojë shërbime të reja që deri më tani nuk janë ofruar ndërsa Banka Raiffeisen do të vazhdojë të shikojë për mundësi të tjera për ta ndihmuar shëndetësinë,” u shpreh Z. Robert Wright, drejtor i Bankes Raiffeisen.

“Dhurimi i pajisjes së Ehosonografit do të mundësoj që për herë të parë të ofrohet shërbimi i diagnostikimit të shumë sëmundjeve dhe anomalive tek fëmijët në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK, dhe si rezultat të ndihmojë në shpëtimin e jetëve të fëmijëve në vend. Jemi krenar të  qëndrojmë pranë partnerëve tanë sot dhe të vazhdojmë betejën për uljen e shkallës së vdekshmërisë së foshnjave në vend,” tha për fund Janinë Mehmeti, Koordinatore e Ngritjeve të Fondeve në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

X
X

 Ngriten 16,200 Franga Zvicerane në Cyrih për nënat dhe foshnjet në Kosovë

13 Maj 2018-

U përmbyll me sukses ngjarja bamirëse “Shpëto Jetë” e cila u mbajt më 12 maj në Hotelin Marriott në Cyrih, Zvicër, me të cilin rast performoi artistja e mirënjohur Elina Duni ku dhe mbajti një fjalë rasti Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër Znj. Nazane Breca.
Kjo mbrëmje  bamirëse e organizuar nga Aksioni për Nëna dhe Fëmije dhe bashkë-organizatorët Dr. Agron Abrashi dhe  Ridvan Murati  u mbajt me qëllimin e ngritjes së fondeve nga Diaspora për uljen e shkallës së vdekshmërisë të foshnjave në Kosovë.

“Nënat dhe fëmijët janë pjesa më e ndjeshme dhe më e rrezikuar e popullit tonë në Kosovë.Të shpëtosh jetë është gjesti më bujar, fisnik dhe humanitar që tregon një solidaritet të jashtëzakonshëm në mes nesh. Por të shpëtosh jetën e nënave dhe fëmijëve paraqet një prioritet më madhor dhe më të veçantë,” tha Abrashi.

Gjatë mbrëmjes shumë personalitete të shquara dhanë kontributin e tyre dhe dhuruan fonde në koktelin tre-orësh. Pjesë e organizimit të ngjarjes ishte edhe një ankand i qetë, të cilit I kontribuan personalitete si ikona e bukurisë dhe ndërmarrësja Agnesa Vuthaj, kreatorja e modës Drenusha Xharra, kreatorja Njomëza Luci, kompania Angleze e syzeve të punuara nga druri Campbell Marson, si dhe punime argjile nga Dhe by Granita. Pjesë e ankandit ishin edhe dy fotosesione nga artistët Fjoralba Kryemadhi dhe Rromir Imami, si dhe u dhuruan foto artistike nga Barabara Burri. Në ankand kontribuan edhe ‘Ristorante Da Paulo’, Kosova Wine me prodhimet të verës, si dhe Royal Rental Car.

“Solidariteti dhe mbështetja e treguar nga bashkëkombasit dhe miqtë tanë këtu në Cyrih na jep vullnet të vazhdojmë betejën për uljen e shkallës së vdekshmërisë së foshnjave në Kosovë. Kontributi i gjithsecilit luan rol kyç në punën tonë dhe jemi falenderues të kemi një Diasporë kaq aktive dhe me vullnet të palodhshëm për të mbështetur kauzën shqiptare’, tha Koordinatorja e Ngjarjes nga ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’, Janine Mehmeti.

Të gjitha shitjet e biletave do të mbështesin programet e Fondacionit ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ në Kosovë, specifikisht në: furnizimin me pajisje mjekësore në Klinikat e Gjinekologjisë, Pediatrisë dhe Neonatologjisëmbështetjen e dorëzimit të medikamentit Surfaktant për nevojën kombëtare,zhvillimin e sistemit të transportit neo-natal, zgjerimin e ‘Klasave për Nëna‘ si dhe skrinimin e kancerit të qafës së mitrës.

Ngjarja u bë e mundur falë mbështetjes së shumë partnerëve vendor si dhe ndërkombëtar si Solidar Suisse, Fondacioni ‘Unë e Du Kosovën’, platforma AlbInfo.ch, kompana Eurokoha, si dhe platforma Jamatu.

X

Dorëzohet donacioni me medikamete mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

24 Prill 2018, Prishtinë

Sot, u bë dorëzimi i medikamenteve mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të cilat do të përdoren për të përmbushur nevojat e nënave dhe fëmijëve. Ky donacion është bërë i mundshëm përmes bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm në mes të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare Direct Relief. Vlera këtij kontigjenti që arriti sot ishte rreth 330,000 dollarë.

“Ne si organizatë jemi të përkushtuar ndaj ofrimit të ndihmës sonë për shpëtimin e jetëve të nënave dhe  fëmijëve tanë dhe gjithmonë fokusohemi në zgjidhjen e problemeve që na adresohen nga këto tri klinika. Nevoja për medikamente është e përhershme në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor dhe ne konsiderojmë se bashkëpunimi i qëndrueshëm me organizatat ndërkombëtare të dedikuara në përmbushjen e nevojave mjekësore të popullsisë në shtetet në zhvillim është më se e rëndësishme,” theksoi Dorina Grezda nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Direct Relief është një organizate jo-fitimprurëse, bazuar në SHBA, e cila punon për përmbushjen e nevojave të partnerëve të saj për medikamente esenciale, materiale, dhe pajisje, me fokus të vecantë në shtetet ne zhvillim. Këto medikamente u mundësuan falë donacioneve të mbledhura nga ngjarja “Let’s Dance” në Kosovë, “Meet Us Halfway” në New York, dhe “Darka e Diaspores” ne Cyrih.

X

Dhurohen 1,506.26 euro për shëndetin e nënave dhe fëmijëve

16 Prill 2018, Prishtinë

U bë dhurimi i çekut në vlerë prej 1506.26 Euro nga Meridian Express për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë për të mbështetur programet për shëndetin e fëmijëve. Fushata “Kontribo për fëmijët , blej produkte Scharf” u mbajt përgjatë muajit Mars. duke e shënuar Marsin si muajin për shëndetin e nënave dhe fëmijëve në vend.

“Fushata ‘Kontribo për fëmijët, blej produkte Scharf’ është një vazhdimësi e projekteve dhe iniciativave të Meridian Express për të mbështetur shëndetin e fëmijëve në vend. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me ide dhe projekte të reja për të ndihmuar kauza të tilla. Falenderojmë të gjithë konsumatorët që kontribuan ne blerjen e produkteve te brendit Scharf,”  u shpreh Yllka Mustafa, Menaxhere për Marëdhnie me Publikun & Reklamim në Meridian Express.

Fushata për ngritjen e fondeve kishte për bazë produktet e brendit Schärf, ku për çdo kafe/ çaj që u porosit nga konsumatorët, 10% e vlerës  u dhurua në ndihmë të nënave dhe fëmijeveKëto fonde do përdoren për të financuar programet shëndetësore të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë që ndihmojnë klinikat e Pediatrisë, Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë në Kosovë.

“Shumë kompani dhe individë po i bashkohen misionit tonë duke organizuar fushata apo ngjarje për të mbledhur fonde. Disa nga ngjarjet që po mbahen për disa vite me radhë janë ngjarjet bamirëse të golfit në Burning Tree Country Club në Greenwhich të ShBA-së, Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët, Fushata “Runner for Hearts” si dhe “Bake Sale” në Bentley Wood në Londër. Misioni për përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve nuk është vetëm i fondacionit tone, mirëpo i gjithsecilit, andaj ju ftojmë të na bashkoheni me idetë dhe mundësitë tuaja”, tha për fund Janinë Mehmeti, Koordinatore për Ngritje të Fondeve në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

X

Ruaje Datën për Mbrëmje e Bamirësisë ‘Shpëto Jetë’ 

Ruaje datën për t’u bërë pjesë e një mbrëmje filantropie në qytetin e bukur të Cyrih-ut, Zvicër, për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Kjo mbrëmje e bamirësisë do të mbahet në Marriott Hotel Cyrih me datën 12 Maj 2018 nga ora 19:00 deri në 22:00.

Kjo mbrëmbje është organizuar nga Fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (ANF)’ nga Prishtina, Kosova, dhe bashkë-organizuesit Agron Abrashi, Bardhyl Coli, Ridvan Murati dhe të gjithë kemi kënaqësinë të ju ftojnë të bëheni pjesë e Mbrëmjes Bamirëse në Hotelin Marriott Cyrih.

Kjo mbrëmja përfshinë Muzikë, Rrjetëzim, Koktel dhe Ankand të Qetë. Gjatë mbrëmjes do të performojë ylli jonë Elina Duni e cila do bëjë natën e juaj të paharrueshme.

Të gjitha shitjet e biletave do të orientohen për mbështetjen e programeve të Fondacionit në Kosovë, specifikisht në: furnizimin me pajisje mjekësore, mbështetjen e dorëzimit të medikamentit Surfaktant, zhvillimin e sistemit të transportit neo-natal, zgjerimin e ‘Klasave për Nëna‘ si dhe skrinimin e kancerit të qafës së mitrës.

X

Po mbahen trajnimet simuluese për programin e Sistemit të Trasportit Neonatal

03 Prill 2018, Prishtinë

Sot filluan të mbahen trajnimet simuluese për stafin mjekësorë në njësitë e Kujdesit Intensiv Neonatal në QKUK, Prishtinë, dhe në spitalet rajonale në Pejë, Gjakovë, dhe Gjilan. Këto trajnime simuluese kanë për qëllim transportin e sigurtë të foshnjeve nga spitalet rajonale në Klinikën e Neonatoligjisë në Prishtinë.

Ekipi i ekspertëve nga Dartmouth Hitchcock Medical Center në SHBA tani janë në Kosovë për të mbajtur këto trajnimet  për transportin e sigurtë të foshnjeve nga spitalet rajonale në Prishtinë.

“I jemi falenderues ekipit të ekspertëve nga Dartmouth si dhe Aksionit për Nëna dhe Fëmijë që gjithmonë na dalin në ndihmë në nismat tona të përmiresimit të shërbimit për foshnjet tona. Ky është shërbim i ri në Klinikën tonë dhe po synojmë ta bëjmë model të kujdesit të foshnjeve tona për nevojat e transportit nga spitalet rajonale për në klinikën tonë në QKUK” theksoi Dr. Xhevdet Gojnovci, drejtor i Klinikës së Neonatologjisë, Prishtinë

Ky program është inicuar nga Klinika e Neonatologjisë në Prishtinë dhe është mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, Solidar Suisse dhe  Aksioni per Nëna dhe Fëmijë.

X

AMC dhuroi materiale për Pap-Teste në Institutin e Anatomisë Patologjike

30 Mars 2018, Prishtinë

Sot Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhuroi materiale për Pap-Teste në Institutin e Anatomisë Patologjike pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ky donacion është bërë në kuadër të programit të Skriningut të kancerit të Qafës së Mitrës.

Programi i Skriningut të kancerit të Qafës së Mitrës filloi në 2016 duke synuar pilotimin e skriningut të kancerit të qafës së mitrës brenda 3 Qendrave të Mjekësisë Familjar në Prishtinë, për të realizuar skriningun në rreth 2,000 gra të kësaj komune, si dhe të zhvillojë planin e veprimit për komunën që të bëjë planifikimet humane dhe financiare për të ndërtuar programin e skriningut në nivelin gjithëpërfshirës nacional. Prishtina, po ashtu ka shërbyer si model për të avokuar në ndërtimin e sistemeve të skriningut edhe në komunat e tjera të Kosovës.

Në vitin 2016, ky pilot projekt ka mundësuar për herë të parë realizimin e skriningut në nivelin e kujdesit shëndetësor primar dhe rregullimin e bashkëpunimit me nivelin e kujdesit terciar, apo Institutin e Anatomisë Patologjike pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Me përkushtimin e stafit mjekësor në nivelin primar, projekti ka mundësuar trajnimin praktik dhe aftësimin e 7 mjekëve specialiste të mjekësisë familjare në Prishtinë për kryerjen e Pap-testeve.

Realizmi me sukses i projektit u mundësua falë bashkëpunimit në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Prishtinës, Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, Ministrisë së Shëndetësisë, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Institutit të Anatomisë Patologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH, 700 for Science Foundation dhe iniciativës e koordinimit nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

X

Ambasadori kanadez Daniel Maksymiuk viziton Qendrën për Shëndetin e Gruas ‘Klasat për Nëna’

22 Mars 2018, Prishtinë

Sot, ambasdori kanadez Daniel Maksymiuk vizitoi Qendrën Informuese për Shëndetin e Gruas ‘Klasat për Nëna’ në Klinikën Gjinekologjike/Obstetrike pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, më 22 Mars, ku prezent ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

‘Klasat për Nëna’ është program në kuadër të fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ku qëllimi kryesor i këtij programi është të edukojë grate, duke filluar nga planifikimi familjar deri tek shtatzania dhe lindja. Qasja në informata të sakta është esenciale për të ndikuar në shtatzani dhe foshnje të shëndetshme. Gratë, në këtë Qendër marrin informacione këshilluese për kujdesin para dhe pas lindjes, depresionin post-natal, ushqyerjen me gji, kujdesin për të sapo lindurin, ushqimin e foshnjës, imunizimin si dhe kujdesin ndaj fëmijës.

 Në përkushtimin për zgjerimin e kurrikulës edukative të Klasave për Nëna, Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka arritur të jetë përfituese e grantit nga Canada Funds for Local Initiatives/ CFLI. Në saje të këtij granti, kurrikula edukative e Klasave për Nëna është zgjeruar me temën “Ushqyerja e drejtë dhe Obeziteti tek fëmijë 0-5 vjeç”. Ky zhvillim i përgjigjet nevojave të shumë grave dhe partnerëve të tyre sa I përket dilemave lidhur me ushqimet adekuate për moshat e ndryshme, duke filluar nga lindja e foshnjave, rreziqet që pasojnë nga keq-ushqyerja, parandalimi i obesitetit, si dhe tema të tjera të ndërlidhura. Granti po ashtu ka mundësuar ngritjen e kapaciteteve të stafit në kujdesin shëndetësorë primar për temën cekur, ku 70 punëtorë shëndetësorë janë trajnuar me programin e akredituar nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.   Me informatat e marra gjatë trajnimit, do të zgjerohen këshillimet në Klasat për Nëna, duke synuar kështu edhe rritjen e numrit të përfituesve nga këto Klasa. 

Klasat kanë për qëllim vetëdijësimin e nënave se si ushqyerja e fëmijëve pasqyron gjendjen e tyre të përgjithshme shëndetësore duke theksuar që për një rritje dhe zhvillim optimal, secilit fëmijë duhet t’i ofrohet shumëllojshmëri e ushqimeve.

X

Scampa dhuron 10,000 njësi të qeseve plastike për dyqanet Teshavesha

9 Mars, 2018, Prishtinë –

Dyqani i bamirsië ‘Teshavesha’ tani vepron në dy lokacione në qytetin e Prishtinës falë mbështetjes së vazhdueshme të donatorëve dhe qytetarëve. Për më shumë se dy vjet, Scampa ka qenë partner besnik dhe donator i vazhdueshëm i Teshaveshas, ku ​​për herë të tretë rradhazi ata dhuruan gjithsej 10,000 njësi të qeseve të plastike për të mbështetur aktivitetet e dy dyqaneve të Teshaveshës.

Scampa është një prodhues industrial i qeseve të plastike që operon që nga viti 2007. Pas disa vitesh punë dhe investimeve të mëdha në pajisje dhe staf, fabrika ka rritur kapacitetin për të furnizuar tregun e Kosovës, si i tillë që të bëhet i njohur për produktet e saj të qeseve plastike të biodegradueshme . Kontributi i Scampa ndihmon në mbështetjen e programeve të kujdesit shëndetësor të Fondacionit.

Dyqanet e bamirëse ‘Teshavesha’ pranojnë dhe shesin rroba të përdorura nga qytetarët, ndërsa fondet e mbledhura shkojnë për programet të cilat ndihmojnë në përmisimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve, si: blerja e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore, zhvillimi i sistemit të referimit neonatal dhe zhvillimi i qendrave informuese për shëndetin e gruas ” Klasat për Nëna “.

X

Fillon fushata e Meridian Express për AMC “Kontribo për fëmijët , blej produkte Scharf”

1 Mars, 2018, Prishtinë –

Sot fillon fushata për shpëtimin e jetëve të fëmijëve dhe nënave përmes ngritjes së fondeve e organizuar nga Meridian Express me Aksionin për Nëna dhe Fëmijë, duke e shënuar muajin Mars si muajin për shëndetin e nënave dhe fëmijëve në vend. Fushata fillon sot dhe do zgjasë 1 muaj, deri më 31 Mars 2018.

Fushata ka për bazë produktet e  brendit  Schärf, ku për çdo kafe/ çaj  që do të porositet nga konsumatori, 10% e vlerës  do të dhurohen në ndihmë të nënave dhe fëmijeve. Përkatësisht, duke financuar programet shëndetësore të fondacionit sic është: furnizimimi me medikamentin jetë-shpëtues për foshnje Surfaktant, zhvillimin e transportit për të porsalindurit, si dhe zhvillimin e ‘Klasave për Nëna’.

Brendi Schärf është i njohur për shijen speciale te kafesë dhe të çajit, të cilin mund ta merrni me vete ose ta pini në ndonjë nga lokalet e Meridian Express. Vendet ku mund të shijoni çajin Schärf janë lokalet e Meridian Express  në : Rr.Ekrem Rexha (afër Komunës së re) Rr. Rruga B (Mat), Rr.Ali Pashë Tepelena (Aktash), Rr.Gazmend Zajmi, Lagjja Marigona Residence, Rr. Nazim Gafurri, ( rrugës për Gërmi)

Duke përjetuar shijen e mrekullueshme të brendit Scharf, ju gjithashtu do dhuroni për një kauzë e cila është të shpëtosh jetë nënash dhe fëmijësh. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë falenderon Meridian Express për bashkëpunimin dhe komunitetin që e  bën të mundur suksesin e fushatës përmes kosnumit të produkteve të brendit  Schärf.

X

Dhurohet aparati CRP në Klinikën e Neonatologjisë në Pejë

Pejë, 16 Shkurt 2018

Sot, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bashkë me organizatorët e “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” dorëzuan aparatin për përcaktimin e Proteinës C Reaktive (CRP) në gjak dhe hemogramit në Klinikën e Neonatologjisë – aparat ky i nevojshëm për të përmirësuar dhe shpëtuar jetën e foshnjeve në Njësinë e Neonatologjisë në Pejë.

Aparati është i nevojshem për të përcaktuar nivelin e CRP-së në gjak dhe pasqyrën e gjakut te foshnjet e porsalindura, analiza këto të cilat ndihmojnë në diagnozën e infeksionit, nevojën për trajtim me antibiotikë, percjelljen e trajtimit, dhe kohën kur është e nevojshme që të ndërpritet antibioterapia. Pajisja do të ndikojë në përmirësimin e efikasitetit të shërbimeve të Klinkës dhe shpëtimin e foshnjave të posalindura.

“Ne si organizatë jemi të përkushtuar të ndihmojmë shpëtimin e jetëve të foshnjeve dhe punojmë në gjetjen e zgjidhjeve të problemeve me të cilat ballafaqohet Klinika. Është kënaqësi të dorëzojmë sot aparatin e CRP-së i cili do të përmirësojë efikasitetin dhe shërbimin e Klinikës ndaj shëndetit të foshnjeve,” tha Janinë Mehmeti, Koordinatore e Ngritjeve të Fondeve në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Ky aparat u sigurua nga fondet e ngritura nga turneu vendor “Çiklizmit rreth Kosovës për Fëmijët” e cila është një ngjarje bamirëse vjetore e çiklistëve vendor për të ngritur fonde për fondacionin humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Kjo ngjarje u realizua me sukses që nga viti 2014 me qëllimin që të ndihmojë përmirësimin e shëndetit të fëmijëve në vend.

“Jemi falenderues për angazhimin e organizatës në ngritjen e cilësisë së shërbimeve tona për përkujdesjen dhe trajtimin sa më cilësorë të posalindurve duke na dhuruar këtë aparat të CRP-së, me anë të së cilit na mundësohet diagnostifikimi profesional i të posalindurve si dhe detektimi i patologjisë,“ theksoi për fund Dr. Mirlinda Shala, Drejtoreshë e Klinikës së Neonatologjisë në Pejë.

X

Shënohet dita ndërkombëtare e Kancerit- Unë mundem, ne mundemi!

Në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Bordi Nacional per Kontroll të Kancerit për nder të ditës së Kancerit- 4 Shkurti, në mesin e prezantimeve ishte edhe prezantimi i programit të Skriningut të kancerit të qafës së mitrës në Komunën e Prishtinës. Pilot projekti për skriningun e kancerit të qafës së mitrës filloi në vitin 2016, ku më pas u integrua si shërbim i rregullt në tri qendra te mjekësisë familjare në vitin 2017. Prezantimi i të dhënave dhe suksesit të këtij programi u bë nga koordinatori i programit të skriningut Dr. Erzen Begolli.

Projekti i skriningut po vazhdon të implementohet me sukses, ku nga viti 2016 deri tani mbi 3000 gra kanë bërë PAP testin.

Ky program, që njëkohësisht është një nga prioritetet e strategjisë sektoriale të shëndetësisë në Kosovë, u koordinua nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe u nis në saje të dedikimit dhe bashkëpunimit ndër-instituticional në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Prishtinë, Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Anatomisë Patologjike pranë QKUK, Qendrës për Mirëqenien e Gruas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Qendrës së Mjekësisë Familjare Nr. 5 dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare Nr.6 në Prishtinë, si dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë. Programi fillimisht dhe ne vazhdimësi u mbështet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Zyra në Kosovë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

X

Prezentojmë kryesinë e re të Bordit 

Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë për Kryetarin e ri të Bordit, Valon Xharra dhe Nën-Kryetari e ri të Boardit, Ilir Hoxha.

Valon Xharra është zëvendës drejtor në firmën globale për menaxhimin e riskut “Gavin de Becker & Associates.” Me bazë në Los Angeles, Valoni ofron konsulencë të specializuar të menaxhimit të krizave për kompanitë e Fortune 500 dhe i këshillon ato  se si të menaxhojnë rreziqet politike dhe operacionale të bizneseve. Valoni ka diplomë masteri në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Kolumbias dhe diplomë masteri në Administrim Biznesi nga Universiteti i Bostonit. Ai është bursist i fondaciont Jack Kent Cooke dhe Këshillit Pacific të Politikave Ndërkombëtare.

Ilir Hoxha është mjek, hulumtues dhe këshilltar nga Kosova. Ai ka diplomën e Studimeve të Mjekësisë nga Universiteti i Prishtinës dhe Magjistraturë në Menaxhimin e Sistemit të Shëndetësisë nga London School of Hygiene dhe Mjekësi Tropikale. Përveq punës me një numër të madh të organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore, UNICEF, UNFPA, Bashkëpunimi Teknik Gjerman, USAID në Kosovë, aj poashtu ka qenë pjesë e disa organizatave të shoqërisë civile në vend përfshirë ndër tjerash edhe: Institutin GAP, BIRN, Instituti Prishtinës për Studime Politike dhe Qendra për Studime të Avancuara. Sot ai punon me Solidar Suisse si këshilltar i projektit për programin e dialogut në shëndetësi dhe është anëtar bordi në Universitetin Amerikan të Kosovës.

Ne jemi falenderues që Valoni dhe Iliri është pjesë e rritjes dhe zhvillimit të ‘Aksionit për Nëna dhe Fëmijët’ duke kontribuar me përvojën e tyre. Për listë e plotë të Antarëve të Bordit të AMC-së, ju lutemi vizitoni faqen tonë në http://amchealth.org/sq/kush-jemi-ne/bordi-i-drejtoreve/

 

X

Z. Michael Gold, anëtari më i ri i Bordit të Nderit të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë

Prishtinë, 16 Janar 2018

Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë për bashkangjitjen e anëtarit tonë më të ri në Bordin e Nderit, Michael Gold. Michael është Drejtor Menaxhues i Crimson Capital, bankë ndërkombëtare e investimeve dhe firm për konsulenc dhe menaxhment, e cila është gjithashtu një nga partnerët dhe donatorët tanë për vite me radhë. Si Drejtor Menaxhues i Crimson Capital, Michael është mbikëqyrës i Zhvillimit Ndërkombëtar të Crimson, duke përfshirë një portofol prej 18 projekteve aktuale dhe 5 kontratave në katër kontinente. Ai ka një diplomë të Menaxhimit Ekzekutiv nga UCLA dhe B.A. në biokimi dhe fiziologji nga Kalamazoo College në Michigan.

Michael Gold është një investitor  dhe bankier i sukseshëm dhe konsulent për menaxhment me mbi 39 vjet eksperiencë ku 24 vitet e fundit ka qenë i pranishëm në tregjet në zhvillim të Evropës Qendrore dhe Lindore, Ballkanit, Afrikës, Azisë, Amerikës Latine dhe ish- Bashkimi Sovjetik. Fusha e specializimit të tij përfshinë rritjen e qasjes në financa, konkurrencën, privatizimin, investimet e huaja, tregtinë, dhe reformën ligjore dhe regullatore.

Ne jemi falenderues që Michael ka kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e ‘Aksionit për Nëna dhe Fëmijët’ me përvojën e tij . Për listë e plotë të Antarëve të Bordit të AMC-së, ju lutemi vizitoni faqen tonë në http://amchealth.org/sq/kush-jemi-ne/bordi-i-drejtoreve/

X

Letër Falenderimi për Donatorët tanë

Në prag të ndërrimit të motmoteve, dëshirojmë t’i falenderojme të gjithë donatorët tanë që na ndihmuan dhe na përkrahën në mënyrë që të përmbushim misionin tonë.

Duke iu falenderuar donatorëve tanë, më poshtë janë arritjet e vitit 2017

-204 shishe të medikamentit të Surfaktantit u dorëzuan në Klinikën e Neonatologjisë për neovojën nacionale;

-180 njësi të medikamentit Minastrin u sollën në Klinikën e Gjinekologjisë;

-470 njësi të medikamentit Afatinib u dhuruan në Klinikën e Onkologjisë;

-Furnizuam Klinikën Gjinekologjike me medikamente esenciale në vlerë prej 240,000 dollarësh për t’iu përgjigjur nevojave emergjente të pacienteve;

-Hapëm 3 Qendra të reja Informuese për Shëndetin e Gruas në Kaçanik, Prizren dhe Pejë, qendra këto ndër të vetmet ku ofrohen informata të sakta rreth kujdesit antenatal, lindjes, dhe kujdesit ndaj foshnjes. 3000 gra dhe vajza që vizitojnë këto qendra përfitojnë çdo vit dhe deklraojnë se janë më të përgatitura për lindje të shëndoshë;

-Dorëzuam 5 monitorë kardiopulmonar pranë Klinikës së Neonatologjisë, pajisje kjo që mat të rrahurat e zemrës dhe frymëmarrjen tek foshnjet e lindura parakohës. Rreth 3,600 foshnje në vit përfitojnë nga pajisjet e siguruara nga ne;

-Hapëm edhe një ndërmarrje shoqërore, duke zgjeruar kështu linjën e dyqaneve tona bamirëse “Teshavesha” në vend. Më shumë se 400 qytetare në muaj vizitojnë dyqanin tone dhe sjellin apo blejne rrobat e dhuruara në këtë dyqan;

-Siguruam që shërbimet e Pap-testeve pa pagesë, teste këto të domosdoshme për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës, të ofrohen si shërbim i rregullt pranë nivelit primar në Komunën e Prishtinës. 2000 gra dhe vajza në vit përfitojnë nga Pap-testet pa pagesë nga ky program;

-Mbi 100 profesionistë shëndetësorë kanë marrë trajnime praktike të diagnosikimit dhe trajtimit të rasteve specifike të kujdesit ndaj fëmijëve nga ekspertizë e huaj;

-Lansuam aplikacionin mobil “NANA” mbi edukimin dhe mbështetjen e nënave rreth edukimit mbi kujdesin para, gjatë, dhe pas lindjes;

-Zgjeruam shërbimet e qendrave informuese edhe me temën e Diciplinës Pozitive për Prindërim të Përditshëm, krahas përpjekjeve tona për të informuar dhe përgatitur prindërit rreth metodave positive të rritjes së fëmijëve pa ndëshkim dhe dhunë;

-Lansuam platformën elektronike mbi edukimin rreth shëndetit seksual e riprodhues si pjesë të aktiviteteve tona me Koalicionin K10, koalicion ky që mobilizon 10 organizata vendore rreth avokimit mbi përmirësimin e shëndetit seksual e riprodhues në vendin tonë;

-Mbështetëm institucionet tona që të sigurohet punësimi i ekipit të transportit neonatal, zhvillohen udhërrëfyesi dhe protokollet nacionale për transportin neonatal, dhe sigurohet autoambulanca me pajisjet adekuate per transport të sigurt të foshnjeve. Rreth 300 foshnje çdo vit vijnë nga spitalet rajonale për në Prishtinë për trajtim më të avancuar pa transport të organizuar dhe sigrutë që po rrezikon jetën e foshnjeve;

-Sollëm ngjarjen “Të vallëzojmë për nënat e fëmijët 3” ku më shumë se 400 qytetarë e biznese morrën pjesë në pistën e vallëzimit duke mbështetur kauzën tone njëkohësisht, ku u mblodhën rreth 24,000 Eur;

-Mobilizuam komunitetin tone të nderuar të Diasporës në Cyrih të Zvicrës për t’iu bërë thirrje në mbështetje të nënave dhe fëmijëve në vendin tonë ku u mblodhën rreth CHF 10,000;

-Organizuam ngjarjen e 2të “Na Takoni në Gjysmë të Rrugës” në Nju Jork duke ngritur fonde nga Diaspora në mbështetje të shëndetit të nënës dhe fëmijës në Kosovë, ku u mblodhën rreth $ 45,000;

 

Të gjitha këto nuk do të ishin të mundura pa donatorët tanë dhe ne duam t’ju falënderojmë që na ndihmuat që të bëjmë një ndryshim pozitiv në shoqërinë tonë. Mbështetja juaj inkurajon angazhimin e vazhdueshëm për të arritur qëllimin tonë. Klikoni këtu për të parë listën e donatorëve tanë.

Nëse dëshironi të jeni pjesë e suksesit tonë në 2018, klikoni butonin ‘DHURO’ dhe jepni për të ndihmuar nënat dhe fëmijët.

* Ju lutemi përcjelleni këtë email tek një mik/mike që dëshiron të dhurojë.

 

X

Vazhdon implementimi i suksesshëm i skriningut te kancerit te qafës se mitrës në Komunën e Prishtinës

Prishtinë,22 Dhjetor, 2017

Ofrimi i Pap testeve pa pagesë vazhdoi me sukses edhe në vitin 2017 në Komunën e Prishtinës. Programi i skriningut të kancerit të qafës së mitrës, përmes Pap testeve, u lansua fillimisht në vitin 2016 dhe deri më tani ka mundësuar realizmin e Pap testeve për gratë në grup-moshat e synuara në tre Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Qëllimi i skriningut për kancer të qafës së mitrës është zbulimi i hershëm i qelizave jonormale të qafës së mitrës, në fazat e hershme, kur mund te hiqen me lehtësi para se të zhvillohet kanceri.

Ky program, që njëkohësisht është një nga prioritetet e strategjisë sektoriale të shëndetësisë në Kosovë, u nis në saje të dedikimit dhe bashkëpunimit ndër-instituticional në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Prishtinë, Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Anatomisë Patologjike pranë QKUK, Qendrës për Mirëqenien e Gruas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Qendrës së Mjesësisë Familjare Nr. 5 dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare Nr.6 në Prishtinë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Programi fillimisht dhe ne vazhdimësi u mbështet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Zyra në Kosovë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe koordinimi teknik u mbështet nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Në vitin 2017, përveç ofrimit të Pap testeve, u zhvilluan aktivitete të promovimit dhe informimit, duke përfshirë organizimin e ligjëratave informuese për gratë në institucionet shkollore në Prishtinë. Po ashtu, vazhdoi ngritja e kapaciteteve të stafit mjekësor në fushën specifike të skriningut cervikal.

Falë përkrahjes së ofruar nga Drejtorati Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Prishtinë dhe Minitria e Shëndetësisë, ofrimi i Pap testeve do të vazhdojë si shërbim i rregulltë në tre Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, përfshirë Qendrën për Mirëqenien e Gruas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, QMF5 dhe QMF6.

Për t’u informuar më shumë rreth Pap-Testit vizitioni linkun e mëposhtëm të videos informuese lidhur me shërbimet e ofruara: www.youtube.com/watch?v=k0azXlBHmFY&list=PLJHEJ1W5Ncy4kPEn2elNXPF6rDD38Rkwg&index=1

 

Ky projekt është mundësuar nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara- UNFPA si dhe falë bashkëpunimit në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale te Komunës se Prishtinës, Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, Qendrës Kryesore te Mjekësisë Familjare ne Prishtine, Institutit te Anatomisë Patologjike pranë Qendrës Klinike Universitare te Kosovës dhe Aksionit për Nena dhe Fëmijë, me donatorë Fondin për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Organizatën Botërore të Shëndetësisë – OBSH dhe 700 for Science Foundation.

X

Dorëzohet medikamenti ‘Surfaktant’ në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK

-Prishtinë 19 Dhjetor, 2017

Sot në Klinikën e Neonatologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u bë dorëzimi i medikamentit Surfaktant, donacion ky i bërë i mundshëm përmes bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm në mes të Aksionit për Nëna për Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare AmeriCares. Më shumë se 200 shishe të medikamentit. Kjo sasi njëkohësisht mbulon nevojën vjetore të furnzimit me këtë medikament jetëshpëtues.

Foshnjat që përjetojnë probleme të frymëmarrjes, kanë mungesë të surfaktantit – shtresë e lëngshme brenda mushkërive. Bebet zakonisht nuk fillojnë prodhimin surfaktantit deri disa javë pas lindjes. Pa sasi të mjaftueshme të surfaktantit vjen deri tek kolapsi i mushkërive dhe foshnjat e parakohshme nuk mund të marrin frymë. Andaj, Surfaktanti është thelbësor në parandalimin dhe trajtimin e RDS (Sindromit të Distresit Respirator) dhe redukton shkallën e vdekshmërisë të shkaktuar nga RDS. Gjatë 10 viteve të fundit, donacionet e Surfaktantit kanë shpëtuar jetën e 1,800 foshnjave të lindura parakohe dhe me peshë të ulët në Kosovë.

Ardhja e këtij medikamenti jetë-shpëtues në Kosovë është bërë e mundur nga ngjarjet bamirëse të mbajtura në vitin 2017 si ‘Let’s Dance ’ në Prishtinë, ngjarja ‘Meet Us Halfway’ në New York, SHBA dhe ‘ Darka e Diasporës’ në Zvicër.

X

Fillon ‘Java e Dizajnerëve’ e fondacionit ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ këtë radhë në Albi Mall

13 Dhjetor, 2017, Prishtinë

Për festat e funditit, dyqani i bamirësisë ‘Teshavesha’, program në kuadër të fondacionit ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’, me mbështetjen e partnerit besnik Albi Group organizon ‘Javën e Dizajnerëve’ me kreatorët: Agnesa Vuthaj, besë, Enkelejda Shatri, Krenare Rugova, Teuta Mtaoshi Duriqi dhe Yllka Brada, e cila fillon me datën 13 Dhjetor në katin e dytë në Albi Mall.

Për herën e katërt radhazi, dizajnerët Kosovarë mblidhen për të dhënë kontributin e tyre për përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në vend përmes dhurimit të kreacioneve të tyre pë ‘Javën e Dizajnerëve’. Pas ekspozimit të kreacioneve të dizajnerëve në hapësirat e Albi Mall, këto donacione do të janë në shitje me çmime shumë herë më të lira për klientët e interesuar.

Fondet nga shitjet e kreacioneve do të financojnë furnizimin e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Pediatrisë me medikamente, do të ndihmojnë hapjen dhe zhvillimin e ‘Klasave për Nëna’, si dhe do të ndihmojnë në zhvillimine transportit neonatal në vend.

Teshavesha është ndërmarrje shoqërore e themeluar nga fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ që nga Qershori i 2016-ës, ku tashmë operon me dy dyqane në qytetin e Prishtinës, falë partnerëve dhe klientëve besnik.

X

Letra e Fundvitit

Prishtina, 12 Dhjetor 2017

E dashura mike,
I dashur mik,   

Ju mund të mos jeni të vetëdijshëm sa i madh mund të jetë kontributi dhe mbështetja juaj besnike për foshnjet e lindura parakohës, nënat e traumatizuara, fëmijët e sëmurë dhe familjet që ballafaqohen me dhimbje çdo ditë.

Një nga foshnjet që bashkë me ju ndihmuam këtë vit është e ëmbla Adora. Adora u lind para kohës, me 8 shkurt të këtij viti, dhe me peshë vetëm 870 gram. Koha kur foshnja lind dhe pesha janë esenciale në përcaktimin e gjasave të mbijetesës së saj. Foshnjet e lindura nën peshën 1000 gram kanë rreziqe më të mëdha për të shpëtuar apo gjasa më të mëdha për pengesa gjatë rritjes, krahasuar me foshnjet që lindin në kohë. Adora u pranua menjëherë në Klinikën Intensive të Neonatologjisë dhe qëndroi në inkubator për disa javë. Përderisa ishte në trajtim në inkubator, Adora gjithashtu morri medikamentin e Surfaktantitpër zhvillimin e mushkërive, u trajtua me sistemin e oksigjenit, rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjes i’u matën me monitorët kardiopulmonar dhe analizat e saj të gjakut u monitoruan me pajisjen e CRP-së – të gjitha këto të mundësuara nga ju. Nëna e Adorës ndjeki sesionet edukative për gjidhënien dhe depresionin pas lindjes në Qendrat Informuese “Klasat për Nëna” – e mundësuar falë donacioneve tuaja. Nëna e Adorës gjithashtu u këshillua të bëjë rregullisht Pap-testin pa pagesë për të parandaluar zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës – gjithashtu e mundësuar falë mbështetjes suaj. Dhe përderisa Adora po rritet çdo ditë, nëna e saj po dhuron rrobat në dyqanin tonë bamirës Teshavesha, ku ato pastaj po shiten dhe ri-përdoren për të ngritur më shumë fonde që të ndihmohen edhe fëmijët e tjerë në nevojë.

Falë mbështetjes suaj, ne kemi ndërtuar kështu një sistem të tërë të intervenimeve në shëndetin e nënës dhe fëmijës me secilin nga programet tona që po ekzistojnë falë jush. Falë jush së bashku po luftojmë në uljen e shkallës së vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve në vendin tonë. Por derisa nënat dhe fëmijët tanë vdesin apo vuajnë nga sëmundje që janë lehtë të parandalueshme, kemi ende shumë punë për të bërë!

Sot po ju shkruajmë t’ju falenderojmë dhe t’ju tregojmë mbi planet tona të punës për vitin 2018. Gjithashtu, dëshirojmë t’ju kujtojmë se ju ende mund të bëni një dhuratë të fundvitit duke dhuruar në ndonjë nga kanalet tona të donacionit dhe ndihmuar planet tona të vitit të ardhshëm.
Donacioni juaj sot do të thotë shumë për nënat dhe fëmijët në vendin tonë.

Me donacionet e juaja, në vitin 2018 ne zotohemi se:

-Do të vazhdojmë furnizimin me medikamentin e Surfaktantit për të plotësuar nevojën nacionale për të gjitha foshnjet në Kosovë;

-Do të sjellim pajisjen e CRP-së në Spitalin Rajonal të Pejës, pajisje kjo esenciale në bërjen e analizave të shpejta të gjakut pranë shtratit të foshnjes;

-Do të sjellim medikamente dhe pajisje mjekësore për materninetet nëpër Kosovë për të plotësuar nevojat e nënave shtatzëna;

-Do të zgjerojmë sistemin e transportit dhe referimit të foshnjeve nga spitalet rajonale për në Prishtinë. Prindërit dhe familjarët në vendin tonë sfidohen me sigurimin e transportit privat apo jo adekuat të foshnjes për trajtim të avancuar në Prishtinë;

-Do të vazhdojmë ofrimin dhe zgjerimin e shërbimeve të Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas ashtu që më shumë gra, vajza, burra e gra të kenë qasje në informata të sakta rreth shtatzanisë, lindjes, e rritjes së fëmijës, si dhe të zgjerojmë shërbimet e tyre përmes platfomrave digjitale dhe teknologjisë. Intervenimet e tilla po kontirbuojnë që nënat tona  të lindin foshnje më të shëndetshme;

-Do të ndihmojmë më shumë prindër rreth mësimit të praktikave për prindërim pozitiv që fëmijët tanë të rriten me metoda dhe frymë pa dhunë;

-Do të zgjerojmë programin e skriningut të kancerit të qafës së mitrës jashtë Prishtinës që të rritet numri i grave përfituese nga shërbimet pa pagesë të Pap-testeve, dhe kështu të avokojmë në ndërtimin e sistemin nacional të skriningut të kancerit të qafës së mitrës në vend;

-Do të avokojmë për shëndet më të mire seksual e riprodhues në komunitetin tonë përmes Koalicionit K10, grup ky i unifikuar i 10 organizatave vendore me qëllim të përbashkët;

-Do të zgjerojmë ndërmarrjen tonë shoqërore Teshavesha, që të promovojmë më shumë shprehitë e riciklimit përmes dhurimit të rrobave, punësojmë më shumë gra të margjinalizuara, dhe gjenerojmë fonde shtesë në ndihmë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë;

– Do të sjellim ngjarje kreative të mobilizimit komunitar sic janë “Let’s Dance”, Darka e Diasporës, Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët, Na Takoni në Gjysmë të Rrugës, Javët e Dizajnerëve, e shumë të tjera ashtu që së bashku të shpëtojmë jetë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë dhe të bëjmë mirë.

Ju jemi shumë mirënjohës për gjithë mbështetjen tuaj këtë vit dhe urojmë të kemi atë edhe shumë vite në vazhdim.

Urime festat e fundvitit.

X

Mbahet Tryeza mbi Shkaktarët e Prerjeve Cezariane në Kosovë

  -Prishtinë, 7 dhjetor 2017

Sot u mbajt tryeza e diskutimit me profesionistët shëndetësor, politikë-bërësit si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile për shkallën në rritje të lindjeve me prerje cezariane në Kosovë, organizuar nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Solidar Suisse.

Në dekadën e fundit, lindjet cezariane kanë shënuar rritje të vazhdueshme në Kosovë, ku shkalla e përgjithshme është rritur nga 7.5 në 27.3 për qind në periudhën 2000-2015, duke tejkaluar kështu rekomandimet ndërkombëtare. Kjo gjendje vjen si pasojë e faktorëve të shumtë, përfshirë këtu specifikat e sistemit shëndetësor dhe normat shoqërore dhe kulturore.

Prof.Dr. Sejdullah Hoxha, gjinekolog, theksoi se “krahasuar me periudhën e para luftës, tani roli i mamive në edukimin e pacientit është zhveshur nga funksioni dhe në shumë raste, përshkak të mungesës së informatës pacienti insiston në lindje me prerje cezariane.” Dr. Hoxha njëkohësisht theksoi se prerjet cezariane do të mund të zvogëlohen në rast se punohet në fuqizimin e bashkëpunimit në mes të Shoqatës së Gjinekologëve, Shoqatës së Mamive, si dhe asaj të Anesteziologëve.

Znj. Magbule Elezi, kryetare e Shoqatës  së Mamive, poashtu u shpreh se duhet të punohet në ndërtimin e sistemeve që fuqizojnë komunikimin mami-nënë, pasi që në shumë raste ka mungesë të informatave të sakta për llojin e lindjes.

Prof.Dr. Ilir Hoxha, nga Solidar Suisse, njëherit edhe hulumtues i faktorëve sistemik që ndikojnë në procedura klinike, listoi se faktorët që po ndikojnë në rritje të kësaj procedure klinike janë statusi spitalor, posedimi i sigurimit privat shëndetësor të pacientit, karakteristikat shoqërore e ekonomike të pacientit, asimetria e informatave, si dhe resurset spitalore. “Hulumtimet tregojnë se statuti privat i spitalit ndikon në rritje të prerjeve cezariane, e poashtu edhe posedimi i sigurimit shëndetësor privat të pacientit.” Dr. Ilir Hoxha përfundoi prezantimin e tij duke potencuar se procedurat e panevojshme klinike, siç janë prerjet cezariane, e që janë më të kushtueshme, e ngarkojnë financiarisht sistemin shëndetësor përderisa këto resurse do të mund të përdoreshin në avancimin e shërbimeve të tjera shëndetësore.

Dr. Sami Uka, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH, foli mbi rëndësinë e standardizimit të kujdesit shëndetësor përmes adaptimit dhe aplikimit të udhërrëfyesve dhe protokoleve klinike. Dr. Uka poashtu rekomandoi adaptimin e një instrumenti të zhvilluar nga OBSH në matjen e saktë dhe transparente të monitorimit të protokoleve, i rekomanduar po ashtu tek Ministria e Shëndetësisë.

Z. Agron Bytyqi, nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve, përmendi disa nga kategoritë e ankesave të pacientëve, ku ndër to theksoi shërbimet e vonuara, referimet nga institucionet publike në private, si dhe komunikimi i mangët mjek-pacient. Ai poashtu theksoi edhe komercializimin e prerjeve cezariane nga spitalet private që ofrojnë incentiva për gratë dhe vajzat dhe ndikojnë në rritjen e preferencës së pacientit.

Lindjet përmes prerjes cezariane përfshijnë procedurë kirurgjike me rreziqe dhe pasoja afatshkurtër dhe afat-gjatë për nënën dhe fëmijën, sic janë komplikimet e mundshme në procedurën kirurgjike, pranimin e fëmijës në Njësinë për Kujdesin Intensiv Neonatal, si dhe shpenzime më të mëdha financiare në krahasim me lindjen normale.

X

Banka Raiffeisen në Kosovë fiton çmimin FIDES për filantropi!

-Prishtina, Nëntor 30, 2017

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju këtë njoftim urimi për partnerin dhe donatorin tonë Raiffeisen Bank në Kosovë me rastin e pranimit të çmimit FIDES për kontributin filantropik në nivel kombetar. Banka Raiffeisen pranoi zyrtarisht mbrëmë këtë çmim presitigjioz, që ndahet nga Forumi për Iniciativa Qytetare – FIQ e që shpërblen punën dhe mundin filantropik të institucioneve, bizneseve, diasporës e individëve në Kosovë.

Në fillim të këtij viti ne nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Raiffeisen për bashkëpunime në sektorin e shëndetit të nënës dhe fëmijës, bashkëpunim ky që këtë vit rezultoi në hapjen e dyqanit të dytë bamirës Teshavesha dhe hapjen e Qendrës Informuese “Klasat për Nëna” në Pejë.

Teshavesha është ndërmarrje sociale që mbledh rroba dytësore nga qytetarët e institucionet dhe bënë shitjen e tyre për të ngritur fonde shtesë në ndihmë të shëndetit të nënës e fëmijës në Kosovë. Ky dyqan poashtu punëson gra dhe vajza të margjinalizuara njëkohësisht dhe që nga hapja mbi 400 qytetarë në muaj mobilizohen për të dhuruar dhe blerë në Teshavesha. Ndërkaq, qendra informuese për shëndetin e gruas, tashmë i quajtur “Klasat për Nëna” është program edukativ në kuadër të nivelit parësor shëndetësor që ofron shërbime këshilluese pa pagesë për gratë e vajzat dhe partnerët e tyre rreth shtatzanisë, lindjes, kujdesit ndaj foshnjes dhe rritjes së fëmijës me metoda të diciplinës pozitive. Ditë më parë u hap qendra e 8-të informuese në Pejë, me ç’rast është e para në rajonin e Dukagjinit, bërë e mundshme falë Bankës Raiffeisen në Kosovë.

FIDES simbolizon mirënjohje publike për kompanitë dhe individët nga Kosova dhe diaspora të cilët në mënyrë sistematike dhe me ndjeshmëri ndaj ambientit, kulturës dhe vlerave tradicionale kanë mbështetur aktivitete dhe projekte të interesit të përbashkët.

X

Lansohet platforma online e Koalicionit K10

-Prishtinë 30 Nëntor 2017

Aktivitetet e Koalicionit K10 tani do të mund t’i përcjellni edhe në platformën online, e cila është lansuar dje. Platforma do të ofrojë më shumë informata për aktivitetet e K10, ngjarjet, informata për shëndetin seksual dhe riprodhues, të drejtat në këtë fushë si dhe materiale të ndryshme. Përpos kësaj, kjo platformë do të shërbejë edhe si një urë lidhëse për organizatat anëtare dhe aktivitetet e tyre.

Koalicioni K10 përbëhet nga këto organizata anëtare: Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, Asociacioni për Edukim dhe Zhvillim të Shëndetësisë (AHED), Artpolis, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit (Jeta/Vita), Shëndet për të Gjithë (Health for All), Fondi Kosovar për Popullsi (KOPF), Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), Shoqata e së Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK), Shoqata Kosovare për Promovimin, Avancimin dhe Mbrojtjen e Shëndetit të Adoleshentëve (Shko-Pa-Msha).

Platformën mund ta vizitoni duke klikuar linkun butonin e mëposhtëm ‘ Platforma K10’

Falenderim i vecant shkon për donatorin ‘United Nations Population Fund Kosovo’, pa ndihmën e së cilit nuk do të ishte i mundshëm ky lansim

X

Hapet Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Komunën e Pejës

29 Nëntor, 2017

Sot, në një ceremoni zyrtare, u hapën dyert e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas “Klasat për Nëna” edhe në Pejë, në Qendrën Kryesore të Mjekësise Familjare (QKMF), Objekti i Urgjencës – qendra e Vaksinimit. Kjo iniciativë është bërë e mundshme falë bashkëpunimit të Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Pejës, QKMF-së dhe Aksionit për Nëna dhe Fëmijë..

Dr. Petrit Loci, drejtor i departamentit te shendetesise ne Komunen e Pejes theksoi se “jemi shume te gezuar qe komunes sone po i shtohet ky sherbim i nevojshem per nenat dhe femijet.” Duke falenderur donatoret dhe organizatoret, Dr. Dukagjin Sahatciu u zotua se kjo qender do te shfrytezohet per edukimin e nenave dhe partnereve te tyre per periudhen e para lindjes, shtatzanise, dhe kujdesin ndaj femijes.

Prezenca e z. Gazmend Muhaxheri, kryetarit te Komunes, nderori ceremonine sot dhe beri prerjen zyrtare te shiritit.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, Albiona Beha, deklaroi se themelimi i Qendrës në Pejë shënon pikën e 8-të, apo komunën e 7-të që inkuadron programin edukativ të qendrave si pjesë të shërbimit ditor për shëndetin e nënës dhe fëmijës në nivelin primar. Qendra “Klasat per Nena” në Pejë do të ofrojnë shërbime edukative, aktivitete të mirëqenies fizike dhe atyre psiqike për gratë si dhe partnerët e tyre, këshillime rreth rritjes së fëmijës përmes disciplines positive etj. aktivitete këto të zhvilluara në një ambient interaktiv modern e me shumë ngjyra.

Qendra Informuese në Pejë është e hapur çdo ditë pune për të gjitha grate e vajzat e Komunës së Pejës, si dhe partneret e tyre. Orari i sesioneve do të jetë i publikuar në QKMF në Pejë, ne uebfaqen e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë si dhe grupin në rrjetet sociale të Qendrës.

Këtë vit u happen edhe Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas “Klasat për Nëna” në Kaçanik e Prizren, dhe vitet më pare edhe në Prishtinë, Ferizaj, Shtërpcë, e Mitrovicë.
Hapja e qendres sot u mundesua nga Raiffeisen Bank ne Kosove, njeherit edhe partner i vazhdueshem i fondacionit tone.

Ky program.  mbeshtetet edhe nga Solidar Suisse, ne kuader te projektit Kosana ne Kosove.

X

James C. Strickler, MD dhe George A. Little, MD, FAAP marrin Çmimin për Kontribut Jetësor

-New York City,  Nëntor 23, 2017

Aksioni për Nënat dhe Fëmijë i dhuron Çmimin për Kontribut Jetësor James C. Strickler, MD dhe George A. Little, MD, në një ceremoni të veçantë të mbajtur në Yale Club në New York City.

Çmimet u ndanë nga anëtari i nderit të bordit të AMC-së Richard Lukaj, themelues dhe partner menaxhues i The Bank Street Group LLC. Lukaj përgëzoi Strickler për punën e bërë në Republikën e Kosovës, si dhe përkushtimin e tij për të ndihmuar në bashkëthemelimin e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

Strickler, ish dekani i Dartmouth Medical School, dhe njëkohësisht krijuesi i njësisë së parë shëndetësorë të Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit për të ofruar kujdes mjekësor për refugjatët dhe popujt e prekur nga konfliktet , cila tani shërben në Afrikë, Azi dhe Evropë. Më vonë në karrierën e tij, Strickler nisi projektin Dartmouth-Kosovë, i cili ka ndihmuar mijëra refugjatë pas luftës ballkanike.

Pas marrjes së çmimit të tij, Strickler vlerësoi punën dhe kontributin e Littel në Republikën e Kosovës dhe AMC-së në vitet e fundit.

Little është profesor i pediatrisë dhe profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Shkollën Geisel të Mjekësisë në Dartmouth dhe në Spitalin e Fëmijëve në Dartmouth-Hitchcock. Ai është një pionier në neonatologji, duke u bërë neonatologu i parë në New Hampshire dhe duke krijuar njësinë e parë intensive të kujdesit neonatal në New England të veriut. Sot, Little është vendimtar për zhvillimin e Sistemit të Nevojave të Parë Referuese në Republikën e Kosovës.

Çmimin për Kontribut Jetësor u ipet individëve të cilët kanë dhën kontribut të madh në organizatën ‘Aksioni për Nënat dhe Fëmijët’ me anë të profesionalizmit të tyre për zhvillimin e AMC-së . Çmimi u ipet individëve të shquar të cilët kanë luajtur një rol të madh në prezantimin, rritjen dhe zhvillimin e programeve të AMC në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

X

U ngritën $41,395.00 në ngjarjen vjetore të ‘Aksionit për Nëna dhe Fëmijë’ në Yale Club të Nju Jork-ut

New York,  9 nëntor 2017

Fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ (AMC) nga Prishtina, Kosovë, mbajti mbrëmjen e saj të dytë bamirëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Yale Club, New York City, më 8 nëntor 2016.

Shumë mbështetës dhe dashamirë të punës së AMC-së u mblodhën për ta bërë këtë mbrëmje një sukses. Me mbi 70 musafir nga biznesi, kultura, politika dhe artet, kulminacioni i mbrëmjes ishin fjalimet e dhëna nga Përfituesi i Çmimit Virginia Apgar Dr. George A. Little, si dhe persona të tjerë me influencë si biznesmeni Richard Lukaj, Bekim Ahmetaj dhe Valon Xharra.

Folësit e mbrëmjes treguan mbi rëndësinë e ndërtimit të mardhënieve të mes komunitetit filantropik të Kosovës dhe atij të Shteteve të Bashkuara, si dhe inkurajimit për ngritjen e fondeve që do të ndihmojnë drejt uljes së vdekshmërisë së foshnjave dhe nënave në Kosovë.

Gjatë mbrëmjes shumë njerëz dhanë kontributin e tyre dhe dhuruan fonde në koktelin dy-orësh. Pjesë e organizimit të ngjarjes ishte edhe një ankand i qetë, i cili përfshinte një fustan nga Besë Rugova, një çantë nga Agnesa Vuthaj, bizhuteri nga Sara Shala, pjata graniti të punuara nga Dhe by Granita, bizhuteri nga Anita Berisha, një foto session nga Fadil Berisha, qëndrim 4-ditor në villën e Valon Xharra-së në Kaliforni, shërbime të formësimit të vetullave nga Sabrie Celaj, si dhe një kostum të Mbretëreshës Teutë nga Afërdita Delaj.

Suksesi i kësaj mbrëmje nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Konsullatës së Kosovës në Nju Jork dhe Ambasadores Sahatqija, si dhe donatorëve si Dr. Agron Abrashi, Fondacioni Lukaj, Dorjan dhe Mira Puka, Dr. James C. Strickler, Shprese dhe Rexhe Xhakli, Bekim Ahmetaj, Valon Xharra, Fadil Berisha, si dhe shumë emra të tjerë që e bënë këtë mbrëmje një realitet.

Mbrëmja u përmbyll me sukses, duke i premtuar miqve të ri të AMC-së se fondet e ngritura do të bëjnë një ndryshim domethënës në jetët e nënave dhe foshnjave në Republikën e Kosovës.

X

Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm

Prishtinë, 6 Nëntor 2017

” Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm” program i mundësuar në partneritet me organizatën Save the Children of Kosovo.

Ky program është një qasje edukimit e cila drejton sjelljen e fëmijës, dhe në të njejtën kohë  duke respektuar të drejtën e tyre për një mjedis të sigurt, mbrojtje nga dhuna, si dhe pjesëmarrja në edukimin e tyre.

Prinërit godasin dhe poshtërojnë fëmijët kur janë të lodhur ose të stresuar ose kur besojnë se ajo është mënyra për t’I disiplinuar fëmijët tuaj. Mirëpo goditja, poshtërimi dhe metodat e tjera të dhunës mund të dëmtojnë fëmijën fizikisht, ulin vetëbesimin e fëmijës, bëjnë fëmijën të ndihën të pasigurt  dhe më depresiv.

Disiplina Pozitive është jo e dhunshme, e përqëndruar në zgjidhje, e mbështetur në respekt, dhe e bazuar në parimet e zhivillimit të fëmijes

Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm u mbajt në 4 grupet e Institucioneve Parashkollore: ” Fatosat”, “Dielli”, “Gëzimi Ynë”, ” Yllkat” si dhe në “Klasat për Nëna” në Prishtinë, ku ne trajnim morën pjesë rreth 40 prindër.

 

X

Edukimi Seksual Gjithëpërfshirës – Ndryshimi pozitiv dhe rrënimi i tabuve

-Prishtinë, 1 Nëntor 2017

Në Qendrën Studentore, u mbajt salloni i diskutimit të hapur me temën “Edukimi Seksual Gjithëpërfshirës”. Ky diskutim i hapur u organizua nga Koalicioni K10, koalicion ky i përbërë nga dhjetë organizata jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, përkrahur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Zyra në Kosovë.

Diskutimi i hapur mbi temën e Edukimit Seksual Gjithëpërfshirës (ESGj) synoi të paraqes rolin e rëndësishëm të ESGj në parandalimin e dukurive negative të shëndetit seksual dhe riprodhues tek të rinjtë. Po ashtu, ky diskutim pati për qëllim t’u  mësojë të rinjve aftësitë për të marrë vendime të përgjegjshme në lidhje me seksualitetin e tyre, duke përfshirë edhe metodat se si të shmangin dhunën  verbale, fizike dhe seksuale. Në anën tjetër paneli adresoi çështjet gjinore dhe të drejtat e njeriut dhe për të promovuar marrëdhënie të respektueshme dhe jo të dhunshme, pasojat dhe rreziqet e mos edukimit të rinisë për seksualitetin, si dhe rëndësinë e edukimit seksual gjithëpërfshirës në kurrikulat mësimore.

Panelistët e këtij diskutimi ishin: Prof. Dr. Ilir Begolli-Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik;  Dr. Vjollca Zeqiri- Qendra kryesore e Mjekësisë familjare dhe z. Rifat Batusha- Fondi Kosovar për Popullësi.

Prof. Dr. Ilir Begolli informoi të pranishmit mbi edukimin shëndetësor dhe nëndegët e edukimit gjithëpërfshirës duke u specifikuar më detajisht në edukimin seksual si temë kryesore e diskutimit të hapur. Ai potencioi se “Edukimi gjithëpërfshirës nuk do të thotë vetëm edukimi shëndetësor në shkolla apo në familje, por do të thotë komunikimi i hapur në jetën e përditshme të një teme që mbetet tabu në vendin tonë”. Ai theksoi se interesimi për të marrë informata për këtë temë nga të rinjtë është rritur dukshëm. Ai po ashtu informoi të pranishmit edhe për disa statistika të përgjithshme mbi sëmundjet seksualisht të transmetueshme sipas IKSHPK.
Në anën tjetër  z. Rifat Batusha nga organizata KOPF, ndau eksperiencën dhe rezistencat e hasura gjatë rrugëtimit 14 vjeqar të kësaj organizate në fushën e edukimit shëndetësor. Ai theksoi që edhe pse tani pjesë e kurrikulave të Kosovës, profesorët përkatës, për arsye të panjohura, asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e trajnimeve edukuese që KOPF-i i ka realizuar.

Dr. Vjollca Zeqiri nga QKMF në Prishtinë, shpjegoi më shumë punën e kujdesit primar në fushën e edukimit shëndetësor përmes trajnimeve të ndryshme dhe ndau eksperiencat e saj për ceshtjet e abortit, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe aspekteve gjinore.  Sipas Dr. Zeqiri kujdesi primar e ka tejkaluar problemin gjinor në raport me edukimin seksual.

Vlen të theksohet që të tre profesionistët nuk e konsiderojnë abortin si metodë e kontracepsionit, por e kundërshtojnë objektivisht arritjen deri në stadin e abortit, pasi që ka mjete parandaluese dhe planifikuese për shtatzanitë e padëshiruara.
Në fund, studentët shfaqën interes për këtë temë dhe adresuan pyetje specifike për panelistët

X

Është lansuar platforma “Organizo një ngjarje për ne”

-Prishtinë 11 Tetor 2017

Kemi kënaqësin të ju njoftojmë se tani kemi lansaur zyrtarisht platformën “Organizo një ngjarje për ne” duke ftuar këdo që dëshiron të mbështesë nënat dhe fëmijët e Kosovës për të iniciuar ose për të organizuar ngjarje në shkollë, në vendin e punës, në shtëpi ose lagje.

Ne jemi duke e lansuar me kënaqësi këtë platformë për shkak të ngjarjeve të suksesshme të mëparshme të organizuara për AMC, si ngjarja vjetore Bamirëse të golfit në Burning Tree Country Club në Greenwhich të ShBA-së, Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët, Kampanja “Runner for Hearts” dhe “Bake Sale” në Bentley Wood në Londër.

Ju, familja juaj, fëmijët tuaj, kolegët ose shkollat ​​e fëmijëve mund të organizojnë një ankand, recital, koncert muzikor, shitje të gatimeve.
Kjo platformë është e arritshme nëpërmjet http://amchealth.org/sq/involvohu/organizo-ngjarje-per-ne/ dhe ne shpresojmë që të kemi ngjarje kreative  të organizuara për nënat dhe fëmijët e Kosovës.

Nëse doni të organizoni një ngjarje për ne Regjistroni ngjarjen duke na dërguar një e-mail në info@amchealth.org

X

Dr. Ilirijana Bajraktarin, zëvendësministre e Shëndetësisë në Qeverinë e Shqipërisë.

-Prishtinë, 12 Tetor 2017

Ne përgëzojmë Dr. Ilirijana Bajraktarin që u emërua zëvendësministre e Shëndetësisë në Qeverinë e Shqipërisë.

Dr. Bajraktari është anëtar e Bordit në Aksionin për Nënat dhe Fëmijë që nga viti 2013.  Ajo ka pasion strategjitë dhe konceptet e përmirësimit të sektorit të shëndetësisë veçanërisht për benefitet e nënave dhe fëmijëve në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë.

Dr Ilirijana Bajraktari, e diplomuar nga Universiteti Dartmouth dhe Universiteti Tuck i Biznesit (SHBA), Ilirjana posedon një diplomë MD/PhD nga Universiteti Mjekësor i Gracit (Austri). Ajo ka punuar për disa vjet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë në fushën e sistemeve shëndetësore dhe politikës në mjedise të burimeve të kufizuara. Për më tepër ajo ka qenë e angazhuar me organizata të tilla si UNICEF, AIHA, Banka Botërore për promovimin e shëndetit, cilësisë së kujdesit dhe shëndetit si një aktiviste e të drejtave të njeriut.

Ne jemi shumë të lumtur që anëtarët tanë  të emërohen si zëvendësministër i Shëndetësisë në Shqipëri.

X

Mark Kosmo i bashkohet Bordit të Drejtorëve të ANF-së!

-Prishtina, 12 Tetor 2017

Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë për bashkangjitjen e një anëtari të ri në Bordin e Drejtorëve të fondacionit tonë, Z. Mark Kosmo.
Mark Kosmo është kryesues i Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane të Masaçusets (MAAS/BESA) dhe bashkëthemelues i MAASBESA në vitin 2006. Ai aktualisht është kryeshef financiar i Grupit Mentor në Boston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka jetuar në Shqipëri dhe ka punuar atje si këshilltar i pavarur, si dhe ka punuar në Bankën Botërore në Shqipëri dhe Uashington D.C. si ekonomist. Z. Kosmo gjithashtu ka shërbyer si profesor i ekonimisë në Dartmouth College në Sh.B.A.

Z. Kosmo ka qenë anëtar i Bordit të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC). Aktualisht është në Bordin e Drejtorëve të Tregimeve të Suksesshme Shqiptaro-Amerikane dhe Arkëtar për Koalicionin Këshilldhënës të Masaçusets për Imigrantë dhe Refugjatë. Z. Kosmo mban titullin Doktor (PhD) i Ekonomisë nga Universiteti i Uiskonsinit, dhe ka marrë diplomën universitare në Ekonomi dhe Matematikë në Universitetin e Masaçusetsit në Amherst. Marku gjithashtu është anëtar i bordit këshillues të organizatës Germin.

Për të parë listën e plotë të anëtarëve të bordit të drejtorëve të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë mund të çaseni përmes: http://amchealth.org/sq/kush-jemi-ne/bordi-i-drejtoreve/

X

Ngriten 9,755.23 Franga Zvicerane në ‘Darkën e Diasporës’ për Nënat dhe Fëmijët e Kosovës

-Prishtinë, 2 Tetor 2017
U përmbyll me sukses ngjarja e parë ‘Darka e Disaporës’ e cila u organizua nga fondacioni ‘Aksioni për nëna dhe fëmijë’ (ANF) dhe orgaizata ‘Solidar Suisse’ në lokalin Eni’t të Cyrih-ut, Zvicër, mbrëmjen e 29 shtatorit, 2017. Kjo mbrëmje u organizua me qëllimin e ngritjes së fondeve nga Diaspora jonë për mbështetjen e nënave dhe fëmjëve në Kosovë.‘Sonte u drejtohem sidomos bashkëkombësve të mi këtu në Zvicër: përkraheni këtë aksion, secili prej jush dhe secili sipas mundësive që keni. Vendet tona të origjinës kanë nevojë për ndihmë të gjithanshme. Por, më së shumti kanë nevojë për ndihmë fëmijët dhe nënat’, theksoi Prof. Dr. Omer Dzemali, njëri ndër 100 kokat e ndritura të Zvicrës, njëherit folës i darkës.

Mbrëmja u pasurua me një program të plotë ku përveq fjalimeve u shfaq edhe një dokumentar i fondacionit dhe punës së realizuar deri më tani në Kosovë, ku më pas musafirët vazhduan shoqërimin nën tingujt e muzikës së vjetër qytetare.

‘Ne besojmë që secila nënë dhe secili fëmijë ka të drejtën për një jetë cilësore dhe të shëndetshme. Kemi ardhur këtu për t’ju takuar, për t’ju treguar mbi punën e fondacionit tonë që është ndër më transparentët në Kosovë si dhe për t’kërkuar ndihmën tuaj ashtu qe t’shpëtojmë më shumë jetë nënash e fëmijësh në Kosovë”, tha Mrika Aliu, Drejtoreshë Ekzekutive e ANF-së, në një mesazh përmbyllës.

Mbrëmja u realizua me sukses falë partnerëve të ngjarjes si platforma Albinfo.ch, agjensioni Eurokoha, organizata Germin dhe lokali Eni’t, si dhe miqve të rinj që njoftuam atë natë, pa të cilët, ky organizim nuk do të bëhej i mundur.

X

Diskutimi i hapur rreth “ Kontracepsionit dhe Menopauzës”

Prishtinë, 27 Shtator 2017-

Koalicioni K10 shënoi ditën nderkombëtare të Kontracepsionit, duke diskutuar edhe për Menopauzën. Diskutimi mbi Kontracepsionin dhe Menopauzën pati për qëllim të nxisë debatin rreth rëndësisë së përdorimit të kontraceptivëve tek të rinjtë, situatën aktuale në Kosovë dhe njëherit rëndësinë e përdorimit të kontraceptivëve tek gratë në fazën e menopauzës.
Koalicion K10  mbajti diskutimin e tretë të hapur në restaurantin “Shpija e Vjetër”, Prishtine ku përpos diskutimit ka qenë edhe një mini-ekspozitë e cila u hap ne orën 16:00.

Panelistët e këtij diskutimi ishin: Dr. Jehona Binishi Hysa- Gjinekologe, Dr. Visare Mujko Nimani- Zyrtare Përgjegjëse e Programit, UNFPA, znj.Nermin Mahmuti- Gruaja në fazën e Menopauzës që ka ndarë eksperiencën e saj dhe z.Arianit Jakupi- Farmacist.

Panelistet e diskutimit folën mbi përdorimin e kontraceptivëve në Kosovë dhe rëndesine e trajtimit të menopauzës ku cekën se “Informimi më i mirë për metodat e kontracepsionit, përkthehet në shëndet më të     mirë të nënave, më pak abortime të pasigurta dhe barazi më të madhe për   gratë.” “Menopauza nuk është sëmundje, është një fazë tranzicioni në jetën e një gruaje!” theksoi Dr. Jehona Binishi Hysa “Kosova qëndron shumë larg vendeve të rajonit sa i përket nivelit të furnizimit të kontraceptivëve në nivel nacional. Megjithatë, kërkesa nga tregu nuk e tejkalon sasinë që është e disponueshme në barnatore”, shtoi Arianit Jakupi, Farmacist. Kjo tregon se niveli i përdorimit të konraceptivëve në Kosovë, dhe posaçërishtë atyre modern, është mjaft i ulët, gjë që u konfirmua edhe nga Dr. Visare Mujko Nimani, UNFPA.

Qëllimi i këtij diskutimi ishte aktualizimi i temave të shëndetit riprodhues që prekin çdo qytetar e në rastin e menopauzës kanë të bëjnë me gjendje shëndetësore të paevitueshme që mund të trajtohen përmes informimit adekuat dhe këshillimit me profesionistët mjekësorë.

X

Ngjarja tradicionale Let’s Dance mbledh €23,486.50

Prishtinë, 23 shtator 2017-

Ngjarja për mbledhje të fondeve “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët” – Let’s Dance, që u mbajt për të tretën herë me radhë ka dëshmuar se lëvizja e bamirësisë që nisi në vitin 2015 është shndërruar tashmë në një nga traditat më të bukura në kryeqytet.

Duke shpalosur bujarinë e njerëzve dhe lidhjen mes tyre, mbi 400 vetë morën pjesë në mbrëmjen e vallëzimit për qëllime të mbledhjes së fondeve që u mbajt në Duplex Premium në Prishtinë dhe ku u mblodhën €23,486.5 përmes sponsorizimeve dhe biletave të shitura.

Ashtu si çdo vit, fondet e mbledhura përmes kësaj mbrëmjeje vallëzimi përdoren nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë për të mbështetur programe që luftojnë shkallën e vdekshmërisë foshnjore, sëmundjet tek foshnjat e lindura para kohe dhe shqetësime të tjera, si dhe mbështesin familjet e tyre. E gjitha kjo punë bëhet në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin e kujdesit mjekësor në Kosovë.

“Let’s Dance” tashmë është shndërruar në brend të ndërlidhur ngushtë me konceptin e mbledhjes së fondeve për qëllime bamirësie dhe për t’ju dhënë fëmijëve mundësinë për një jetë të lumtur dhe të përmbushur.

Gjatë vitit në vijim, Fondacioni do të publikojë aktivitetet e mundësuara nga këto fonde.

Mbrëmja e vallëzimit për mbledhje të fondeve u mbështet nga këta sponsor: Banka për Biznes si sponsor i artë; TEB, Banka Ekonomike, NLB, Solidar Suisse, Recura Financials, Gjirafa, Acibadem, HIB Petrol, Barutti dhe Komot si sponsorë të argjendtë; KEP Trust, Kolegji Universum, Finca Kosova, Cacttus, Meridian dhe Trepharm si sponsorë të bronztë. Të tjerë sponsorë ishin: Eurolab Internacional, Birra Prishtina, Birra Sabaja, Frutomania dhe Karl Gega, Ujë Rugove, R+People, VM3, Thai, Umami, Francisko, Trosha, Origo Balloons, Amel, Lulishtja Labi, Rrotull.com, Glam radio, Duplex Premium, Leka lamps, RTK, Green & Protein, Kanun.tv, Catering, Tenda 3, dhe Che bar.

Falenderime të posaçme për Perla Events që dekoroi vendin, Adrian Berishën (Gamblemania) dhe Valon Shehun për muzikën dhe për të gjithë vulllnetarët që i dhanë jetë mbrëmjes.

X

Sërish koha për të vallëzuar

Prishtinë, 12 shtator 2017 –

Tashmë e shndërruar në një ngjarje tradicionale të përvitshme në skenën e filantropisë në Kosovë, ngjarja “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët – Let’s Dance” rikthehet më 21 shtator 2017, në Duplex Premium në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00. Ngjarja organizohet nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Crimson Capital falë mbështetjes së sponsorëve dhe publikut që beson në misionin e kësaj ngjarjeje bamirësie.

Disa nga aktivitetet që u mundësuan këtë vit me fondet e mbledhura nga Let’s Dance në shtatorin e vitit të kaluar janë: klinika e neonatologjisë pranë QKUK është furnizuar me 200 shishe të medikamentit Surfaktant, për herë të parë në Kosovë u soll medikamenti minastrin, janë blerë 5 monitorë kardiopulmonarë për fëmijë dhe janë hapur qendra informuese për shëndetin e gruas dhe klasat për nëna në Kaçanik dhe Prizren.

Gjithashtu, falë këtyre fondeve, Fondacioni ka arritur të avokojë që institucionet shëndetësore të zhvillojnë udhërrëfyesin nacional për transportin standard të foshnjeve nga spitalet rajonale për në Prishtinë. Një tjetër arritje është zgjerimi i ndërmarrjes sociale Teshavesha.

 

“Është emocionuese kur shohim që tashmë, Let’s Dance ka depërtuar në vetëdijen e publikut si një nga ngjarjet më të rëndësishme të bamirësisë në vend. Kur filluam me përgatitjet për këtë nismë tre vjet më parë, ekipi organizativ nuk e pati menduar se kjo ngjarje do të shndërrohej në një traditë të rëndësishme që prek jetët e qindra nënave dhe fëmijëve,” thotë Mrika Aliu, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit.

Znj. Aliu shpreh falenderime për përkrahësit e ngjarjes Let’s Dance, si sponsorët, ashtu dhe pjesëmarrësit dhe vullnetarët. “Për dy vite kemi siguruar shumën €56,065. Është shumë e konsiderueshme, shprehje e vullnetit të mirë dhe bujarisë së miqve tanë të shumtë,” vazhdon Znj. Aliu. “Tashmë, ngjarja Let’s Dance nuk është thjesht një festë për të mbledhur fonde, por është shndërruar në një lëvizje të solidaritetit, bujarisë dhe bamirësisë për fëmijët dhe nënat në nevojë. Kjo ngjarje jep shpresë dhe promovon jetën”.

Mbrëmja Let’s Dance këtë vit mbahet me 21 shtator, në Duplex Premium, duke filluar nga ora 20:00. Çmimi i hyrjes është €30 për person dhe përfshin pije, ushqim dhe muzikë. Paratë e mbledhura nga biletat shkojnë të gjitha për financim të programeve. Biletat mund të blihen në këto pika: Crimson Capital, Teshavesha, Bon Vivant, Matisse, Green & Protein, Soma Book Station, Creme de la Creme, Hallakate, Bonzai dhe Babel.

Organizimi është përkrahur nga sponsorë të shumtë. Sponsor i artë është BpB, sponsorë të argjendtë janë Banka Ekonomike, TEB dhe Solidar Suisse. Sponsorë të bronzit janë Finca Kosova, KEP dhe Universum.

Sponsorë të tjerë të ngjarjes janë: Birra Prishtina, Birra Sabaja, Uji Rugova, Republic of People, VM3, Perla Events, Thai Restaurant, Umami, Trosha, Âmel, Rrotull.com, Glam Radio, RTK dhe  Duplex Premium. Mik i ngjarjes vazhdon të mbetet Gamblemania që do t’argëtoje pjesëmarrësit bashke me grupe të tjera të estrades sonë.

X

Bëje Pap Testin dhe parandalo kancerin në qafën e mitrës

Prishtinë, 20 Shtator 2017-

Bëje pap testin!

Sot me datën 20 Shtator 2017, stafi edukativ i shkollës fillore “Hilmi Rakovica” u informua më shumë se çka është kanceri i qafës së mitrës dhe cilat gra rrezikohen prej kacerit të së mitrës. Ligjërimi u bë nga Dr. Florina Grezda, mjeke familjare dhe njëherit koordinatore dhe ligjeruese e edukimit dhe promovimit shëndetësor, ku gratë patën munësi të bëjnë pyetje për kujdesin e shëndetit.

Në Komunën e Prishtinë po vazhdon ofrimi i Pap testeve në kuadër të nivelit primar të kujdesit shëndetësor. Faza e pilotimit mundësoi identifikimin e rasteve në fazën e ndryshimeve qelizore që mund të çojnë drejt zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës, duke mundësuar kështu trajtimin e tyre me sukses. Prandaj, gratë mund ta kryejnë këtë shërbim në kuadër të ë nivelit primar të kujdesit shëndetësor.

Ligjerata u organizua nga Aksioni për Nëna dhe Fëmije, në kuadër të programit të Kancerit të qafës së mitrës,qe mbështetet nga United Nations Population Fund në Kosovë .

X

Bëhet lansimi i aplikacionit mobil “NANA”

Prishtinë, 29 Gusht 2017-

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka bërë lansimin e aplikacionit celular në gjuhën shqipe, aplikacion ky që përmban informata thelbësore mbi shtatzëninë, planifikimin familjar, lindjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë. Aplikacioni mobil “NANA” është një shtrirje tjetër e programit edukativ “Klasat për Nëna” të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë (ANF) si dhe uebfaqes www.beba-ks.com .

Rrjeti i qendrave informuese “Klasat për Nëna”, tanimë i shpërndarë në 6 qytete të Kosovës, mbledh gratë e të gjitha etnive me një qëllim të përbashkët – përmirësimin e shkallës së mbijetesës dhe shëndetit të fëmijëve duke ofruar qasje në informacione të bazuara në dëshmi. Duke e parë nevojën për qasje në informacion dhe risi, nevojë kjo e bazuar në prova reale nga qendrat informuese, ANF ndërmori iniciativën e zhvillimit të aplikacionit celular “NANA”, i cili përfshin një mori modulesh dhe veçori interaktive.

Në tërësi, aplikacioni përmban seksionet si Kalendarin Ovulacionit që ofron një mundësi për monitorimin e periudhës së ovulacionit për gratë dhe vajzat; Kalkulatorin e Kontraksioneve për përgatitjen e nënave të ardhshme për menaxhimin e fazës së lindjes;  Programin e aktiviteteve të “Klasat për Nëna” që tregon orarin e këshillimeve dhe aktiviteteve në “Klasat për Nëna” dhe i mundëson grave që të planifikojnë të ndjekin seancat në bazë të temës së tyre të interesit; Çka duhet të dish që ofron udhëzime të thjeshta mbi shtatzëninë e shëndetshme, të ushqyerit, zhvillimin e foshnjës gjatë secilës fazë të shtatzënisë, teknikat e frymëmarrjes, ushqyerja me gji, imunizimi dhe gjithashtu një seksion për stërvitje gjatë shtatzënisë; si dhe seksionin Fotografitë ku nënat fotografohen gjatë periudhave të ndryshme të shtatzënisë, i arkivojnë fotografitë dhe shohin dallimin nga një periudhë në tjetrën.

Zhvillimi i këtij aplikacioni mobil u mundësua nga kontributi i kompanisë zhvilluese të aplikacionit “Zombie Soup” dhe me mbështetjen e Ambasadës Australiane përmes Zyrës në Vienë dhe IPKO Foundation.

Ky aplikacion gjendet vetëm në versionin IOS të cilin mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm:

https://itunes.apple.com/us/app/nana-aplikacion-p%C3%ABr-n%C3%ABnat/id1049838079?mt=8

Për me shumë informata rreth Aplikacionit Nana vizitoni faqen tonë në Facebook https://www.facebook.com/aplikacioninana/

X

Darkë humanitare në Zürich për fëmijët e Kosovës

Prishtinë, 24 Gusht 2017

‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’, fondacion humanitar që vepron në Prishtinë, Kosovë, në bashkpunim me organizatën Zvicerane ‘Solidar Suisse’, organizon darkë humanitare në lokalin Eni’t në Zürich  Zvicrës, me datë 29 Shtator 2017.

Qëllimi i kësaj darke humanitare është ngritja e fondeve të nevojshme për uljen e shkallës së vdekshmërisë të foshnjave në vend. Që nga paslufta, kur shkalla e vdekshmërisë ka qenë 29 foshnje në 1,000 linjde, tash kemi arritur t’a ulim në 11 vdekje në 1,000 lindje – shifër që ende mbetet më e larta jo vetëm në rajon por edhe në Evropë.

Me qëllim e uljes së shkallës së vdekshmërisë, Fondacioni zhvillon programe shëndetësore, si furnizimin e Klinikës Neanatologjike dhe Gjinekologjike në QKUK me medikamente esenciale dhe pajisje të nevojshme mjekësore, hapjen e ‘Klasave për Nëna’, zhvillimin e transportit neonatal, dhe programeve të tjera.

Andaj, arsyeja e organizimit të kësaj darke bamirëse, është ngritja e fondeve për mbështetjen e këtyre programeve. Ngjarja do të përfshijë muzikë, fjalime nga personalitete shqiptare dhe zvicerane si dhe aktivitete të tjera përgjatë mbrëmjes. Ngjarja është e hapur për publikun përmes blerjes së biletës në vlerë prej 100 CHF për person. Persona të biznesit dhe filantrop ftohen të mbështesin mbrëmjen në cilësinë e sponzorëve.

Ngjarja bëhet e mundur falë mbështetjes së lokalit Eni’t, Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, dhe mediumit AlbInfo si dhe orgaizatës ‘Germin’. Për informata shtesë shihni uebfaqen www.amchealth.org ose kontaktoni direkt në info@amchealth.org 

 

X

Medikamenti Afatinib vjen si donacion në Kliniken e Onkologjisë

Prishtinë, 18 Gusht 2017-

Afatinib vjen si medikament në Kliniken e Onkologjjisë në QKUK, një donacion tjetër nga Americares përmes partnerit vendor Aksioni për Nëna dhe Fëmijë. Pas donacioneve të shumta dhe përkrahjes së madhe, Americares dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë vazhdojnë të ndihmojnë dhe të mbulojnë nevojat e spitaleve me medikamente të ndryshme ku dhe kësaj radhe sjell Afatinibin, donacion ky që tejkalon vlerën prej $500,000.

Afatinibi është medikamet i cili përdoret për trajtimin e kancerit te mushkërive. Ky medikament vepron si barriere e cila ngadalëson ose ndal zhvillimin e qelizave të kancerit.

“Americares vazhdon të mbështes punën e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe të mbulojë nevojat e spitaleve për medikamente në vazhdimësi, duke adresuar edhe nevojat specifike të spitaleve si Klinika e Onkologjisë ku trajtohen edhe nënat me sëmundjen e kancerit, që kanë mungesa të vazhdueshme të medikamenteve esenciale në shërbimet e tyre. Ne rastin konkret, shpresojmë qe ky donacion të ketë vazhdimesi dhe të përkrahet në nivel institucional” theksoi Dafina Krasniqi nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Arritja e kontigjentit të katërt në Kosovë u mundësua falë donacioneve të mbledhura nga ngjarja “Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët” në Kosovë dhe “Meet Us Halfway” në Nju Jork.

X

“Klasat për Nëna” fillojnë edhe me temën e Depresionit pas-Lindjes

Prishtinë, 19 korrik 2017-

Në kuadër të Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas, tashmë të ri-emëruara si “Klasat për Nëna” fillon edhe ligjërimi i temës së depresionit pas-lindjes për të gjitha gratë dhe vajzat, por edhe partnerët e tyre apo shoqëruesit, që marrin pjesë në aktivitetet e këtyre qendrave. “Klasat për Nëna” funksionojnë në kuadër të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Shtërpce, Kaçanik dhe ne Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Prishtinë.

Zhvillimi i kësaj teme dhe përfshirja e saj në kurrikulën e “Klasave për Nëna” është konsideruar e rëndësishme me qëllim të dhënies së informatave dhe vetëdijesimit të nënave dhe familjarëve të tyre mbi shenjat  e depresionit  të pas-lindjes dhe hapat të cilat duhet të ndërmerren për trajtimin e saj në kohë.

Depresioni i pas-lindjes shfaqet si rezultat i ndryshimeve hormonale qe gruaja përjeton gjatë shtatzënisë dhe pas. Simptomat ndryshojnë, mirëpo disa nga ato përfshijnë mungesën e interesimit për fëmijën, të qarit e shpeshtë, hidhërimin, ndjenjat e fajit apo turpit, humbjen e interesimit në gjërat që janë shijuar më parë, mendimet e mundshme që dëmtojnë fëmijën ose nënën, e deri tek shfaqja e psikozës. Rreth 1 në 7 nëna të reja përjetojnë depresionin. Shpeshherë fillon brenda 1-3 javë pas lindjes, por kjo mund të ndodhë në çdo kohë brenda vitit të parë.

Në kuadër të shtimit të kësaj teme në kurrikulë është lansuar edhe një video informuese për gratë dhe vajzat që po shfaqet në kuadër të televizioneve vendore dhe rrjeteve sociale, e qasshme edhe përmes linkut: https://www.youtube.com/watch?v=9vIbU6pOEok&list=PLJHEJ1W5Ncy4kPEn2elNXPF6rDD38Rkwg&index=3

Zhvillimi i kësaj kurrikule të re u mundësua falë mbështetjes së Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës dhe është pjesë e integruar e të gjitha qendrave në 6 komunat e Kosovës, broshurave informuese që shpërndahen në kuadër të qendrave të mjekësisë familjare dhe pjesë e platformës elektronike beba-ks.com.

X

Pap testet vazhdojnë të ofrohen si sherbim i rregulltë në Komunën e Prishtinës

Prishtinë, 12 korrik 2017-

Në Komunën e Prishtinës po vazhdon ofrimi i Pap testeve në kuadër të nivelit primar të kujdesit shëndetësor. Pilot programi i realizuar ne vitin 2016 mundësoi bërjen e Pap testeve për mbi 2,000 gra në Komunën e Prishtinës. Faza e pilotimit mundësoi identifikimin e rasteve në fazën e ndryshimeve qelizore që mund të çojnë drejt zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës, duke mundësuar kështu trajtimin e tyre me sukses.

„Si rezultat i dëshmisë së nevojës për këtë shërbim falë pilotimit të suksesshëm vitin e kaluar, po vazhdon skriningu si shërbim i rregulltë i nivelit primar në Prishtinë ku të gjitha gratë ë moshës 21 deri në 65 vjec nga Komuna e Prishtinës ftohen të bëjnë Pap tetsin në njërën nga Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishitnë, si Qendra për Mirëqenien e Gruas tek Qafa, Qendra e Mjekësisë Familjare 5 në Ulpianë apo edhe Qendra e Mjekësisë Familjare 6 në Kodrën e Diellit. Të gjitha materialet informuese tashmë ndodhen në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë ku gratë dhe vajzat mund të orientohen për të caktuar termine,“ shprehet Dafina Krasniqi, koordinatore e programeve në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Vazhdimi i këtij programi paraqet një nga prioritetet e Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë dhe të Bordit Nacional për Kontroll të Kancerit dhe u mundësua në saje të mbështetjes nga Drejtorati Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Prishtinë në mënyrë që Pap testet të ofrohen në kuadër të shërbimeve të rregullta shëndetësore në nivelin e kujdesit primar. Vazhdimësia e programit, përvec tjerash, ka mundësuar zgjerimin e bashkëpunimit në mes të nivelit parësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor, me c’rast janë organizuar edhe trajnime të stafit mjekësor në nivelin tretësor lidhur me kryerjen e analizave patologjike në kuadët të programit të skriningut.

Me rastin e vazhdimit të ofrimit të shërbimit të Pap testit është lansuar edhe video thirrja në mediat e rrjetet sociale, e qasshme përmes këtij linku: www.youtube.com/watch?v=k0azXlBHmFY&list=PLJHEJ1W5Ncy4kPEn2elNXPF6rDD38Rkwg&index=1

Programi i skriningut njëkohësisht mbështetet nga Ministria e Shëndetësisë, Bordi Nacional për Kontrollin e Kancerit, Instituti i Anatomisë Patologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike të Kosovës, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA (Zyra në Kosovë), Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH (Zyra në Kosovë), dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

X

Rëndësia e Planifikimit Familjar në Shëndetin e Popullsisë – Shënimi i Ditës Botërore të Popullsisë

Prishtinë, 12 korrik 2017-

Koalicioni I K10 mbi shendetin dhe te drejtat seksuale  ripridhuese , ne bashkepunim dhe mbeshtetje te Fondit për Popullsi I Kombeve të Bashkuara (UNFPA – zyra në Kosovë), me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Popullsisë, organizuan tryezën e rumbullakët me temën “Rëndësia e Planifikimit Familjar në Shëndetin e Popullsisë”.

Përfaqësuesit e UNFPA shprehën se në Kosovë përdorimi I kontraceptivëve vazhdon të jetë mit. Sipas Dr. Visare Mujko Nimani përdorimi I mjeteve contraceptive moderne është ende mjaft I ulët.

“Sipas të dhënave që ekzistojnë në Kosovë, për fat të keq përdorimi i mjeteve modern kontraceptive  në Kosovë nuk qëndron aq mirë. Tek ne, përdorimi i mjeteve moderne kontraceptive sillet diku rreth 14% që nuk është një numër i kënaqshëm . Kjo tregon se qiftet tek ne përdorin mjetet tjera kontraceptive, siç janë metodat tradicionale të cilat nuk janë shumë të sigurta dhe të cilat mund të qojnë deri te një shtatzëni e pa planifikuar apo edhe abort”

Përgjat prezentimit të saj, Dr. Zarife Miftari nga UNFPA poashtu u shpreh se në Kosovë ka rënie të fertilitetit në 2.3 përqind nga 2.9 përqind. Ajo poashtu theksoi se kontracepsioni ende keqkuptohet tek ne dhe se këto keqkuptime duhet të hiqen përmes shërbimeve dhe informimit sa më të madh për rëndësinë e shëndetit riprodhues.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Merita Vuthaj, u shpreh  se Ministria e Shëndetësisë ka hartuar ligjin e infrastrukturës ligjore për shëndetin riprodhues në Kosovë duke filluar nga ligji për shëndetin riprodhues të hartuar dhe aprovuar në vitin 2006 dhe i cili ligji tashmë është në revidim e sipër. Sipas Dr. Vuthaj, MSH është në hartim e sipër të koncept dokumentit për revidimin e këtij ligji meqenëse ka pasur shumë mangësi ligji paraprak. Ajo thekosi se Kosova do të ketë një ligj gjithëpërfshirës në kuadër të cilit përveç shëndetit riprodhues do të jetë edhe fertilizimi i asistuar mjekësor në kuadër të ligjit.

Mrika Aliu, drejtoreshë ekzekutive në Aksioni për Nëna dhe Fëmijë theksoi se koalicioni i “K10” ka mision që të punojë për një shoqëri që ka shëndet të mirë seksual dhe riprodhues si dhe koalicioni synon ta ngris vetëdijen e pacientëve lidhur me këtë.

Tryeza sherbeu si mundesi per t’iu rikujtuar institucioneve dhe organizatave mbi rëndësinë e planifikimit familjar dhe gjendjen aktuale në Kosovë.

Koalicioni K10 i organizatave për shëndetin seksual riprodhues dhe të drejtat riprodhuese është krijuar si rezultat i bashkëpunimit midis Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, Fondacionit Shëndetësor të Kosovës (KOPF), Rrjetit të Edukatorëve Bashkmoshatar(PEN), Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK ), Rrjeti të grupeve të Grave të Kosovës(RrGGK), Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit (Jeta / Vita), Shëndeti për të Gjithë (Health for All), Shoqatës Kosovare për Promovimin, Avancimin dhe Mbrojtjen e Adoleshentëve (ShkoPaMsha) dhe Shoqata për Edukim dhe Zhvillim Shëndetësor (AHED), dhe mbështetet financiarisht nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA).

X

Ngjarja Bamirëse e Bank Street në Amerikë ngrit rreth $10,000 për nënat dhe fëmijët në Kosovë

Prishtinë, 10 korrik 2017-

Për të tretin vit me radhë, firma lidere e investimeve Bank Street Group, ka organizuar ngjarjen vjetore bamirëse të golfit në Burning Tree Country Club në Greenwhich të ShBA-së. Të hyrat nga kjo ngjarje bamirëse ndihmojne dhjetëra organizata anembanë globit, ne mesin e të cilave edhe Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

“Kjo ngjarje vjetore e sponsorizuar nga Bank Street promovon traditën afatgjate tonën ku secili pjesëmarrës i skuadrës pritet që përveç të qenurit udhëheqës në sektor të industrisë të jetë edhe kontribues në komunitetin përreth”, është shprehur Z. Richard Lukaj, drejtor i lartë menaxhues i grupit Bank Street dhe anëtar nderi i bordit të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

Kjo ngjarje vjetore çdo vit mbledh lojtarë e dashamirë të golfit që të luajnë për kauzat e tyre të përzgjedhura. “Ështe nder dhe kënaqësi të mbështesësh një kauzë që ndihmon avancimin e shërbimeve mjekësore dhe kujdesin për nëna dhe fëmijë në një pjesë të botës e cila është ende në zhvillim,” u shpreh Z. Bekim Ahmetaj, anëtar i bordit të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë si dhe lojtar i golfit në këtë ngjarje.

Bank Street Group, një firmë e investimeve bankare që i shërben sektorëve të teknologjisë, mediave dhe telekomunikimit. Për më shumë informata rreth këtij organizimi bamirës të Bank Street dhe t’shihni më shumë foto mund të vizitoni www.banksteetinvitational.com.

X

Bëhet hapja e pikës së dytë të dyqanit bamirës ‘Teshavesha’

Prishtinë, 04 korrik  2017-

Dyqani Teshavesha bëri hapjen e pikës së dytë të shitjes falë mbështetjes financiare të partnerit Raiffeisen Bank Kosova. Duke filluar nga sot, dyqani bamirës hapi dyert në pikën e re ‘Teshavesha’ me lokacion në rrugën Armend Daci, nr. 12, përballë memorialit të Enver Malokut.

Teshavesha është ndërmarrje sociale e themeluar nga ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ në korrik të 2016-tës për të mbështetur programet shëndetësore për nëna dhe fëmijë. Në “Teshavesha” qytetarët mund të dhurojnë dhe blejne rroba për gra e vajza, burra e djem, lodra, dekorime të vogla shtëpiake, aksesorë, e tjera me çmime shumë të lira për të ndihmuar kështu programet e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë nga shitjet e dyqanit.

Që nga themelimi, Teshavesha vizitohet nga më shumë se 400 qytetarë çdo muaj dhe ka mobilizuar për ndihmë dizajnerë, media, fytyra publike, kompani private dhe organizata ndërkombëtare. “Vullneti i mirë i qytetarëve dhe donacionet e blerjet e shumta që nga themelimi i dyqanit, bëri që ne të hapim pikën e dytë të Teshaveshës, ashtu që t’krijojmë pika të shitjes sa më afër qytetarëve,” deklaron Janinë Mehmeti, Koordinatore për Ngritje Fondesh në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Teshavesha bën pranimin dhe shitjen e rrobave të dorës së dytë nga qytetarët, ndërsa të hyrat nga shitjet e dyqanit ndihmojnë shëndetin e nënave dhe fëmijëve duke financuar projektet e këtij fondacioni si: blerjen e medikamenteve, zhvillimin e projektit të transportit neonatal, blerjen e pajisjeve mjekësore, si dhe zgjerimin e shërbimeve të qendrave informuese për shëndetin e gruas.

X

Albi Group dhuron rroba në vlerë prej 10,000 Euro për dyqanin e ri Teshavesha

Prishtinë, 30 qershor 2017-

Dyqani Teshavesha po vjen me pikën e dytë të shitjes falë mbështetjes së donatorëve dhe atë të qytetarëve. Këtë rradhë, për herë të parë për Teshavesha dhe si partner besnik i fondacionit Aksioni pë Nëna dhe Fëmijë qendra tregtare Albi Mall pjese e Albi Group, ka dhuruar produkte të reja të tekstilit në vlerë prej 10,000 Euro, duke dhënë kështu kontribut të rëndësishëm në mbështetjen e programeve të fondacionit Aksioni pë Nëna dhe Fëmijë.

Pika e re e Teshaveshës zgjeron veprimtarinë në një pjesë tjetër të qytetit, në rrugën Armend Daci nr.12, në Prishtinë, apo më lehtë për referim përballë memorialit të Enver Malokut, dhe vazhdon të jetë i hapur  çdo ditë të javës prej orës 10:00 – 18:00 si dhe të shtunave prej 12:00 – 16:00. Gjatë këtij orari qytetarët mund të sjellin donacionet e tyre dhe të blejnë në këtë dyqan bamirës.

Teshavesha vazhdon të bëj pranimin dhe shitjen e rrobave të dorës së dytë nga qytetarët, ndërsa të hyrat nga shitjet e dyqanit ndihmojnë shëndetin e nënave dhe fëmijëve duke financuar projektet e këtij fondacioni si: blerjen e medikamenteve, zhvillimin e projektit të transportit neonatal, blerjen e pajisjeve mjekësore, si dhe zgjerimin e shërbimeve të qendrave informuese për shëndetin e gruas “Klasat për Nënat”.

X

Mbi 30 patologë nga Instituti i Patologjisë janë trajnuar në Citologjinë e Vezorëve

Prishtinë, 28 Qershor 2017-

Gjatë një periudhe dy ditore, patologët nga Instituti i Patologjisë në Spitalin dhe Shërbimin Klinik Universitar të Kosovës patën mundësinë të kalojnë trajnimin e dytë intensiv të organizuar në kuadër të Programit Kombëtar për Skriningun e Kancerit të Qafës së mitrës, i cili është një komponent i rëndësishëm I programit të skriningut dhe shërben si trajnim dhe edukim mjekësor i  vazhdueshëm i stafit mjekësor nga të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor. Ky ishte një vazhdim i trajnimit të parë që kishim organizuar gjatë periudhës 2-17 Shkurt, për patologët dhe teknikët e Institutit të Patologjisë, përsëri nën trajnimin dhe mbikëqyrjen profesionale  të specialistës së citologjisë klinike dhe mjekës Merdita Agai Muhaxhiri.

Patologët patën mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të mësojnë rreth zhvillimeve të reja në fushën e citologjisë klinike, gjatë kryerjes së demonstrimeve praktike në mjedise reale të punës, mbi tema të ndryshme duke përfshirë citologjinë e vezorëve, citidagnostikën në distension abdominal, imunocitologjinë në diagnozën diferenciale të tumoreve të vezorëve dhe ndryshimet citologjike në lëngun Douglas në kancerin e qafës së mitrës.

Aksioni për Nënat dhe Fëmijët dhe partnerët tjerë zbatues patjetër se do të japin mbështetjen e tyre të vazhdueshme në zbatimin dhe promovimin e programit kombëtar të skriningut të kancerit të qafës së mitrës si një e drejtë e ligjshme e garantuar me ligj për të gjitha gratë.

Ky pilot projekt është rezultat i bashkëpunimit në mes të Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Bordit Kombëtar për Kontrollin e Kancerit, Qendrës për Gratë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Institutiti të  Patologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) – Zyra e Kosovës, Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, dhe mbështetet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) – Zyra në Kosovë.

X

Ndikimi i Duhanpirjes në Shëndetin Seksual Riprodhues – Diskutim i hapur me qytetarët

Prishtinë, 27 qershor 2017-

Sot u mbajt diskutimi i dytë i hapur me qytetarët mbi Ndikimin e Duhanpirjes në Shëndetin Seksual Riprodhues. Ky diskutim u organizua nga Koalicioni K10, koalicion ky i përbërë nga dhjetë organizata jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, përkrahur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Zyra në Kosovë, dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Ky diskutim tregoi rreziqet e duhanpirjes në shëndetin seksual dhe riprodhues tek gratë dhe burrat e moshave të ndryshme. Qëllimi i diskutimit ishte trajtimi i efekteve dhe ndikimi i duhanpirjes në shëndetin seksual dhe riprodhues. Gjatë diskutimit u tha që shumë studime botërore e mbështesin faktin që duhanpirja dëmton pothuajse çdo aspekt të shëndetit seksual dhe riprodhues, si dhe shëndetit të fëmijëve.

Dr. Sami Uka, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpjegojë që “ Falë aprovimit të ligjit kundër duhapirjes, këto vitet e fundit është vrejtur një trend pozitiv në uljen e shkallës së konsumimit të duhanit. Studimet e fundit kanë treguar që ka ulje të përdorimit të duhanpirjes, si dhe të ekspozimit të fëmijëve në tymë të duhanit.”

Ndërsa, Dr. Jasmina Tolaj, gjinekologe, deklaroi që “ Duhani është shumë i dëmshëm dhe me pasoja të rënda për shëndetin e nënave dhe fëmijëve, duke shkaktuar lindje të parakohshme, foshnja me peshë të vogël, si dhe dëmtime të ndryshme të organeve.”

Faik Hoti, nga Ministria e Shëndetësisë tha që “Ligji në fuqi ndalon 100% pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura. Si dhe nëse e analizojmë vitet e fundit, pas vitit 2013 ku ligji ka qenë në majat e zbatueshmërisë, ka pasur ngecje te zbatimit të ligjit. Kjo ka ndodhur si pasojë e neglizhencës dhe mos-kushtimit të vëmendjes së mjaftueshme nga institucionet përkatëse në monitorim.” Ndërkaq, Dr. Florina Ushaku Grezda, mjeke familjare nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë, tha që “ Vëmendja kundër duhanit nuk duhet të shënohet vetëm me 31 maj në ditën ndërkombëtare kundër duhanit, por kjo temë duhet të jetë në fokus gjatë tërë vitit.“

Diskutimet e tilla të hapura me qytetaret do të vazhdojnë të organizohen nga Koalicioni K10 që të adresojnë tema të shendetit seksual dhe riprodhues me qytetarët.

X

Dorëzohet pajisja intrauterine Levonorgestrel në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

Prishtinë, 27 qershor 2017-

Po vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm në mes të Fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare Americares, si dhe institucionit shëndetësor Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Sot në Klinikën e Gjinekologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, u bë dorëzimi i pajisjes intrauterine Levonorgestrel,donacion ky i bërë i mundshëm prej organizatës ndërkombëtare ICA Foundation, përmes partnerit afatgjatë Americares.

Pajisja intrauterine Levonorgestrel është pajisje që shërben për planifikim familjar, e cila është e përshtatshme për të gjitha gratë, duke përfshirë edhe gratë që janë në gjidhënie.

“Donacionet e tilla të vazhdueshme janë një vërtetim se bashkëpunimi I suksesshëm në mes të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore është I mundshëm dhe sjell edhe përkrahjen e vazhdueshme të partnerëve serioz ndërkombëtar,” ka theksuarAlbionaBeselica- Beha, koordinatore e projektit në fondacionin “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.”

X

Ngjarja vjetore “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” ngriti rreth 8000 Euro

Prishtinë, 06 qershor 2017-

Ngjarja vjetore “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët”, përfundoi me sukses edhe këtë vit me rastin e kthimit të rreth 30 çiklistëve në Prishtinë pas një rrugëtimi 3-ditor përreth Kosovës në mbështetje të fondacionit “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Çiklistët u nisën më 2 qershor nga Prishtina me një distancë prej 500 kilometrash dhe ngjitje mbi 5000 metrash rreth e rreth Kosovës dhe u kthyen me 4 qershor në Prishtinë, rrugëtim ky i bërë për vitin e 4-të me radhë.

Aktiviteti këtë vit arriti të sigurojë  rreth 8000 Euro përmes kontributeve të kompanive e individëve që mbështetën çiklistët, kampanjës online në KosovaIdeas, si dhe lojërave interesante që u zhvilluan me rastin e kthimit të heronjëve në De Rada në Prishtinë. Kontributet do të vazhdojnë të pranohen deri në fund të muajit përmes xhirollogarisë bankare ne uebfaqe të fondacionit si dhe kampanjës online në KosovaIdeas. Qëllimi i sivjetshëm  është të sigurohen fonde që do të blejnë analizuesin CRP për spitalin e Pejës, pajisje kjo që ndihmon në kryerjen e analizave të gjakut tek foshnjet e lindura parakohes pranë inkubatorit.

Albion Hadri dhe Agim Bilalli, organizatorë dhe çiklistë, u shprehën të kënaqur me të gjithë mbarëvajtjen e aktivitetit si dhe me numrin e pjesëmarrësve në këtë udhëtim çiklistësh. “Jemi falënderues për të gjitha donacionet për këtë vit. Shpresojmë që ky aktivitet do të rritet në vitet e ardhshme,” u shpreh Hadri.

“Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” është një ngjarje bëmirëse vjetore e çiklizmit përreth Kosovës për të ngritur fonde për fondacionin humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Ngjarja u realizua me sukses në vitiet 2014, 2015 dhe 2016 dhe po rritet çdo vit. Kjo ngjarje vjetore është nismë e dy çiklistëve ndërkombëtarë që jetojnë në Kosovë, Mark Dixon dhe Thomas Flanagan, dhe u përkrah fuqishëm nga Eulex, Policia e Kosovës, Devolli Corporation, Astes Turkey, Rugove, BpB, Shtepiaku, dhe On Line Studio. Kampanja elektronike është ende aktive përmes platformës KosovaIdeas ku mund të dhurohet çfarëdo shume për t’mbështetur edhe më tej qëllimin e çiklistëve, e qasshme përmes linkut: http://kosovaideas.net/campaign/detail/305.

X

Filloi ngjarja vjetore “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët”

Prishtinë, 02 qershor 2017-

Sot filloi ngjarja vjetore “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët 2017”, ngjarje kjo që organizohet për vitin e 4-të radhazi. Sfida edhe për këtë vit do të jetë çiklizmi rreth e rreth Kosovës për tre ditë duke u nisur nga Prishtina për në Gjilan, Ferizaj, Prevallë, Prizren, Gjakovë, Valbonë, Junik, Pejë, e deri në kthimin në Prishtinë në një rrugëtim prej mbi 500 kilometrash me mbi 5000 metra ngjitje.

Rreth 30 çiklistë nisën rrugëtimin e tyre sot dhe do të kthehen të dielën me 4 qershor rreth orës 18:00 në Prishtinë. Një ngjarje përmbyllëse do të mbahet në “De Rada” duke filluar nga ora 19:00 të dielen mbrëma të 4 qershorit, që përfshin argëtim, muzikë, ushqim dhe aktivitete të ndryshme për familjarë, me ç’rast ftohen të gjithë qytetarët e interesuar të bashkohen në pritjen e çiklistëve.

Albion Hadri, njëri nga organizatorët e ngjarjes dhe çiklist shprehet se “Jemi shumë të kënaqur me numrin e pjesëmarrësve në këtë udhëtim çiklistësh. Kjo nuk është garë por aktivitet humanitar. Andaj lusim edhe kalimtarët dhe vozitësit e tjerë që na shohin gjatë udhëtimit këto ditë të kenë durimin dhe t’na mirëkuptojnë derisa kalojmë nëpër qytetet dhe fshatrat përreth Kosovës.”

“Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” është një ngjarje bëmirëse vjetore e çiklizmit përreth Kosovës për të ngritur fonde për fondacionin humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Kjo ngjarje u realizua me sukses në vitiet 2014, 2015 dhe 2016 dhe po rritet çdo vit. Qëllimi i sivjetshëm  është të sigurohen fonde që do të blejnë analizuesin CRP për spitalin e Pejës, pajisje kjo që ndihmon në kryerjen e analizave të gjakut tek foshnjet e lindura parakohes pranë inkubatorit. Njëkohësisht ju ri-kujtojmë që kampanja elektronike është ende aktive përmes platformës KosovaIdeas ku mund të dhurohet çfarëdo shume për t’mbështetur këtë sfidë dhe qëllimin e çiklistëve, e qasshme përmes linkut: http://kosovaideas.net/campaign/detail/305

 

X

Hapet Qendra Informuese “Klasat për Nënat” edhe në Komunën e Prizrenit

Prishtinë, 31 maj 2017-

Sot, në një ceremoni zyrtare, u hapën dyert e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas, tani të ri-emëruara si “Klasat për Nënat” edhe në Prizren, në Qendrën Kryesore të Mjekësise Familjare (QKMF)  – iniciativë kjo e bërë e mundshme falë bashkëpunimit të Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Prizrenit, Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës, QKMF-së dhe Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

Mehmedali Gashi, drejtor i QKMF-së, shprehu kënaqësinë për hapjen e “Klasës për Nënat” dhe tha që “shëndeti i nënave dhe fëmijëve është prioritet i qendrës dhe si staf janë të angazhuar të punojnë në këtë drejtim”. Ai u zotua që hapja e kësaj qendre do të kontribuojë drejtpërdrejtë në shëndetin e nënave dhe fëmijëve në komunën e Prizrenit.

Ndërsa drejtoresha e Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit, Dr. Shpresa Goqaj, shprehu falënderimin për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë për mbështetjen dhe uroi që ky të jetë një fillim i mbarë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, Albiona Beha, deklaroi se themelimi i Qendrës “Klasat për Nënat” në Prizren shënon pikën e 7-të, apo komunën e 6-të që inkuadron programin edukativ si pjesë të shërbimit ditor për shëndetin e nënës dhe fëmijës. “Klasat për Nënat” në Prizren do të ofrojë shërbime edukative, aktivitete të mirëqenies fizike dhe atyre psiqike për gratë si dhe partnerët e tyre, aktivitete këto të zhvilluara në një ambient interaktiv modern e me shumë ngjyra.

Gjatë muajit mars të këtij viti u hap qendra në komunën e Kaçanikut, ndërsa vitin e kaluar u hapën zyrtarisht edhe qendrat në Shterpcë e Mitrovicë, ndërkaq një vit më parë në Prishtinë e Ferizaj. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë synon të zgjerojë qendrat e tilla informuese për gratë shtatzëna dhe partnerët e tyre edhe në komuna të tjera të Kosovës që të ndihmojë në ngritjen e edukimit shëndetësor në vend në kuadër të nivelit primar shëndetësor.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Komunës së Prizrenit. Hapja e qendrës sot u mundësua falë donacioneve të mbledhura nga ngjarja “Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët” në Kosovë dhe “Meet Us Halfway” në Nju Jork.

X

Bëhu edhe ti pjesë e fushatës “Çiklizmit rreth Kosovës për Fëmijët 2017”

Prishtinë, 24 maj 2017-

Çiklistë lokal organizojnë ngjarjen “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” për të katërtin vit me radhë në ndihmë të “Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.” Sfida edhe për këtë vit do të jetë çiklizmi rreth e rreth Kosovës për tre ditë duke u nisur nga Prishtina për në Gjilan, Ferizaj, Prevallë, Prizren, Gjakovë, Valbonë, Junik, Pejë, e deri në kthimin në Prishtinë në një rrugëtim prej mbi 500 kilometrash me mbi 5000 metra ngjitje.

“Këtë sfidë po e bëjmë për të mbledhur fonde për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë me qëllim të blerjes së një pajisje të analizës së gjakut për foshnjet në klinikën e neonatologjisë në Pejë,” u shpreh Albion Hadri, njëri nga organizatorët e ngjarjes. “Kjo pajisje është e domosdoshme për të bërë analizat e gjakut tek foshnjet direkt në inkubator dhe jo jashtë klinikës, e që rrjedhimisht shpëton jetë fëmijësh,” vazhdoi Hadri.

“Këtë vit ne ftojmë qytetarët të bëhen pjesë e fushatës duke na ndihmuar në një nga mënyrat si: shpërndani fushatën online me shoqërinë tuaj në rrjete sociale, jepni edhe ju mbështetjen financiare për të ndihmuar foshnjat, ftoni palë të interesit që të dhurojnë mbështetje financiare dhe të marrin pjesë në ngjarjen përmbyllëse. Fushata është aktive në platformën më të re në Kosovë të quajtur KosovaIdeas, përmes vegëzës http://kosovaideas.net/campaign/detail/305” bënë thirrje Agim Bilalli, organizator dhe çiklist.

Çiklistët do të nisin rrugëtimin e tyre të premten, me 2 qershor nga Lulu’s Coffee and Wine dhe kthehen të dielën me 4 qershor. Një ngjarje përmbyllëse do të mbahet në De Rada duke filluar nga ora 19:00, në të dielen mbrëma të 4 qershorit, që përfshin argëtim, muzikë, ushqim dhe aktiviteteve të ndryshme për familjarë.

 

X

Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Falultetit të Mjekësisë dhe ANF-së.

Prishtinë, 23 maj 2017-

Këtë javë është bërë nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prshtinës “Hasan Prishtina” dhe Fondacionit Aksionin për Nëna dhe Fëmijë (ANF). Ky bashkëpunim do të mundësoj realizimin e praktikës në programet e ANF-së për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilët kanë përfunduar provimin e Biostatistikës, Gjinekologjisë dhe Pediatrisë, si dhe studentët e vitit të fundit të drejtimit të Mamisë.

Me zhvillimin e projekteve çdo herë më komplekse dhe gjithëpërfshirëse, ANF ka një nevojë të vazhdueshme, për praktikantë të cilët kontribuojnë me njohuritë, kohën dhe punën e tyre në implementimin e programeve shëndetësore të Fondacionit.

Këta studentë do të aftësohen për mbajtje të ligjëratave në “Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas”, në hulumtime në terren për programin e Kancerit të Qafës së Mitrës; në Analizat Statistikore të Projektit të Transportit Neonatal; apo projekte të tjera të menaxhuara nga ANF që paracaktohen paraprakisht.

Puna praktike do të mbahet në periudhë katër mujore, dhe në përfundim të praktikës studentët do të pranojnë Referencë për punën dhe performancën si dhe rekomandime për punë të ardhshme.

X

Edukimi Seksual Gjithëpërfshirës – Diskutim i hapur me qytetarët

Prishtinë, 18 maj 2017-

Sot u mbajt  diskutimi i hapur me qytetarët mbi Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës (ESG). Ky diskutim u organizua nga Koalicioni K10, koalicion ky i përbërë nga dhjetë organizata jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, përkrahur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Zyra në Kosovë, dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Ky diskutim tregoi rolin e rëndësishëm të ESG në parandalimin e rezultateve negative të shëndetit seksual dhe riprodhues tek të rinjët dhe gjithashtu shërbeu si platformë për të diskutuar çështjet gjinore dhe të drejtat e njeriut. Sidoqoftë, synimi i ketij diskutimi ishte edukimi i rinisë për seksualitetin dhe rreziqet të cilat vijnë nga kjo si pasojë e mos edukimit të adoleshentëve, duke marrë parasysh që studimi i bërë nga UNFPA tregon se një në katër adoleshentë aktiv seksualisht nuk përdorin asnjë mjet mbrojtës ndaj sëmundjeve të transmtueshme seksuale (STI), HIV, apo shtatëzënive të paplanifikuara.

Dr. Visare Mujko-Nimani nga UNFPA shpjegojë që “Kosova, në krahasim me vendet ne rajon , është vendi më pranues i termit në pergjithësi. Nuk ekzistojn asnjë barriere as ligjore as institucionale në përpilimin e kurrikulave për edukimin seksual “.

Ndërsa, Prof.Dr. Ilir Begolli nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik deklaroi që “Instituti shërben si platëform në hartimin dhe implementimin e programeve edukative mbi seksualitetin, por edhe si qendër për trajnimin e kuadrove të reja. Interesimi për implemetimin e këtyre programeve nga ana e nxënësve është shumë i madh, mirëpo vërehet ngurrimi nga ana e mësimdhënësve.”

Në këtë diskutim ishin të ftuar edhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, mirëpo në mungesë të prezencës, diskutimi nuk mundi të adresojë pikëpamjet e tyre institucionale.

Diskutimet e tilla të hapura me qytetaret do të vazhdojnë të organizohen nga Koalicioni K10 që të adresojnë tema të shendetit seksual dhe riprodhues me qytetarët.

Koalicioni K10 përbëhet nga këto organizata anëtare: Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, Asociacioni për Edukim dhe Zhvillim të Shëndetësisë (AHED), Artpolis, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit (Jeta/Vita), Shëndet për të Gjithë (Health for All), Fondi Kosovar për Popullsi (KOPF), Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), Shoqata e së Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK), Shoqata Kosovare për Promovimin, Avancimin dhe Mbrojtjen e Shëndetit të Adoleshentëve (Shko-Pa-Msha),  dhe përkrahet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA).

X

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë lanson platformën për donacione online

Prishtinë, 15 maj 2017-

U bë lansimi zyrtar i platforms për pagesa online i cili mundëson dhënien e donacioneve duke filluar nga shuma 1 Euro perms ueb faqes së Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, shërbim ky I bërë I mundur nga ProCredit Bank në Kosovë.

ProCredit Bank ka bërë të mundur që Aksioni për Nëna dhe Fëmijë përmes platformës së tyre të e-commerce të pranojë donacione përmes pagesave online në faqen amchealth.org pa tarifa (falas), për të gjithë donatorët dhe filantropët të cilët dëshirojnë të mbështesin programet e shëndetësisëtë Fondacionit ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’.

“Ky shërbim jo vetëm lehtëson  procedurën e donacioneve për programet tona të shëndetësisë, por iu mundëson qytetarëve të japin donacione direkt nga llogaria e tyre bankare duke filluar nga shuma shumë të vogla, por që janë shuma shumë të rëndësishme për ne’, u shpreh Mrika Aliu, Drejtoreshë e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

Donacionet përmes pagesave online do të sjellinnjë kulturë të re që thekson sistemin inovativ bankar në Kosovë, duke integruar gjithnjë e më shumë teknologjinë në shërbime dhe duke ofruar lirinë e transakcioneve në çdo moment, nga çdo hapësirë (Kosovë e Diasporë), dhe nga cilado platformë (kompjuter apo telefon mobil).

Ky shërbim është bërë i mundshëm për klientët individual, për bizneset dhe korporatat e ndryshme,  dhe ofron të gjitha standardet dhe mekanizmat e sigurisë që sigurojnë klientët mbrojtjen më të mirë dhe mënyrën më të lehtë të përdorimit.

X

Ngjarja e organizuar nga Teshavesha- “Vikendi i Dizajnerëve”

Prishtinë, 12 maj 2017-

Ky vikend na gjen me “Vikendin e Dizajnerëve” në Sheshin Zahir Pajaziti, ngjarje kjo e organizuar nga dyqani bamires Teshavesha, e që mbahet me 13 maj nga ora 11.00 dhe përfundon me 14 maj në ora 15.00.

‘Vikendi i Dizajnerëve’ mbështetet nga Empower Private Sector dhe KAMA dhe mundëson pjesëmarrjen e dizajnerëve dhe prodhuesëve vendor të tekstilit në një treg të hapur. Në këtë ngjarje dizajnerë të njohur të modës si Valdrin Sahiti, Vjollca Llapashtica, Enkeleida Shatrri, Teuta Matoshi, Flutra Dedinja nga ZAM, Valon Osmani, Mevlyde Llugiqi, Albina Dyla, Ardita Rizvanolli, Egzon Kazagiqi, Soxey dhe të tjerë kanë dhuruar kreacionet e tyre falas të cilat pastaj do të shiten me çmime simbolike në kuadër të tregut të hapur gjatë “Vikendit të Dizajnerëve” në ndihmë të nënave dhe fëmijëve.

Teshavesha është ndërmarrje shoqërore e themeluar nga fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ me qëllim të ngritjes së fondeve për të mbështetur programet shëndetësore për përmirësimin e jetëve të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Idea për Vikendin e Dizajnerëve ka lindur në bashkëpunim të dyqanit bemires Teshavesha dhe Adrian Berishës, dhe mbështetet nga Empower Private Sector dhe KAMA.

X

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Solidar Suisse Kosova

Prishtinë, 4 maj 2017-

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë sot ka arritur zgjatur marrëveshjen bashkëpunuese me Solidar Suisse Kosova për të katërtin vit me radhë.

“Partneriteti i vazhdueshëm me Solidar Suisse Kosova është ndër bashkëpunimet praktike që kanë dëshmuar gjithmonë rezultate të mira në përmirësimin e sistemit shëndetësor për nënat e fëmijët dhe është kënaqësi që po vazhdojmë bashkëpunimin edhe këtë vit,“ – theksoi Mrika Aliu, drejtoreshë ekzekutive në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Bashkëpunimi i sivjetshëm është mbështetja në ndërtimin e sistemit të transportit të foshnjeve nga spitalet rajonale për në Prishtinë. Ky projekt ka filluar fazën e parë implementuese gjatë vitit 2016, dhe me bashkëpunimin e sukseshëm në mes të Ministrisë së Shëndetësisë, Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës , Dartmouth-Hitchckok Medical Center, dhe Solidar Suisse Kosova.

X

Pilotimi i temës mbi diciplinën pozitive për fëmijët

Prishtinë, 1 maj 2017-

Sot është bërë arritja e marrëveshjes bashkëpunuese në mes të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe organizatës Save the Children, e cila mundëson integrimin e kurrikulës së diciplinës prindërore positive në kuadër të Klasave për Nëna (ish-Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas) dhe platformave të tjera online.

Objektivi i kësaj marrëveshje është pilotimi i temës mbi diciplinën pozitive për fëmijët në nivelin parashkollor në komunën e Prishtinës. Gjithashtu, me anë të kësaj marrëveshje përfshihet edhe pilotimi i këtij projekti në disa prej Klasvae për Nëna, qendra këto të udhëhequra nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

X

Hartimi i strategjisë së Koalicionit K10

Prishtinë, 25 prill 2017-

Gjatë fundjavës që kaloi, u mbajt punëtoria dy ditore e Koalicionit K10, koalicion ky i pari i llojit të tij që mbledh në vete dhjetë organizata joqeveritare për shëndetin seksual dhe riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues. Punëtoria, e cila u mbajt në Durrës,zgjati dy dite, përkatësisht me datat 21 dhe 22 Prill 2017.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte hartimi i një plan strategjie e cila do të definoj fushëveprimin dhe objektivat specifike që  do të udhëheqin punën e Koalicionit K10 në periudhën afat-mesme. Koalicioni K10 ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës ligjore, politikave të avokimit dhe vetëdijësimin dhe përmirësimin e shëndetit seksual dhe riprodhues të qytetarëve të Kosovës.

“Koalicioni K10 ështënjë nismë relativisht e re, mirëpo me fuqinë që buron nga bashkimi i 10 organizatave kredibile dhe me vullnet për përmirësim të shëndetit seksual dhe riprodhues në Kosovë, besojmë se strategjia e hartuar do te jetë dokument i fuqishëm udhëzues në punën tonë” theksoi Dafina Krasniqi, Koordinatore e Programeve në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë, organizatë kjo që ka rolin koordinues të K10.

Koalicioni i organizatave për shëndetin seksual riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues është krijuar si rezultat i bashkëpunimit në mes të Aksionit për Nëna dhe Fëmije, Fondit Kosovar për Popullsi, Rrjetit Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), Shoqatës së Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Artpolis, Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës, Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit (Jeta/Vita), Shëndet për të Gjithë (Healthfor All), Shoqatës Kosovare për Promovimin, Avancimin dhe Mbrojtjen e Shëndetit të Adoleshentëve (Shko-Pa-Msha), dhe Asociacionit për Edukim dhe Zhvillim të Shëndetësisë (AHED), si dhe financohet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) – Zyra në Kosovë.

X

Ligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave lehtëson Donacionet nga Bizneset në Kosovë

Prishtinë, 12 prill 2017-

Jemi të gëzuar të ndajmë me ju lajmin e miratimit të ligjit nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave. Ky projektligj do të përcaktojë kushtet dhe do të rregullojë lehtësirat e korporatave në obligimet e tyre tatiomore.

Sipas këtij ligji, kontributet e dhëna nga tatimpaguesit në formë të donacioneve dhe sponsorizimeve përqëllime humanitare dhe shëndetësore konsiderohen si kontribute të dhëna për interes publik dhe ofrohet zbritje në tatim deri në 10%. Si shembull, nëse biznesi ka të ardhura të tatueshme 10,000 Euro dhe në bazë të këtyre të ardhurave paguan tatim në fitim 1,000 Euro.  Biznesi në fjalë mundet të jap donacion në vlerë prej 1,000 Euro (10% të 10,000 Euro) dhe atëherë biznesi paguan tatim në fitim vetëm 900 Euro (10,000-1,000=9,000*10%).

Me anë të këtij projektligji rregullohen marrëdhëniet, kushtet dhe niveli i lehtësirave financiare përmes zbritjeve të lejuara për personat fizikë dhe juridikë, të cilët, me vullnet të lirë, sponsorizojnë apo bëhen donatorë në këto fusha me interes të veçantë publik, siç është fondacionin humanitar ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’.

X

Dorëzohet medikamenti Minastrin në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

Prishtinë, 06 prill 2017-

Sot në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u bë dorëzimi i medikamentit Minastrin, donacion ky i bërë i mundshëm me anë të bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm në mes të Aksionit për Nëna për Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare AmeriCares.

Përveç në planifikimin familjar, ky medikament ndikon edhe në rregullimin e ciklit menstrual, uljen e rrezikut të cistave në vezore, si dhe trajtimin e akneve me ç’rast i përgjigjen nevojave dhe kërkesave të pacienteve në Klinikë. Vlera e këtij donacioni arrin në rreth $ 400,000.

“Eshte kënaqësi e veçantë t’i përgjigjemi kërkesave të Klinikës së Gjinekologjisë pozitivisht dhe të sjellim këtë medikament mjaft të nevojshëm për pacientet e kësaj klinike,” – deklaroi Lirak Mulliqi nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, gjatë dhurimit të medikamentit pranë Klinikës Gjinekologjike në QKUK.

X

Anëtarë të Rinj i bashkohen Bordit të Drejtorëve të ANF-së!

Prishtinë, 5 prill 2017

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka kënaqësinë të ju njoftojë për bashkangjitjen e dy anëtarëve të rinjë në Bordin e Drejtorëve: Pierre Weber dhe Valon Xharra.

Pierre Weber posedon përvojë në diplomaci dhe zhvillim ndërkombetar, duke përfshirë angazhimin e tij në UN dhe në Bashkimin Europian (EU), si dhe në sherbimin e jashtëm si ambasador i Dukës së Madhe të Luksemburgut për 8 vite në Kosovë.

Në fund të mandatit të tij në Kosovë, Pierre ndërmorri një hap jo të zakontë duke kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, që t’i lejohet një pushim, në mënyrë që t’i kushtojë kohë pasionit tij të madh për muzikën dhe të punojë si kompozitor, dirigjent dhe pianist.

I trajnuar fillimisht në kolegjin për studime të muzikës klasike në Luksemburg dhe France si kompozitor dhe pianist i koncerteve klasikes, Pierre gjithashtu ka studiuar për drejtësi në Strasboug në France. Më vone ai morri diplomën e masterit për psikologji sociale në Free University në Bruksel të Belgjikes. Përkushtimi i Pierrit për progres social dhe veçanërisht për drejtësi dhe përparim të të rinjëve përbën pjesën më të madhe të aktiviteteve të tij, me një përfshirje aktive të tij në Ruhi Institute dhe në Programin e Fuqizimit Shpirtëtor të të rinjëve (Junior Youth Spiritual Empowerment Programme). Pierre është i martuar dhe jeton me gruan e tij Zarrin në Prishtinë.

Valon Xharra është zëvendës drejtor në firmën globale për menaxhimin e riskut “Gavin de Becker & Associates.” Me bazë në Los Angeles, Valoni ofron konsulencë të specializuar të menaxhimit të krizave për kompanitë e Fortune 500 dhe i këshillon ato  se si të menaxhojnë rreziqet politike dhe operacionale të bizneseve.

Valoni është i pasionuar ndaj ndërmarrësisë dhe është investitor dhe partner në disa biznese të suksesshme që përfshijnë teknologjinë, pasuritë e patundshme, industrinë e modës dhe menaxhimin e ngjarjeve luksoze.

Valoni ka shërbyer katër vjet si një analist diplomatik për Departamentin e Shtetit Amerikan gjatë luftës në Kosovë, ku ka ofruar ekspertizë në negociatat në mes të Qeverisë së SHBA-së dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Valoni ka diplomë masteri në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Kolumbias dhe diplomë masteri në Administrim Biznesi nga Universiteti i Bostonit. Ai është bursist i fondaciont Jack Kent Cooke dhe Këshillit Pacific të Politikave Ndërkombëtare. Ai është një entuziast i garave të vrapimit dhe një përkrahës pasionant për të drejtat e grave dhe të fëmijëve.

Për të parë listën e plotë të anëtarëve të bordit të drejtorëve të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë mund të çaseni përmes: http://amchealth.org/sq/kush-jemi-ne/bordi-i-drejtoreve/

X

Monitorët kardiopulmonar dorëzohen në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK

Prishtinë, 28 mars 2017-

Sot ishim pranë Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, QKUK dhe bëmë dorëzimin solemn të monitorëve kardiopulmonar, pajisje këto esenciale për kujdesin e foshnjave.

Monitorët kardiopulmonar janë pajisje që lidhen direkt me trupin e foshnjave për të monitoruar shenjat vitale si temperaturën, masin të rrahurat e zemrës dhe frymëmarrjen tek foshnjet dhe lëshojnë sinjal kur këto të shenja ndryshojnë apo përkeqësohen.

“Këto pajise kanë qenë mëse të domosdoshme për klinikën tonë dhe jemi shumë falenderuese për këtë donacion. Foshnjat tona tashmë do të kenë kujdesin e duhur dhe të nevojshëm” u shpreh Dr. Shpresa Sylejmani, doktoreshë në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.

Ndërkaq Dafina Krasniqi nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë thekson se “ne jemi të përkushtuar ndaj ofrimit të ndihmës sonë për shpëtimin e jetës së fëmijëve tanë dhe gjithmonë fokusohemi në zgjidhjen e problemeve që na adresohen nga Klinika. Është kënaqësi të dorëzojmë këta monitorë sot dhe kjo na motivon të punojmë edhe më shumë për të përmbushur nevojat e kësaj klinike” – shton Krasniqi.

Blerja dhe dorëzimi i monitoreve sot bëhet e mundur falë donacioneve të mbledhura nga ngjarjet për ngritje fondesh të vitit 2016 “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” dhe “Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët.”

X

Hapet Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Komunën e Kaçanikut

Prishtinë, 24 mars 2017-

Sot, në një ceremoni zyrtare, u hapën dyert e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Kaçanik, në Qendrën Kryesore të Mjekësise Familjare (QKMF)  – iniciativë kjo e bërë e mundshme falë bashkëpunimit të Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Kaçanikut, QKMF-së dhe Aksionit për Nëna.

Në hapjen e qendrës në Kaçanik, zëvendës ministri Dr. Izet Sadiku deklaroi se “përmes këtyre qendrave po arrihet informimi dhe vetëdijesimi i partnerëve të rinj për kujdesin dhe përgatitjen gjatë tërë procesit të shtatzënisë si dhe për fëmijën. Ministria e Shëndetësisë ka akredituar këtë program dhe zotohet në vazhdimin e bashkëpunimit me Aksionin për Nëna dhe Fëmijë në zgjerimin e qendrave informuese në cdo komunë.”Poashtu, Dr. Nijazi Ilazi, drejtori QKMF-së në Kacanik theksoi se hapja e kësaj qendre do të ndikojë drejtpërsëdrejti në edukimin dhe përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës. Poashtu u zotua se QKMF në Kacanik do të garantojë qëndrueshmërine e qendrës ashtu që këshillat për pacientë të bëhen pjesë e integruar e shërbimeve ditore të kujdesit primar.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, Albiona Beha, deklaroi se themelimi i Qendrës në Kaçanik shënon pikën e 5-të, apo komunën e 4-të që inkuadron programin edukativ të qendrave si pjesë të shërbimit ditor për shëndetin e nënës dhe fëmijës. Qendra Informuese në Kacanik do të ofrojë shërbime edukative, aktivitete të mirëqenies fizike dhe atyre psiqike për gratë si dhe partnerët e tyre, aktivitete këto të zhvilluara në një ambient interaktiv modern e me shumë ngjyra.

Vitin e kaluar u hap zyrtarisht edhe Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas në Shterpcë e Mitrovicë, ndërkaq një vit më parë në Prishtinë e Ferizaj. Sot u themelua edhe qendra e 5-të në Kaçanik. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë synon të zgjerojë qendrat e tilla informuese për gratë shtatzëna dhe partnerët e tyre edhe në komuna të tjera të Kosovës që të ndihmojë në ngritjen e edukimit shëndetësor në vend në kuadër të nivelit primar shëndetësor.

Hapja e qendrës sot në Kaçanik u mbyll me një koktej rasti. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Komunës së Kaçanikut. Hapja e qendrës sot u mundësua falë donacioneve të mbledhura nga ngjarja “Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët” në Kosovë dhe “Meet Us Halfway” në Nju Jork.

X

U trajnuan mbi 40 patologë në Institutin e Anatomisë Patologjike mbi citologjinë cervikale

Prishtinë, 16 mars 2017-

Në një kohëzgjatje prej katër ditësh, patologët në Institutin e Anatomisë Patologjike pranë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, patën mundësinë të marrin pjesë në trajnimin intenziv të organizuar në kuadër të Programit Nacional për depistim të Kancerit të Qafës së Mitrës, i cili është vazhdimësi e pilot projektit për depistim të kancerit të qafës së mitrës të implementuar gjatë 2016. Trajnimi eshte akredituar nga Boardi me Edukim të Vazhdueshëm Mjekësor, duke kontribuar me pikë kredituese drejt ri-licensimit të personelit mjekësor.

Ky i fundit ka mundësuar depistimin pa pagesë të më shumë se 1800 grave deri më tani, ndërkohë që Pap testet vazhdojnë të ofrohen si shërbim i rregulltë në tre Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, të cilat janë Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Qendra e Mjekësisë Familjare Nr. 5, dhe Qendra e Mjekësisë Familjare Nr. 6. Projekti gjithashtu ka përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet nivelit parësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor dhe ka definuar hapat e nevojshme për vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e programit, me qëllimin që ky program të zgjerohet në nivel nacional.

Një përbërës i rëndësishëm i programit të depistimit është trajnimi dhe edukimi i vazhdueshëm mjekësor i stafit mjekësor nga të gjitha nivelet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore. Trajnimi i parë është organizuar javën që shkoi me më shumë se 40 patologë dhe teknikë pranë Institutit të Anatomisë Patologjike. Në saje të ekspertizës dhe trajnimit dhe mbikëqyrjes profesionale nga specialistja e citologjise klinike dhe doktoresha Merdita Agai Muhaxhiri, patologët dhe teknikët patën rastin të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të mësojnë rreth zhvillimeve të reja në fushën e gjinekologjise klinike, duke I aplikuar ato në mënyrë praktike në ambientin e tyre të punës.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe partnered implementues do të vazhdojnë përkrahjen për implementimin dhe promovimin e programit nacional për depistim të kancerit të qafës së mitrës si një e drejtë e garantuar me ligj për të gjitha vajzat dhe gratë.

X

Donacione në vlerë rreth 240,000 USD u dhuruan sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe Klinikën e Neonatologjisë në QKUK

Prishtinë, 9 mars 2017-

Bashkëpunimi i suksesshëm në mes të Fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare Direct Relief, si dhe institucioneve shëndetësore sic janë Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë ka rezultuar në donacionin e dytë të medikamenteve mjekësore, vlera e të cilave arrin në rreth 240,000 USD.

“Nevoja për medikamente është e përhershme në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor dhe ne konsiderojmë se bashkëpunimi i qëndrueshëm me organizatat ndërkombëtare të dedikuara në përmbushjen e nevojave mjekësore të popullsisë në shtetet në zhvillim është më se e rëndësishme,” ka theksuar Dafina Krasniqi, koordinatore e programeve në fondacionin “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.”

Ky donacion, i dyti me rradhë i realizuar nga organizata Direct Relief, përmes partnerit vendor Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, falë marrëveshjes së lidhur vitin e kaluar, marrëveshje kjo që siguron dhurimin e materialeve mjekësore në mënyrë të vazhdueshme në Kosovë. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë do të sigurojë pranimin, mirëmbajtjen, ruajtjen, dhe shpërndarjen e donacioneve të pranuara.

Direct Relief është një organizate jo-fitimprurëse, bazuar në SHBA, e cila punon për përmbushjen e nevojave të partnerëve të saj për medikamente esenciale, materiale, dhe pajisje, me fokus të vecantë në shtetet ne zhvillim. Arritja e kontigjentit të dytë në Kosovë u mundësua falë donacioneve të mbledhura nga ngjarja “Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët” në Kosovë dhe “Meet Us Halfway” në Nju Jork.

X

Dyqani bamirës “Teshavesha” dhe zyret qendrore të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë tani në lokacion të ri!

Prishtinë, 6 mars 2017-
Falë mbështetjes së donatorëve dhe mobilizimit të qytetarëve, ne po rritemi dita ditës së bashku! Po sjellim dyqanin tonë bamirës “Teshavesha” dhe zyret qendrore të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë në një lokacion më të madh e më afër jush, në një ndërtesë në qendër të qytetit.
Duke filluar nga sot, dyert e lokacionit të ri të dyqanit “Teshavesha” dhe zyreve qendrore të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë ndodhen në rrugën Fazli Grajqevci nr. 271, poshtë lokalit Dit’ e Nat’ në drejtim të ish-ndërtesës së OSBE-së apo ndryshe mbrapa Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Dyqani bamirës i dorës së dytë “Teshavesha” vazhdon të jetë i hapur  çdo ditë të javës prej orës 10:00 – 18:00 si dhe të shtunave prej 12:00 – 16:00. Gjatë këtij orari qytetarët mund të sjellin donacionet e tyre dhe të blejnë në këtë dyqan bamirës. “Teshavesha” është ndërmarrje sociale e themeluar nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në korrik të 2016tës për të mbështetur programet shëndetësore për nëna dhe fëmijë. Në “Teshavesha” qytetarët mund të dhurojnë dhe blejne rroba për gra e vajza, burra e djem, lodra, dekorime të vogla shtëpiake, aksesorë, e tjera me çmime shumë të lira për të ndihmuar kështu programet e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë nga shitjet e dyqanit. Dyqani njëkohësisht punëson gra të marxhinalizuara.

Në më pak se një vit nga themelimi, Teshavesha vizitohet nga më shumë se 400 qytetarë çdo muaj dhe ka mobilizuar dizajnerë, media, fytyra publike, kompani private dhe organizata ndërkombëtare.

Menjëherë në katin e dytë sipër dyqanit, të interesuarit të dëgjojnë më tepër për programet e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe si ndihmojnë të hyrat nga dyqani në shpëtimin e jetërave të nënave e fëmijëve, tani kanë mundësinë ta bëjnë atë në këtë lokacion të ri me dyqanin dhe zyret qendrore në një ndërtesë.

X

U mbajt për herë të dytë ‘Java e dizajnerëve’ në dyqanin bamirës Teshavesha

29 Dhjetor, 2016 – Me rastin e fundvitit, nën udhëheqjen e Kosovo Apparel Marketing Association dhe Empower Private Sector, kreatorët tanë filantrop dhuruan kreacionet e tyre për t’i kontribuar komunitetit tonë. Jetmira Bejtullahu, Lia Stublla, Krenare Rugova, Shema Sahiti, Fetije Mehmeti, Njomëza Luci, SOLID, ishin dizajnerët pjesëmarrës të kësaj jave, të cilët kontribuan duke dhuruar pjesë nga koleksionet e tyre të fundit.
X

Çfarë do të mbulojnë sigurimet shëndetësore për shëndetin riprodhues?

Organizuar nga Koalicioni K10 i organizatave jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese dhe mbështetur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Zyra në Kosovë, sot u organizua tryeza me qëllim të diskutimit të përmbajtjes së pakos bazike të sigurimeve shëndetësore të obligueshme, implementimi i së cilës është planifikuar të fillojë në Janar të 2017. Qytetarët do të kontribuojnë përmes pagesës së premiumeve në mbledhjen e fondeve, mirëpo cilat shërbime do t’u ofrohen atyre për një shëndet më të mirë seksual dhe riprodhues? Sa janë qytetarët të informuar se kur do të fillojë ofrimi i këtyre shërbimeve?

Këto pyetje u parashtruan në diskutimin që bashkoi përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, institucioneve tjera vendore, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Dr. Arsim Çavdarbasha, Drejtor i Agjensionit të Financimit të Shëndetësisë filloi tryezën duke theksuar se çdo fillim është i vështirë mirëpo se çdo fillim ështe shenjë e mirë e një ndryshimi të nevojshëm. Si rrjedhojë, me konsilidimin e shërbimit për ofrimin e Sigurimeve Shëndetësore, do të ngritet sasia, cilësia, dhe do te lehtësohet qasja ne sherbimet shëndetësore në vend, vazhdoi Dr. Çavdarbasha, pa e specifikuar sektorin. Pritet që ndryshimet në Ligj të bëhen gjatë tre-mujorit te parë të vitit 2017 dhe për të kaluar pastaj në pjesën teknike ku duhet të kalojë në Kuvend.

Dr. Valbon Krasniqi, Këshilltar Politik ne Ministrinë e Shëndetësisë, po ashtu theksoi se te gjitha pergatitjet janë bere për te filluar implementimin e skemës se sigurimeve te obligueshme shendetesore ne Janar te 2017. Skema fillimisht do te mundësojë mbulimin e listës esenciale te barërave spitalore, e cila përpilohet nga vete personeli mjekësor ne Qendrën Klinike Universitare te Kosovës, theksoi Dr. Krasniqi.

Ndërkohë që, bazuar në eksperiencën e gjatë në fushën e shëndetit riprodhues dhe mësimet e nxjerra nga misione ndërkombëtare të UNFPA, Dr. Visare Mujko-Nimani vlerësoi se kjo është një tryezë shumë e rëndësishme edhe pse ndoshta e mbajtur pak me vonesë. Dr. Mujko-Nimani tha se brenga e saj është se cka do të ndodhë me shërbimet shëndetësorë qe i përkasin periudhës para dhe pas shtatzënisë dhe lindjes? A do te mbuloj pakoja bazike shërbime parandaluese siç është skriningu i kacerit te qafës se mitrës, diabeti gjate shtatzënisë, trajtimi i infeksioneve seksualisht te transemtueshme? Dr. Mujko-Nimani me pas vazhdoi duke ndare informatat për modelet e suksesshme te sigurimeve te obligueshme shendetesore neper bote qe ofrojnë shume shërbime dhe barëra për shëndetin seksual dhe riprodhues.

Skeptikët ndanë shqetësime të ngjajshme duke theksuar se mosinformimi mbi pakon bazike në instanca të ndryshme mbetet një shqetësim për ekspertët prezent, si dhe udhëzuan që informimi i mirëfilltë i qytetareve, përshirë edhe personelin mjekesore, për përmbajtjen e pakos bazike është i domosdoshëm për te filluar implementimin e mbledhjes se premiumeve, gjegjësisht te skemës se sigurimeve shëndetësore.

Roli i shoqërisë civile është esencial në promovimin dhe monitorimin e respektimit të të drejtave të qytetarëve për qasje të lehtë në informata, metoda dhe mjete të planifikimit familjar. Koalicioni K10 do të shërbejë si një trup avokues i pavarur dhe monitorues mbi politikat dhe ligjet e implementuara për shëndetin dhe të drejtat riprodhuese, ku diskutimet e hapura shërbejnë në ngritjen e transparencës dhe nivelit të informimit të qytetarëve.

Koalicioni K10 i organizatave për shëndetin seksual riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues është krijuar si rezultat i bashkëpunimit në mes të Aksionit për Nëna dhe Fëmije, Shoqatës Kosovare për Promovimin, Avancimin dhe Mbrojtjen e Shëndetit të Adoleshentëve (Shko-Pa-Msha), Asociacionit për Edukim dhe Zhvillim të Shëndetësisë (AHED), Artpolis, Shëndet për të Gjithë (Health for All), Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit (Jeta/Vita), Fondit Kosovar për Popullsi (KOPF), Rrjetit Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), Shoqatës së Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), si dhe financohet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA).

X

Përfundon me sukses faza e pilotimit të projektit për diagnostifikimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës me mbi 1,500 Pap-teste të realizuara pa pagesë

Muaj më pare u lansua projekti pilotues për skriningun e kancerit të qafës së mitrës në Prishtinë i cili ka mundësuar ofrimin e kontrolleve pa pagesë, apo Pap-testeve, për gratë dhe vajzat nga Komuna e Prishtinës në tre Qendra të Mjekësise Familjare në Prishtinë. Projekti në fjalë mundësoi zbulimin e hershëm të qelizave jonormale të qafës së mitrës dhe trajtimin e tyre me sukses për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës. Pas muajsh pune të palodhshme dhe bashkëpunimi institucional, ofrimi i Pap-testeve pa pagesë në kuadër të qendrave të mjekësisë familjare në Prishtinë do të vazhdojë edhe vitin e radhës.

Pas një fushate të suksesshme, mbi 1,500 gra dhe vajza janë ekzaminuar deri me tani dhe rezultatet tregojne se 10.4% të rasteve kishin rezultate që thërrasin për ekzaminime të mëtutjeshme mjekësore. Nga kjo shifër, 0.7% rasteve janë konstatuar të kenë ndryshime qelizore të një niveli më serioz, të cilat falë diagnostifikimit të hershëm nga ky projekt mund të trajtohet me sukses dhe shërohet.

Ky pilot projekt ka mundësuar për herë të parë realizimin e skriningut në nivelin e kujdesit shëndetësor primar dhe rregullimin e bashkëpunimit me nivelin e kujdesit terciar, apo Institutin e Anatomisë Patologjike pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Me përkushtimin e stafit mjekësor në nivelin primar, projekti ka mundësuar trajnimin praktik dhe aftësimin e 7 mjekëve specialiste të mjekësisë familjare në Prishtinë për kryerjen e Pap-testeve.

Realizmi me sukses i projektit u mundësua falë bashkëpunimit në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Prishtinës, Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, Ministrisë së Shëndetësisë, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Institutit të Anatomisë Patologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH, 700 for Science Foundation dhe iniciativës e koordinimit nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtorati Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale tani mundëson vazhdimin ofrimin e Pap-testeve pa pagesë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrën e Mjekësisë Familjare 5 dhe Qendrën e Mjekësise Familjare 6 në Prishtinë edhe vitet në vazhdim si shërbim të rregullt në nivelin primar.  Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe partnerët tjerë implementues do vazhdojnë të ofrojnë përkrahjen në realizmin dhe promovimin e programit nacional të skriningut të kancerit të qafës së mitrës si e drejtë shëndetësore për gratë dhe vajzat.  Ofrimi i Pap-testeve pa pagesë do të vazhdojë në kuadër të Komunës së Prishtinës si shërbim i rregullt shëndetësor.

X

Letra e Fundvitit

13 Dhjetor, 2016 – 

Të dashur miq,

Çdo ditë, nëna dhe foshnja vdesin si pasojë e mungesës së shërbimeve cilësore shëndetësore si dhe nga sëmundje të cilat kanë shërim të thjeshtë. Ne në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë, së bashku me miqtë tanë dhe partnerë të ndryshëm, luftojmë për të ndryshuar këtë gjendje. Me miq dhe mbështets si ju, ne jemi më afër se kurrë për ta arritur këtë qëllim, mirëpo beteja jonë ende nuk ka përfunduar!

Sot po ju shkruajmë për të ju falenderuar që i jeni bashkuar udhëtimit tonë përgjatë këtyre viteve si dhe për mbështetjen tuaj ndaj Aksionit për Nëna dhe Fëmijë. Çdo fundvit, hasim në telashe për përzgjedhjen e dhuratave ideale, andaj, na lejoni që të ju rikujtojmë për kauzat dhe anëtarët e komunitet që kanë nevojë për ndihmën tonë – në këtë sezonë festash le të mos harrojmë se një dhuratë e jona e vogël do të thotë ndryshim jetësorë për shumë!

 

Falë donacioneve dhe mbështetjes tuaj, viti 2016 ka qenë një tjetër vit i susksesshëm për Aksionin! Së bashku, siç kemi premtuar, ne kemi:

  • dorëzuar 300 flakona të medikamentit të Surfaktantit që arritën në Kosovë – medikament ky jetik për të zhvilluar mushkëritë tek foshnjet e lindura para kohës dhe për t’shpëtuar ato. 250-300 foshnje trajtohen çdo vit me këtë medikament;
  • dorëzuar 5 fotollampa në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, QKUK, pajisje këto esenciale për të trajtuar verdhëzën tek foshnjet;
  • dorëzuar medikamente esenciale në vlerë prej $150,000.00 në Klinikën e Gjinekologjisë dhe të Neonatologjisë në QKUK;
  • ndërtuar sistemin e Skriningut të Retinopatisë tek të Posalindurit (ROP) për diagnostifikim të hershëm të sëmundjeve të retinës me qëllim të parandalimit të dëmtimit të të pamurit apo komplet verbimit të foshnjave;
  • hapur Qendrën e 4të dhe 5të Informuese për Shëndetin e Gruas në Shtërpcë dhe Mitrovicë ku gratë kanë çasje në informatën bazike rreth shtatëzanisë, lindjes, kujdesit ndaj foshnjes e informatat e tjera rreth kujdesit antenatal të marra në gjuhën amë në një ambient të këndshëm dhome;
  • themeluar dyqanin e parë të rrobave të dorë së dytë për bamirësi në Prishtinë – ‘Teshavesha’, i cili mobilizon anëtarët e komunitetit për të mbledhur dhe dhuruar rroba të papërdorura, të cilat shiten për të mbështetur nënat dhe fëmijët në Kosovë si dhe të punësojë gra të marxhinalizuara;
  • inicuar programin e skriningut të kancerit së qafës së mitrës në Komunën e Prishtinës i cili për herë të parë ofron bërjen e Pap-Testeve pa pagesë për gratë. 1700 gra kanë përfituar vetëm këtë vit nga ky program;
  • lansuar platformën e parë online, beba-ks.com, e cila ofron informacione shëndetësore të bazuara në dëshmi për nënat dhe familjet;
  • 1700 femra kanë përfituar nga testet pa pagesë rreth kancerit të qafës së mitrës me një nga metodologjitë më të avancuara: citologjinë e lëngshme. Kjo metodologji është konstatuar si një nga metodat më të sakta në zbulimin e kancerit falë kualitetit të pastër të mostrës dhe si e tilë është e vetmja në Kosovë;
  • lansuar K10 Koalicionin për Shëndetin dhe të Drejtat Seksuale Riprodhuese, i pari i kësaj natyre që bashkon 10 organizata jo-qeveritare në një trup.

Këto arritje janë rezultat i mbështetjes tuaj si dhe dëshmi se Fondacionet Humanitare nuk mund të qëndrojnë të vetme.

Fushatat e këtij viti si #Vrapo për Zemra, #Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët, #Të vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët 2, #Teshavesha, #Na takoni në gjysmë të rrugës, i mundësojnë Aksionit për Nëna dhe Fëmijë të realizojë misionin e tij të shpëtimit të nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës dhe zbatojë planet për 2017-tën si më poshtë:

  • Të vazhdojë të sjellë flakona të medikamentit të Surfaktantit në Kosovë për të mbuluar nevojën nacionale të vitit;
  • Sigurojë monitorë kardiopulonarë për klinikën intensive të neonatologjisë të cilat mundësojnë monitorimin e vazhdueshëm të aktivitetit të zemrës dhe të detektojë abnormalitete të mundshme.
  • pilotojë rregullimin e sistemit të transportit të foshnjeve nga spitalet rajonale në Prishtinë. Rreth 300 foshnje në vit vijnë nga spitalet rajonale në Prishtinë në automjete private dhe pa kujdes intensiv, si rezultat i mungesës së sistemit të referimit;
  • Të zgjerojë shërbimet e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas ashtu që secilës grua t’i ofrohet çasje në informatën themelore rreth shtatzanisë, procesit të lindjes dhe kujdesit ndaj foshnjes;
  • Të zgjerojë programin e Skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës ashtu që më shumë gra të përfitojnë nga testet pa pagesë dhe paralelisht të punojë në avokimin e ndërtimit të programit nacional të skriningut;
  • Të përkthejë hulumtimet tona mbi karakteristikat e lindjeve në Kosovë në përmirësimin e cilësisë së programeve dhe strategjive për fuqizimin e pacientit drejt përmirësimit të kujdesit të dhënë ndaj nënës dhe fëmiut si dhe adresimi i trendit kombëtar në rritje për lindje Cezariane;
  • Të avokojë në mbrojtjen dhe zbatimin e plotë të të drejtave për shëndet riprodhues përmes unifikimit të forcave që bartin qëllimin e përbashkët përmes Koalicionit K10;
  • Vazhdojë të sjellë aktivitete kreative për ngritje fondesh, sikur Vrapo për Zemra, Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët, Të vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët, Teshavesha, Na takoni në gjysmë të rrugës ashtu që së bashku të kontribuojmë në shpëtimin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë;

Kontributi juaj sot mbështet planin tonë nga sigurimi i medikamentit të surfaktantit e deri tek ofrimi i testeve falas për detektimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës dhe zbatimi i së drejtës për shërbime cilësore shëndetësore për nënat dhe fëmijët e Kosovës.

Ekipi jonë beson se secila nënë dhe se secili fëmijë ka të drejtën e një jete të shëndetshme pa kompromis! Ne besojmë se përkujdesi shëndetësorë është e drejtë bazike njerëzore. Së bashku me partnerët tanë ne punojmë të promovojmë këtë të drejtë.

Fondacioni jonë është i dedikuar ndaj procesit për të shpëtuar jetët e nënave dhe fëmijëve në Kosovë, por nuk mund ta bëjmë atë pa mbështetjen tuaj!

Jep dhuratën e fundvitit! Dhuro tani!

Faleminderit dhe urimet më të përzemërta për festat e fundvitit.

X

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bën Dorëzimin e Medikamentit Jetë-Shpëtues në Klinikën Neonatologjike në Qendrën Klinike Universitare Kosovës

Prishtinë, 7 Dhjetor 2016 – Më shumë se 200 shishe të medikamentit Surfaktant u shpërndanë sot në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në vlerë me mbi $130,000.00. Ky donacion është dhënë me anë të bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm mes “Aksioni për Nëna për Fëmijë’ dhe organizatës ndërkombëtare AmeriCares si vazhdimësi e bashkëpunimit të gjatë me Klinikën e Neonatologjisë. Ky donacion mbulon nevojën kombëtare për vitin 2017.

Foshnjat që përjetojnë probleme të frymëmarrjes, kanë mungesë të surfaktantit – shtresë e lëngshme brenda mushkërive. Bebet zakonisht nuk fillojnë prodhimin surfaktantit deri disa javë pas lindjes. Pa sasi të mjaftueshme të surfaktantit vjen deri tek kolapsi i mushkërive dhe foshnjat e parakohshme nuk mund të marrin frymë. Andaj, Surfaktanti është thelbësor në parandalimin dhe trajtimin e RDS (Sindromit të Distresit Respirator) dhe redukton shkallën e vdekshmërisë të shkaktuar nga RDS. Gjatë 10 viteve të fundit, donacionet e Surfaktantit kanë shpëtuar jetën e 1,800 foshnjave të lindura parakohe dhe me peshë të ulët në Kosovë. AmeriCares, ofruesi më i madh botëror jofitimprurëse për dhurimin e medikamenteve, mundëson shpërndarjen e medikamenteve përmes programit ‘Qasja në Mjekësi’.

“Kemi kënaqësinë e veçantë që sigurojmë furnizimin me medikamentin e Surfaktantit edhe për një vit rradhazi me misionin për të ndihmuar të lindurit parakohe’, thotë Albiona Beha nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, gjatë liferimit të medikamentit pranë Klinikës Neonatologjike në QKUK.

Ky medikament jetë-shpëtues është dhuruar nga AmeriCares dhe AbbVie në SHBA në partneritet me Aksioni për Nëna dhe Fëmijë. Ardhja e tij në Kosovë është bërë e mundur nga ngjarjet bamirëse të mbajtura në vitin 2016 si ‘Let’s Dance 2’ në Prishtinë, Kosovë, si dhe ngjarja ‘Meet Us Halfway’ në New York, SHBA.

X

AMC përfituese e programit për sponzorime të IPKO Foundation në vlerë prej 500 Euro

6 dhjetor, 2016 – Aksioni për Nëna dhe Fëmijë nënshkroi marrëveshje bashkpunimi me IPKO Foundation si përfitues të programit të tyre të sponzorimeve. Me këtë rast, IF do të mbështes zhvillimin e aplikacionit mobil ekzistues për gratë shtatëzëna dhe përcjellësin e bebes në vlerë prej 500 Euro.

Ky aplikacion, në zhvillim e sipër nga AMC, është i pari i llojit të tij në gjuhën shqipe dhe Kosovë. Ky aplikacion mobil ofron burime të shumta të informatave të cilat ofrohen për përdorim pa pagesë. Granti i përfituar nga IF do të ndihmojë në zhvillimin e aspekteve të reja të aplikacionit që do ta përplotësojnë atë si dhe të ofrojnë një shumëllojshmëri të informatave që do të përcjellin shtatëzaninë e nënave.

X

Dr. Geroge A. Little përfitues i cmimit “The Virginia Apgar Award”

Përgëzojmë Dr. Geroge A. Little si përfitues të Ҫmimit “The Virginia Apgar Award” në #NCE2016! Ky është çmimi më i lartë që ndahet për mjekësinë neonatale perniatale si dhe u ndahet individëve karriera e të cilëve ka patur influencë të vazhdueshme në mirëqenien e foshjanve të porsalindura.

Dr. Little, njëherësh anëtarë i Bordit të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, ka dedikuar kohën dhe ekspertizën e tij për t’u siguruar se të gjithë të porsalindurit, kudo, kanë çasje ndaj përkujdesit shumë të nevojshëm dhe kualitativ shëndetësor.

Dr. George Little është Emeritus Profesor i Pediatrisë dhe i Emeritus Profesor i Gjinekologjisë & Obstetrikës në Shkollën Mjekësore të Dartmouthit dhe Qendrën Mjekësore Dartmouth-Hitchcock në SHBA. Pioner i neonatologjisë, Dr. Little ka zhvilluar njërën nga njësitë e para të përkujdesit intenziv neonatal, ai ka bashkthemeluar Programin Rajonal Perinatal të Vermont/New Hampshire. – APP News.

X

Lansohet koalicioni i organizatave joqeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese – K10

Prishtinë, 10 nëntor, 2016- Në një ngjarje zyrtare, sot u lansua Koalicioni K10, koalicion ky i pari i llojit të tij që mblodhi dhjetë organizata joqeveritare për shëndetin seksual dhe riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka marrë përsipër koordinimin e Koalicionin K10 i cili ka për synim të bëjë monitorimin dhe përmirësimin e politikave, infrastrukturës ligjore dhe vetëdijesimin mbi shëndetin dhe të drejtat seksuale riprodhues në Kosovë përmes punës së rregullt avokuese, të bazuar mbi evidencë dhe duke mobilizuar shoqëritë civile në një Koalicion. K10 synon të avokoj për ngritjen e fokusit qeveritar drejt shëndetit riprodhues, përfshirë këtu avokimin për ofrimin e shërbimeve për shëndetin riprodhues në kuadër të pakos bazike të shërbimeve shëndetësore.

“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka prioritet përmirësimin e shëndetit seksusal riprodhues, e në këtë mënyrë, përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve. Koalicioni do të shërbejë si një trup avokues i pavarur dhe monitorues mbi politikat dhe ligjet e implementuara për shëndetin dhe të drejtat riprodhuese,”  u shpreh Dafina Krasniqi, Koordinatore e Programit nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Për shëndet të mirë seksual dhe riprodhues, individët duhet të kenë qasje në informata të sakta dhe në metoda efektive, të volitshme dhe të pranueshme të kontracepsionit. Në këtë drejtim, informimi dhe fuqizimi i tyre për mbrojtjen nga infeksionet seksualisht të transmetueshme është shumë i rëndësishëm. Gratë dhe vajzat duhet të kenë qasje në shërbime që u mundësojnë atyre të kenë një shtatzani dhe lindje të sigurtë dhe foshnja të shëndetshme.

“Koalicioni K10 do të përkrah dhe facilitoj iniciativat e  anëtarëve të saj, siç janë komunikimi strategjik, bashkëpunimi dhe avokimi kolektiv për politika për mirëqenien me të mirë të grave, të rinjëve dhe komunitetit Kosovar që askush mos të jetë i lënë anash,” theksoi Dr. Visare Mujko-Nimani nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Zyra në Kosovë.

Ky projekt financohet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Zyra në Kosovë, dhe ka mështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

X

ANF përfituese e grantit prej 3,995 Eur nga Fondi i Grave të Kosovës

Më 10 nëntor, u mbajt konferenca për media e Kosova Women’s Network ku u shpallën zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave të Kosovës (FGK), ku përfitues i këtij granti është edhe “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” në vlerë prej 3,995.00 Eur.

Përmes këtij granti, ANF synon avokimin për përforcimin e Qendrave Informuese për Shëndetin e Grave të cilat janë ekzistuese përmes zgjerimit te kurrikulës së temave që ligjërohen në qendra, me temën e depresionit të pas-lindjes në mënyrë që gratë dhe vajzat të marrin informacione për këtë temë shumë të rëndësishme në nivelin e kujdesit primar shëndetësor, trajnimin e stafit në Qendra për temën në fjalë, zhvillimin e videove informuese dhe promovuese, si dhe Marreveshje Bashkepunimi me Ministrinë e Shëndetësisë për revidimin e Fletores për Shtatzëna (e cila merret nga gratë dhe vajzat shtatzëna gjatë vizitës së tyre të parë te gjinekologu) me informacione mbi QISHG-të.

X

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ngrit $44,630 në New York

New York, 06 nëntor 2016– Fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ (AMC) nga Prishtina, Kosovë, mbajti mbrëmjen e saj të parë bamirëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Russian Tea Room, New York, më 2 nëntor 2016, duke filluar nga 17:30 – 19:30.

Shumë mbështetës të punës së AMC-së u mblodhën për ta bërë këtë mbrëmje një sukses. Me mbi 100 musafir nga biznesi, kultura, politika dhe artet, kulminacioni i mbrëmjes ishin fjalimet e dhëna nga Valerie Rockefeller Wayne, nga Rockefeller Brothers Fund, si dhe Dua Lipa, këngëtare dhe patrone e Fondacionit ‘Sunny Hill’. Folëset e mbrëmjes treguan mbi rëndësinë e ndërtimit të mardhënieve të mes komunitetit filantropik të Kosovës dhe atij të Shteteve të Bashkuara, si dhe inkurajimit për ngritjen e fondeve që do të ndihmojnë drejt uljes së vdekshmërisë së foshnjave dhe nënave në Kosovë. Musafir të nderit ishin edhe Albert Stanaj, Gëzim Nika, Albërie Hadërgjonaj, dhe shumë të tjerë.

Gjatë mbrëmjes shumë njerëz dhanë kontributin e tyre dhe dhuruan fonde në koktelin dy-orësh. Pjesë e organizimit të ngjarjes ishin personalitete të mirënjohura nga Kosova si dhe Shtetet e Bashkuara, si: Richard Lukaj, Bekim Ahmetaj, James C. Strickler, Michael Gold, Haki Abazi dhe Fadil Berisha. Konsulata e Kosovës në Nju Jork si dhe Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara kanë dhënë mbështetjen e tyre që në fillim të organizmit të ngjarjes, duke ndihmuar që të tregojnë për punën e AMC-së në komunitetin filantropik të Nju Jorkut dhe më gjerë.

Suksesi i kësaj mbrëmje nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e donatorëve si Fondacioni Lukaj, Restauranti Doro Group, Russian Tea Room, Dr. James C. Strickler, Harry Bajraktari, Fadil Berisha si dhe shumë emra të tjerë që e bënë këtë mbrëmje një realitet.

Mbrëmja u përmbyll me sukses, duke i premtuar miqve të ri të AMC-së se fondet e ngritura do të bëjnë një ndryshim domethënës në jetët e nënave dhe foshnjave në Kosovë.

 

X

Mbi 1,000 Pap-teste pa pagesë të realizuara në kuadër të pilot projektit për skiningun e kancerit të qafës së mitrës

Vazhdon me sukses implementimi i pilot projektit për skriningun e kancerit të qafës së mitrës, projekt ky që po realizohet për herë të parë në nivelin e kujdesit shëndetësor primar, në Komunën e Prishtinës. Që nga fillimi i projektit në muajin Korrik, mbi 1000 Pap-teste janë realizuar pa pagesë në tri qendra të mjekësisë familjare në Prishtinë, e që janë Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare tek Qafa, Qendra e Mjekësisë Familjare 5 në Ulpianë dhe Qendra e Mjekësisë Familjare 6 në Kodrën e Diellit.

Ky rezultat është arritur falë nivelit të lartë të interesimit nga vajzat dhe gratë për kryerjen e testit dhe falë punës së palodhshme të stafit mjekësor në Qendrat e Mjekësise Familjare dhe Institutin e Anatomisë Patologjike.

Në vazhdën e këtij pilot projekti, të gjitha gratë dhe vajzat nga Komuna e Prishtinës ftohen të kryejnë Pap-testet pa pagese. Të gjitha materialet informuese tashmë ndodhen në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë ku mund të orientohen për termine, apo edhe të orientohen përmes videos informuese në mediume dhe rrjete sociale.

Ky pilotim është mundësuar përmes bashkëpunimit në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale te Komunës se Prishtinës, Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, Qendrës Kryesore te Mjekësisë Familjare ne Prishtine, Institutit te Anatomisë Patologjike pranë Qendrës Klinike Universitare te Kosovës dhe Aksionit për Nena dhe Fëmijë, me donatorë Fondin për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Organizatën Botërore të Shëndetësisë – OBSH dhe 700 for Science Foundation.

X

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dorëzoi medikamente në vlerë prej 150,000 dollarësh pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar mes Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe Direct Relief muaj më parë, dhe e mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, bëri të mundur që të dorëzohen medikamente esenciale në vlerë të 150,000 dollarësh në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës., me date

“Fondacioni jonë ka arritur marrëveshje me organizatën “Direct Relief” për të mbështetur me medikamente dhe pajisje mjekësore spitalet anembanë Kosovës që ofrojnë shërbime për nënat dhe fëmijët. Dorëzim pranimi i donacionit të pare në vlerë prej 150,000 dollarësh u bë sot në depon e barnatores qendrore në QKUK, duke shpresuar se ky të jetë donacioni i parë nga shumë të tjerë që priten të vijnë në të ardhmen në Kosovë”, u shpreh Albiona Beha nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Marrëveshja e bashkëpunimit mes ANF-së dhe Direct Relief siguron që kjo e fundit të  dhurojë donacione të materialeve mjekësore, duke përfshirë edhe medikamentet, në mënyrë të vazhdueshme për Kosovën. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë do të sigurojë pranimin, mirëmbajtjen, ruajtjen, dhe shpërndarjen e donacioneve të pranuara.

“Ndihma që po na vjen nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është për t’u vlerësuar dhe ju jemi shumë mirënjohës fondacionit dhe gjithë partnerëve të tij,” deklaroi Dr. Myrvete Pacarada, drejtoreshë e Klinikës Gjinekologjike Obstetrike në QKUK.

Direct Relief është një organizatë jo-fitimprurëse në SHBA dhe punon drejt mbështetjes së aktiviteteve të partnerëve të saj duke ofruar materiale esenciale dhe pajisje mjekësore për vendet në zhvillim. Arritja e këtij kontigjenti të parë në Kosovë u bë e mundshme falë donacioneve të mbledhura nga ngjarja “Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët.”

X

Koalicioni K10 përforcon strukturën e saj organizative dhe definon objektivat për punën avokuese për vitin 2017

Prishtinë, 7 tetor 2016-

Më datat 30 Shtator dhe 1 Tetor, Koalicioni K10 realizoi punëtorinë dy-ditore me qëllim të rregullimit të strukturës së brendshme organizative dhe vendimmarrëse dhe të krijimit të planit të punës për vitin në vijim.

Në punëtorinë që u organizua nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, pjesëmarrës ishin organizatat anëtare të Koalicionit K10, e njëkohësisht përbërëse të Kuvendit të Anëtarëve të Koalicionit. Kjo punëtori mundësoi zhvillimin e diskutimeve të bazuara në eksperienca të organizatave të ndryshme për të identifikuar fushat kryesore dhe objektivat ku Koalicioni mund të realizoj suksesshëm punën avokuese. Gjatë takimeve të mbajtura, Kuvendi i Anëtarëve bëri përzgjedhjen e Bordit të Koalicionit dhe anëtarët përbërës, si dhe u krijua drafti i planit të punës për punën avokuese me objektivat për vitin 2017. Përveq kontributit të cmuar të anëtarëve përbërës të Koalicionit, krijimi i draftit të planit të punës u arrit përmes një procesi interaktiv të fasilituar nga profesionistë të fushës së shëndetit seksual riprodhues dhe të organizimit të aktiviteteve avokuese, përkatësisht Dr. Edona Deva dhe Dr. Lulzim Cela.

Koalicioni i organizatave për shëndetin seksual riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues është projekt që financohet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA.

X

Donacionet vazhdojnë për Qendrën Informuese për Shëndetin e Gruas

Prishtinë, 5 tetor 2016-

Korporate Rugove vazhdon aktivitetet e saj bamirëse në mbështetje të projekteve të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë. Duke filluar nga muaji shtator, Korporata Rugove ka filluar donacionin e shisheve me ujë për Qendrën Informuese për Shëndetin e Gruas në Klinikën Gjinekologjike/Obstetrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ky donacion që do të vazhdojë të realizohet në baza mujore synon të ndihmojë gratë, vazjat dhe të gjithë vizituesit e Qendrës sonë gjatë seancave këshilluese duke furnizuar me ujë të pijshëm këtë Qendër!

X

Ambasada e Australisë në Vienë vazhdon mbështetjen e programeve edukuese të Fondacionit

Prishtinë, 4 tetor 2016 –

Pas lansimit të suksesshëm të uebfaqes së shumëpritur Beba-ks, i pari i këtij lloji në Kosovë, jemi të gëzuar të ju njoftojmë se projektet e implementuara nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë vazhdojnë të kenë përkrahjen e donatorëve. Ambasada e Australisë në Vienë dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit për fazën e dytë të zhvillimit të programit edukues në platformën online. Kjo marrëveshje është vazhdimësi e përkrahjes së dhënë më herët nga Ambasada e Australisë, e cila rezultoi në hapjen e një Qendre Informuese për Shëndetin e Gruas.

 

X

Lansohet ueb platforma BEBA-KS nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë

Prishtinë, 30 shtator 2016 –

Në kuadër të Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas, lansohet zyrtarisht ueb platforma me informata të bazuara në dëshmi e qasshme në tri gjuhë për nënat, baballarët e familjarët në Kosovë.

Vajzë apo djalë: kush dhe çka e vendos?; Si të bëheni super baba?; Cilat janë pozitat më të mira për të ndihmuar me dhimbjet e lindjes?; Cili është kalendari i imunizimit të fëmijës suaj?; Çka duhet të dini rreth kujdesit pas lindjes? – janë vetëm disa nga shumë informata interesante e të rëndësishme qe sjell Beba-ks.

Ky portal elektronik jep informata mbi teknikat për gjidhënie, lindje, ushtrime gjatë shtatzënisë, gjeni qasje në aplikacione rreth kalkulimit të kontraksioneve, rritjes së volumit të qumështit të gjirit, udhëzues për fjetjen e foshnjes, udhëzues për të ushqyerit e fëmijës dhe gjithçka keni nevojë pa dyshuar në vërtetësinë e informatave.

Në këtë portal nuk do të gjeni mendime dhe thashetheme, mirëpo do të gjeni informacione nga burimet më të sigurta në Kosovë dhe botë. “Beba-ks është i vetmi portal i këtij lloji, që ofron këshilla në tri gjuhë dhe është i përshtatur posaçërisht për eksperiencën në Kosovë. Misioni ynë është t’ju ndihmojmë që të keni eksperiencën më të mirë gjatë shtatzënisë, lindjes së foshnjës dhe të qenit prindër, dhe gjatë këtij procesi të shpëtojmë jetë,” shprehet Albiona Beha, koordinatore e projektit në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Qasja në informata të sakta, të bazuara në dëshmi, mbetet  faktor i rëndësishëm në uljen e shkallës së vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve, shkallë kjo që në Kosovë vazhdon të jetë shumë e lartë.

Vizito platformën duke klikuar në www.beba-ks.com.

X

Ri-hapet dyqani i bamirësisë Teshavesha me ‘Javën e Dizajnerëve’ dhe lokacion të ri

Prishtinë, 27 shtator 2016 –

Dyqani i bamirësisë Teshavesha ri-hapet në lokacion të ri dhe fillon me ‘Javën e Dizajnerëve’. Dyqani tashmë gjendet me lokal permanent në rrugën Nazim Gafurri, rrugës për Gërmi, te ish-dyqani i Llalloshi Couture.

“Pas dy muaj operimi të përkohshëm mbrapa sheshit Zahir Pajaziti u zhvendosëm në lokacion më të madh dhe me koleksion më të gjerë. Vullneti i mirë i qytetarëve dhe donacionet e blerjet e shumta që nga themelimi i dyqanit, bëri që ne të zhvendosim Teshaveshën me hapësirë më të madhe të përhershme dhe të sjellim shumë surpriza për qytetarët,” deklaron Janinë Mehmeti, koordinatore në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Me mbështetjen e kreatorëve të modës si Besë, Drenusha Xharra, Yllka Brada dhe Shtëpia e Modës Menakon, u bë e mundur që Teshavesha të organizoj njëkohësisht edhe ‘Javën e Dizajnerëve’ për herë të parë në këtë dyqan bamirës. Përgjatë kësaj jave rrobat e dhuruara nga koleksionet e dizajnerëve do të shiten në dyqan  me çmime shumë të lira. Falë vullnetit dhe dëshirës së mirë të këtyre kreatorëve, si dhe zhvillimit të idesë nga Arta Istrefi dhe Linda Baleta prej Empower Private Sector, kjo javë po bëhet e mundur për qëllime bamirëse.

Qytetarët janë të mirëpritur për donacione dhe blerje në dyqanin Teshavesha çdo ditë të javës prej orës 10:00 – 18:00 si dhe të shtunave prej 12:00 – 16:00. Përgjatë po këtij orari mbahet edhe “Java e Dizajnerëve” duke filluar nga sot.

Dyqani bamirës i dorës së dytë “Teshavesha” u themelua në korrik të këtij viti nga fondacioni humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Teshavesha bën pranimin dhe shitjen e rrobave të dorës së dytë nga qytetarët, ndërsa të hyrat nga shitjet e dyqanit ndihmojnë shëndetin e nënave dhe fëmijëve duke financuar projektet e këtij fondacioni si: blerjen e medikamenteve, zhvillimin e projektit të transportit neonatal, blerjen e pajisjeve mjekësore si inkubatorë, foto-llampa, monitor kardiopulmonar, ventilatorë, tubues e pajisje të tjera, si dhe zgjerimin e shërbimeve të qendrave informuese për shëndetin e gruas.

X

Ngjarja “Të vallëzojmë” ngrit 32,175 Euro për nënat dhe fëmijët

Prishtinë, 24 shtator 2016-

Për të dytin vit me radhë, Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bëri bashkë më shumë se 400 njerëz në ngjarjen për mbledhje të fondeve, të titulluar “Të vallëzojmë”, që u mbajt në Sheshin 21. Ngjarja, që tashmë është shndërruar në traditë, mbledh fonde për të përkrahur shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Shuma që u mblodh këtë vit përmes sponsorizimeve dhe shitjes së biletave arriti në €32,175, duke e bërë këtë nismë një sukses të madh, pasi u tejkalua shuma që u mblodh në dhjetor 2015 kur u mbajt për herë të parë. Të gjitha fondet e siguruara mbështesin drejtpërdrejt shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë dhe mundësojnë Aksionin për Nëna dhe Fëmijë që të vazhdojë furnizimin me medikamente e pajisje mjekësore, mbështesë programin e ndërtimit të transportit të foshnjeve dhe zgjerojë aktivitetet e qendrave informuese edhe në qytete të tjera – të gjitha këto duke kontribuar në uljen e shkallës së vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

“Ndjehemi të nderuar nga bujaria e miqve tanë, numri i të cilëve sa vjen e rritet dhe që kanë kontribuar për ta bërë ngjarjen “Të vallëzojmë” një bashkëpunim kaq të suksesshëm në përkrahje të nënave dhe fëmijëve që përballen me sfida shëndetësore”, thotë Mrika Aliu, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit.

“Është kënaqësi të shohësh aq shumë njerëz në sallë të përkushtuar për t’iu ndihmuar të tjerëve. Duam të falenderojmë të gjithë donatorët dhe pjesëmarrësit pa të cilët mbërmja s’do kishte rezultuar në kaq sukses,” shton Michael Gold, Drejtor Ekzekutiv i Crimson Capital, që është dhe sponsori platin i ngjarjes.

Ngjarja për mbledhjen e fondeve është mbështetur edhe me sponsorizime nga: Crimson Capital (sponsor i platinit), Banka Ekonomike, Banka për Biznes, Bechtel Enka dhe NLB Banka (sponsor të artë), Roche, Vitaminka, KEP Trust, 3CIS, Komot, Solidar Suisse dhe Cacttus (sponsor të argjendit) dhe FINCA, AmCham Kosovo, AmCham Arbitration Center, American School of Kosovo, Universum, International Development Ireland, International Finance Corporation, Meridian, ProCredit Bank, dhe Sharrcem (sponsor i bronzit). Atmosfera e mrekullueshme e ngjarjes u mundësua nga sponsorët në natyrë: Perla Events, VM3, Bllok.org, Umami, Hambar, Trosha, Edona 5, Stone Castle, Sefa Wine, Birra Prishtina, Birra Sabaja, Frutomania & Karl Gega, Rugove, Agna Group, Translation Center, Lulishtja Labi, Reks Balloons, Sweet Vesa, studio Angel. Për muzikë, falenderojmë grupin String String, Florent Abrashi, Nita Latifi dhe Adrian Berisha.

Ngjarja “Të vallëzojmë” organizohet nga Fondacioni “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” dhe Crimson Capital, dhe mbështetet nga RTV Dukagjini.

X

Organizohet Ngjarja “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët” në Kosovë!

Prishtinë, 13 shtator 2016-

Nën këtë moto që tashmë është e mirënjohur për të gjithë, Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon për të dytin vit mbrëmjen e vallëzimit për mbledhje të fondeve, që mbahet me 22 shtator, në Sheshin 21 në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00.

Mbledhja e fondeve nga kjo ngjarje mundëson financimin e programeve shëndetësore në klinikat gjinekologjike/obstetrike, Njësitë e Kujdesit Intensiv Neonatal dhe klinkat pediatrike që përkujdesen për fëmijë të sëmurë nga leukemia, sëmundje të zemrës, astma dhe sëmundje të tjera.

Vitin e kaluar, Fondacioni arriti të sigurojë nga kjo ngjarje mbi €24,000 neto me sponsorizime dhe shitje të biletave. “Falë fondeve të mbledhura nga mbrëmja e vallëzimit me 3 dhjetor 2015, spitalet dhe qendrat e kujdesit shëndetësor në Kosovë kanë më shumë burime për të trajtuar foshnjat e lindura para kohe apo që vuajnë nga sëmundje të rënda, si dhe nënat në rrezik”, thotë Mrika Aliu, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Disa nga aktivitetet që ky fondacion arriti t’i realizojë falë mbështetjes nga ngjarja vitin e kaluar përfshijnë blerjen e 300 shisheve me surfaktant, medikament që u ndihmon fëmijëve të lindur parakohe të zhvillojnë mushkëritë dhe të marrin frymë lirshëm; 5 foto-llampa për trajtimikn e verdhëzës tek foshnjat u dorëzuan tek njësia e kujdesit intenstiv në repartin e neonatologjisë; si dhe u hapën dy qendra të reja informuese për gratë në Mirovicë dhe Drajkovc-Shtërpce.

“Këtë vit, synojmë të mbledhin më shumë fonde që përkrahja jonë të zgjerohet,” vazhdon znj. Aliu. Plani për këtë vit është që të sigurohen monitorë kardiopulmonarë për të matur ritmin e frymëmarrjes tek foshnjat, të sigurohen pajisje për sistemin e transportit të të porsalindurve dhe të tjera, të zgjerohen shërbimet e qendrave informuese për gratë dhe të vazhdojë furnizimi me surfaktant.

“Ju ftojmë të gjithëve të na bashkoheni. Mbrëmja Let’s Dance mbahet me 22 shtator, në Sheshin 21, duke filluar nga ora 20:00. Çmimi i hyrjes është €30 për person dhe përfshin pije, ushqim dhe muzikë nga grupi String String, Gamblemania dhe artistë të tjerë. Paratë e mbledhura nga biletat shkojnë të gjitha për financim të programeve” thotë Znj. Aliu.

Organizimi është përkrahur nga sponsorë të shumtë. Crimson Capital është sponsori i platinit dhe bashkë-organizator i ngjarjes. Sponsorët e artë janë BpB, Banka Ekonomike, NLB Prishtina dhe Bechtel Enka. Sponsorë të argjendtë janë Hoffman La Roche, Komot Pharm, 3CIS, Kep Trust dhe Solidar Suisse Kosova. Sponsortë të bronzit janë Finca Kosova, American School of Kosova dhe International Development Ireland. Sponsor medial dhe mbështetës në organizim është edhe Radio Dukagjini.

Sponsorë të tjerë të ngjarjes janë: Stone Castle, Sefa Wine, Perla Events, Bllok.org, VM3, Birra Prishtina, Birra Sabaja, Rugove, Edona 5, Translation Center, Agna Group, Hambar, Umami, Trosha dhe Frutomania.

Biletat mund të blihen në: Bon Vivant, Soma Book Station, Jete o Jete, Babaganoush, Radio Dukagjini, RTC Consulting, Gym, Mezzeria, Morena Bar, Ethno’s, Prince Coffee House apo direkt në zyret e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

X

Përfundojnë me sukses trajnimet e organizuara për Koalicionin K10

Prishtinë, 9 shtator 2016-

Javën që shkoi Koalicioni i organizatave të shoqërisë civile, i krijuar me qëllim të avokimit për shëndetin seksual riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues, ka përfunduar me sukses trajnimet e organizuara për ngritje të kapaciteteve avokuese. Pakoja e trajnimeve ka përfshirë gjithsej pesë trajnime, të organizuara mes periudhës 18 Gusht – 7 Shtator, me tema të ndryshme që synojnë ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të Koalicionit lidhur me temat e trajtuara. Këto të fundit përfshijnë hyrje në shëndetin riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues, gjendjen aktuale në Kosovë, strategjitë e avokimit, metodat e hulumtimit, si dhe mënyrat efektive për bartjen e mesazhit dhe ndryshimin e politikave dhe kornizës ligjore.

Pakoja e trajnimeve është krijuar në bazë të vlerësimit profesional të organizatave anëtare dhe eksperiencës së tyre në avokim në fushën e shëndetit riprodhues.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, në cilësinë e Koordinatorit të Koalicionit dhe organizatorit të trajnimeve vlerëson se trajnimet kanë trajtuar tema të qëlluara që do të shërbejnë drejtë planifkimit të aktiviteteve të Koalicionit me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe përmirësimit të kornizës ligjore dhe politikave mbi shëndetin riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues. Ligjëruesit në trajnime kanë qenë personalitete me përvojë të gjatë në fushën specifike që kanë trajtuar dhe kanë mundësuar zhvillimin e diskutimeve që kanë trajtuar edhe përvojat e ndryshme të anëtarëve në këtë fushë.

Koalicioni i organizatave për shëndetin seksual riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues është krijuar si rezultat i bashkëpunimit në mes të Aksionit për Nëna dhe Fëmije, Fondit Kosovar për Popullsi, Rrjetit Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), Shoqatës së Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Artpolis, Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës, Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit (Jeta/Vita), Shëndet për të Gjithë (Health for All), Shoqatës Kosovare për Promovimin, Avancimin dhe Mbrojtjen e Shëndetit të Adoleshentëve (Shko-Pa-Msha), dhe Asociacionit për Edukim dhe Zhvillim të Shëndetësisë (AHED), si dhe financohet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA).

X

Vazhdon implementimi i suksesshëm i skriningut të kancerit të qafës së mitrës në Komunën e Prishtinës

Prishtinë, 23 gusht 2016-

Pilot projekti për kryerjen e Pap-testeve pa pagese me qëllim të skriningut të kancerit të qafës së mitrës vazhdon të implementohet në Komunën e Prishtinës. Që nga lansimi i këtij pilot projekti ne korrik e deri më tani, më shumë se 120 gra janë kontrolluar pa pagese dhe kanë bërë Pap-testin në njërën nga tri Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Pilot projekti synon kontrollimin e gjithsej 2,000 grave e vajzave të moshave 25 deri në 50 vjeç , duke i prioritizuar rastet sociale, deri me datën 30 nëntor 2016. Ky pilotim paraqet një mundësi shumë të mirë për kontrollin dhe parandalimin e kancerit të qafës se mitrës, i cili është kanceri i dytë më i përhapuri tek gratë. Skriningu cervikal mundëson zbulimin e hershëm të qelizave jonormale dhe si rezultat trajtimin e suksesshëm të tyre.

Në vazhdën e këtij pilot projekti, të gjitha gratë dhe vajzat nga Komuna e Prishtinës ftohen të kryejnë Pap-testet pa pagese në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare tek Qafa, Qendrën e Mjekësisë Familjare 5 në Ulpianë apo edhe Qendrën e Mjekësisë Familjare 6 në Kodrën e Diellit. Të gjitha materialet informuese tashmë ndodhen në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë ku mund të orientohen për termine.

Tashmë është lansuar edhe videoja informuese që bënë thirrjen për Pap-teste ne mediume e rrjete sociale: https://www.youtube.com/watch?v=nbzQQXBls64

Ky pilotim po bëhet për herë të parë në Kosovë dhe është mundësuar përmes bashkëpunimit në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale te Komunës se Prishtinës, Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, Qendrës Kryesore te Mjekësisë Familjare ne Prishtine, Institutit te Anatomisë Patologjike pranë Qendrës Klinike Universitare te Kosovës dhe Aksionit për Nena dhe Fëmijë, me donatorë Fondin për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Organizatën Botërore të Shëndetësisë – OBSH dhe 700 for Science Foundation.

X

Akreditohet programi edukativ i Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas

Prishtinë, 12 gusht 2016-

Programi edukativ që po ligjërohet në kuadër të Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas u akreditua para Bordit për Edukim të Vazhdueshëm Mjekësor (BEVM). Ky akreditim është rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm në mes të Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas, Qendrës Zhvillimore të Mjekësisë Familjare, si dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe licenson kështu programin trajnues për profesionistët shëndetësor në Kujdesin Primar Shëndetësor të cilët janë të angazhuar në Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas.

Me rastin e akreditimit, punëtorët shëndetësorë të kujdesit primar të cilët njëkohësisht janë të përfshirë në mënyrë vullnetare në Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas do të vlerësohen me 15 pikë kredituese. Këto pikë u shërbejnë punëtorëve shëndetësorë të kujdesit primar për procesin e ri-licencimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas është program i inicuar nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në vitin 2014 dhe ka për qëllim kryesor edukimin dhe këshillimin e grave shtatzëna dhe partnerëve të tyre për kujdesin para dhe pas lindjes, e që evidenca thotë që ndikon në lindje të foshnjeve më të shëndosha. Në këto qendra, këshillat individuale dhe grupore ofrohen në një ambient shumëngjyrës, privat dhe të rehatshëm. Gratë marrin edukimin esencial në ushquyeshmërine gjatë shtatzanisë, fazat e shtatzanisë, përgatitjen fizike dhe psiqike për lindje, kujdesin ndaj të posalindurit dhe gjidhënien. Posterat, kukullat dhe videot e kompletojnë këtë ambient dhe e bëjnë të nxënurit e informatave bazike më të kapshme. Në këto qendra poashtu bëhen ushtrimet e nevojshme fizike për të menaxhuar frymëmarrjen, dhembjet dhe për të praktikuar informatën e marrur. Këto Qendra njëkohësisht  synojnë të fuqizojmë rolin e pacientit dhe shërbyesve shëndetësor në vendim-marrje të përbashkët ku pacienti është në qendër të shërbimeve.

Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas ekziston në 5 lokacione në Kosovë. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë sot lansoi edhe reklamën vetëdijesuese mbi këto Qendra. Shih: https://www.youtube.com/watch?v=tLEnFFd9yVg

X

U nënshkrua Marreveshja e Bashkepunimit me Direct Relief lidhur me donacionet e materialeve mjekesore

Prishtinë, 1 gusht 2016-

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Direct Relief, në mbështetje të aktiviteteve për sigurimin e materialeve esenciale mjekësore dhe medikamenteve. Direct Relief është një korporatë jo-fitimprurëse me përfitim publik, e themeluar në Shtetin e Kalifornisë – SHBA, me mision që të përmirësojë shëndetin dhe jetesën e qytetarëve. Direct Relief punon drejt mbështetjes së aktiviteteve të partnerëve të saj duke ofruar burime financiare, teknike, dhe materiale esenciale shëndetësore, si dhe ndan përkushtimin e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë ndaj shëndetit dhe mirëqenies së popullsisë në Kosovë.

Kjo marrëveshje rregullon bashkëpunimin në mes të ANF dhe Direct Relief, me c’rast Direct Relief do të  dhurojë donacione të materialeve mjekësore, duke përfshirë edhe medikamentet, në mënyrë të vazhdueshme. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë do të sigurojë pranimin, mirëmbajtjen, rruajtjen, dhe shpërndarjen e materialeve të pranuara. Ky bashkëpunim është në fuqi që nga Korriku 2016 dhe ka rëndësi të madhe për punën tonë drejt asistencës së qendrave mjekësore dhe spitaleve me medikamente dhe materiale të tjera mjekësore për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve, dhe drejt ofrimit të shërbimeve kualitative shëndetësore për nënat dhe fëmijët.

X

Ngjarja Bamirëse e Bank Street në Amerikë ngrit rreth $10,000 për nënat dhe fëmijët në Kosovë

Prishtinë, 18 korrik 2016-

Bank Street Group, një firmë e investimeve bankare që i shërben sektorëve të teknologjisë, mediave dhe telekomunikimeve ka organizuar ngjarjene dytë të bamirësisë të Bank Street muajin e kaluar në Burning Tree Country Club që gjendet në Greenwich, CT. Si sponsor kryesor, Bank Street, së bashku me sponzoruesit e tjerë kanë mbështetur ekipe të caktuara nga të cilat secili ka luajtur golf për bamirësi.

“Rasti i bamirësisë së Bank Street është sponsorizuar në traditën afatgjate tonën, ku secili pjesëmarrës i skuadrës pritet që përveç se të jetë udhëheqës në sektor të industrisë të jetë edhe kontribues në komunitetin tonë më të gjerë global”, është shprehur drejtori i lartë menaxhues i grupit Bank Street dhe anëtari i bordit të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, Richard Lukaj.

Të ardhurat nga kjo ngjarje bëmirëse e Bank Street do të ndihmojë rreth 24 organizata humanitare, ndër të cilat edhe Aksionin për Nëna dhe Fëmijë në Kosovë. “Ishte një nder dhe kënaqësi të mbështesësh një fondacion që ndihmon avancimin e shërbimeve mjekësore dhe kujdesin për nëna dhe fëmijë në një pjesë të botës e cila është ende në zhvillim. Ne ishim me fat që patëm mundësinë të mbledhemi në një vend të mrekullueshëm dhe njëkohësisht flasim mbi fondacionet ndikuese sikur siç është ANF”, ka thënë Bekim Ahmetaj, anëtar i bordit të ANF-së si dhe lojtar i golfit në këtë ngjarje.

Për më shumë informata rreth këtij organizimi bamirës të Bank Street dhe t’shihni më shumë foto mund të vizitoni www.banksteetinvitational.com

X

Hapet dyqani bamirës për nëna dhe fëmijë “Teshavesha”

Prishtinë, 12 korrik 2016-

Prishtina tani me dyqan bamirës të dorës së dytë duke filluar nga sot. Dyqani për bamirësi “Teshavesha” u hap nga fondacioni humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” tek zyret e SCAAK/ShKÇAK.

Dyqani ‘Teshavesha” ka grumbulluar për më se një javë rroba të mirëmbajtura dhe të pastërta nga qytetarët bamirës të vendeve të ndryshme të Kosovës në formën e donacionit të cilat tashmë shiten me çmime simbolike për nënat dhe fëmijët në nevojë. Iniciativës iu bashkangjitën dhe e mbështetën edhe mjaft personalitete të modes si Agnesa Vuthaj, Egzon Kazagiqi, si dhe partnerë të tjerë si SCAAK, American School of Kosova, VM3 dhe Origano Balloons.

“Prindër të dashur, tani keni mundesinë që së bashku me fëmijët tuaj të kontribuoni për një qëllim të mirë. Përdoreni këtë iniciativë të mësoni edhe fëmijët tuaj të jenë humanitarë. Jemi më të gëzuar kur shohim që humaniteti ynë përcillet gjeneratë pas gjenerate. Jemi më të lumtur nëse jemi pjesë e saj,” shprehet Ardiana Bunjaku, Kryetare e Bordit në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

“Dyqani për bamirësi Teshavesha punëson gra të marxhinalizuara, shet rroba të gjinive, moshave e brendeve të ndryshme me çmime të lira si dhe ndihmon nënat dhe fëmijët, të gjitha në një” deklaron Janine Mehmeti, koordinatore e eventeve në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Në dyqanin “Teshavesha” pjesëtarët e komunitetit tonë do të kenë mundësi të dhurojnë rroba të dy gjinive e moshave të ndryshme, lodra, dekorime të vogla shtëpiake, aksesorë e mbathje të cilat pastaj shiten me çmime simbolike dhe të hyrat nga shitjet në dyqan ndihmojnë nënat dhe fëmijët. Dyqani ndodhet prapa sheshit Zahir Pajaziti, rruga Sylejman Vokshi nr.14 (tek zyret e SCAAK) dhe do të jetë i hapur vazhdimisht nga ora 10.00-19.00 çdo të hënë deri të premte dhe me orar të shkurtuar ditëve të shtuna. Ndërkaq mbledhja e gjësendeve të cilat pastaj selektohen dhe shiten në dyqan bëhet në zyret e SCAAK, American School of Kosova (ASK) ose direkt në zyret e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

X

Lansohet pilot projekti i skriningut të kancerit të qafës së mitrës në Komunën e Prishtinës

Prishtinë, 6 korrik 2016-

Në një ngjarje zyrtare sot u lansua zyrtarisht pilot projekti i Skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës në Komunën e Prishtinës, pilotim ky që po bëhet për herë të parë në Kosovë. Ngjarja sot u realizua me qëllim të prezantimit të projektit pilotues mbi skriningun e kancerit të qafës së mitrës në Prishtinë, që është pjesë e Programit Nacional për Kontrollë të Kancerit në Kosovë. Ky pilot projekt synon të shërbejë si model në krijimin dhe implementimin në tërësi të programit nacional të skriningut të kancerit të qafës së mitrës në Kosovë.

Ngjarja u hap me një fjalë rasti nga Dr. Izet Sadiku, Zëvendës-Ministër i Shëndetësisë i cili garantoi se Ministria e Shëndetësisë do t’i qëndrojë prapa këtij projekti të planifikuar edhe përmes Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit dhe u zotua se do t’merr përsipër mbulimin e materialeve shpenzuese që lidhen me vazhdimësinë e këtij projekti pas pilotimit.

“Me rastin e pilotimit sivjet, do të kontrollohen rreth 2,000 gra pa pagesë nga Komuna e Prishtinës të moshave 25-50 vjeç, duke i prioritizuar rastet sociale, do të ndërtohen kapacitetet për skrining brenda mjekësisë familjare në Prishtinë, si dhe do të ndërtohet algoritmi procedural që rregullon sistemin e bashkëpunimit në mes të KPSH (Kujdesit Parësor Shëndetësor) dhe KTSh (Kujdesit Tretësor Shëndetësor) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,” theksoi Dr. Arben Vitia, Drejtor i Drejtoratit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale nga Komuna e Prishtinës.

“Ndërtimi i një sistemi cilësor të skriningut të kancerit të qafës së mitrës është e drejtë shëndetësore, e paraparë me Ligjin për Shëndet Riprodhues, si dhe e planifikuar në Programin Nacional për Kontrollin e Kancerit,” shprehet prof.dr. Suzana Manxhuka-Kerliu, dekane dhe kryetare e Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit. Duke i falenderuar iniciatorët dhe mbështetësit e projektit, edhe Dr. Ramadan Sopa përfundoi fjalimin në emër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, duke ri-theksuar rëndësinë e këtij projekti kur dihet se kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i përhapuri tek gratë.

“Të gjitha gratë dhe vajzat nga Komuna e Prishtinës tani mund të kryejnë Pap-testet pa pagesë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare tek Qafa, Qendrën e Mjekësisë Familjare 5 në Ulpianë dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare 6 në Kodrën e Diellit dhe të gjitha materialet informuese tashmë ndodhen në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë ku mund të orientohen për termine,” shprehet Mrika Aliu, drejtoreshë ekzekutive e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

Skriningu cervikal mundëson zbulimin e hershëm të qelizave jonormale dhe si rezultat trajtimin e suksesshëm të tyre. Procesi i skriningut është treguar shumë efektiv në zvogëlimin e numrit të rasteve me kancer të qafës së mitrës në shumë vende të botës.

Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Prishtinës, Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, Ministrisë së Shëndetësisë, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Institutit të Anatomisë Patologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe mbështetet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH, 700 for Science Foundation dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

X

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

Kjo marrëveshje bashkëpunimi piloton skriningun e kancerit të qafës së mitrës në Komunën e Prishtinës, si pjesë e programit nacional për kontrollin e kancerit.

Prishtinë 10 qershor 2016-

Jemi të gëzuar të ndajmë me ju lajmin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës – departamentin për shëndetësi dhe mirëqenie sociale dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës mbi pilotimin e skriningut të kancerit të qafës së mitrës. Me rastin e marrëveshjes do të mundësohet pilotimi i skriningut në kuadër të nivelit primar të mjekësisë familjare në Prishtinë me qëllimin që ky pilotim të shërbejë si model në krijimin e programit nacional të skriningut të kancerit të qafës së mitrës në Kosovë.

Me rastin e pilotimit do të kontrollohen rreth 2,000 gra pa pagesë, nga Komuna e Prishtinës, do të ndërtohen kapacitetet për skrining brenda mjekësisë familjare në Prishtinë, si dhe do të ndërtohet algoritmi procedural që rregullon sistemin e bashkëpunimit në mes të nivelit primar dhe atë terciar, duke qenë se Instituti i Patologjisë brenda QKUK-së është i vetmi laborator citologjik në Kosovë. Fushata e thirrjes për kontrolla do të lançohet ditët në vazhdim.

Përpos ofrimit të këtij shërbimi të ri në kuadër të mjekësisë familjare, palët synojnë poashtu që të inicojnë diskutime në mes të palëve dhe grupeve të interesuara me qëllim të hartimit dhe implementimit të politikave shëndetësore që ndërtojnë një sistem cilësor të skriningut të kancerit të qafës së mitrës si e drejtë shëndetësore dhe e planifikuar me programin nacional për kontrollin e kancerit.

Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i përhapuri tek gratë. Skriningu cervikal mundëson zbulimin e hershëm të qelizave jonormale dhe si rezultat trajtimin e suksesshëm të tyre. Procesi i skriningut është treguar shumë efektiv në zvogëlimin e numrit të rasteve me kancer të qafës së mitrës në shumë vende të botës.

Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Prishtinës, Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Institutti të Anatomisë Patologjike pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, 700 for Science Foundation, Organizatës Botërore e Shëndetësisë – OBSH dhe Fondit për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA.  

X

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me UNMIK-un për platformën online të QISHG-së

Prishtinë, 9 qershor 2016-

Pas një bashkëpunimi shumë të suksesshëm në hapjen e Qendrës Informuese në Shtërpcë, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë nënshkruan marrëveshjen tjetër të bashkëpuniit me të cilën mbështetet zhvillimi i platforms online të Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas. Këto Qendra sjelling grate nga të gjitha etnicitetet në një ambient të këndshëm dhome që ndajnë të njëjtën experience të të bërit nënë/prindër. Këto Qendra ofrojnë këshilla individuale e grupore në periudhën para, gjatë shtatzanisë dhe pas lindjes, informata këto të bazuara në dëshmi.

Platforma online e Qendrës Informuese do të vijë në tri gjuhë, do t’përmbajë informatat më të fundit të bazuara në dëshmi duke filluar nga shtatzania, ndryshimet gjatë seciilit muaj të shtatzanisë, kujdesi ndaj foshnjes, gjidhënia, video e shumë e shumë informata të tjera – gjithcka që një nëne apo babai i duhen. Do të dalim shumë shpejt me platformën.

Të reja

Tani, përmes SMS ftohen gratë dhe vajzat të bëjnë PAP Testin

12 Korrik 2018, Prishtinë Sot, për herë të parë në Kosovë grave dhe vajzave në Komunën e Prishtinës (nga 21-65 vjeç) u janë dërguar ftesa...

Dorëzohet aparati i bilirubinës në Klinikën e Neonatologjisë

09 Korrik 2018, Prishtinë Aksioni për Nëna dhe Fëmijë së bashku me partnerin Bankën Raiffeisen në Kosovë sot bënë dorëzimin e pajisjes Bil...

Dhurohen kontraceptiv në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë

21 Qershor 2018, Prishtinë Sot në Qendrën Kryesore të Mjekesisë Familjare në Prishtinë u bë dorëzimi i mjeteve kontraceptive në vlerë prej ...

Lansohet programi i skriningut të kancerit të qafës së mitrës në Komunën e Prizrenit

19 Qershor, 2018 Sot zyrtarisht u lansua programi i Skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës në Komunën e Prizrenit, program ky që po bëhet ...

Ngjarja vjetore “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” ngriti rreth 7000 Euro

-11 Qershor 2018, Prishtinë Ngjarja vjetore “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët”, përfundoi me sukses për të pestin vit me radhë ku mor...

Organizohet shfaqja teatrale “ Surpriza” si vazhdimësi e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

-08 Qershor 2018, Prishtinë Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë organizoi shfaqjen teatrale...

 Dhurohet pajisja për diagnostifikimin e sëmundjeve të zemrës tek foshnjet në Klinikën e Neonatologjisë

-01 Qershor 2018, Prishtinë Aksioni për Nëna dhe Fëmijë së bashku me partnerin Bankën Raiffeisen në Kosovë po e shënojnë 1 Qershorin, Ditë...

 Ngriten 16,200 Franga Zvicerane në Cyrih për nënat dhe foshnjet në Kosovë

13 Maj 2018- U përmbyll me sukses ngjarja bamirëse “Shpëto Jetë” e cila u mbajt më 12 maj në Hotelin Marriott në Cyrih, Zvicër, me të ci...

Dorëzohet donacioni me medikamete mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

24 Prill 2018, Prishtinë Sot, u bë dorëzimi i medikamenteve mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të cilat do të përdoren p...

Dhurohen 1,506.26 euro për shëndetin e nënave dhe fëmijëve

16 Prill 2018, Prishtinë U bë dhurimi i çekut në vlerë prej 1506.26 Euro nga Meridian Express për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë për të m...

Ruaje Datën për Mbrëmje e Bamirësisë ‘Shpëto Jetë’ 

Ruaje datën për t’u bërë pjesë e një mbrëmje filantropie në qytetin e bukur të Cyrih-ut, Zvicër, për të ndihmuar në shpëtimin e je...

Po mbahen trajnimet simuluese për programin e Sistemit të Trasportit Neonatal

03 Prill 2018, Prishtinë Sot filluan të mbahen trajnimet simuluese për stafin mjekësorë në njësitë e Kujdesit Intensiv Neonatal në QKUK, Pris...

AMC dhuroi materiale për Pap-Teste në Institutin e Anatomisë Patologjike

30 Mars 2018, Prishtinë Sot Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhuroi materiale për Pap-Teste në Institutin e Anatomisë Patologjike pranë Qendrës K...

Ambasadori kanadez Daniel Maksymiuk viziton Qendrën për Shëndetin e Gruas ‘Klasat për Nëna’

22 Mars 2018, Prishtinë Sot, ambasdori kanadez Daniel Maksymiuk vizitoi Qendrën Informuese për Shëndetin e Gruas ‘Klasat për Nëna’ në Klini...

Scampa dhuron 10,000 njësi të qeseve plastike për dyqanet Teshavesha

9 Mars, 2018, Prishtinë – Dyqani i bamirsië ‘Teshavesha’ tani vepron në dy lokacione në qytetin e Prishtinës falë mbështetjes s...

Fillon fushata e Meridian Express për AMC “Kontribo për fëmijët , blej produkte Scharf”

1 Mars, 2018, Prishtinë – Sot fillon fushata për shpëtimin e jetëve të fëmijëve dhe nënave përmes ngritjes së fondeve e organizuar nga Mer...

Dhurohet aparati CRP në Klinikën e Neonatologjisë në Pejë

Pejë, 16 Shkurt 2018 Sot, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bashkë me organizatorët e “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” dorëzuan aparati...

Shënohet dita ndërkombëtare e Kancerit- Unë mundem, ne mundemi!

Në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Bordi Nacional per Kontroll të Kancerit për nder të ditës së Kancerit- 4 Shkurti, në mesin e pre...

Prezentojmë kryesinë e re të Bordit 

Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë për Kryetarin e ri të Bordit, Valon Xharra dhe Nën-Kryetari e ri të Boardit, Ilir Hoxha. Valon Xharra ës...

Z. Michael Gold, anëtari më i ri i Bordit të Nderit të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë

Prishtinë, 16 Janar 2018 Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë për bashkangjitjen e anëtarit tonë më të ri në Bordin e Nderit, Michael Gold....

Letër Falenderimi për Donatorët tanë

Në prag të ndërrimit të motmoteve, dëshirojmë t’i falenderojme të gjithë donatorët tanë që na ndihmuan dhe na përkrahën në mënyrë q...

Vazhdon implementimi i suksesshëm i skriningut te kancerit te qafës se mitrës në Komunën e Prishtinës

Prishtinë,22 Dhjetor, 2017 Ofrimi i Pap testeve pa pagesë vazhdoi me sukses edhe në vitin 2017 në Komunën e Prishtinës. Programi i skriningut t...

Dorëzohet medikamenti ‘Surfaktant’ në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK

-Prishtinë 19 Dhjetor, 2017 Sot në Klinikën e Neonatologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u bë dorëzimi i medikamentit Surfak...

Fillon ‘Java e Dizajnerëve’ e fondacionit ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ këtë radhë në Albi Mall

13 Dhjetor, 2017, Prishtinë Për festat e funditit, dyqani i bamirësisë ‘Teshavesha’, program në kuadër të fondacionit ‘Aksioni për Nëna...

Letra e Fundvitit

Prishtina, 12 Dhjetor 2017 E dashura mike, I dashur mik,    Ju mund të mos jeni të vetëdijshëm sa i madh mund të jetë kontributi dhe mbështet...

Mbahet Tryeza mbi Shkaktarët e Prerjeve Cezariane në Kosovë

  -Prishtinë, 7 dhjetor 2017 Sot u mbajt tryeza e diskutimit me profesionistët shëndetësor, politikë-bërësit si dhe përfaqësuesit e shoqëri...

Banka Raiffeisen në Kosovë fiton çmimin FIDES për filantropi!

-Prishtina, Nëntor 30, 2017 Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju këtë njoftim urimi për partnerin dhe donatorin tonë Raiffeisen Bank në Kosovë...

Lansohet platforma online e Koalicionit K10

-Prishtinë 30 Nëntor 2017 Aktivitetet e Koalicionit K10 tani do të mund t’i përcjellni edhe në platformën online, e cila është lansuar dje....

Hapet Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Komunën e Pejës

29 Nëntor, 2017 Sot, në një ceremoni zyrtare, u hapën dyert e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas “Klasat për Nëna” edhe në Pejë,...

James C. Strickler, MD dhe George A. Little, MD, FAAP marrin Çmimin për Kontribut Jetësor

-New York City,  Nëntor 23, 2017 Aksioni për Nënat dhe Fëmijë i dhuron Çmimin për Kontribut Jetësor James C. Strickler, MD dhe George A. Litt...

U ngritën $41,395.00 në ngjarjen vjetore të ‘Aksionit për Nëna dhe Fëmijë’ në Yale Club të Nju Jork-ut

New York,  9 nëntor 2017 Fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ (AMC) nga Prishtina, Kosovë, mbajti mbrëmjen e saj të dytë bamirëse n...

Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm

Prishtinë, 6 Nëntor 2017 ” Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm” program i mundësuar në partneritet me organizatën Sav...

Edukimi Seksual Gjithëpërfshirës – Ndryshimi pozitiv dhe rrënimi i tabuve

-Prishtinë, 1 Nëntor 2017 Në Qendrën Studentore, u mbajt salloni i diskutimit të hapur me temën “Edukimi Seksual Gjithëpërfshirës”. Ky d...

Është lansuar platforma “Organizo një ngjarje për ne”

-Prishtinë 11 Tetor 2017 Kemi kënaqësin të ju njoftojmë se tani kemi lansaur zyrtarisht platformën “Organizo një ngjarje për ne” ...

Dr. Ilirijana Bajraktarin, zëvendësministre e Shëndetësisë në Qeverinë e Shqipërisë.

-Prishtinë, 12 Tetor 2017 Ne përgëzojmë Dr. Ilirijana Bajraktarin që u emërua zëvendësministre e Shëndetësisë në Qeverinë e Shqipërisë....

Mark Kosmo i bashkohet Bordit të Drejtorëve të ANF-së!

-Prishtina, 12 Tetor 2017 Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë për bashkangjitjen e një anëtari të ri në Bordin e Drejtorëve të fondacio...

Ngriten 9,755.23 Franga Zvicerane në ‘Darkën e Diasporës’ për Nënat dhe Fëmijët e Kosovës

-Prishtinë, 2 Tetor 2017 U përmbyll me sukses ngjarja e parë ‘Darka e Disaporës’ e cila u organizua nga fondacioni ‘Aksioni për nëna dhe f...

Diskutimi i hapur rreth “ Kontracepsionit dhe Menopauzës”

Prishtinë, 27 Shtator 2017- Koalicioni K10 shënoi ditën nderkombëtare të Kontracepsionit, duke diskutuar edhe për Menopauzën. Diskutimi mbi Kon...

Ngjarja tradicionale Let’s Dance mbledh €23,486.50

“Let’s Dance” tashmë është shndërruar në brend të ndërlidhur ngushtë me konceptin e mbledhjes së fondeve për qëllime bamirësie dhe p...

Sërish koha për të vallëzuar

Prishtinë, 12 shtator 2017 – Tashmë e shndërruar në një ngjarje tradicionale të përvitshme në skenën e filantropisë në Kosovë, ngjarja ...

Bëje Pap Testin dhe parandalo kancerin në qafën e mitrës

Prishtinë, 20 Shtator 2017- Bëje pap testin! Sot me datën 20 Shtator 2017, stafi edukativ i shkollës fillore “Hilmi Rakovica” u informua më ...

Bëhet lansimi i aplikacionit mobil “NANA”

Prishtinë, 29 Gusht 2017- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka bërë lansimin e aplikacionit celular në gjuhën shqipe, aplikacion ky që përmban in...

Darkë humanitare në Zürich për fëmijët e Kosovës

Prishtinë, 24 Gusht 2017 ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’, fondacion humanitar që vepron në Prishtinë, Kosovë, në bashkpunim me organizatë...

Medikamenti Afatinib vjen si donacion në Kliniken e Onkologjisë

Prishtinë, 18 Gusht 2017- Afatinib vjen si medikament në Kliniken e Onkologjjisë në QKUK, një donacion tjetër nga Americares përmes partneri...

“Klasat për Nëna” fillojnë edhe me temën e Depresionit pas-Lindjes

Në kuadër të Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas, tashmë të ri-emëruara si “Klasat për Nëna” fillon edhe ligjërimi i temës së d...

Pap testet vazhdojnë të ofrohen si sherbim i rregulltë në Komunën e Prishtinës

„Si rezultat i dëshmisë së nevojës për këtë shërbim falë pilotimit të suksesshëm vitin e kaluar, po vazhdon skriningu si shërbim i rregu...

Rëndësia e Planifikimit Familjar në Shëndetin e Popullsisë – Shënimi i Ditës Botërore të Popullsisë

“Sipas të dhënave që ekzistojnë në Kosovë, për fat të keq përdorimi i mjeteve modern kontraceptive në Kosovë nuk qëndron aq mirë. Tek ...

Ngjarja Bamirëse e Bank Street në Amerikë ngrit rreth $10,000 për nënat dhe fëmijët në Kosovë

“Kjo ngjarje vjetore e sponsorizuar nga Bank Street promovon traditën afatgjate tonën ku secili pjesëmarrës i skuadrës pritet që përveç të ...

Bëhet hapja e pikës së dytë të dyqanit bamirës ‘Teshavesha’

Dyqani Teshavesha bëri hapjen e pikës së dytë të shitjes falë mbështetjes financiare të partnerit Raiffeisen Bank Kosova. Duke filluar nga sot...

Albi Group dhuron rroba në vlerë prej 10,000 Euro për dyqanin e ri Teshavesha

Këtë rradhë, për herë të parë për Teshavesha dhe si partner besnik i fondacionit Aksioni pë Nëna dhe Fëmijë qendra tregtare Albi Mall pjes...

Mbi 30 patologë nga Instituti i Patologjisë janë trajnuar në Citologjinë e Vezorëve

Gjatë një periudhe dy ditore, patologët nga Instituti i Patologjisë në Spitalin dhe Shërbimin Klinik Universitar të Kosovës patën mundësinë...

Ndikimi i Duhanpirjes në Shëndetin Seksual Riprodhues – Diskutim i hapur me qytetarët

Ky diskutim tregoi rreziqet e duhanpirjes në shëndetin seksual dhe riprodhues tek gratë dhe burrat e moshave të ndryshme. Qëllimi i diskutimit is...

Dorëzohet pajisja intrauterine Levonorgestrel në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

Sot në Klinikën e Gjinekologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, u bë dorëzimi i pajisjes intrauterine Levonorgestrel,donacion k...

Ngjarja vjetore “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” ngriti rreth 8000 Euro

Aktiviteti këtë vit arriti të sigurojë rreth 8000 Euro përmes kontributeve të kompanive e individëve që mbështetën çiklistët, kampanjës ...

Filloi ngjarja vjetore “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët”

Albion Hadri, njëri nga organizatorët e ngjarjes dhe çiklist shprehet se “Jemi shumë të kënaqur me numrin e pjesëmarrësve në këtë udhët...

Hapet Qendra Informuese “Klasat për Nënat” edhe në Komunën e Prizrenit

Mehmedali Gashi, drejtor i QKMF-së, shprehu kënaqësinë për hapjen e “Klasës për Nënat” dhe tha që “shëndeti i nënave dhe fëmijëve ...

Bëhu edhe ti pjesë e fushatës “Çiklizmit rreth Kosovës për Fëmijët 2017”

“Këtë sfidë po e bëjmë për të mbledhur fonde për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë me qëllim të blerjes së një pajisje të analizës së ...

Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Falultetit të Mjekësisë dhe ANF-së.

Këta studentë do të aftësohen për mbajtje të ligjëratave në “Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas”, në hulumtime në terren për pr...

Edukimi Seksual Gjithëpërfshirës – Diskutim i hapur me qytetarët

Ky diskutim tregoi rolin e rëndësishëm të ESG në parandalimin e rezultateve negative të shëndetit seksual dhe riprodhues tek të rinjët dhe gj...

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë lanson platformën për donacione online

ProCredit Bank ka bërë të mundur që Aksioni për Nëna dhe Fëmijë përmes platformës së tyre të e-commerce të pranojë donacione përmes pag...

Ngjarja e organizuar nga Teshavesha- “Vikendi i Dizajnerëve”

.. kanë dhuruar kreacionet e tyre falas të cilat pastaj do të shiten me çmime simbolike në kuadër të tregut të hapur gjatë “Vikendit të ...

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Solidar Suisse Kosova

“Partneriteti i vazhdueshëm me Solidar Suisse Kosova është ndër bashkëpunimet praktike që kanë dëshmuar gjithmonë rezultate të mira në p...

Pilotimi i temës mbi diciplinën pozitive për fëmijët

Objektivi i kësaj marrëveshje është pilotimi i temës mbi diciplinën pozitive për fëmijët në nivelin parashkollor në komunën e Prishtinës....

Hartimi i strategjisë së Koalicionit K10

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte hartimi i një plan strategjie e cila do të definoj fushëveprimin dhe objektivat specifike që do të udhëheqin...

Ligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave lehtëson Donacionet nga Bizneset në Kosovë

Sipas këtij ligji, kontributet e dhëna nga tatimpaguesit në formë të donacioneve dhe sponsorizimeve përqëllime humanitare dhe shëndetësore ko...

Dorëzohet medikamenti Minastrin në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

“Eshte kënaqësi e veçantë t’i përgjigjemi kërkesave të Klinikës së Gjinekologjisë pozitivisht dhe të sjellim këtë medikament mjaft t...

Anëtarë të Rinj i bashkohen Bordit të Drejtorëve të ANF-së!

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka kënaqësinë të ju njoftojë për bashkangjitjen e dy anëtarëve të rinjë në Bordin e Drejtorëve: Pierre Web...

Monitorët kardiopulmonar dorëzohen në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK

“Këto pajise kanë qenë mëse të domosdoshme për klinikën tonë dhe jemi shumë falenderuese për këtë donacion. Foshnjat tona tashmë do të...

Hapet Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Komunën e Kaçanikut

zëvendës ministri Dr. Izet Sadiku deklaroi se “përmes këtyre qendrave po arrihet informimi dhe vetëdijesimi i partnerëve të rinj për kujdesi...

U trajnuan mbi 40 patologë në Institutin e Anatomisë Patologjike mbi citologjinë cervikale

Në një kohëzgjatje prej katër ditësh, patologët në Institutin e Anatomisë Patologjike pranë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Ko...

Donacione në vlerë rreth 240,000 USD u dhuruan sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe Klinikën e Neonatologjisë në QKUK

“Nevoja për medikamente është e përhershme në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor dhe ne konsiderojmë se bashkëpunimi i qëndrueshëm...

Dyqani bamirës “Teshavesha” dhe zyret qendrore të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë tani në lokacion të ri!

Falë mbështetjes së donatorëve dhe mobilizimit të qytetarëve, ne po rritemi dita ditës së bashku! Po sjellim dyqanin tonë bamirës "Teshavesh...

U mbajt për herë të dytë ‘Java e dizajnerëve’ në dyqanin bamirës Teshavesha

29 Dhjetor, 2016 – Me rastin e fundvitit, nën udhëheqjen e Kosovo Apparel Marketing Association dhe Empower Private Sector, kreatorët tanë ...

Çfarë do të mbulojnë sigurimet shëndetësore për shëndetin riprodhues?

Organizuar nga Koalicioni K10 i organizatave jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese dhe mbështetur nga Fondi për Pop...

Përfundon me sukses faza e pilotimit të projektit për diagnostifikimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës me mbi 1,500 Pap-teste të realizuara pa pagesë

Muaj më pare u lansua projekti pilotues për skriningun e kancerit të qafës së mitrës në Prishtinë i cili ka mundësuar ofrimin e kontrolleve p...

Letra e Fundvitit

Kontributi juaj sot mbështet planin tonë nga sigurimi i medikamentit të surfaktantit e deri tek ofrimi i testeve falas për detektimin e hershëm t...

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bën Dorëzimin e Medikamentit Jetë-Shpëtues në Klinikën Neonatologjike në Qendrën Klinike Universitare Kosovës

Prishtinë, 7 Dhjetor 2016 – Më shumë se 200 shishe të medikamentit Surfaktant u shpërndanë sot në Klinikën e Neonatologjisë në Qendr...

AMC përfituese e programit për sponzorime të IPKO Foundation në vlerë prej 500 Euro

6 dhjetor, 2016 – Aksioni për Nëna dhe Fëmijë nënshkroi marrëveshje bashkpunimi me IPKO Foundation si përfitues të programit të tyre të sp...

Dr. Geroge A. Little përfitues i cmimit “The Virginia Apgar Award”

Përgëzojmë Dr. Geroge A. Little si përfitues të Ҫmimit “The Virginia Apgar Award” në #NCE2016! Ky është çmimi më i lartë që ndahet p...

Lansohet koalicioni i organizatave joqeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese – K10

Prishtinë, 10 nëntor, 2016- Në një ngjarje zyrtare, sot u lansua Koalicioni K10, koalicion ky i pari i llojit të tij që mblodhi dhjetë organiz...

ANF përfituese e grantit prej 3,995 Eur nga Fondi i Grave të Kosovës

Më 10 nëntor, u mbajt konferenca për media e Kosova Women’s Network ku u shpallën zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave t...

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ngrit $44,630 në New York

New York, 06 nëntor 2016– Fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ (AMC) nga Prishtina, Kosovë, mbajti mbrëmjen e saj të parë bamir...

Mbi 1,000 Pap-teste pa pagesë të realizuara në kuadër të pilot projektit për skiningun e kancerit të qafës së mitrës

Vazhdon me sukses implementimi i pilot projektit për skriningun e kancerit të qafës së mitrës, projekt ky që po realizohet për herë të parë ...

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dorëzoi medikamente në vlerë prej 150,000 dollarësh pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar mes Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe Direct Relief muaj më parë, dhe e mbështetur nga Ministria e S...

Koalicioni K10 përforcon strukturën e saj organizative dhe definon objektivat për punën avokuese për vitin 2017

Prishtinë, 7 tetor 2016- Më datat 30 Shtator dhe 1 Tetor, Koalicioni K10 realizoi punëtorinë dy-ditore me qëllim të rregullimit të struktur...

Donacionet vazhdojnë për Qendrën Informuese për Shëndetin e Gruas

Prishtinë, 5 tetor 2016- Korporate Rugove vazhdon aktivitetet e saj bamirëse në mbështetje të projekteve të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë. Du...

Ambasada e Australisë në Vienë vazhdon mbështetjen e programeve edukuese të Fondacionit

Prishtinë, 4 tetor 2016 – Pas lansimit të suksesshëm të uebfaqes së shumëpritur Beba-ks, i pari i këtij lloji në Kosovë, jemi të ...

Lansohet ueb platforma BEBA-KS nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë

Ky portal elektronik jep informata mbi teknikat për gjidhënie, lindje, ushtrime gjatë shtatzënisë, gjeni qasje në aplikacione rreth kalkulimit t...

Ri-hapet dyqani i bamirësisë Teshavesha me ‘Javën e Dizajnerëve’ dhe lokacion të ri

“Pas dy muaj operimi të përkohshëm mbrapa sheshit Zahir Pajaziti u zhvendosëm në lokacion më të madh dhe me koleksion më të gjerë. Vullnet...

Ngjarja “Të vallëzojmë” ngrit 32,175 Euro për nënat dhe fëmijët

“Ndjehemi të nderuar nga bujaria e miqve tanë, numri i të cilëve sa vjen e rritet dhe që kanë kontribuar për ta bërë ngjarjen “Të vallë...

Organizohet Ngjarja “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët” në Kosovë!

Nën këtë moto që tashmë është e mirënjohur për të gjithë, Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon për të dytin vit mbrëmjen...

Përfundojnë me sukses trajnimet e organizuara për Koalicionin K10

Javën që shkoi Koalicioni i organizatave të shoqërisë civile, i krijuar me qëllim të avokimit për shëndetin seksual riprodhues dhe të drejta...

Vazhdon implementimi i suksesshëm i skriningut të kancerit të qafës së mitrës në Komunën e Prishtinës

Pilot projekti për kryerjen e Pap-testeve pa pagese me qëllim të skriningut të kancerit të qafës së mitrës vazhdon të implementohet në Komun...

Akreditohet programi edukativ i Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas

Me rastin e akreditimit, punëtorët shëndetësorë të kujdesit primar shëndetësor, të cilët njëkohësisht janë të përfshirë në mënyrë v...

U nënshkrua Marreveshja e Bashkepunimit me Direct Relief lidhur me donacionet e materialeve mjekesore

Direct Relief është një korporatë jo-fitimprurëse me përfitim publik, e themeluar në Shtetin e Kalifornisë – SHBA, me mision që të përmir...

Ngjarja Bamirëse e Bank Street në Amerikë ngrit rreth $10,000 për nënat dhe fëmijët në Kosovë

“Rasti i bamirësisë së Bank Street është sponsorizuar në traditën afatgjate tonën, ku secili pjesëmarrës i skuadrës pritet që përveç s...

Hapet dyqani bamirës për nëna dhe fëmijë “Teshavesha”

Në dyqanin “Teshavesha” pjesëtarët e komunitetit tonë do të kenë mundësi të dhurojnë rroba të dy gjinive e moshave të ndryshme, lodra, ...

Lansohet pilot projekti i skriningut të kancerit të qafës së mitrës në Komunën e Prishtinës

Sot u lansua zyrtarisht pilot projekti i Skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës në Komunën e Prishtinës, pilotim ky që po bëhet për her...

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

Me rastin e marrëveshjes do të mundësohet pilotimi i skriningut në kuadër të nivelit primar të mjekësisë familjare në Prishtinë me qëllimi...

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me UNMIK-un për platformën online të QISHG-së

Platforma online e Qendrës Informuese do të vijë në tri gjuhë, do t’përmbajë informatat më të fundit të bazuara në dëshmi duke filluar n...