sq
Fillimi
X

Është lansuar platforma “Organizo një ngjarje për ne”

-Prishtinë 11 Tetor 2017

Kemi kënaqësin të ju njoftojmë se tani kemi lansaur zyrtarisht platformën “Organizo një ngjarje për ne” duke ftuar këdo që dëshiron të mbështesë nënat dhe fëmijët e Kosovës për të iniciuar ose për të organizuar ngjarje në shkollë, në vendin e punës, në shtëpi ose lagje.

Ne jemi duke e lansuar me kënaqësi këtë platformë për shkak të ngjarjeve të suksesshme të mëparshme të organizuara për AMC, si ngjarja vjetore Bamirëse të golfit në Burning Tree Country Club në Greenwhich të ShBA-së, Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët, Kampanja “Runner for Hearts” dhe “Bake Sale” në Bentley Wood në Londër.

Ju, familja juaj, fëmijët tuaj, kolegët ose shkollat ​​e fëmijëve mund të organizojnë një ankand, recital, koncert muzikor, shitje të gatimeve.
Kjo platformë është e arritshme nëpërmjet http://amchealth.org/sq/involvohu/organizo-ngjarje-per-ne/ dhe ne shpresojmë që të kemi ngjarje kreative  të organizuara për nënat dhe fëmijët e Kosovës.

Nëse doni të organizoni një ngjarje për ne Regjistroni ngjarjen duke na dërguar një e-mail në info@amchealth.org

X

Dr. Ilirijana Bajraktarin, zëvendësministre e Shëndetësisë në Qeverinë e Shqipërisë.

-Prishtinë, 12 Tetor 2017

Ne përgëzojmë Dr. Ilirijana Bajraktarin që u emërua zëvendësministre e Shëndetësisë në Qeverinë e Shqipërisë.

Dr. Bajraktari është anëtar e Bordit në Aksionin për Nënat dhe Fëmijë që nga viti 2013.  Ajo ka pasion strategjitë dhe konceptet e përmirësimit të sektorit të shëndetësisë veçanërisht për benefitet e nënave dhe fëmijëve në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë.

Dr Ilirijana Bajraktari, e diplomuar nga Universiteti Dartmouth dhe Universiteti Tuck i Biznesit (SHBA), Ilirjana posedon një diplomë MD/PhD nga Universiteti Mjekësor i Gracit (Austri). Ajo ka punuar për disa vjet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë në fushën e sistemeve shëndetësore dhe politikës në mjedise të burimeve të kufizuara. Për më tepër ajo ka qenë e angazhuar me organizata të tilla si UNICEF, AIHA, Banka Botërore për promovimin e shëndetit, cilësisë së kujdesit dhe shëndetit si një aktiviste e të drejtave të njeriut.

Ne jemi shumë të lumtur që anëtarët tanë  të emërohen si zëvendësministër i Shëndetësisë në Shqipëri.

X

Mark Kosmo i bashkohet Bordit të Drejtorëve të ANF-së!

-Prishtina, 12 Tetor 2017

Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë për bashkangjitjen e një anëtari të ri në Bordin e Drejtorëve të fondacionit tonë, Z. Mark Kosmo.
Mark Kosmo është kryesues i Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane të Masaçusets (MAAS/BESA) dhe bashkëthemelues i MAASBESA në vitin 2006. Ai aktualisht është kryeshef financiar i Grupit Mentor në Boston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka jetuar në Shqipëri dhe ka punuar atje si këshilltar i pavarur, si dhe ka punuar në Bankën Botërore në Shqipëri dhe Uashington D.C. si ekonomist. Z. Kosmo gjithashtu ka shërbyer si profesor i ekonimisë në Dartmouth College në Sh.B.A.

Z. Kosmo ka qenë anëtar i Bordit të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC). Aktualisht është në Bordin e Drejtorëve të Tregimeve të Suksesshme Shqiptaro-Amerikane dhe Arkëtar për Koalicionin Këshilldhënës të Masaçusets për Imigrantë dhe Refugjatë. Z. Kosmo mban titullin Doktor (PhD) i Ekonomisë nga Universiteti i Uiskonsinit, dhe ka marrë diplomën universitare në Ekonomi dhe Matematikë në Universitetin e Masaçusetsit në Amherst. Marku gjithashtu është anëtar i bordit këshillues të organizatës Germin.

Për të parë listën e plotë të anëtarëve të bordit të drejtorëve të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë mund të çaseni përmes: http://amchealth.org/sq/kush-jemi-ne/bordi-i-drejtoreve/

X

Ngriten 9,755.23 Franga Zvicerane në ‘Darkën e Diasporës’ për Nënat dhe Fëmijët e Kosovës

-Prishtinë, 2 Tetor 2017
U përmbyll me sukses ngjarja e parë ‘Darka e Disaporës’ e cila u organizua nga fondacioni ‘Aksioni për nëna dhe fëmijë’ (ANF) dhe orgaizata ‘Solidar Suisse’ në lokalin Eni’t të Cyrih-ut, Zvicër, mbrëmjen e 29 shtatorit, 2017. Kjo mbrëmje u organizua me qëllimin e ngritjes së fondeve nga Diaspora jonë për mbështetjen e nënave dhe fëmjëve në Kosovë.‘Sonte u drejtohem sidomos bashkëkombësve të mi këtu në Zvicër: përkraheni këtë aksion, secili prej jush dhe secili sipas mundësive që keni. Vendet tona të origjinës kanë nevojë për ndihmë të gjithanshme. Por, më së shumti kanë nevojë për ndihmë fëmijët dhe nënat’, theksoi Prof. Dr. Omer Dzemali, njëri ndër 100 kokat e ndritura të Zvicrës, njëherit folës i darkës.

Mbrëmja u pasurua me një program të plotë ku përveq fjalimeve u shfaq edhe një dokumentar i fondacionit dhe punës së realizuar deri më tani në Kosovë, ku më pas musafirët vazhduan shoqërimin nën tingujt e muzikës së vjetër qytetare.

‘Ne besojmë që secila nënë dhe secili fëmijë ka të drejtën për një jetë cilësore dhe të shëndetshme. Kemi ardhur këtu për t’ju takuar, për t’ju treguar mbi punën e fondacionit tonë që është ndër më transparentët në Kosovë si dhe për t’kërkuar ndihmën tuaj ashtu qe t’shpëtojmë më shumë jetë nënash e fëmijësh në Kosovë”, tha Mrika Aliu, Drejtoreshë Ekzekutive e ANF-së, në një mesazh përmbyllës.

Mbrëmja u realizua me sukses falë partnerëve të ngjarjes si platforma Albinfo.ch, agjensioni Eurokoha, organizata Germin dhe lokali Eni’t, si dhe miqve të rinj që njoftuam atë natë, pa të cilët, ky organizim nuk do të bëhej i mundur.

X

Diskutimi i hapur rreth “ Kontracepsionit dhe Menopauzës”

Prishtinë, 27 Shtator 2017-

Koalicioni K10 shënoi ditën nderkombëtare të Kontracepsionit, duke diskutuar edhe për Menopauzën. Diskutimi mbi Kontracepsionin dhe Menopauzën pati për qëllim të nxisë debatin rreth rëndësisë së përdorimit të kontraceptivëve tek të rinjtë, situatën aktuale në Kosovë dhe njëherit rëndësinë e përdorimit të kontraceptivëve tek gratë në fazën e menopauzës.
Koalicion K10  mbajti diskutimin e tretë të hapur në restaurantin “Shpija e Vjetër”, Prishtine ku përpos diskutimit ka qenë edhe një mini-ekspozitë e cila u hap ne orën 16:00.

Panelistët e këtij diskutimi ishin: Dr. Jehona Binishi Hysa- Gjinekologe, Dr. Visare Mujko Nimani- Zyrtare Përgjegjëse e Programit, UNFPA, znj.Nermin Mahmuti- Gruaja në fazën e Menopauzës që ka ndarë eksperiencën e saj dhe z.Arianit Jakupi- Farmacist.

Panelistet e diskutimit folën mbi përdorimin e kontraceptivëve në Kosovë dhe rëndesine e trajtimit të menopauzës ku cekën se “Informimi më i mirë për metodat e kontracepsionit, përkthehet në shëndet më të     mirë të nënave, më pak abortime të pasigurta dhe barazi më të madhe për   gratë.” “Menopauza nuk është sëmundje, është një fazë tranzicioni në jetën e një gruaje!” theksoi Dr. Jehona Binishi Hysa “Kosova qëndron shumë larg vendeve të rajonit sa i përket nivelit të furnizimit të kontraceptivëve në nivel nacional. Megjithatë, kërkesa nga tregu nuk e tejkalon sasinë që është e disponueshme në barnatore”, shtoi Arianit Jakupi, Farmacist. Kjo tregon se niveli i përdorimit të konraceptivëve në Kosovë, dhe posaçërishtë atyre modern, është mjaft i ulët, gjë që u konfirmua edhe nga Dr. Visare Mujko Nimani, UNFPA.

Qëllimi i këtij diskutimi ishte aktualizimi i temave të shëndetit riprodhues që prekin çdo qytetar e në rastin e menopauzës kanë të bëjnë me gjendje shëndetësore të paevitueshme që mund të trajtohen përmes informimit adekuat dhe këshillimit me profesionistët mjekësorë.

X

Ngjarja tradicionale Let’s Dance mbledh €23,486.50

Prishtinë, 23 shtator 2017-

Ngjarja për mbledhje të fondeve “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët” – Let’s Dance, që u mbajt për të tretën herë me radhë ka dëshmuar se lëvizja e bamirësisë që nisi në vitin 2015 është shndërruar tashmë në një nga traditat më të bukura në kryeqytet.

Duke shpalosur bujarinë e njerëzve dhe lidhjen mes tyre, mbi 400 vetë morën pjesë në mbrëmjen e vallëzimit për qëllime të mbledhjes së fondeve që u mbajt në Duplex Premium në Prishtinë dhe ku u mblodhën €23,486.5 përmes sponsorizimeve dhe biletave të shitura.

Ashtu si çdo vit, fondet e mbledhura përmes kësaj mbrëmjeje vallëzimi përdoren nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë për të mbështetur programe që luftojnë shkallën e vdekshmërisë foshnjore, sëmundjet tek foshnjat e lindura para kohe dhe shqetësime të tjera, si dhe mbështesin familjet e tyre. E gjitha kjo punë bëhet në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin e kujdesit mjekësor në Kosovë.

“Let’s Dance” tashmë është shndërruar në brend të ndërlidhur ngushtë me konceptin e mbledhjes së fondeve për qëllime bamirësie dhe për t’ju dhënë fëmijëve mundësinë për një jetë të lumtur dhe të përmbushur.

Gjatë vitit në vijim, Fondacioni do të publikojë aktivitetet e mundësuara nga këto fonde.

Mbrëmja e vallëzimit për mbledhje të fondeve u mbështet nga këta sponsor: Banka për Biznes si sponsor i artë; TEB, Banka Ekonomike, NLB, Solidar Suisse, Recura Financials, Gjirafa, Acibadem, HIB Petrol, Barutti dhe Komot si sponsorë të argjendtë; KEP Trust, Kolegji Universum, Finca Kosova, Cacttus, Meridian dhe Trepharm si sponsorë të bronztë. Të tjerë sponsorë ishin: Eurolab Internacional, Birra Prishtina, Birra Sabaja, Frutomania dhe Karl Gega, Ujë Rugove, R+People, VM3, Thai, Umami, Francisko, Trosha, Origo Balloons, Amel, Lulishtja Labi, Rrotull.com, Glam radio, Duplex Premium, Leka lamps, RTK, Green & Protein, Kanun.tv, Catering, Tenda 3, dhe Che bar.

Falenderime të posaçme për Perla Events që dekoroi vendin, Adrian Berishën (Gamblemania) dhe Valon Shehun për muzikën dhe për të gjithë vulllnetarët që i dhanë jetë mbrëmjes.

X

Sërish koha për të vallëzuar

Prishtinë, 12 shtator 2017 –

Tashmë e shndërruar në një ngjarje tradicionale të përvitshme në skenën e filantropisë në Kosovë, ngjarja “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët – Let’s Dance” rikthehet më 21 shtator 2017, në Duplex Premium në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00. Ngjarja organizohet nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Crimson Capital falë mbështetjes së sponsorëve dhe publikut që beson në misionin e kësaj ngjarjeje bamirësie.

Disa nga aktivitetet që u mundësuan këtë vit me fondet e mbledhura nga Let’s Dance në shtatorin e vitit të kaluar janë: klinika e neonatologjisë pranë QKUK është furnizuar me 200 shishe të medikamentit Surfaktant, për herë të parë në Kosovë u soll medikamenti minastrin, janë blerë 5 monitorë kardiopulmonarë për fëmijë dhe janë hapur qendra informuese për shëndetin e gruas dhe klasat për nëna në Kaçanik dhe Prizren.

Gjithashtu, falë këtyre fondeve, Fondacioni ka arritur të avokojë që institucionet shëndetësore të zhvillojnë udhërrëfyesin nacional për transportin standard të foshnjeve nga spitalet rajonale për në Prishtinë. Një tjetër arritje është zgjerimi i ndërmarrjes sociale Teshavesha.

 

“Është emocionuese kur shohim që tashmë, Let’s Dance ka depërtuar në vetëdijen e publikut si një nga ngjarjet më të rëndësishme të bamirësisë në vend. Kur filluam me përgatitjet për këtë nismë tre vjet më parë, ekipi organizativ nuk e pati menduar se kjo ngjarje do të shndërrohej në një traditë të rëndësishme që prek jetët e qindra nënave dhe fëmijëve,” thotë Mrika Aliu, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit.

Znj. Aliu shpreh falenderime për përkrahësit e ngjarjes Let’s Dance, si sponsorët, ashtu dhe pjesëmarrësit dhe vullnetarët. “Për dy vite kemi siguruar shumën €56,065. Është shumë e konsiderueshme, shprehje e vullnetit të mirë dhe bujarisë së miqve tanë të shumtë,” vazhdon Znj. Aliu. “Tashmë, ngjarja Let’s Dance nuk është thjesht një festë për të mbledhur fonde, por është shndërruar në një lëvizje të solidaritetit, bujarisë dhe bamirësisë për fëmijët dhe nënat në nevojë. Kjo ngjarje jep shpresë dhe promovon jetën”.

Mbrëmja Let’s Dance këtë vit mbahet me 21 shtator, në Duplex Premium, duke filluar nga ora 20:00. Çmimi i hyrjes është €30 për person dhe përfshin pije, ushqim dhe muzikë. Paratë e mbledhura nga biletat shkojnë të gjitha për financim të programeve. Biletat mund të blihen në këto pika: Crimson Capital, Teshavesha, Bon Vivant, Matisse, Green & Protein, Soma Book Station, Creme de la Creme, Hallakate, Bonzai dhe Babel.

Organizimi është përkrahur nga sponsorë të shumtë. Sponsor i artë është BpB, sponsorë të argjendtë janë Banka Ekonomike, TEB dhe Solidar Suisse. Sponsorë të bronzit janë Finca Kosova, KEP dhe Universum.

Sponsorë të tjerë të ngjarjes janë: Birra Prishtina, Birra Sabaja, Uji Rugova, Republic of People, VM3, Perla Events, Thai Restaurant, Umami, Trosha, Âmel, Rrotull.com, Glam Radio, RTK dhe  Duplex Premium. Mik i ngjarjes vazhdon të mbetet Gamblemania që do t’argëtoje pjesëmarrësit bashke me grupe të tjera të estrades sonë.

X

Bëje Pap Testin dhe parandalo kancerin në qafën e mitrës

Prishtinë, 20 Shtator 2017-

Bëje pap testin!

Sot me datën 20 Shtator 2017, stafi edukativ i shkollës fillore “Hilmi Rakovica” u informua më shumë se çka është kanceri i qafës së mitrës dhe cilat gra rrezikohen prej kacerit të së mitrës. Ligjërimi u bë nga Dr. Florina Grezda, mjeke familjare dhe njëherit koordinatore dhe ligjeruese e edukimit dhe promovimit shëndetësor, ku gratë patën munësi të bëjnë pyetje për kujdesin e shëndetit.

Në Komunën e Prishtinë po vazhdon ofrimi i Pap testeve në kuadër të nivelit primar të kujdesit shëndetësor. Faza e pilotimit mundësoi identifikimin e rasteve në fazën e ndryshimeve qelizore që mund të çojnë drejt zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës, duke mundësuar kështu trajtimin e tyre me sukses. Prandaj, gratë mund ta kryejnë këtë shërbim në kuadër të ë nivelit primar të kujdesit shëndetësor.

Ligjerata u organizua nga Aksioni për Nëna dhe Fëmije, në kuadër të programit të Kancerit të qafës së mitrës,qe mbështetet nga United Nations Population Fund në Kosovë .

X

Bëhet lansimi i aplikacionit mobil “NANA”

Prishtinë, 29 Gusht 2017-

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka bërë lansimin e aplikacionit celular në gjuhën shqipe, aplikacion ky që përmban informata thelbësore mbi shtatzëninë, planifikimin familjar, lindjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë. Aplikacioni mobil “NANA” është një shtrirje tjetër e programit edukativ “Klasat për Nëna” të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë (ANF) si dhe uebfaqes www.beba-ks.com .

Rrjeti i qendrave informuese “Klasat për Nëna”, tanimë i shpërndarë në 6 qytete të Kosovës, mbledh gratë e të gjitha etnive me një qëllim të përbashkët – përmirësimin e shkallës së mbijetesës dhe shëndetit të fëmijëve duke ofruar qasje në informacione të bazuara në dëshmi. Duke e parë nevojën për qasje në informacion dhe risi, nevojë kjo e bazuar në prova reale nga qendrat informuese, ANF ndërmori iniciativën e zhvillimit të aplikacionit celular “NANA”, i cili përfshin një mori modulesh dhe veçori interaktive.

Në tërësi, aplikacioni përmban seksionet si Kalendarin Ovulacionit që ofron një mundësi për monitorimin e periudhës së ovulacionit për gratë dhe vajzat; Kalkulatorin e Kontraksioneve për përgatitjen e nënave të ardhshme për menaxhimin e fazës së lindjes;  Programin e aktiviteteve të “Klasat për Nëna” që tregon orarin e këshillimeve dhe aktiviteteve në “Klasat për Nëna” dhe i mundëson grave që të planifikojnë të ndjekin seancat në bazë të temës së tyre të interesit; Çka duhet të dish që ofron udhëzime të thjeshta mbi shtatzëninë e shëndetshme, të ushqyerit, zhvillimin e foshnjës gjatë secilës fazë të shtatzënisë, teknikat e frymëmarrjes, ushqyerja me gji, imunizimi dhe gjithashtu një seksion për stërvitje gjatë shtatzënisë; si dhe seksionin Fotografitë ku nënat fotografohen gjatë periudhave të ndryshme të shtatzënisë, i arkivojnë fotografitë dhe shohin dallimin nga një periudhë në tjetrën.

Zhvillimi i këtij aplikacioni mobil u mundësua nga kontributi i kompanisë zhvilluese të aplikacionit “Zombie Soup” dhe me mbështetjen e Ambasadës Australiane përmes Zyrës në Vienë dhe IPKO Foundation.

Ky aplikacion gjendet vetëm në versionin IOS të cilin mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm:

https://itunes.apple.com/us/app/nana-aplikacion-p%C3%ABr-n%C3%ABnat/id1049838079?mt=8

Për me shumë informata rreth Aplikacionit Nana vizitoni faqen tonë në Facebook https://www.facebook.com/aplikacioninana/

X

Darkë humanitare në Zürich për fëmijët e Kosovës

Prishtinë, 24 Gusht 2017

‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’, fondacion humanitar që vepron në Prishtinë, Kosovë, në bashkpunim me organizatën Zvicerane ‘Solidar Suisse’, organizon darkë humanitare në lokalin Eni’t në Zürich  Zvicrës, me datë 29 Shtator 2017.

Qëllimi i kësaj darke humanitare është ngritja e fondeve të nevojshme për uljen e shkallës së vdekshmërisë të foshnjave në vend. Që nga paslufta, kur shkalla e vdekshmërisë ka qenë 29 foshnje në 1,000 linjde, tash kemi arritur t’a ulim në 11 vdekje në 1,000 lindje – shifër që ende mbetet më e larta jo vetëm në rajon por edhe në Evropë.

Me qëllim e uljes së shkallës së vdekshmërisë, Fondacioni zhvillon programe shëndetësore, si furnizimin e Klinikës Neanatologjike dhe Gjinekologjike në QKUK me medikamente esenciale dhe pajisje të nevojshme mjekësore, hapjen e ‘Klasave për Nëna’, zhvillimin e transportit neonatal, dhe programeve të tjera.

Andaj, arsyeja e organizimit të kësaj darke bamirëse, është ngritja e fondeve për mbështetjen e këtyre programeve. Ngjarja do të përfshijë muzikë, fjalime nga personalitete shqiptare dhe zvicerane si dhe aktivitete të tjera përgjatë mbrëmjes. Ngjarja është e hapur për publikun përmes blerjes së biletës në vlerë prej 100 CHF për person. Persona të biznesit dhe filantrop ftohen të mbështesin mbrëmjen në cilësinë e sponzorëve.

Ngjarja bëhet e mundur falë mbështetjes së lokalit Eni’t, Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, dhe mediumit AlbInfo si dhe orgaizatës ‘Germin’. Për informata shtesë shihni uebfaqen www.amchealth.org ose kontaktoni direkt në info@amchealth.org 

 

X

Medikamenti Afatinib vjen si donacion në Kliniken e Onkologjisë

Prishtinë, 18 Gusht 2017-

Afatinib vjen si medikament në Kliniken e Onkologjjisë në QKUK, një donacion tjetër nga Americares përmes partnerit vendor Aksioni për Nëna dhe Fëmijë. Pas donacioneve të shumta dhe përkrahjes së madhe, Americares dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë vazhdojnë të ndihmojnë dhe të mbulojnë nevojat e spitaleve me medikamente të ndryshme ku dhe kësaj radhe sjell Afatinibin, donacion ky që tejkalon vlerën prej $500,000.

Afatinibi është medikamet i cili përdoret për trajtimin e kancerit te mushkërive. Ky medikament vepron si barriere e cila ngadalëson ose ndal zhvillimin e qelizave të kancerit.

“Americares vazhdon të mbështes punën e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe të mbulojë nevojat e spitaleve për medikamente në vazhdimësi, duke adresuar edhe nevojat specifike të spitaleve si Klinika e Onkologjisë ku trajtohen edhe nënat me sëmundjen e kancerit, që kanë mungesa të vazhdueshme të medikamenteve esenciale në shërbimet e tyre. Ne rastin konkret, shpresojmë qe ky donacion të ketë vazhdimesi dhe të përkrahet në nivel institucional” theksoi Dafina Krasniqi nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Arritja e kontigjentit të katërt në Kosovë u mundësua falë donacioneve të mbledhura nga ngjarja “Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët” në Kosovë dhe “Meet Us Halfway” në Nju Jork.

X

“Klasat për Nëna” fillojnë edhe me temën e Depresionit pas-Lindjes

Prishtinë, 19 korrik 2017-

Në kuadër të Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas, tashmë të ri-emëruara si “Klasat për Nëna” fillon edhe ligjërimi i temës së depresionit pas-lindjes për të gjitha gratë dhe vajzat, por edhe partnerët e tyre apo shoqëruesit, që marrin pjesë në aktivitetet e këtyre qendrave. “Klasat për Nëna” funksionojnë në kuadër të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Shtërpce, Kaçanik dhe ne Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Prishtinë.

Zhvillimi i kësaj teme dhe përfshirja e saj në kurrikulën e “Klasave për Nëna” është konsideruar e rëndësishme me qëllim të dhënies së informatave dhe vetëdijesimit të nënave dhe familjarëve të tyre mbi shenjat  e depresionit  të pas-lindjes dhe hapat të cilat duhet të ndërmerren për trajtimin e saj në kohë.

Depresioni i pas-lindjes shfaqet si rezultat i ndryshimeve hormonale qe gruaja përjeton gjatë shtatzënisë dhe pas. Simptomat ndryshojnë, mirëpo disa nga ato përfshijnë mungesën e interesimit për fëmijën, të qarit e shpeshtë, hidhërimin, ndjenjat e fajit apo turpit, humbjen e interesimit në gjërat që janë shijuar më parë, mendimet e mundshme që dëmtojnë fëmijën ose nënën, e deri tek shfaqja e psikozës. Rreth 1 në 7 nëna të reja përjetojnë depresionin. Shpeshherë fillon brenda 1-3 javë pas lindjes, por kjo mund të ndodhë në çdo kohë brenda vitit të parë.

Në kuadër të shtimit të kësaj teme në kurrikulë është lansuar edhe një video informuese për gratë dhe vajzat që po shfaqet në kuadër të televizioneve vendore dhe rrjeteve sociale, e qasshme edhe përmes linkut: https://www.youtube.com/watch?v=9vIbU6pOEok&list=PLJHEJ1W5Ncy4kPEn2elNXPF6rDD38Rkwg&index=3

Zhvillimi i kësaj kurrikule të re u mundësua falë mbështetjes së Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës dhe është pjesë e integruar e të gjitha qendrave në 6 komunat e Kosovës, broshurave informuese që shpërndahen në kuadër të qendrave të mjekësisë familjare dhe pjesë e platformës elektronike beba-ks.com.

X

Pap testet vazhdojnë të ofrohen si sherbim i rregulltë në Komunën e Prishtinës

Prishtinë, 12 korrik 2017-

Në Komunën e Prishtinës po vazhdon ofrimi i Pap testeve në kuadër të nivelit primar të kujdesit shëndetësor. Pilot programi i realizuar ne vitin 2016 mundësoi bërjen e Pap testeve për mbi 2,000 gra në Komunën e Prishtinës. Faza e pilotimit mundësoi identifikimin e rasteve në fazën e ndryshimeve qelizore që mund të çojnë drejt zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës, duke mundësuar kështu trajtimin e tyre me sukses.

„Si rezultat i dëshmisë së nevojës për këtë shërbim falë pilotimit të suksesshëm vitin e kaluar, po vazhdon skriningu si shërbim i rregulltë i nivelit primar në Prishtinë ku të gjitha gratë ë moshës 21 deri në 65 vjec nga Komuna e Prishtinës ftohen të bëjnë Pap tetsin në njërën nga Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishitnë, si Qendra për Mirëqenien e Gruas tek Qafa, Qendra e Mjekësisë Familjare 5 në Ulpianë apo edhe Qendra e Mjekësisë Familjare 6 në Kodrën e Diellit. Të gjitha materialet informuese tashmë ndodhen në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë ku gratë dhe vajzat mund të orientohen për të caktuar termine,“ shprehet Dafina Krasniqi, koordinatore e programeve në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Vazhdimi i këtij programi paraqet një nga prioritetet e Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë dhe të Bordit Nacional për Kontroll të Kancerit dhe u mundësua në saje të mbështetjes nga Drejtorati Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Prishtinë në mënyrë që Pap testet të ofrohen në kuadër të shërbimeve të rregullta shëndetësore në nivelin e kujdesit primar. Vazhdimësia e programit, përvec tjerash, ka mundësuar zgjerimin e bashkëpunimit në mes të nivelit parësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor, me c’rast janë organizuar edhe trajnime të stafit mjekësor në nivelin tretësor lidhur me kryerjen e analizave patologjike në kuadët të programit të skriningut.

Me rastin e vazhdimit të ofrimit të shërbimit të Pap testit është lansuar edhe video thirrja në mediat e rrjetet sociale, e qasshme përmes këtij linku: www.youtube.com/watch?v=k0azXlBHmFY&list=PLJHEJ1W5Ncy4kPEn2elNXPF6rDD38Rkwg&index=1

Programi i skriningut njëkohësisht mbështetet nga Ministria e Shëndetësisë, Bordi Nacional për Kontrollin e Kancerit, Instituti i Anatomisë Patologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike të Kosovës, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA (Zyra në Kosovë), Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH (Zyra në Kosovë), dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

X

Rëndësia e Planifikimit Familjar në Shëndetin e Popullsisë – Shënimi i Ditës Botërore të Popullsisë

Prishtinë, 12 korrik 2017-

Koalicioni I K10 mbi shendetin dhe te drejtat seksuale  ripridhuese , ne bashkepunim dhe mbeshtetje te Fondit për Popullsi I Kombeve të Bashkuara (UNFPA – zyra në Kosovë), me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Popullsisë, organizuan tryezën e rumbullakët me temën “Rëndësia e Planifikimit Familjar në Shëndetin e Popullsisë”.

Përfaqësuesit e UNFPA shprehën se në Kosovë përdorimi I kontraceptivëve vazhdon të jetë mit. Sipas Dr. Visare Mujko Nimani përdorimi I mjeteve contraceptive moderne është ende mjaft I ulët.

“Sipas të dhënave që ekzistojnë në Kosovë, për fat të keq përdorimi i mjeteve modern kontraceptive  në Kosovë nuk qëndron aq mirë. Tek ne, përdorimi i mjeteve moderne kontraceptive sillet diku rreth 14% që nuk është një numër i kënaqshëm . Kjo tregon se qiftet tek ne përdorin mjetet tjera kontraceptive, siç janë metodat tradicionale të cilat nuk janë shumë të sigurta dhe të cilat mund të qojnë deri te një shtatzëni e pa planifikuar apo edhe abort”

Përgjat prezentimit të saj, Dr. Zarife Miftari nga UNFPA poashtu u shpreh se në Kosovë ka rënie të fertilitetit në 2.3 përqind nga 2.9 përqind. Ajo poashtu theksoi se kontracepsioni ende keqkuptohet tek ne dhe se këto keqkuptime duhet të hiqen përmes shërbimeve dhe informimit sa më të madh për rëndësinë e shëndetit riprodhues.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Merita Vuthaj, u shpreh  se Ministria e Shëndetësisë ka hartuar ligjin e infrastrukturës ligjore për shëndetin riprodhues në Kosovë duke filluar nga ligji për shëndetin riprodhues të hartuar dhe aprovuar në vitin 2006 dhe i cili ligji tashmë është në revidim e sipër. Sipas Dr. Vuthaj, MSH është në hartim e sipër të koncept dokumentit për revidimin e këtij ligji meqenëse ka pasur shumë mangësi ligji paraprak. Ajo thekosi se Kosova do të ketë një ligj gjithëpërfshirës në kuadër të cilit përveç shëndetit riprodhues do të jetë edhe fertilizimi i asistuar mjekësor në kuadër të ligjit.

Mrika Aliu, drejtoreshë ekzekutive në Aksioni për Nëna dhe Fëmijë theksoi se koalicioni i “K10” ka mision që të punojë për një shoqëri që ka shëndet të mirë seksual dhe riprodhues si dhe koalicioni synon ta ngris vetëdijen e pacientëve lidhur me këtë.

Tryeza sherbeu si mundesi per t’iu rikujtuar institucioneve dhe organizatave mbi rëndësinë e planifikimit familjar dhe gjendjen aktuale në Kosovë.

Koalicioni K10 i organizatave për shëndetin seksual riprodhues dhe të drejtat riprodhuese është krijuar si rezultat i bashkëpunimit midis Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, Fondacionit Shëndetësor të Kosovës (KOPF), Rrjetit të Edukatorëve Bashkmoshatar(PEN), Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK ), Rrjeti të grupeve të Grave të Kosovës(RrGGK), Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit (Jeta / Vita), Shëndeti për të Gjithë (Health for All), Shoqatës Kosovare për Promovimin, Avancimin dhe Mbrojtjen e Adoleshentëve (ShkoPaMsha) dhe Shoqata për Edukim dhe Zhvillim Shëndetësor (AHED), dhe mbështetet financiarisht nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA).

X

Ngjarja Bamirëse e Bank Street në Amerikë ngrit rreth $10,000 për nënat dhe fëmijët në Kosovë

Prishtinë, 10 korrik 2017-

Për të tretin vit me radhë, firma lidere e investimeve Bank Street Group, ka organizuar ngjarjen vjetore bamirëse të golfit në Burning Tree Country Club në Greenwhich të ShBA-së. Të hyrat nga kjo ngjarje bamirëse ndihmojne dhjetëra organizata anembanë globit, ne mesin e të cilave edhe Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

“Kjo ngjarje vjetore e sponsorizuar nga Bank Street promovon traditën afatgjate tonën ku secili pjesëmarrës i skuadrës pritet që përveç të qenurit udhëheqës në sektor të industrisë të jetë edhe kontribues në komunitetin përreth”, është shprehur Z. Richard Lukaj, drejtor i lartë menaxhues i grupit Bank Street dhe anëtar nderi i bordit të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

Kjo ngjarje vjetore çdo vit mbledh lojtarë e dashamirë të golfit që të luajnë për kauzat e tyre të përzgjedhura. “Ështe nder dhe kënaqësi të mbështesësh një kauzë që ndihmon avancimin e shërbimeve mjekësore dhe kujdesin për nëna dhe fëmijë në një pjesë të botës e cila është ende në zhvillim,” u shpreh Z. Bekim Ahmetaj, anëtar i bordit të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë si dhe lojtar i golfit në këtë ngjarje.

Bank Street Group, një firmë e investimeve bankare që i shërben sektorëve të teknologjisë, mediave dhe telekomunikimit. Për më shumë informata rreth këtij organizimi bamirës të Bank Street dhe t’shihni më shumë foto mund të vizitoni www.banksteetinvitational.com.

X

Bëhet hapja e pikës së dytë të dyqanit bamirës ‘Teshavesha’

Prishtinë, 04 korrik  2017-

Dyqani Teshavesha bëri hapjen e pikës së dytë të shitjes falë mbështetjes financiare të partnerit Raiffeisen Bank Kosova. Duke filluar nga sot, dyqani bamirës hapi dyert në pikën e re ‘Teshavesha’ me lokacion në rrugën Armend Daci, nr. 12, përballë memorialit të Enver Malokut.

Teshavesha është ndërmarrje sociale e themeluar nga ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ në korrik të 2016-tës për të mbështetur programet shëndetësore për nëna dhe fëmijë. Në “Teshavesha” qytetarët mund të dhurojnë dhe blejne rroba për gra e vajza, burra e djem, lodra, dekorime të vogla shtëpiake, aksesorë, e tjera me çmime shumë të lira për të ndihmuar kështu programet e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë nga shitjet e dyqanit.

Që nga themelimi, Teshavesha vizitohet nga më shumë se 400 qytetarë çdo muaj dhe ka mobilizuar për ndihmë dizajnerë, media, fytyra publike, kompani private dhe organizata ndërkombëtare. “Vullneti i mirë i qytetarëve dhe donacionet e blerjet e shumta që nga themelimi i dyqanit, bëri që ne të hapim pikën e dytë të Teshaveshës, ashtu që t’krijojmë pika të shitjes sa më afër qytetarëve,” deklaron Janinë Mehmeti, Koordinatore për Ngritje Fondesh në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Teshavesha bën pranimin dhe shitjen e rrobave të dorës së dytë nga qytetarët, ndërsa të hyrat nga shitjet e dyqanit ndihmojnë shëndetin e nënave dhe fëmijëve duke financuar projektet e këtij fondacioni si: blerjen e medikamenteve, zhvillimin e projektit të transportit neonatal, blerjen e pajisjeve mjekësore, si dhe zgjerimin e shërbimeve të qendrave informuese për shëndetin e gruas.

X

Albi Group dhuron rroba në vlerë prej 10,000 Euro për dyqanin e ri Teshavesha

Prishtinë, 30 qershor 2017-

Dyqani Teshavesha po vjen me pikën e dytë të shitjes falë mbështetjes së donatorëve dhe atë të qytetarëve. Këtë rradhë, për herë të parë për Teshavesha dhe si partner besnik i fondacionit Aksioni pë Nëna dhe Fëmijë qendra tregtare Albi Mall pjese e Albi Group, ka dhuruar produkte të reja të tekstilit në vlerë prej 10,000 Euro, duke dhënë kështu kontribut të rëndësishëm në mbështetjen e programeve të fondacionit Aksioni pë Nëna dhe Fëmijë.

Pika e re e Teshaveshës zgjeron veprimtarinë në një pjesë tjetër të qytetit, në rrugën Armend Daci nr.12, në Prishtinë, apo më lehtë për referim përballë memorialit të Enver Malokut, dhe vazhdon të jetë i hapur  çdo ditë të javës prej orës 10:00 – 18:00 si dhe të shtunave prej 12:00 – 16:00. Gjatë këtij orari qytetarët mund të sjellin donacionet e tyre dhe të blejnë në këtë dyqan bamirës.

Teshavesha vazhdon të bëj pranimin dhe shitjen e rrobave të dorës së dytë nga qytetarët, ndërsa të hyrat nga shitjet e dyqanit ndihmojnë shëndetin e nënave dhe fëmijëve duke financuar projektet e këtij fondacioni si: blerjen e medikamenteve, zhvillimin e projektit të transportit neonatal, blerjen e pajisjeve mjekësore, si dhe zgjerimin e shërbimeve të qendrave informuese për shëndetin e gruas “Klasat për Nënat”.

X

Mbi 30 patologë nga Instituti i Patologjisë janë trajnuar në Citologjinë e Vezorëve

Prishtinë, 28 Qershor 2017-

Gjatë një periudhe dy ditore, patologët nga Instituti i Patologjisë në Spitalin dhe Shërbimin Klinik Universitar të Kosovës patën mundësinë të kalojnë trajnimin e dytë intensiv të organizuar në kuadër të Programit Kombëtar për Skriningun e Kancerit të Qafës së mitrës, i cili është një komponent i rëndësishëm I programit të skriningut dhe shërben si trajnim dhe edukim mjekësor i  vazhdueshëm i stafit mjekësor nga të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor. Ky ishte një vazhdim i trajnimit të parë që kishim organizuar gjatë periudhës 2-17 Shkurt, për patologët dhe teknikët e Institutit të Patologjisë, përsëri nën trajnimin dhe mbikëqyrjen profesionale  të specialistës së citologjisë klinike dhe mjekës Merdita Agai Muhaxhiri.

Patologët patën mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të mësojnë rreth zhvillimeve të reja në fushën e citologjisë klinike, gjatë kryerjes së demonstrimeve praktike në mjedise reale të punës, mbi tema të ndryshme duke përfshirë citologjinë e vezorëve, citidagnostikën në distension abdominal, imunocitologjinë në diagnozën diferenciale të tumoreve të vezorëve dhe ndryshimet citologjike në lëngun Douglas në kancerin e qafës së mitrës.

Aksioni për Nënat dhe Fëmijët dhe partnerët tjerë zbatues patjetër se do të japin mbështetjen e tyre të vazhdueshme në zbatimin dhe promovimin e programit kombëtar të skriningut të kancerit të qafës së mitrës si një e drejtë e ligjshme e garantuar me ligj për të gjitha gratë.

Ky pilot projekt është rezultat i bashkëpunimit në mes të Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Bordit Kombëtar për Kontrollin e Kancerit, Qendrës për Gratë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Institutiti të  Patologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) – Zyra e Kosovës, Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, dhe mbështetet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) – Zyra në Kosovë.

X

Ndikimi i Duhanpirjes në Shëndetin Seksual Riprodhues – Diskutim i hapur me qytetarët

Prishtinë, 27 qershor 2017-

Sot u mbajt diskutimi i dytë i hapur me qytetarët mbi Ndikimin e Duhanpirjes në Shëndetin Seksual Riprodhues. Ky diskutim u organizua nga Koalicioni K10, koalicion ky i përbërë nga dhjetë organizata jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, përkrahur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Zyra në Kosovë, dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Ky diskutim tregoi rreziqet e duhanpirjes në shëndetin seksual dhe riprodhues tek gratë dhe burrat e moshave të ndryshme. Qëllimi i diskutimit ishte trajtimi i efekteve dhe ndikimi i duhanpirjes në shëndetin seksual dhe riprodhues. Gjatë diskutimit u tha që shumë studime botërore e mbështesin faktin që duhanpirja dëmton pothuajse çdo aspekt të shëndetit seksual dhe riprodhues, si dhe shëndetit të fëmijëve.

Dr. Sami Uka, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpjegojë që “ Falë aprovimit të ligjit kundër duhapirjes, këto vitet e fundit është vrejtur një trend pozitiv në uljen e shkallës së konsumimit të duhanit. Studimet e fundit kanë treguar që ka ulje të përdorimit të duhanpirjes, si dhe të ekspozimit të fëmijëve në tymë të duhanit.”

Ndërsa, Dr. Jasmina Tolaj, gjinekologe, deklaroi që “ Duhani është shumë i dëmshëm dhe me pasoja të rënda për shëndetin e nënave dhe fëmijëve, duke shkaktuar lindje të parakohshme, foshnja me peshë të vogël, si dhe dëmtime të ndryshme të organeve.”

Faik Hoti, nga Ministria e Shëndetësisë tha që “Ligji në fuqi ndalon 100% pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura. Si dhe nëse e analizojmë vitet e fundit, pas vitit 2013 ku ligji ka qenë në majat e zbatueshmërisë, ka pasur ngecje te zbatimit të ligjit. Kjo ka ndodhur si pasojë e neglizhencës dhe mos-kushtimit të vëmendjes së mjaftueshme nga institucionet përkatëse në monitorim.” Ndërkaq, Dr. Florina Ushaku Grezda, mjeke familjare nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë, tha që “ Vëmendja kundër duhanit nuk duhet të shënohet vetëm me 31 maj në ditën ndërkombëtare kundër duhanit, por kjo temë duhet të jetë në fokus gjatë tërë vitit.“

Diskutimet e tilla të hapura me qytetaret do të vazhdojnë të organizohen nga Koalicioni K10 që të adresojnë tema të shendetit seksual dhe riprodhues me qytetarët.

X

Dorëzohet pajisja intrauterine Levonorgestrel në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

Prishtinë, 27 qershor 2017-

Po vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm në mes të Fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare Americares, si dhe institucionit shëndetësor Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Sot në Klinikën e Gjinekologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, u bë dorëzimi i pajisjes intrauterine Levonorgestrel,donacion ky i bërë i mundshëm prej organizatës ndërkombëtare ICA Foundation, përmes partnerit afatgjatë Americares.

Pajisja intrauterine Levonorgestrel është pajisje që shërben për planifikim familjar, e cila është e përshtatshme për të gjitha gratë, duke përfshirë edhe gratë që janë në gjidhënie.

“Donacionet e tilla të vazhdueshme janë një vërtetim se bashkëpunimi I suksesshëm në mes të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore është I mundshëm dhe sjell edhe përkrahjen e vazhdueshme të partnerëve serioz ndërkombëtar,” ka theksuarAlbionaBeselica- Beha, koordinatore e projektit në fondacionin “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.”

X

Ngjarja vjetore “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” ngriti rreth 8000 Euro

Prishtinë, 06 qershor 2017-

Ngjarja vjetore “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët”, përfundoi me sukses edhe këtë vit me rastin e kthimit të rreth 30 çiklistëve në Prishtinë pas një rrugëtimi 3-ditor përreth Kosovës në mbështetje të fondacionit “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Çiklistët u nisën më 2 qershor nga Prishtina me një distancë prej 500 kilometrash dhe ngjitje mbi 5000 metrash rreth e rreth Kosovës dhe u kthyen me 4 qershor në Prishtinë, rrugëtim ky i bërë për vitin e 4-të me radhë.

Aktiviteti këtë vit arriti të sigurojë  rreth 8000 Euro përmes kontributeve të kompanive e individëve që mbështetën çiklistët, kampanjës online në KosovaIdeas, si dhe lojërave interesante që u zhvilluan me rastin e kthimit të heronjëve në De Rada në Prishtinë. Kontributet do të vazhdojnë të pranohen deri në fund të muajit përmes xhirollogarisë bankare ne uebfaqe të fondacionit si dhe kampanjës online në KosovaIdeas. Qëllimi i sivjetshëm  është të sigurohen fonde që do të blejnë analizuesin CRP për spitalin e Pejës, pajisje kjo që ndihmon në kryerjen e analizave të gjakut tek foshnjet e lindura parakohes pranë inkubatorit.

Albion Hadri dhe Agim Bilalli, organizatorë dhe çiklistë, u shprehën të kënaqur me të gjithë mbarëvajtjen e aktivitetit si dhe me numrin e pjesëmarrësve në këtë udhëtim çiklistësh. “Jemi falënderues për të gjitha donacionet për këtë vit. Shpresojmë që ky aktivitet do të rritet në vitet e ardhshme,” u shpreh Hadri.

“Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” është një ngjarje bëmirëse vjetore e çiklizmit përreth Kosovës për të ngritur fonde për fondacionin humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Ngjarja u realizua me sukses në vitiet 2014, 2015 dhe 2016 dhe po rritet çdo vit. Kjo ngjarje vjetore është nismë e dy çiklistëve ndërkombëtarë që jetojnë në Kosovë, Mark Dixon dhe Thomas Flanagan, dhe u përkrah fuqishëm nga Eulex, Policia e Kosovës, Devolli Corporation, Astes Turkey, Rugove, BpB, Shtepiaku, dhe On Line Studio. Kampanja elektronike është ende aktive përmes platformës KosovaIdeas ku mund të dhurohet çfarëdo shume për t’mbështetur edhe më tej qëllimin e çiklistëve, e qasshme përmes linkut: http://kosovaideas.net/campaign/detail/305.

X

Filloi ngjarja vjetore “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët”

Prishtinë, 02 qershor 2017-

Sot filloi ngjarja vjetore “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët 2017”, ngjarje kjo që organizohet për vitin e 4-të radhazi. Sfida edhe për këtë vit do të jetë çiklizmi rreth e rreth Kosovës për tre ditë duke u nisur nga Prishtina për në Gjilan, Ferizaj, Prevallë, Prizren, Gjakovë, Valbonë, Junik, Pejë, e deri në kthimin në Prishtinë në një rrugëtim prej mbi 500 kilometrash me mbi 5000 metra ngjitje.

Rreth 30 çiklistë nisën rrugëtimin e tyre sot dhe do të kthehen të dielën me 4 qershor rreth orës 18:00 në Prishtinë. Një ngjarje përmbyllëse do të mbahet në “De Rada” duke filluar nga ora 19:00 të dielen mbrëma të 4 qershorit, që përfshin argëtim, muzikë, ushqim dhe aktivitete të ndryshme për familjarë, me ç’rast ftohen të gjithë qytetarët e interesuar të bashkohen në pritjen e çiklistëve.

Albion Hadri, njëri nga organizatorët e ngjarjes dhe çiklist shprehet se “Jemi shumë të kënaqur me numrin e pjesëmarrësve në këtë udhëtim çiklistësh. Kjo nuk është garë por aktivitet humanitar. Andaj lusim edhe kalimtarët dhe vozitësit e tjerë që na shohin gjatë udhëtimit këto ditë të kenë durimin dhe t’na mirëkuptojnë derisa kalojmë nëpër qytetet dhe fshatrat përreth Kosovës.”

“Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” është një ngjarje bëmirëse vjetore e çiklizmit përreth Kosovës për të ngritur fonde për fondacionin humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Kjo ngjarje u realizua me sukses në vitiet 2014, 2015 dhe 2016 dhe po rritet çdo vit. Qëllimi i sivjetshëm  është të sigurohen fonde që do të blejnë analizuesin CRP për spitalin e Pejës, pajisje kjo që ndihmon në kryerjen e analizave të gjakut tek foshnjet e lindura parakohes pranë inkubatorit. Njëkohësisht ju ri-kujtojmë që kampanja elektronike është ende aktive përmes platformës KosovaIdeas ku mund të dhurohet çfarëdo shume për t’mbështetur këtë sfidë dhe qëllimin e çiklistëve, e qasshme përmes linkut: http://kosovaideas.net/campaign/detail/305

 

X

Hapet Qendra Informuese “Klasat për Nënat” edhe në Komunën e Prizrenit

Prishtinë, 31 maj 2017-

Sot, në një ceremoni zyrtare, u hapën dyert e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas, tani të ri-emëruara si “Klasat për Nënat” edhe në Prizren, në Qendrën Kryesore të Mjekësise Familjare (QKMF)  – iniciativë kjo e bërë e mundshme falë bashkëpunimit të Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Prizrenit, Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës, QKMF-së dhe Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

Mehmedali Gashi, drejtor i QKMF-së, shprehu kënaqësinë për hapjen e “Klasës për Nënat” dhe tha që “shëndeti i nënave dhe fëmijëve është prioritet i qendrës dhe si staf janë të angazhuar të punojnë në këtë drejtim”. Ai u zotua që hapja e kësaj qendre do të kontribuojë drejtpërdrejtë në shëndetin e nënave dhe fëmijëve në komunën e Prizrenit.

Ndërsa drejtoresha e Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit, Dr. Shpresa Goqaj, shprehu falënderimin për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë për mbështetjen dhe uroi që ky të jetë një fillim i mbarë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, Albiona Beha, deklaroi se themelimi i Qendrës “Klasat për Nënat” në Prizren shënon pikën e 7-të, apo komunën e 6-të që inkuadron programin edukativ si pjesë të shërbimit ditor për shëndetin e nënës dhe fëmijës. “Klasat për Nënat” në Prizren do të ofrojë shërbime edukative, aktivitete të mirëqenies fizike dhe atyre psiqike për gratë si dhe partnerët e tyre, aktivitete këto të zhvilluara në një ambient interaktiv modern e me shumë ngjyra.

Gjatë muajit mars të këtij viti u hap qendra në komunën e Kaçanikut, ndërsa vitin e kaluar u hapën zyrtarisht edhe qendrat në Shterpcë e Mitrovicë, ndërkaq një vit më parë në Prishtinë e Ferizaj. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë synon të zgjerojë qendrat e tilla informuese për gratë shtatzëna dhe partnerët e tyre edhe në komuna të tjera të Kosovës që të ndihmojë në ngritjen e edukimit shëndetësor në vend në kuadër të nivelit primar shëndetësor.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Komunës së Prizrenit. Hapja e qendrës sot u mundësua falë donacioneve të mbledhura nga ngjarja “Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët” në Kosovë dhe “Meet Us Halfway” në Nju Jork.

X

Bëhu edhe ti pjesë e fushatës “Çiklizmit rreth Kosovës për Fëmijët 2017”

Prishtinë, 24 maj 2017-

Çiklistë lokal organizojnë ngjarjen “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” për të katërtin vit me radhë në ndihmë të “Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.” Sfida edhe për këtë vit do të jetë çiklizmi rreth e rreth Kosovës për tre ditë duke u nisur nga Prishtina për në Gjilan, Ferizaj, Prevallë, Prizren, Gjakovë, Valbonë, Junik, Pejë, e deri në kthimin në Prishtinë në një rrugëtim prej mbi 500 kilometrash me mbi 5000 metra ngjitje.

“Këtë sfidë po e bëjmë për të mbledhur fonde për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë me qëllim të blerjes së një pajisje të analizës së gjakut për foshnjet në klinikën e neonatologjisë në Pejë,” u shpreh Albion Hadri, njëri nga organizatorët e ngjarjes. “Kjo pajisje është e domosdoshme për të bërë analizat e gjakut tek foshnjet direkt në inkubator dhe jo jashtë klinikës, e që rrjedhimisht shpëton jetë fëmijësh,” vazhdoi Hadri.

“Këtë vit ne ftojmë qytetarët të bëhen pjesë e fushatës duke na ndihmuar në një nga mënyrat si: shpërndani fushatën online me shoqërinë tuaj në rrjete sociale, jepni edhe ju mbështetjen financiare për të ndihmuar foshnjat, ftoni palë të interesit që të dhurojnë mbështetje financiare dhe të marrin pjesë në ngjarjen përmbyllëse. Fushata është aktive në platformën më të re në Kosovë të quajtur KosovaIdeas, përmes vegëzës http://kosovaideas.net/campaign/detail/305” bënë thirrje Agim Bilalli, organizator dhe çiklist.

Çiklistët do të nisin rrugëtimin e tyre të premten, me 2 qershor nga Lulu’s Coffee and Wine dhe kthehen të dielën me 4 qershor. Një ngjarje përmbyllëse do të mbahet në De Rada duke filluar nga ora 19:00, në të dielen mbrëma të 4 qershorit, që përfshin argëtim, muzikë, ushqim dhe aktiviteteve të ndryshme për familjarë.

 

X

Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Falultetit të Mjekësisë dhe ANF-së.

Prishtinë, 23 maj 2017-

Këtë javë është bërë nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prshtinës “Hasan Prishtina” dhe Fondacionit Aksionin për Nëna dhe Fëmijë (ANF). Ky bashkëpunim do të mundësoj realizimin e praktikës në programet e ANF-së për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilët kanë përfunduar provimin e Biostatistikës, Gjinekologjisë dhe Pediatrisë, si dhe studentët e vitit të fundit të drejtimit të Mamisë.

Me zhvillimin e projekteve çdo herë më komplekse dhe gjithëpërfshirëse, ANF ka një nevojë të vazhdueshme, për praktikantë të cilët kontribuojnë me njohuritë, kohën dhe punën e tyre në implementimin e programeve shëndetësore të Fondacionit.

Këta studentë do të aftësohen për mbajtje të ligjëratave në “Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas”, në hulumtime në terren për programin e Kancerit të Qafës së Mitrës; në Analizat Statistikore të Projektit të Transportit Neonatal; apo projekte të tjera të menaxhuara nga ANF që paracaktohen paraprakisht.

Puna praktike do të mbahet në periudhë katër mujore, dhe në përfundim të praktikës studentët do të pranojnë Referencë për punën dhe performancën si dhe rekomandime për punë të ardhshme.

X

Edukimi Seksual Gjithëpërfshirës – Diskutim i hapur me qytetarët

Prishtinë, 18 maj 2017-

Sot u mbajt  diskutimi i hapur me qytetarët mbi Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës (ESG). Ky diskutim u organizua nga Koalicioni K10, koalicion ky i përbërë nga dhjetë organizata jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, përkrahur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Zyra në Kosovë, dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Ky diskutim tregoi rolin e rëndësishëm të ESG në parandalimin e rezultateve negative të shëndetit seksual dhe riprodhues tek të rinjët dhe gjithashtu shërbeu si platformë për të diskutuar çështjet gjinore dhe të drejtat e njeriut. Sidoqoftë, synimi i ketij diskutimi ishte edukimi i rinisë për seksualitetin dhe rreziqet të cilat vijnë nga kjo si pasojë e mos edukimit të adoleshentëve, duke marrë parasysh që studimi i bërë nga UNFPA tregon se një në katër adoleshentë aktiv seksualisht nuk përdorin asnjë mjet mbrojtës ndaj sëmundjeve të transmtueshme seksuale (STI), HIV, apo shtatëzënive të paplanifikuara.

Dr. Visare Mujko-Nimani nga UNFPA shpjegojë që “Kosova, në krahasim me vendet ne rajon , është vendi më pranues i termit në pergjithësi. Nuk ekzistojn asnjë barriere as ligjore as institucionale në përpilimin e kurrikulave për edukimin seksual “.

Ndërsa, Prof.Dr. Ilir Begolli nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik deklaroi që “Instituti shërben si platëform në hartimin dhe implementimin e programeve edukative mbi seksualitetin, por edhe si qendër për trajnimin e kuadrove të reja. Interesimi për implemetimin e këtyre programeve nga ana e nxënësve është shumë i madh, mirëpo vërehet ngurrimi nga ana e mësimdhënësve.”

Në këtë diskutim ishin të ftuar edhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, mirëpo në mungesë të prezencës, diskutimi nuk mundi të adresojë pikëpamjet e tyre institucionale.

Diskutimet e tilla të hapura me qytetaret do të vazhdojnë të organizohen nga Koalicioni K10 që të adresojnë tema të shendetit seksual dhe riprodhues me qytetarët.

Koalicioni K10 përbëhet nga këto organizata anëtare: Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, Asociacioni për Edukim dhe Zhvillim të Shëndetësisë (AHED), Artpolis, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit (Jeta/Vita), Shëndet për të Gjithë (Health for All), Fondi Kosovar për Popullsi (KOPF), Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), Shoqata e së Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK), Shoqata Kosovare për Promovimin, Avancimin dhe Mbrojtjen e Shëndetit të Adoleshentëve (Shko-Pa-Msha),  dhe përkrahet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA).

X

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë lanson platformën për donacione online

Prishtinë, 15 maj 2017-

U bë lansimi zyrtar i platforms për pagesa online i cili mundëson dhënien e donacioneve duke filluar nga shuma 1 Euro perms ueb faqes së Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, shërbim ky I bërë I mundur nga ProCredit Bank në Kosovë.

ProCredit Bank ka bërë të mundur që Aksioni për Nëna dhe Fëmijë përmes platformës së tyre të e-commerce të pranojë donacione përmes pagesave online në faqen amchealth.org pa tarifa (falas), për të gjithë donatorët dhe filantropët të cilët dëshirojnë të mbështesin programet e shëndetësisëtë Fondacionit ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’.

“Ky shërbim jo vetëm lehtëson  procedurën e donacioneve për programet tona të shëndetësisë, por iu mundëson qytetarëve të japin donacione direkt nga llogaria e tyre bankare duke filluar nga shuma shumë të vogla, por që janë shuma shumë të rëndësishme për ne’, u shpreh Mrika Aliu, Drejtoreshë e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

Donacionet përmes pagesave online do të sjellinnjë kulturë të re që thekson sistemin inovativ bankar në Kosovë, duke integruar gjithnjë e më shumë teknologjinë në shërbime dhe duke ofruar lirinë e transakcioneve në çdo moment, nga çdo hapësirë (Kosovë e Diasporë), dhe nga cilado platformë (kompjuter apo telefon mobil).

Ky shërbim është bërë i mundshëm për klientët individual, për bizneset dhe korporatat e ndryshme,  dhe ofron të gjitha standardet dhe mekanizmat e sigurisë që sigurojnë klientët mbrojtjen më të mirë dhe mënyrën më të lehtë të përdorimit.

X

Ngjarja e organizuar nga Teshavesha- “Vikendi i Dizajnerëve”

Prishtinë, 12 maj 2017-

Ky vikend na gjen me “Vikendin e Dizajnerëve” në Sheshin Zahir Pajaziti, ngjarje kjo e organizuar nga dyqani bamires Teshavesha, e që mbahet me 13 maj nga ora 11.00 dhe përfundon me 14 maj në ora 15.00.

‘Vikendi i Dizajnerëve’ mbështetet nga Empower Private Sector dhe KAMA dhe mundëson pjesëmarrjen e dizajnerëve dhe prodhuesëve vendor të tekstilit në një treg të hapur. Në këtë ngjarje dizajnerë të njohur të modës si Valdrin Sahiti, Vjollca Llapashtica, Enkeleida Shatrri, Teuta Matoshi, Flutra Dedinja nga ZAM, Valon Osmani, Mevlyde Llugiqi, Albina Dyla, Ardita Rizvanolli, Egzon Kazagiqi, Soxey dhe të tjerë kanë dhuruar kreacionet e tyre falas të cilat pastaj do të shiten me çmime simbolike në kuadër të tregut të hapur gjatë “Vikendit të Dizajnerëve” në ndihmë të nënave dhe fëmijëve.

Teshavesha është ndërmarrje shoqërore e themeluar nga fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ me qëllim të ngritjes së fondeve për të mbështetur programet shëndetësore për përmirësimin e jetëve të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Idea për Vikendin e Dizajnerëve ka lindur në bashkëpunim të dyqanit bemires Teshavesha dhe Adrian Berishës, dhe mbështetet nga Empower Private Sector dhe KAMA.

X

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Solidar Suisse Kosova

Prishtinë, 4 maj 2017-

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë sot ka arritur zgjatur marrëveshjen bashkëpunuese me Solidar Suisse Kosova për të katërtin vit me radhë.

“Partneriteti i vazhdueshëm me Solidar Suisse Kosova është ndër bashkëpunimet praktike që kanë dëshmuar gjithmonë rezultate të mira në përmirësimin e sistemit shëndetësor për nënat e fëmijët dhe është kënaqësi që po vazhdojmë bashkëpunimin edhe këtë vit,“ – theksoi Mrika Aliu, drejtoreshë ekzekutive në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Bashkëpunimi i sivjetshëm është mbështetja në ndërtimin e sistemit të transportit të foshnjeve nga spitalet rajonale për në Prishtinë. Ky projekt ka filluar fazën e parë implementuese gjatë vitit 2016, dhe me bashkëpunimin e sukseshëm në mes të Ministrisë së Shëndetësisë, Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës , Dartmouth-Hitchckok Medical Center, dhe Solidar Suisse Kosova.

X

Pilotimi i temës mbi diciplinën pozitive për fëmijët

Prishtinë, 1 maj 2017-

Sot është bërë arritja e marrëveshjes bashkëpunuese në mes të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe organizatës Save the Children, e cila mundëson integrimin e kurrikulës së diciplinës prindërore positive në kuadër të Klasave për Nëna (ish-Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas) dhe platformave të tjera online.

Objektivi i kësaj marrëveshje është pilotimi i temës mbi diciplinën pozitive për fëmijët në nivelin parashkollor në komunën e Prishtinës. Gjithashtu, me anë të kësaj marrëveshje përfshihet edhe pilotimi i këtij projekti në disa prej Klasvae për Nëna, qendra këto të udhëhequra nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

X

Hartimi i strategjisë së Koalicionit K10

Prishtinë, 25 prill 2017-

Gjatë fundjavës që kaloi, u mbajt punëtoria dy ditore e Koalicionit K10, koalicion ky i pari i llojit të tij që mbledh në vete dhjetë organizata joqeveritare për shëndetin seksual dhe riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues. Punëtoria, e cila u mbajt në Durrës,zgjati dy dite, përkatësisht me datat 21 dhe 22 Prill 2017.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte hartimi i një plan strategjie e cila do të definoj fushëveprimin dhe objektivat specifike që  do të udhëheqin punën e Koalicionit K10 në periudhën afat-mesme. Koalicioni K10 ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës ligjore, politikave të avokimit dhe vetëdijësimin dhe përmirësimin e shëndetit seksual dhe riprodhues të qytetarëve të Kosovës.

“Koalicioni K10 ështënjë nismë relativisht e re, mirëpo me fuqinë që buron nga bashkimi i 10 organizatave kredibile dhe me vullnet për përmirësim të shëndetit seksual dhe riprodhues në Kosovë, besojmë se strategjia e hartuar do te jetë dokument i fuqishëm udhëzues në punën tonë” theksoi Dafina Krasniqi, Koordinatore e Programeve në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë, organizatë kjo që ka rolin koordinues të K10.

Koalicioni i organizatave për shëndetin seksual riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues është krijuar si rezultat i bashkëpunimit në mes të Aksionit për Nëna dhe Fëmije, Fondit Kosovar për Popullsi, Rrjetit Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), Shoqatës së Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Artpolis, Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës, Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit (Jeta/Vita), Shëndet për të Gjithë (Healthfor All), Shoqatës Kosovare për Promovimin, Avancimin dhe Mbrojtjen e Shëndetit të Adoleshentëve (Shko-Pa-Msha), dhe Asociacionit për Edukim dhe Zhvillim të Shëndetësisë (AHED), si dhe financohet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) – Zyra në Kosovë.

X

Ligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave lehtëson Donacionet nga Bizneset në Kosovë

Prishtinë, 12 prill 2017-

Jemi të gëzuar të ndajmë me ju lajmin e miratimit të ligjit nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave. Ky projektligj do të përcaktojë kushtet dhe do të rregullojë lehtësirat e korporatave në obligimet e tyre tatiomore.

Sipas këtij ligji, kontributet e dhëna nga tatimpaguesit në formë të donacioneve dhe sponsorizimeve përqëllime humanitare dhe shëndetësore konsiderohen si kontribute të dhëna për interes publik dhe ofrohet zbritje në tatim deri në 10%. Si shembull, nëse biznesi ka të ardhura të tatueshme 10,000 Euro dhe në bazë të këtyre të ardhurave paguan tatim në fitim 1,000 Euro.  Biznesi në fjalë mundet të jap donacion në vlerë prej 1,000 Euro (10% të 10,000 Euro) dhe atëherë biznesi paguan tatim në fitim vetëm 900 Euro (10,000-1,000=9,000*10%).

Me anë të këtij projektligji rregullohen marrëdhëniet, kushtet dhe niveli i lehtësirave financiare përmes zbritjeve të lejuara për personat fizikë dhe juridikë, të cilët, me vullnet të lirë, sponsorizojnë apo bëhen donatorë në këto fusha me interes të veçantë publik, siç është fondacionin humanitar ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’.

X

Dorëzohet medikamenti Minastrin në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

Prishtinë, 06 prill 2017-

Sot në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u bë dorëzimi i medikamentit Minastrin, donacion ky i bërë i mundshëm me anë të bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm në mes të Aksionit për Nëna për Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare AmeriCares.

Përveç në planifikimin familjar, ky medikament ndikon edhe në rregullimin e ciklit menstrual, uljen e rrezikut të cistave në vezore, si dhe trajtimin e akneve me ç’rast i përgjigjen nevojave dhe kërkesave të pacienteve në Klinikë. Vlera e këtij donacioni arrin në rreth $ 400,000.

“Eshte kënaqësi e veçantë t’i përgjigjemi kërkesave të Klinikës së Gjinekologjisë pozitivisht dhe të sjellim këtë medikament mjaft të nevojshëm për pacientet e kësaj klinike,” – deklaroi Lirak Mulliqi nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, gjatë dhurimit të medikamentit pranë Klinikës Gjinekologjike në QKUK.

X

Anëtarë të Rinj i bashkohen Bordit të Drejtorëve të ANF-së!

Prishtinë, 5 prill 2017

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka kënaqësinë të ju njoftojë për bashkangjitjen e dy anëtarëve të rinjë në Bordin e Drejtorëve: Pierre Weber dhe Valon Xharra.

Pierre Weber posedon përvojë në diplomaci dhe zhvillim ndërkombetar, duke përfshirë angazhimin e tij në UN dhe në Bashkimin Europian (EU), si dhe në sherbimin e jashtëm si ambasador i Dukës së Madhe të Luksemburgut për 8 vite në Kosovë.

Në fund të mandatit të tij në Kosovë, Pierre ndërmorri një hap jo të zakontë duke kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, që t’i lejohet një pushim, në mënyrë që t’i kushtojë kohë pasionit tij të madh për muzikën dhe të punojë si kompozitor, dirigjent dhe pianist.

I trajnuar fillimisht në kolegjin për studime të muzikës klasike në Luksemburg dhe France si kompozitor dhe pianist i koncerteve klasikes, Pierre gjithashtu ka studiuar për drejtësi në Strasboug në France. Më vone ai morri diplomën e masterit për psikologji sociale në Free University në Bruksel të Belgjikes. Përkushtimi i Pierrit për progres social dhe veçanërisht për drejtësi dhe përparim të të rinjëve përbën pjesën më të madhe të aktiviteteve të tij, me një përfshirje aktive të tij në Ruhi Institute dhe në Programin e Fuqizimit Shpirtëtor të të rinjëve (Junior Youth Spiritual Empowerment Programme). Pierre është i martuar dhe jeton me gruan e tij Zarrin në Prishtinë.

Valon Xharra është zëvendës drejtor në firmën globale për menaxhimin e riskut “Gavin de Becker & Associates.” Me bazë në Los Angeles, Valoni ofron konsulencë të specializuar të menaxhimit të krizave për kompanitë e Fortune 500 dhe i këshillon ato  se si të menaxhojnë rreziqet politike dhe operacionale të bizneseve.

Valoni është i pasionuar ndaj ndërmarrësisë dhe është investitor dhe partner në disa biznese të suksesshme që përfshijnë teknologjinë, pasuritë e patundshme, industrinë e modës dhe menaxhimin e ngjarjeve luksoze.

Valoni ka shërbyer katër vjet si një analist diplomatik për Departamentin e Shtetit Amerikan gjatë luftës në Kosovë, ku ka ofruar ekspertizë në negociatat në mes të Qeverisë së SHBA-së dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Valoni ka diplomë masteri në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Kolumbias dhe diplomë masteri në Administrim Biznesi nga Universiteti i Bostonit. Ai është bursist i fondaciont Jack Kent Cooke dhe Këshillit Pacific të Politikave Ndërkombëtare. Ai është një entuziast i garave të vrapimit dhe një përkrahës pasionant për të drejtat e grave dhe të fëmijëve.

Për të parë listën e plotë të anëtarëve të bordit të drejtorëve të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë mund të çaseni përmes: http://amchealth.org/sq/kush-jemi-ne/bordi-i-drejtoreve/

X

Monitorët kardiopulmonar dorëzohen në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK

Prishtinë, 28 mars 2017-

Sot ishim pranë Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, QKUK dhe bëmë dorëzimin solemn të monitorëve kardiopulmonar, pajisje këto esenciale për kujdesin e foshnjave.

Monitorët kardiopulmonar janë pajisje që lidhen direkt me trupin e foshnjave për të monitoruar shenjat vitale si temperaturën, masin të rrahurat e zemrës dhe frymëmarrjen tek foshnjet dhe lëshojnë sinjal kur këto të shenja ndryshojnë apo përkeqësohen.

“Këto pajise kanë qenë mëse të domosdoshme për klinikën tonë dhe jemi shumë falenderuese për këtë donacion. Foshnjat tona tashmë do të kenë kujdesin e duhur dhe të nevojshëm” u shpreh Dr. Shpresa Sylejmani, doktoreshë në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.

Ndërkaq Dafina Krasniqi nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë thekson se “ne jemi të përkushtuar ndaj ofrimit të ndihmës sonë për shpëtimin e jetës së fëmijëve tanë dhe gjithmonë fokusohemi në zgjidhjen e problemeve që na adresohen nga Klinika. Është kënaqësi të dorëzojmë këta monitorë sot dhe kjo na motivon të punojmë edhe më shumë për të përmbushur nevojat e kësaj klinike” – shton Krasniqi.

Blerja dhe dorëzimi i monitoreve sot bëhet e mundur falë donacioneve të mbledhura nga ngjarjet për ngritje fondesh të vitit 2016 “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” dhe “Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët.”

X

Hapet Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Komunën e Kaçanikut

Prishtinë, 24 mars 2017-

Sot, në një ceremoni zyrtare, u hapën dyert e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Kaçanik, në Qendrën Kryesore të Mjekësise Familjare (QKMF)  – iniciativë kjo e bërë e mundshme falë bashkëpunimit të Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Kaçanikut, QKMF-së dhe Aksionit për Nëna.

Në hapjen e qendrës në Kaçanik, zëvendës ministri Dr. Izet Sadiku deklaroi se “përmes këtyre qendrave po arrihet informimi dhe vetëdijesimi i partnerëve të rinj për kujdesin dhe përgatitjen gjatë tërë procesit të shtatzënisë si dhe për fëmijën. Ministria e Shëndetësisë ka akredituar këtë program dhe zotohet në vazhdimin e bashkëpunimit me Aksionin për Nëna dhe Fëmijë në zgjerimin e qendrave informuese në cdo komunë.”Poashtu, Dr. Nijazi Ilazi, drejtori QKMF-së në Kacanik theksoi se hapja e kësaj qendre do të ndikojë drejtpërsëdrejti në edukimin dhe përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës. Poashtu u zotua se QKMF në Kacanik do të garantojë qëndrueshmërine e qendrës ashtu që këshillat për pacientë të bëhen pjesë e integruar e shërbimeve ditore të kujdesit primar.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, Albiona Beha, deklaroi se themelimi i Qendrës në Kaçanik shënon pikën e 5-të, apo komunën e 4-të që inkuadron programin edukativ të qendrave si pjesë të shërbimit ditor për shëndetin e nënës dhe fëmijës. Qendra Informuese në Kacanik do të ofrojë shërbime edukative, aktivitete të mirëqenies fizike dhe atyre psiqike për gratë si dhe partnerët e tyre, aktivitete këto të zhvilluara në një ambient interaktiv modern e me shumë ngjyra.

Vitin e kaluar u hap zyrtarisht edhe Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas në Shterpcë e Mitrovicë, ndërkaq një vit më parë në Prishtinë e Ferizaj. Sot u themelua edhe qendra e 5-të në Kaçanik. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë synon të zgjerojë qendrat e tilla informuese për gratë shtatzëna dhe partnerët e tyre edhe në komuna të tjera të Kosovës që të ndihmojë në ngritjen e edukimit shëndetësor në vend në kuadër të nivelit primar shëndetësor.

Hapja e qendrës sot në Kaçanik u mbyll me një koktej rasti. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Komunës së Kaçanikut. Hapja e qendrës sot u mundësua falë donacioneve të mbledhura nga ngjarja “Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët” në Kosovë dhe “Meet Us Halfway” në Nju Jork.

X

U trajnuan mbi 40 patologë në Institutin e Anatomisë Patologjike mbi citologjinë cervikale

Prishtinë, 16 mars 2017-

Në një kohëzgjatje prej katër ditësh, patologët në Institutin e Anatomisë Patologjike pranë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, patën mundësinë të marrin pjesë në trajnimin intenziv të organizuar në kuadër të Programit Nacional për depistim të Kancerit të Qafës së Mitrës, i cili është vazhdimësi e pilot projektit për depistim të kancerit të qafës së mitrës të implementuar gjatë 2016. Trajnimi eshte akredituar nga Boardi me Edukim të Vazhdueshëm Mjekësor, duke kontribuar me pikë kredituese drejt ri-licensimit të personelit mjekësor.

Ky i fundit ka mundësuar depistimin pa pagesë të më shumë se 1800 grave deri më tani, ndërkohë që Pap testet vazhdojnë të ofrohen si shërbim i rregulltë në tre Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, të cilat janë Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Qendra e Mjekësisë Familjare Nr. 5, dhe Qendra e Mjekësisë Familjare Nr. 6. Projekti gjithashtu ka përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet nivelit parësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor dhe ka definuar hapat e nevojshme për vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e programit, me qëllimin që ky program të zgjerohet në nivel nacional.

Një përbërës i rëndësishëm i programit të depistimit është trajnimi dhe edukimi i vazhdueshëm mjekësor i stafit mjekësor nga të gjitha nivelet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore. Trajnimi i parë është organizuar javën që shkoi me më shumë se 40 patologë dhe teknikë pranë Institutit të Anatomisë Patologjike. Në saje të ekspertizës dhe trajnimit dhe mbikëqyrjes profesionale nga specialistja e citologjise klinike dhe doktoresha Merdita Agai Muhaxhiri, patologët dhe teknikët patën rastin të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të mësojnë rreth zhvillimeve të reja në fushën e gjinekologjise klinike, duke I aplikuar ato në mënyrë praktike në ambientin e tyre të punës.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe partnered implementues do të vazhdojnë përkrahjen për implementimin dhe promovimin e programit nacional për depistim të kancerit të qafës së mitrës si një e drejtë e garantuar me ligj për të gjitha vajzat dhe gratë.

X

Donacione në vlerë rreth 240,000 USD u dhuruan sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe Klinikën e Neonatologjisë në QKUK

Prishtinë, 9 mars 2017-

Bashkëpunimi i suksesshëm në mes të Fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare Direct Relief, si dhe institucioneve shëndetësore sic janë Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë ka rezultuar në donacionin e dytë të medikamenteve mjekësore, vlera e të cilave arrin në rreth 240,000 USD.

“Nevoja për medikamente është e përhershme në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor dhe ne konsiderojmë se bashkëpunimi i qëndrueshëm me organizatat ndërkombëtare të dedikuara në përmbushjen e nevojave mjekësore të popullsisë në shtetet në zhvillim është më se e rëndësishme,” ka theksuar Dafina Krasniqi, koordinatore e programeve në fondacionin “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.”

Ky donacion, i dyti me rradhë i realizuar nga organizata Direct Relief, përmes partnerit vendor Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, falë marrëveshjes së lidhur vitin e kaluar, marrëveshje kjo që siguron dhurimin e materialeve mjekësore në mënyrë të vazhdueshme në Kosovë. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë do të sigurojë pranimin, mirëmbajtjen, ruajtjen, dhe shpërndarjen e donacioneve të pranuara.

Direct Relief është një organizate jo-fitimprurëse, bazuar në SHBA, e cila punon për përmbushjen e nevojave të partnerëve të saj për medikamente esenciale, materiale, dhe pajisje, me fokus të vecantë në shtetet ne zhvillim. Arritja e kontigjentit të dytë në Kosovë u mundësua falë donacioneve të mbledhura nga ngjarja “Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët” në Kosovë dhe “Meet Us Halfway” në Nju Jork.

X

Dyqani bamirës “Teshavesha” dhe zyret qendrore të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë tani në lokacion të ri!

Prishtinë, 6 mars 2017-
Falë mbështetjes së donatorëve dhe mobilizimit të qytetarëve, ne po rritemi dita ditës së bashku! Po sjellim dyqanin tonë bamirës “Teshavesha” dhe zyret qendrore të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë në një lokacion më të madh e më afër jush, në një ndërtesë në qendër të qytetit.
Duke filluar nga sot, dyert e lokacionit të ri të dyqanit “Teshavesha” dhe zyreve qendrore të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë ndodhen në rrugën Fazli Grajqevci nr. 271, poshtë lokalit Dit’ e Nat’ në drejtim të ish-ndërtesës së OSBE-së apo ndryshe mbrapa Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Dyqani bamirës i dorës së dytë “Teshavesha” vazhdon të jetë i hapur  çdo ditë të javës prej orës 10:00 – 18:00 si dhe të shtunave prej 12:00 – 16:00. Gjatë këtij orari qytetarët mund të sjellin donacionet e tyre dhe të blejnë në këtë dyqan bamirës. “Teshavesha” është ndërmarrje sociale e themeluar nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në korrik të 2016tës për të mbështetur programet shëndetësore për nëna dhe fëmijë. Në “Teshavesha” qytetarët mund të dhurojnë dhe blejne rroba për gra e vajza, burra e djem, lodra, dekorime të vogla shtëpiake, aksesorë, e tjera me çmime shumë të lira për të ndihmuar kështu programet e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë nga shitjet e dyqanit. Dyqani njëkohësisht punëson gra të marxhinalizuara.

Në më pak se një vit nga themelimi, Teshavesha vizitohet nga më shumë se 400 qytetarë çdo muaj dhe ka mobilizuar dizajnerë, media, fytyra publike, kompani private dhe organizata ndërkombëtare.

Menjëherë në katin e dytë sipër dyqanit, të interesuarit të dëgjojnë më tepër për programet e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe si ndihmojnë të hyrat nga dyqani në shpëtimin e jetërave të nënave e fëmijëve, tani kanë mundësinë ta bëjnë atë në këtë lokacion të ri me dyqanin dhe zyret qendrore në një ndërtesë.

X

U mbajt për herë të dytë ‘Java e dizajnerëve’ në dyqanin bamirës Teshavesha

29 Dhjetor, 2016 – Me rastin e fundvitit, nën udhëheqjen e Kosovo Apparel Marketing Association dhe Empower Private Sector, kreatorët tanë filantrop dhuruan kreacionet e tyre për t’i kontribuar komunitetit tonë. Jetmira Bejtullahu, Lia Stublla, Krenare Rugova, Shema Sahiti, Fetije Mehmeti, Njomëza Luci, SOLID, ishin dizajnerët pjesëmarrës të kësaj jave, të cilët kontribuan duke dhuruar pjesë nga koleksionet e tyre të fundit.
X

Çfarë do të mbulojnë sigurimet shëndetësore për shëndetin riprodhues?

Organizuar nga Koalicioni K10 i organizatave jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese dhe mbështetur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Zyra në Kosovë, sot u organizua tryeza me qëllim të diskutimit të përmbajtjes së pakos bazike të sigurimeve shëndetësore të obligueshme, implementimi i së cilës është planifikuar të fillojë në Janar të 2017. Qytetarët do të kontribuojnë përmes pagesës së premiumeve në mbledhjen e fondeve, mirëpo cilat shërbime do t’u ofrohen atyre për një shëndet më të mirë seksual dhe riprodhues? Sa janë qytetarët të informuar se kur do të fillojë ofrimi i këtyre shërbimeve?

Këto pyetje u parashtruan në diskutimin që bashkoi përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, institucioneve tjera vendore, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Dr. Arsim Çavdarbasha, Drejtor i Agjensionit të Financimit të Shëndetësisë filloi tryezën duke theksuar se çdo fillim është i vështirë mirëpo se çdo fillim ështe shenjë e mirë e një ndryshimi të nevojshëm. Si rrjedhojë, me konsilidimin e shërbimit për ofrimin e Sigurimeve Shëndetësore, do të ngritet sasia, cilësia, dhe do te lehtësohet qasja ne sherbimet shëndetësore në vend, vazhdoi Dr. Çavdarbasha, pa e specifikuar sektorin. Pritet që ndryshimet në Ligj të bëhen gjatë tre-mujorit te parë të vitit 2017 dhe për të kaluar pastaj në pjesën teknike ku duhet të kalojë në Kuvend.

Dr. Valbon Krasniqi, Këshilltar Politik ne Ministrinë e Shëndetësisë, po ashtu theksoi se te gjitha pergatitjet janë bere për te filluar implementimin e skemës se sigurimeve te obligueshme shendetesore ne Janar te 2017. Skema fillimisht do te mundësojë mbulimin e listës esenciale te barërave spitalore, e cila përpilohet nga vete personeli mjekësor ne Qendrën Klinike Universitare te Kosovës, theksoi Dr. Krasniqi.

Ndërkohë që, bazuar në eksperiencën e gjatë në fushën e shëndetit riprodhues dhe mësimet e nxjerra nga misione ndërkombëtare të UNFPA, Dr. Visare Mujko-Nimani vlerësoi se kjo është një tryezë shumë e rëndësishme edhe pse ndoshta e mbajtur pak me vonesë. Dr. Mujko-Nimani tha se brenga e saj është se cka do të ndodhë me shërbimet shëndetësorë qe i përkasin periudhës para dhe pas shtatzënisë dhe lindjes? A do te mbuloj pakoja bazike shërbime parandaluese siç është skriningu i kacerit te qafës se mitrës, diabeti gjate shtatzënisë, trajtimi i infeksioneve seksualisht te transemtueshme? Dr. Mujko-Nimani me pas vazhdoi duke ndare informatat për modelet e suksesshme te sigurimeve te obligueshme shendetesore neper bote qe ofrojnë shume shërbime dhe barëra për shëndetin seksual dhe riprodhues.

Skeptikët ndanë shqetësime të ngjajshme duke theksuar se mosinformimi mbi pakon bazike në instanca të ndryshme mbetet një shqetësim për ekspertët prezent, si dhe udhëzuan që informimi i mirëfilltë i qytetareve, përshirë edhe personelin mjekesore, për përmbajtjen e pakos bazike është i domosdoshëm për te filluar implementimin e mbledhjes se premiumeve, gjegjësisht te skemës se sigurimeve shëndetësore.

Roli i shoqërisë civile është esencial në promovimin dhe monitorimin e respektimit të të drejtave të qytetarëve për qasje të lehtë në informata, metoda dhe mjete të planifikimit familjar. Koalicioni K10 do të shërbejë si një trup avokues i pavarur dhe monitorues mbi politikat dhe ligjet e implementuara për shëndetin dhe të drejtat riprodhuese, ku diskutimet e hapura shërbejnë në ngritjen e transparencës dhe nivelit të informimit të qytetarëve.

Koalicioni K10 i organizatave për shëndetin seksual riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues është krijuar si rezultat i bashkëpunimit në mes të Aksionit për Nëna dhe Fëmije, Shoqatës Kosovare për Promovimin, Avancimin dhe Mbrojtjen e Shëndetit të Adoleshentëve (Shko-Pa-Msha), Asociacionit për Edukim dhe Zhvillim të Shëndetësisë (AHED), Artpolis, Shëndet për të Gjithë (Health for All), Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit (Jeta/Vita), Fondit Kosovar për Popullsi (KOPF), Rrjetit Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), Shoqatës së Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), si dhe financohet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA).

X

Përfundon me sukses faza e pilotimit të projektit për diagnostifikimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës me mbi 1,500 Pap-teste të realizuara pa pagesë

Muaj më pare u lansua projekti pilotues për skriningun e kancerit të qafës së mitrës në Prishtinë i cili ka mundësuar ofrimin e kontrolleve pa pagesë, apo Pap-testeve, për gratë dhe vajzat nga Komuna e Prishtinës në tre Qendra të Mjekësise Familjare në Prishtinë. Projekti në fjalë mundësoi zbulimin e hershëm të qelizave jonormale të qafës së mitrës dhe trajtimin e tyre me sukses për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës. Pas muajsh pune të palodhshme dhe bashkëpunimi institucional, ofrimi i Pap-testeve pa pagesë në kuadër të qendrave të mjekësisë familjare në Prishtinë do të vazhdojë edhe vitin e radhës.

Pas një fushate të suksesshme, mbi 1,500 gra dhe vajza janë ekzaminuar deri me tani dhe rezultatet tregojne se 10.4% të rasteve kishin rezultate që thërrasin për ekzaminime të mëtutjeshme mjekësore. Nga kjo shifër, 0.7% rasteve janë konstatuar të kenë ndryshime qelizore të një niveli më serioz, të cilat falë diagnostifikimit të hershëm nga ky projekt mund të trajtohet me sukses dhe shërohet.

Ky pilot projekt ka mundësuar për herë të parë realizimin e skriningut në nivelin e kujdesit shëndetësor primar dhe rregullimin e bashkëpunimit me nivelin e kujdesit terciar, apo Institutin e Anatomisë Patologjike pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Me përkushtimin e stafit mjekësor në nivelin primar, projekti ka mundësuar trajnimin praktik dhe aftësimin e 7 mjekëve specialiste të mjekësisë familjare në Prishtinë për kryerjen e Pap-testeve.

Realizmi me sukses i projektit u mundësua falë bashkëpunimit në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Prishtinës, Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, Ministrisë së Shëndetësisë, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Institutit të Anatomisë Patologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH, 700 for Science Foundation dhe iniciativës e koordinimit nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtorati Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale tani mundëson vazhdimin ofrimin e Pap-testeve pa pagesë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrën e Mjekësisë Familjare 5 dhe Qendrën e Mjekësise Familjare 6 në Prishtinë edhe vitet në vazhdim si shërbim të rregullt në nivelin primar.  Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe partnerët tjerë implementues do vazhdojnë të ofrojnë përkrahjen në realizmin dhe promovimin e programit nacional të skriningut të kancerit të qafës së mitrës si e drejtë shëndetësore për gratë dhe vajzat.  Ofrimi i Pap-testeve pa pagesë do të vazhdojë në kuadër të Komunës së Prishtinës si shërbim i rregullt shëndetësor.

X

Letra e Fundvitit

13 Dhjetor, 2016 – 

Të dashur miq,

Çdo ditë, nëna dhe foshnja vdesin si pasojë e mungesës së shërbimeve cilësore shëndetësore si dhe nga sëmundje të cilat kanë shërim të thjeshtë. Ne në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë, së bashku me miqtë tanë dhe partnerë të ndryshëm, luftojmë për të ndryshuar këtë gjendje. Me miq dhe mbështets si ju, ne jemi më afër se kurrë për ta arritur këtë qëllim, mirëpo beteja jonë ende nuk ka përfunduar!

Sot po ju shkruajmë për të ju falenderuar që i jeni bashkuar udhëtimit tonë përgjatë këtyre viteve si dhe për mbështetjen tuaj ndaj Aksionit për Nëna dhe Fëmijë. Çdo fundvit, hasim në telashe për përzgjedhjen e dhuratave ideale, andaj, na lejoni që të ju rikujtojmë për kauzat dhe anëtarët e komunitet që kanë nevojë për ndihmën tonë – në këtë sezonë festash le të mos harrojmë se një dhuratë e jona e vogël do të thotë ndryshim jetësorë për shumë!

 

Falë donacioneve dhe mbështetjes tuaj, viti 2016 ka qenë një tjetër vit i susksesshëm për Aksionin! Së bashku, siç kemi premtuar, ne kemi:

  • dorëzuar 300 flakona të medikamentit të Surfaktantit që arritën në Kosovë – medikament ky jetik për të zhvilluar mushkëritë tek foshnjet e lindura para kohës dhe për t’shpëtuar ato. 250-300 foshnje trajtohen çdo vit me këtë medikament;
  • dorëzuar 5 fotollampa në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, QKUK, pajisje këto esenciale për të trajtuar verdhëzën tek foshnjet;
  • dorëzuar medikamente esenciale në vlerë prej $150,000.00 në Klinikën e Gjinekologjisë dhe të Neonatologjisë në QKUK;
  • ndërtuar sistemin e Skriningut të Retinopatisë tek të Posalindurit (ROP) për diagnostifikim të hershëm të sëmundjeve të retinës me qëllim të parandalimit të dëmtimit të të pamurit apo komplet verbimit të foshnjave;
  • hapur Qendrën e 4të dhe 5të Informuese për Shëndetin e Gruas në Shtërpcë dhe Mitrovicë ku gratë kanë çasje në informatën bazike rreth shtatëzanisë, lindjes, kujdesit ndaj foshnjes e informatat e tjera rreth kujdesit antenatal të marra në gjuhën amë në një ambient të këndshëm dhome;
  • themeluar dyqanin e parë të rrobave të dorë së dytë për bamirësi në Prishtinë – ‘Teshavesha’, i cili mobilizon anëtarët e komunitetit për të mbledhur dhe dhuruar rroba të papërdorura, të cilat shiten për të mbështetur nënat dhe fëmijët në Kosovë si dhe të punësojë gra të marxhinalizuara;
  • inicuar programin e skriningut të kancerit së qafës së mitrës në Komunën e Prishtinës i cili për herë të parë ofron bërjen e Pap-Testeve pa pagesë për gratë. 1700 gra kanë përfituar vetëm këtë vit nga ky program;
  • lansuar platformën e parë online, beba-ks.com, e cila ofron informacione shëndetësore të bazuara në dëshmi për nënat dhe familjet;
  • 1700 femra kanë përfituar nga testet pa pagesë rreth kancerit të qafës së mitrës me një nga metodologjitë më të avancuara: citologjinë e lëngshme. Kjo metodologji është konstatuar si një nga metodat më të sakta në zbulimin e kancerit falë kualitetit të pastër të mostrës dhe si e tilë është e vetmja në Kosovë;
  • lansuar K10 Koalicionin për Shëndetin dhe të Drejtat Seksuale Riprodhuese, i pari i kësaj natyre që bashkon 10 organizata jo-qeveritare në një trup.

Këto arritje janë rezultat i mbështetjes tuaj si dhe dëshmi se Fondacionet Humanitare nuk mund të qëndrojnë të vetme.

Fushatat e këtij viti si #Vrapo për Zemra, #Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët, #Të vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët 2, #Teshavesha, #Na takoni në gjysmë të rrugës, i mundësojnë Aksionit për Nëna dhe Fëmijë të realizojë misionin e tij të shpëtimit të nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës dhe zbatojë planet për 2017-tën si më poshtë:

  • Të vazhdojë të sjellë flakona të medikamentit të Surfaktantit në Kosovë për të mbuluar nevojën nacionale të vitit;
  • Sigurojë monitorë kardiopulonarë për klinikën intensive të neonatologjisë të cilat mundësojnë monitorimin e vazhdueshëm të aktivitetit të zemrës dhe të detektojë abnormalitete të mundshme.
  • pilotojë rregullimin e sistemit të transportit të foshnjeve nga spitalet rajonale në Prishtinë. Rreth 300 foshnje në vit vijnë nga spitalet rajonale në Prishtinë në automjete private dhe pa kujdes intensiv, si rezultat i mungesës së sistemit të referimit;
  • Të zgjerojë shërbimet e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas ashtu që secilës grua t’i ofrohet çasje në informatën themelore rreth shtatzanisë, procesit të lindjes dhe kujdesit ndaj foshnjes;
  • Të zgjerojë programin e Skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës ashtu që më shumë gra të përfitojnë nga testet pa pagesë dhe paralelisht të punojë në avokimin e ndërtimit të programit nacional të skriningut;
  • Të përkthejë hulumtimet tona mbi karakteristikat e lindjeve në Kosovë në përmirësimin e cilësisë së programeve dhe strategjive për fuqizimin e pacientit drejt përmirësimit të kujdesit të dhënë ndaj nënës dhe fëmiut si dhe adresimi i trendit kombëtar në rritje për lindje Cezariane;
  • Të avokojë në mbrojtjen dhe zbatimin e plotë të të drejtave për shëndet riprodhues përmes unifikimit të forcave që bartin qëllimin e përbashkët përmes Koalicionit K10;
  • Vazhdojë të sjellë aktivitete kreative për ngritje fondesh, sikur Vrapo për Zemra, Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët, Të vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët, Teshavesha, Na takoni në gjysmë të rrugës ashtu që së bashku të kontribuojmë në shpëtimin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë;

Kontributi juaj sot mbështet planin tonë nga sigurimi i medikamentit të surfaktantit e deri tek ofrimi i testeve falas për detektimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës dhe zbatimi i së drejtës për shërbime cilësore shëndetësore për nënat dhe fëmijët e Kosovës.

Ekipi jonë beson se secila nënë dhe se secili fëmijë ka të drejtën e një jete të shëndetshme pa kompromis! Ne besojmë se përkujdesi shëndetësorë është e drejtë bazike njerëzore. Së bashku me partnerët tanë ne punojmë të promovojmë këtë të drejtë.

Fondacioni jonë është i dedikuar ndaj procesit për të shpëtuar jetët e nënave dhe fëmijëve në Kosovë, por nuk mund ta bëjmë atë pa mbështetjen tuaj!

Jep dhuratën e fundvitit! Dhuro tani!

Faleminderit dhe urimet më të përzemërta për festat e fundvitit.

X

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bën Dorëzimin e Medikamentit Jetë-Shpëtues në Klinikën Neonatologjike në Qendrën Klinike Universitare Kosovës

Prishtinë, 7 Dhjetor 2016 – Më shumë se 200 shishe të medikamentit Surfaktant u shpërndanë sot në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në vlerë me mbi $130,000.00. Ky donacion është dhënë me anë të bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm mes “Aksioni për Nëna për Fëmijë’ dhe organizatës ndërkombëtare AmeriCares si vazhdimësi e bashkëpunimit të gjatë me Klinikën e Neonatologjisë. Ky donacion mbulon nevojën kombëtare për vitin 2017.

Foshnjat që përjetojnë probleme të frymëmarrjes, kanë mungesë të surfaktantit – shtresë e lëngshme brenda mushkërive. Bebet zakonisht nuk fillojnë prodhimin surfaktantit deri disa javë pas lindjes. Pa sasi të mjaftueshme të surfaktantit vjen deri tek kolapsi i mushkërive dhe foshnjat e parakohshme nuk mund të marrin frymë. Andaj, Surfaktanti është thelbësor në parandalimin dhe trajtimin e RDS (Sindromit të Distresit Respirator) dhe redukton shkallën e vdekshmërisë të shkaktuar nga RDS. Gjatë 10 viteve të fundit, donacionet e Surfaktantit kanë shpëtuar jetën e 1,800 foshnjave të lindura parakohe dhe me peshë të ulët në Kosovë. AmeriCares, ofruesi më i madh botëror jofitimprurëse për dhurimin e medikamenteve, mundëson shpërndarjen e medikamenteve përmes programit ‘Qasja në Mjekësi’.

“Kemi kënaqësinë e veçantë që sigurojmë furnizimin me medikamentin e Surfaktantit edhe për një vit rradhazi me misionin për të ndihmuar të lindurit parakohe’, thotë Albiona Beha nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, gjatë liferimit të medikamentit pranë Klinikës Neonatologjike në QKUK.

Ky medikament jetë-shpëtues është dhuruar nga AmeriCares dhe AbbVie në SHBA në partneritet me Aksioni për Nëna dhe Fëmijë. Ardhja e tij në Kosovë është bërë e mundur nga ngjarjet bamirëse të mbajtura në vitin 2016 si ‘Let’s Dance 2’ në Prishtinë, Kosovë, si dhe ngjarja ‘Meet Us Halfway’ në New York, SHBA.

X

AMC përfituese e programit për sponzorime të IPKO Foundation në vlerë prej 500 Euro

6 dhjetor, 2016 – Aksioni për Nëna dhe Fëmijë nënshkroi marrëveshje bashkpunimi me IPKO Foundation si përfitues të programit të tyre të sponzorimeve. Me këtë rast, IF do të mbështes zhvillimin e aplikacionit mobil ekzistues për gratë shtatëzëna dhe përcjellësin e bebes në vlerë prej 500 Euro.

Ky aplikacion, në zhvillim e sipër nga AMC, është i pari i llojit të tij në gjuhën shqipe dhe Kosovë. Ky aplikacion mobil ofron burime të shumta të informatave të cilat ofrohen për përdorim pa pagesë. Granti i përfituar nga IF do të ndihmojë në zhvillimin e aspekteve të reja të aplikacionit që do ta përplotësojnë atë si dhe të ofrojnë një shumëllojshmëri të informatave që do të përcjellin shtatëzaninë e nënave.

X

Dr. Geroge A. Little përfitues i cmimit “The Virginia Apgar Award”

Përgëzojmë Dr. Geroge A. Little si përfitues të Ҫmimit “The Virginia Apgar Award” në #NCE2016! Ky është çmimi më i lartë që ndahet për mjekësinë neonatale perniatale si dhe u ndahet individëve karriera e të cilëve ka patur influencë të vazhdueshme në mirëqenien e foshjanve të porsalindura.

Dr. Little, njëherësh anëtarë i Bordit të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, ka dedikuar kohën dhe ekspertizën e tij për t’u siguruar se të gjithë të porsalindurit, kudo, kanë çasje ndaj përkujdesit shumë të nevojshëm dhe kualitativ shëndetësor.

Dr. George Little është Emeritus Profesor i Pediatrisë dhe i Emeritus Profesor i Gjinekologjisë & Obstetrikës në Shkollën Mjekësore të Dartmouthit dhe Qendrën Mjekësore Dartmouth-Hitchcock në SHBA. Pioner i neonatologjisë, Dr. Little ka zhvilluar njërën nga njësitë e para të përkujdesit intenziv neonatal, ai ka bashkthemeluar Programin Rajonal Perinatal të Vermont/New Hampshire. – APP News.

X

Lansohet koalicioni i organizatave joqeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese – K10

Prishtinë, 10 nëntor, 2016- Në një ngjarje zyrtare, sot u lansua Koalicioni K10, koalicion ky i pari i llojit të tij që mblodhi dhjetë organizata joqeveritare për shëndetin seksual dhe riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka marrë përsipër koordinimin e Koalicionin K10 i cili ka për synim të bëjë monitorimin dhe përmirësimin e politikave, infrastrukturës ligjore dhe vetëdijesimin mbi shëndetin dhe të drejtat seksuale riprodhues në Kosovë përmes punës së rregullt avokuese, të bazuar mbi evidencë dhe duke mobilizuar shoqëritë civile në një Koalicion. K10 synon të avokoj për ngritjen e fokusit qeveritar drejt shëndetit riprodhues, përfshirë këtu avokimin për ofrimin e shërbimeve për shëndetin riprodhues në kuadër të pakos bazike të shërbimeve shëndetësore.

“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka prioritet përmirësimin e shëndetit seksusal riprodhues, e në këtë mënyrë, përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve. Koalicioni do të shërbejë si një trup avokues i pavarur dhe monitorues mbi politikat dhe ligjet e implementuara për shëndetin dhe të drejtat riprodhuese,”  u shpreh Dafina Krasniqi, Koordinatore e Programit nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Për shëndet të mirë seksual dhe riprodhues, individët duhet të kenë qasje në informata të sakta dhe në metoda efektive, të volitshme dhe të pranueshme të kontracepsionit. Në këtë drejtim, informimi dhe fuqizimi i tyre për mbrojtjen nga infeksionet seksualisht të transmetueshme është shumë i rëndësishëm. Gratë dhe vajzat duhet të kenë qasje në shërbime që u mundësojnë atyre të kenë një shtatzani dhe lindje të sigurtë dhe foshnja të shëndetshme.

“Koalicioni K10 do të përkrah dhe facilitoj iniciativat e  anëtarëve të saj, siç janë komunikimi strategjik, bashkëpunimi dhe avokimi kolektiv për politika për mirëqenien me të mirë të grave, të rinjëve dhe komunitetit Kosovar që askush mos të jetë i lënë anash,” theksoi Dr. Visare Mujko-Nimani nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Zyra në Kosovë.

Ky projekt financohet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Zyra në Kosovë, dhe ka mështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

X

ANF përfituese e grantit prej 3,995 Eur nga Fondi i Grave të Kosovës

Më 10 nëntor, u mbajt konferenca për media e Kosova Women’s Network ku u shpallën zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave të Kosovës (FGK), ku përfitues i këtij granti është edhe “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” në vlerë prej 3,995.00 Eur.

Përmes këtij granti, ANF synon avokimin për përforcimin e Qendrave Informuese për Shëndetin e Grave të cilat janë ekzistuese përmes zgjerimit te kurrikulës së temave që ligjërohen në qendra, me temën e depresionit të pas-lindjes në mënyrë që gratë dhe vajzat të marrin informacione për këtë temë shumë të rëndësishme në nivelin e kujdesit primar shëndetësor, trajnimin e stafit në Qendra për temën në fjalë, zhvillimin e videove informuese dhe promovuese, si dhe Marreveshje Bashkepunimi me Ministrinë e Shëndetësisë për revidimin e Fletores për Shtatzëna (e cila merret nga gratë dhe vajzat shtatzëna gjatë vizitës së tyre të parë te gjinekologu) me informacione mbi QISHG-të.

X

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ngrit $44,630 në New York

New York, 06 nëntor 2016– Fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ (AMC) nga Prishtina, Kosovë, mbajti mbrëmjen e saj të parë bamirëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Russian Tea Room, New York, më 2 nëntor 2016, duke filluar nga 17:30 – 19:30.

Shumë mbështetës të punës së AMC-së u mblodhën për ta bërë këtë mbrëmje një sukses. Me mbi 100 musafir nga biznesi, kultura, politika dhe artet, kulminacioni i mbrëmjes ishin fjalimet e dhëna nga Valerie Rockefeller Wayne, nga Rockefeller Brothers Fund, si dhe Dua Lipa, këngëtare dhe patrone e Fondacionit ‘Sunny Hill’. Folëset e mbrëmjes treguan mbi rëndësinë e ndërtimit të mardhënieve të mes komunitetit filantropik të Kosovës dhe atij të Shteteve të Bashkuara, si dhe inkurajimit për ngritjen e fondeve që do të ndihmojnë drejt uljes së vdekshmërisë së foshnjave dhe nënave në Kosovë. Musafir të nderit ishin edhe Albert Stanaj, Gëzim Nika, Albërie Hadërgjonaj, dhe shumë të tjerë.

Gjatë mbrëmjes shumë njerëz dhanë kontributin e tyre dhe dhuruan fonde në koktelin dy-orësh. Pjesë e organizimit të ngjarjes ishin personalitete të mirënjohura nga Kosova si dhe Shtetet e Bashkuara, si: Richard Lukaj, Bekim Ahmetaj, James C. Strickler, Michael Gold, Haki Abazi dhe Fadil Berisha. Konsulata e Kosovës në Nju Jork si dhe Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara kanë dhënë mbështetjen e tyre që në fillim të organizmit të ngjarjes, duke ndihmuar që të tregojnë për punën e AMC-së në komunitetin filantropik të Nju Jorkut dhe më gjerë.

Suksesi i kësaj mbrëmje nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e donatorëve si Fondacioni Lukaj, Restauranti Doro Group, Russian Tea Room, Dr. James C. Strickler, Harry Bajraktari, Fadil Berisha si dhe shumë emra të tjerë që e bënë këtë mbrëmje një realitet.

Mbrëmja u përmbyll me sukses, duke i premtuar miqve të ri të AMC-së se fondet e ngritura do të bëjnë një ndryshim domethënës në jetët e nënave dhe foshnjave në Kosovë.

 

X

Mbi 1,000 Pap-teste pa pagesë të realizuara në kuadër të pilot projektit për skiningun e kancerit të qafës së mitrës

Vazhdon me sukses implementimi i pilot projektit për skriningun e kancerit të qafës së mitrës, projekt ky që po realizohet për herë të parë në nivelin e kujdesit shëndetësor primar, në Komunën e Prishtinës. Që nga fillimi i projektit në muajin Korrik, mbi 1000 Pap-teste janë realizuar pa pagesë në tri qendra të mjekësisë familjare në Prishtinë, e që janë Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare tek Qafa, Qendra e Mjekësisë Familjare 5 në Ulpianë dhe Qendra e Mjekësisë Familjare 6 në Kodrën e Diellit.

Ky rezultat është arritur falë nivelit të lartë të interesimit nga vajzat dhe gratë për kryerjen e testit dhe falë punës së palodhshme të stafit mjekësor në Qendrat e Mjekësise Familjare dhe Institutin e Anatomisë Patologjike.

Në vazhdën e këtij pilot projekti, të gjitha gratë dhe vajzat nga Komuna e Prishtinës ftohen të kryejnë Pap-testet pa pagese. Të gjitha materialet informuese tashmë ndodhen në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë ku mund të orientohen për termine, apo edhe të orientohen përmes videos informuese në mediume dhe rrjete sociale.

Ky pilotim është mundësuar përmes bashkëpunimit në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale te Komunës se Prishtinës, Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, Qendrës Kryesore te Mjekësisë Familjare ne Prishtine, Institutit te Anatomisë Patologjike pranë Qendrës Klinike Universitare te Kosovës dhe Aksionit për Nena dhe Fëmijë, me donatorë Fondin për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Organizatën Botërore të Shëndetësisë – OBSH dhe 700 for Science Foundation.

X

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dorëzoi medikamente në vlerë prej 150,000 dollarësh pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar mes Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe Direct Relief muaj më parë, dhe e mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, bëri të mundur që të dorëzohen medikamente esenciale në vlerë të 150,000 dollarësh në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës., me date

“Fondacioni jonë ka arritur marrëveshje me organizatën “Direct Relief” për të mbështetur me medikamente dhe pajisje mjekësore spitalet anembanë Kosovës që ofrojnë shërbime për nënat dhe fëmijët. Dorëzim pranimi i donacionit të pare në vlerë prej 150,000 dollarësh u bë sot në depon e barnatores qendrore në QKUK, duke shpresuar se ky të jetë donacioni i parë nga shumë të tjerë që priten të vijnë në të ardhmen në Kosovë”, u shpreh Albiona Beha nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Marrëveshja e bashkëpunimit mes ANF-së dhe Direct Relief siguron që kjo e fundit të  dhurojë donacione të materialeve mjekësore, duke përfshirë edhe medikamentet, në mënyrë të vazhdueshme për Kosovën. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë do të sigurojë pranimin, mirëmbajtjen, ruajtjen, dhe shpërndarjen e donacioneve të pranuara.

“Ndihma që po na vjen nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është për t’u vlerësuar dhe ju jemi shumë mirënjohës fondacionit dhe gjithë partnerëve të tij,” deklaroi Dr. Myrvete Pacarada, drejtoreshë e Klinikës Gjinekologjike Obstetrike në QKUK.

Direct Relief është një organizatë jo-fitimprurëse në SHBA dhe punon drejt mbështetjes së aktiviteteve të partnerëve të saj duke ofruar materiale esenciale dhe pajisje mjekësore për vendet në zhvillim. Arritja e këtij kontigjenti të parë në Kosovë u bë e mundshme falë donacioneve të mbledhura nga ngjarja “Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët.”

X

Koalicioni K10 përforcon strukturën e saj organizative dhe definon objektivat për punën avokuese për vitin 2017

Prishtinë, 7 tetor 2016-

Më datat 30 Shtator dhe 1 Tetor, Koalicioni K10 realizoi punëtorinë dy-ditore me qëllim të rregullimit të strukturës së brendshme organizative dhe vendimmarrëse dhe të krijimit të planit të punës për vitin në vijim.

Në punëtorinë që u organizua nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, pjesëmarrës ishin organizatat anëtare të Koalicionit K10, e njëkohësisht përbërëse të Kuvendit të Anëtarëve të Koalicionit. Kjo punëtori mundësoi zhvillimin e diskutimeve të bazuara në eksperienca të organizatave të ndryshme për të identifikuar fushat kryesore dhe objektivat ku Koalicioni mund të realizoj suksesshëm punën avokuese. Gjatë takimeve të mbajtura, Kuvendi i Anëtarëve bëri përzgjedhjen e Bordit të Koalicionit dhe anëtarët përbërës, si dhe u krijua drafti i planit të punës për punën avokuese me objektivat për vitin 2017. Përveq kontributit të cmuar të anëtarëve përbërës të Koalicionit, krijimi i draftit të planit të punës u arrit përmes një procesi interaktiv të fasilituar nga profesionistë të fushës së shëndetit seksual riprodhues dhe të organizimit të aktiviteteve avokuese, përkatësisht Dr. Edona Deva dhe Dr. Lulzim Cela.

Koalicioni i organizatave për shëndetin seksual riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues është projekt që financohet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA.

X

Donacionet vazhdojnë për Qendrën Informuese për Shëndetin e Gruas

Prishtinë, 5 tetor 2016-

Korporate Rugove vazhdon aktivitetet e saj bamirëse në mbështetje të projekteve të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë. Duke filluar nga muaji shtator, Korporata Rugove ka filluar donacionin e shisheve me ujë për Qendrën Informuese për Shëndetin e Gruas në Klinikën Gjinekologjike/Obstetrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ky donacion që do të vazhdojë të realizohet në baza mujore synon të ndihmojë gratë, vazjat dhe të gjithë vizituesit e Qendrës sonë gjatë seancave këshilluese duke furnizuar me ujë të pijshëm këtë Qendër!

X

Ambasada e Australisë në Vienë vazhdon mbështetjen e programeve edukuese të Fondacionit

Prishtinë, 4 tetor 2016 –

Pas lansimit të suksesshëm të uebfaqes së shumëpritur Beba-ks, i pari i këtij lloji në Kosovë, jemi të gëzuar të ju njoftojmë se projektet e implementuara nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë vazhdojnë të kenë përkrahjen e donatorëve. Ambasada e Australisë në Vienë dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit për fazën e dytë të zhvillimit të programit edukues në platformën online. Kjo marrëveshje është vazhdimësi e përkrahjes së dhënë më herët nga Ambasada e Australisë, e cila rezultoi në hapjen e një Qendre Informuese për Shëndetin e Gruas.

 

X

Lansohet ueb platforma BEBA-KS nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë

Prishtinë, 30 shtator 2016 –

Në kuadër të Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas, lansohet zyrtarisht ueb platforma me informata të bazuara në dëshmi e qasshme në tri gjuhë për nënat, baballarët e familjarët në Kosovë.

Vajzë apo djalë: kush dhe çka e vendos?; Si të bëheni super baba?; Cilat janë pozitat më të mira për të ndihmuar me dhimbjet e lindjes?; Cili është kalendari i imunizimit të fëmijës suaj?; Çka duhet të dini rreth kujdesit pas lindjes? – janë vetëm disa nga shumë informata interesante e të rëndësishme qe sjell Beba-ks.

Ky portal elektronik jep informata mbi teknikat për gjidhënie, lindje, ushtrime gjatë shtatzënisë, gjeni qasje në aplikacione rreth kalkulimit të kontraksioneve, rritjes së volumit të qumështit të gjirit, udhëzues për fjetjen e foshnjes, udhëzues për të ushqyerit e fëmijës dhe gjithçka keni nevojë pa dyshuar në vërtetësinë e informatave.

Në këtë portal nuk do të gjeni mendime dhe thashetheme, mirëpo do të gjeni informacione nga burimet më të sigurta në Kosovë dhe botë. “Beba-ks është i vetmi portal i këtij lloji, që ofron këshilla në tri gjuhë dhe është i përshtatur posaçërisht për eksperiencën në Kosovë. Misioni ynë është t’ju ndihmojmë që të keni eksperiencën më të mirë gjatë shtatzënisë, lindjes së foshnjës dhe të qenit prindër, dhe gjatë këtij procesi të shpëtojmë jetë,” shprehet Albiona Beha, koordinatore e projektit në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Qasja në informata të sakta, të bazuara në dëshmi, mbetet  faktor i rëndësishëm në uljen e shkallës së vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve, shkallë kjo që në Kosovë vazhdon të jetë shumë e lartë.

Vizito platformën duke klikuar në www.beba-ks.com.

X

Ri-hapet dyqani i bamirësisë Teshavesha me ‘Javën e Dizajnerëve’ dhe lokacion të ri

Prishtinë, 27 shtator 2016 –

Dyqani i bamirësisë Teshavesha ri-hapet në lokacion të ri dhe fillon me ‘Javën e Dizajnerëve’. Dyqani tashmë gjendet me lokal permanent në rrugën Nazim Gafurri, rrugës për Gërmi, te ish-dyqani i Llalloshi Couture.

“Pas dy muaj operimi të përkohshëm mbrapa sheshit Zahir Pajaziti u zhvendosëm në lokacion më të madh dhe me koleksion më të gjerë. Vullneti i mirë i qytetarëve dhe donacionet e blerjet e shumta që nga themelimi i dyqanit, bëri që ne të zhvendosim Teshaveshën me hapësirë më të madhe të përhershme dhe të sjellim shumë surpriza për qytetarët,” deklaron Janinë Mehmeti, koordinatore në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Me mbështetjen e kreatorëve të modës si Besë, Drenusha Xharra, Yllka Brada dhe Shtëpia e Modës Menakon, u bë e mundur që Teshavesha të organizoj njëkohësisht edhe ‘Javën e Dizajnerëve’ për herë të parë në këtë dyqan bamirës. Përgjatë kësaj jave rrobat e dhuruara nga koleksionet e dizajnerëve do të shiten në dyqan  me çmime shumë të lira. Falë vullnetit dhe dëshirës së mirë të këtyre kreatorëve, si dhe zhvillimit të idesë nga Arta Istrefi dhe Linda Baleta prej Empower Private Sector, kjo javë po bëhet e mundur për qëllime bamirëse.

Qytetarët janë të mirëpritur për donacione dhe blerje në dyqanin Teshavesha çdo ditë të javës prej orës 10:00 – 18:00 si dhe të shtunave prej 12:00 – 16:00. Përgjatë po këtij orari mbahet edhe “Java e Dizajnerëve” duke filluar nga sot.

Dyqani bamirës i dorës së dytë “Teshavesha” u themelua në korrik të këtij viti nga fondacioni humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Teshavesha bën pranimin dhe shitjen e rrobave të dorës së dytë nga qytetarët, ndërsa të hyrat nga shitjet e dyqanit ndihmojnë shëndetin e nënave dhe fëmijëve duke financuar projektet e këtij fondacioni si: blerjen e medikamenteve, zhvillimin e projektit të transportit neonatal, blerjen e pajisjeve mjekësore si inkubatorë, foto-llampa, monitor kardiopulmonar, ventilatorë, tubues e pajisje të tjera, si dhe zgjerimin e shërbimeve të qendrave informuese për shëndetin e gruas.

X

Ngjarja “Të vallëzojmë” ngrit 32,175 Euro për nënat dhe fëmijët

Prishtinë, 24 shtator 2016-

Për të dytin vit me radhë, Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bëri bashkë më shumë se 400 njerëz në ngjarjen për mbledhje të fondeve, të titulluar “Të vallëzojmë”, që u mbajt në Sheshin 21. Ngjarja, që tashmë është shndërruar në traditë, mbledh fonde për të përkrahur shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Shuma që u mblodh këtë vit përmes sponsorizimeve dhe shitjes së biletave arriti në €32,175, duke e bërë këtë nismë një sukses të madh, pasi u tejkalua shuma që u mblodh në dhjetor 2015 kur u mbajt për herë të parë. Të gjitha fondet e siguruara mbështesin drejtpërdrejt shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë dhe mundësojnë Aksionin për Nëna dhe Fëmijë që të vazhdojë furnizimin me medikamente e pajisje mjekësore, mbështesë programin e ndërtimit të transportit të foshnjeve dhe zgjerojë aktivitetet e qendrave informuese edhe në qytete të tjera – të gjitha këto duke kontribuar në uljen e shkallës së vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

“Ndjehemi të nderuar nga bujaria e miqve tanë, numri i të cilëve sa vjen e rritet dhe që kanë kontribuar për ta bërë ngjarjen “Të vallëzojmë” një bashkëpunim kaq të suksesshëm në përkrahje të nënave dhe fëmijëve që përballen me sfida shëndetësore”, thotë Mrika Aliu, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit.

“Është kënaqësi të shohësh aq shumë njerëz në sallë të përkushtuar për t’iu ndihmuar të tjerëve. Duam të falenderojmë të gjithë donatorët dhe pjesëmarrësit pa të cilët mbërmja s’do kishte rezultuar në kaq sukses,” shton Michael Gold, Drejtor Ekzekutiv i Crimson Capital, që është dhe sponsori platin i ngjarjes.

Ngjarja për mbledhjen e fondeve është mbështetur edhe me sponsorizime nga: Crimson Capital (sponsor i platinit), Banka Ekonomike, Banka për Biznes, Bechtel Enka dhe NLB Banka (sponsor të artë), Roche, Vitaminka, KEP Trust, 3CIS, Komot, Solidar Suisse dhe Cacttus (sponsor të argjendit) dhe FINCA, AmCham Kosovo, AmCham Arbitration Center, American School of Kosovo, Universum, International Development Ireland, International Finance Corporation, Meridian, ProCredit Bank, dhe Sharrcem (sponsor i bronzit). Atmosfera e mrekullueshme e ngjarjes u mundësua nga sponsorët në natyrë: Perla Events, VM3, Bllok.org, Umami, Hambar, Trosha, Edona 5, Stone Castle, Sefa Wine, Birra Prishtina, Birra Sabaja, Frutomania & Karl Gega, Rugove, Agna Group, Translation Center, Lulishtja Labi, Reks Balloons, Sweet Vesa, studio Angel. Për muzikë, falenderojmë grupin String String, Florent Abrashi, Nita Latifi dhe Adrian Berisha.

Ngjarja “Të vallëzojmë” organizohet nga Fondacioni “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” dhe Crimson Capital, dhe mbështetet nga RTV Dukagjini.

X

Organizohet Ngjarja “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët” në Kosovë!

Prishtinë, 13 shtator 2016-

Nën këtë moto që tashmë është e mirënjohur për të gjithë, Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon për të dytin vit mbrëmjen e vallëzimit për mbledhje të fondeve, që mbahet me 22 shtator, në Sheshin 21 në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00.

Mbledhja e fondeve nga kjo ngjarje mundëson financimin e programeve shëndetësore në klinikat gjinekologjike/obstetrike, Njësitë e Kujdesit Intensiv Neonatal dhe klinkat pediatrike që përkujdesen për fëmijë të sëmurë nga leukemia, sëmundje të zemrës, astma dhe sëmundje të tjera.

Vitin e kaluar, Fondacioni arriti të sigurojë nga kjo ngjarje mbi €24,000 neto me sponsorizime dhe shitje të biletave. “Falë fondeve të mbledhura nga mbrëmja e vallëzimit me 3 dhjetor 2015, spitalet dhe qendrat e kujdesit shëndetësor në Kosovë kanë më shumë burime për të trajtuar foshnjat e lindura para kohe apo që vuajnë nga sëmundje të rënda, si dhe nënat në rrezik”, thotë Mrika Aliu, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Disa nga aktivitetet që ky fondacion arriti t’i realizojë falë mbështetjes nga ngjarja vitin e kaluar përfshijnë blerjen e 300 shisheve me surfaktant, medikament që u ndihmon fëmijëve të lindur parakohe të zhvillojnë mushkëritë dhe të marrin frymë lirshëm; 5 foto-llampa për trajtimikn e verdhëzës tek foshnjat u dorëzuan tek njësia e kujdesit intenstiv në repartin e neonatologjisë; si dhe u hapën dy qendra të reja informuese për gratë në Mirovicë dhe Drajkovc-Shtërpce.

“Këtë vit, synojmë të mbledhin më shumë fonde që përkrahja jonë të zgjerohet,” vazhdon znj. Aliu. Plani për këtë vit është që të sigurohen monitorë kardiopulmonarë për të matur ritmin e frymëmarrjes tek foshnjat, të sigurohen pajisje për sistemin e transportit të të porsalindurve dhe të tjera, të zgjerohen shërbimet e qendrave informuese për gratë dhe të vazhdojë furnizimi me surfaktant.

“Ju ftojmë të gjithëve të na bashkoheni. Mbrëmja Let’s Dance mbahet me 22 shtator, në Sheshin 21, duke filluar nga ora 20:00. Çmimi i hyrjes është €30 për person dhe përfshin pije, ushqim dhe muzikë nga grupi String String, Gamblemania dhe artistë të tjerë. Paratë e mbledhura nga biletat shkojnë të gjitha për financim të programeve” thotë Znj. Aliu.

Organizimi është përkrahur nga sponsorë të shumtë. Crimson Capital është sponsori i platinit dhe bashkë-organizator i ngjarjes. Sponsorët e artë janë BpB, Banka Ekonomike, NLB Prishtina dhe Bechtel Enka. Sponsorë të argjendtë janë Hoffman La Roche, Komot Pharm, 3CIS, Kep Trust dhe Solidar Suisse Kosova. Sponsortë të bronzit janë Finca Kosova, American School of Kosova dhe International Development Ireland. Sponsor medial dhe mbështetës në organizim është edhe Radio Dukagjini.

Sponsorë të tjerë të ngjarjes janë: Stone Castle, Sefa Wine, Perla Events, Bllok.org, VM3, Birra Prishtina, Birra Sabaja, Rugove, Edona 5, Translation Center, Agna Group, Hambar, Umami, Trosha dhe Frutomania.

Biletat mund të blihen në: Bon Vivant, Soma Book Station, Jete o Jete, Babaganoush, Radio Dukagjini, RTC Consulting, Gym, Mezzeria, Morena Bar, Ethno’s, Prince Coffee House apo direkt në zyret e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

X

Përfundojnë me sukses trajnimet e organizuara për Koalicionin K10

Prishtinë, 9 shtator 2016-

Javën që shkoi Koalicioni i organizatave të shoqërisë civile, i krijuar me qëllim të avokimit për shëndetin seksual riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues, ka përfunduar me sukses trajnimet e organizuara për ngritje të kapaciteteve avokuese. Pakoja e trajnimeve ka përfshirë gjithsej pesë trajnime, të organizuara mes periudhës 18 Gusht – 7 Shtator, me tema të ndryshme që synojnë ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të Koalicionit lidhur me temat e trajtuara. Këto të fundit përfshijnë hyrje në shëndetin riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues, gjendjen aktuale në Kosovë, strategjitë e avokimit, metodat e hulumtimit, si dhe mënyrat efektive për bartjen e mesazhit dhe ndryshimin e politikave dhe kornizës ligjore.

Pakoja e trajnimeve është krijuar në bazë të vlerësimit profesional të organizatave anëtare dhe eksperiencës së tyre në avokim në fushën e shëndetit riprodhues.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, në cilësinë e Koordinatorit të Koalicionit dhe organizatorit të trajnimeve vlerëson se trajnimet kanë trajtuar tema të qëlluara që do të shërbejnë drejtë planifkimit të aktiviteteve të Koalicionit me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe përmirësimit të kornizës ligjore dhe politikave mbi shëndetin riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues. Ligjëruesit në trajnime kanë qenë personalitete me përvojë të gjatë në fushën specifike që kanë trajtuar dhe kanë mundësuar zhvillimin e diskutimeve që kanë trajtuar edhe përvojat e ndryshme të anëtarëve në këtë fushë.

Koalicioni i organizatave për shëndetin seksual riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues është krijuar si rezultat i bashkëpunimit në mes të Aksionit për Nëna dhe Fëmije, Fondit Kosovar për Popullsi, Rrjetit Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), Shoqatës së Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Artpolis, Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës, Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit (Jeta/Vita), Shëndet për të Gjithë (Health for All), Shoqatës Kosovare për Promovimin, Avancimin dhe Mbrojtjen e Shëndetit të Adoleshentëve (Shko-Pa-Msha), dhe Asociacionit për Edukim dhe Zhvillim të Shëndetësisë (AHED), si dhe financohet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA).

X

Vazhdon implementimi i suksesshëm i skriningut të kancerit të qafës së mitrës në Komunën e Prishtinës

Prishtinë, 23 gusht 2016-

Pilot projekti për kryerjen e Pap-testeve pa pagese me qëllim të skriningut të kancerit të qafës së mitrës vazhdon të implementohet në Komunën e Prishtinës. Që nga lansimi i këtij pilot projekti ne korrik e deri më tani, më shumë se 120 gra janë kontrolluar pa pagese dhe kanë bërë Pap-testin në njërën nga tri Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Pilot projekti synon kontrollimin e gjithsej 2,000 grave e vajzave të moshave 25 deri në 50 vjeç , duke i prioritizuar rastet sociale, deri me datën 30 nëntor 2016. Ky pilotim paraqet një mundësi shumë të mirë për kontrollin dhe parandalimin e kancerit të qafës se mitrës, i cili është kanceri i dytë më i përhapuri tek gratë. Skriningu cervikal mundëson zbulimin e hershëm të qelizave jonormale dhe si rezultat trajtimin e suksesshëm të tyre.

Në vazhdën e këtij pilot projekti, të gjitha gratë dhe vajzat nga Komuna e Prishtinës ftohen të kryejnë Pap-testet pa pagese në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare tek Qafa, Qendrën e Mjekësisë Familjare 5 në Ulpianë apo edhe Qendrën e Mjekësisë Familjare 6 në Kodrën e Diellit. Të gjitha materialet informuese tashmë ndodhen në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë ku mund të orientohen për termine.

Tashmë është lansuar edhe videoja informuese që bënë thirrjen për Pap-teste ne mediume e rrjete sociale: https://www.youtube.com/watch?v=nbzQQXBls64

Ky pilotim po bëhet për herë të parë në Kosovë dhe është mundësuar përmes bashkëpunimit në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale te Komunës se Prishtinës, Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, Qendrës Kryesore te Mjekësisë Familjare ne Prishtine, Institutit te Anatomisë Patologjike pranë Qendrës Klinike Universitare te Kosovës dhe Aksionit për Nena dhe Fëmijë, me donatorë Fondin për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Organizatën Botërore të Shëndetësisë – OBSH dhe 700 for Science Foundation.

X

Akreditohet programi edukativ i Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas

Prishtinë, 12 gusht 2016-

Programi edukativ që po ligjërohet në kuadër të Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas u akreditua para Bordit për Edukim të Vazhdueshëm Mjekësor (BEVM). Ky akreditim është rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm në mes të Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas, Qendrës Zhvillimore të Mjekësisë Familjare, si dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe licenson kështu programin trajnues për profesionistët shëndetësor në Kujdesin Primar Shëndetësor të cilët janë të angazhuar në Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas.

Me rastin e akreditimit, punëtorët shëndetësorë të kujdesit primar të cilët njëkohësisht janë të përfshirë në mënyrë vullnetare në Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas do të vlerësohen me 15 pikë kredituese. Këto pikë u shërbejnë punëtorëve shëndetësorë të kujdesit primar për procesin e ri-licencimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas është program i inicuar nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në vitin 2014 dhe ka për qëllim kryesor edukimin dhe këshillimin e grave shtatzëna dhe partnerëve të tyre për kujdesin para dhe pas lindjes, e që evidenca thotë që ndikon në lindje të foshnjeve më të shëndosha. Në këto qendra, këshillat individuale dhe grupore ofrohen në një ambient shumëngjyrës, privat dhe të rehatshëm. Gratë marrin edukimin esencial në ushquyeshmërine gjatë shtatzanisë, fazat e shtatzanisë, përgatitjen fizike dhe psiqike për lindje, kujdesin ndaj të posalindurit dhe gjidhënien. Posterat, kukullat dhe videot e kompletojnë këtë ambient dhe e bëjnë të nxënurit e informatave bazike më të kapshme. Në këto qendra poashtu bëhen ushtrimet e nevojshme fizike për të menaxhuar frymëmarrjen, dhembjet dhe për të praktikuar informatën e marrur. Këto Qendra njëkohësisht  synojnë të fuqizojmë rolin e pacientit dhe shërbyesve shëndetësor në vendim-marrje të përbashkët ku pacienti është në qendër të shërbimeve.

Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas ekziston në 5 lokacione në Kosovë. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë sot lansoi edhe reklamën vetëdijesuese mbi këto Qendra. Shih: https://www.youtube.com/watch?v=tLEnFFd9yVg

X

U nënshkrua Marreveshja e Bashkepunimit me Direct Relief lidhur me donacionet e materialeve mjekesore

Prishtinë, 1 gusht 2016-

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Direct Relief, në mbështetje të aktiviteteve për sigurimin e materialeve esenciale mjekësore dhe medikamenteve. Direct Relief është një korporatë jo-fitimprurëse me përfitim publik, e themeluar në Shtetin e Kalifornisë – SHBA, me mision që të përmirësojë shëndetin dhe jetesën e qytetarëve. Direct Relief punon drejt mbështetjes së aktiviteteve të partnerëve të saj duke ofruar burime financiare, teknike, dhe materiale esenciale shëndetësore, si dhe ndan përkushtimin e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë ndaj shëndetit dhe mirëqenies së popullsisë në Kosovë.

Kjo marrëveshje rregullon bashkëpunimin në mes të ANF dhe Direct Relief, me c’rast Direct Relief do të  dhurojë donacione të materialeve mjekësore, duke përfshirë edhe medikamentet, në mënyrë të vazhdueshme. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë do të sigurojë pranimin, mirëmbajtjen, rruajtjen, dhe shpërndarjen e materialeve të pranuara. Ky bashkëpunim është në fuqi që nga Korriku 2016 dhe ka rëndësi të madhe për punën tonë drejt asistencës së qendrave mjekësore dhe spitaleve me medikamente dhe materiale të tjera mjekësore për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve, dhe drejt ofrimit të shërbimeve kualitative shëndetësore për nënat dhe fëmijët.

X

Ngjarja Bamirëse e Bank Street në Amerikë ngrit rreth $10,000 për nënat dhe fëmijët në Kosovë

Prishtinë, 18 korrik 2016-

Bank Street Group, një firmë e investimeve bankare që i shërben sektorëve të teknologjisë, mediave dhe telekomunikimeve ka organizuar ngjarjene dytë të bamirësisë të Bank Street muajin e kaluar në Burning Tree Country Club që gjendet në Greenwich, CT. Si sponsor kryesor, Bank Street, së bashku me sponzoruesit e tjerë kanë mbështetur ekipe të caktuara nga të cilat secili ka luajtur golf për bamirësi.

“Rasti i bamirësisë së Bank Street është sponsorizuar në traditën afatgjate tonën, ku secili pjesëmarrës i skuadrës pritet që përveç se të jetë udhëheqës në sektor të industrisë të jetë edhe kontribues në komunitetin tonë më të gjerë global”, është shprehur drejtori i lartë menaxhues i grupit Bank Street dhe anëtari i bordit të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, Richard Lukaj.

Të ardhurat nga kjo ngjarje bëmirëse e Bank Street do të ndihmojë rreth 24 organizata humanitare, ndër të cilat edhe Aksionin për Nëna dhe Fëmijë në Kosovë. “Ishte një nder dhe kënaqësi të mbështesësh një fondacion që ndihmon avancimin e shërbimeve mjekësore dhe kujdesin për nëna dhe fëmijë në një pjesë të botës e cila është ende në zhvillim. Ne ishim me fat që patëm mundësinë të mbledhemi në një vend të mrekullueshëm dhe njëkohësisht flasim mbi fondacionet ndikuese sikur siç është ANF”, ka thënë Bekim Ahmetaj, anëtar i bordit të ANF-së si dhe lojtar i golfit në këtë ngjarje.

Për më shumë informata rreth këtij organizimi bamirës të Bank Street dhe t’shihni më shumë foto mund të vizitoni www.banksteetinvitational.com

X

Hapet dyqani bamirës për nëna dhe fëmijë “Teshavesha”

Prishtinë, 12 korrik 2016-

Prishtina tani me dyqan bamirës të dorës së dytë duke filluar nga sot. Dyqani për bamirësi “Teshavesha” u hap nga fondacioni humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” tek zyret e SCAAK/ShKÇAK.

Dyqani ‘Teshavesha” ka grumbulluar për më se një javë rroba të mirëmbajtura dhe të pastërta nga qytetarët bamirës të vendeve të ndryshme të Kosovës në formën e donacionit të cilat tashmë shiten me çmime simbolike për nënat dhe fëmijët në nevojë. Iniciativës iu bashkangjitën dhe e mbështetën edhe mjaft personalitete të modes si Agnesa Vuthaj, Egzon Kazagiqi, si dhe partnerë të tjerë si SCAAK, American School of Kosova, VM3 dhe Origano Balloons.

“Prindër të dashur, tani keni mundesinë që së bashku me fëmijët tuaj të kontribuoni për një qëllim të mirë. Përdoreni këtë iniciativë të mësoni edhe fëmijët tuaj të jenë humanitarë. Jemi më të gëzuar kur shohim që humaniteti ynë përcillet gjeneratë pas gjenerate. Jemi më të lumtur nëse jemi pjesë e saj,” shprehet Ardiana Bunjaku, Kryetare e Bordit në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

“Dyqani për bamirësi Teshavesha punëson gra të marxhinalizuara, shet rroba të gjinive, moshave e brendeve të ndryshme me çmime të lira si dhe ndihmon nënat dhe fëmijët, të gjitha në një” deklaron Janine Mehmeti, koordinatore e eventeve në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Në dyqanin “Teshavesha” pjesëtarët e komunitetit tonë do të kenë mundësi të dhurojnë rroba të dy gjinive e moshave të ndryshme, lodra, dekorime të vogla shtëpiake, aksesorë e mbathje të cilat pastaj shiten me çmime simbolike dhe të hyrat nga shitjet në dyqan ndihmojnë nënat dhe fëmijët. Dyqani ndodhet prapa sheshit Zahir Pajaziti, rruga Sylejman Vokshi nr.14 (tek zyret e SCAAK) dhe do të jetë i hapur vazhdimisht nga ora 10.00-19.00 çdo të hënë deri të premte dhe me orar të shkurtuar ditëve të shtuna. Ndërkaq mbledhja e gjësendeve të cilat pastaj selektohen dhe shiten në dyqan bëhet në zyret e SCAAK, American School of Kosova (ASK) ose direkt në zyret e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

X

Lansohet pilot projekti i skriningut të kancerit të qafës së mitrës në Komunën e Prishtinës

Prishtinë, 6 korrik 2016-

Në një ngjarje zyrtare sot u lansua zyrtarisht pilot projekti i Skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës në Komunën e Prishtinës, pilotim ky që po bëhet për herë të parë në Kosovë. Ngjarja sot u realizua me qëllim të prezantimit të projektit pilotues mbi skriningun e kancerit të qafës së mitrës në Prishtinë, që është pjesë e Programit Nacional për Kontrollë të Kancerit në Kosovë. Ky pilot projekt synon të shërbejë si model në krijimin dhe implementimin në tërësi të programit nacional të skriningut të kancerit të qafës së mitrës në Kosovë.

Ngjarja u hap me një fjalë rasti nga Dr. Izet Sadiku, Zëvendës-Ministër i Shëndetësisë i cili garantoi se Ministria e Shëndetësisë do t’i qëndrojë prapa këtij projekti të planifikuar edhe përmes Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit dhe u zotua se do t’merr përsipër mbulimin e materialeve shpenzuese që lidhen me vazhdimësinë e këtij projekti pas pilotimit.

“Me rastin e pilotimit sivjet, do të kontrollohen rreth 2,000 gra pa pagesë nga Komuna e Prishtinës të moshave 25-50 vjeç, duke i prioritizuar rastet sociale, do të ndërtohen kapacitetet për skrining brenda mjekësisë familjare në Prishtinë, si dhe do të ndërtohet algoritmi procedural që rregullon sistemin e bashkëpunimit në mes të KPSH (Kujdesit Parësor Shëndetësor) dhe KTSh (Kujdesit Tretësor Shëndetësor) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,” theksoi Dr. Arben Vitia, Drejtor i Drejtoratit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale nga Komuna e Prishtinës.

“Ndërtimi i një sistemi cilësor të skriningut të kancerit të qafës së mitrës është e drejtë shëndetësore, e paraparë me Ligjin për Shëndet Riprodhues, si dhe e planifikuar në Programin Nacional për Kontrollin e Kancerit,” shprehet prof.dr. Suzana Manxhuka-Kerliu, dekane dhe kryetare e Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit. Duke i falenderuar iniciatorët dhe mbështetësit e projektit, edhe Dr. Ramadan Sopa përfundoi fjalimin në emër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, duke ri-theksuar rëndësinë e këtij projekti kur dihet se kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i përhapuri tek gratë.

“Të gjitha gratë dhe vajzat nga Komuna e Prishtinës tani mund të kryejnë Pap-testet pa pagesë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare tek Qafa, Qendrën e Mjekësisë Familjare 5 në Ulpianë dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare 6 në Kodrën e Diellit dhe të gjitha materialet informuese tashmë ndodhen në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë ku mund të orientohen për termine,” shprehet Mrika Aliu, drejtoreshë ekzekutive e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

Skriningu cervikal mundëson zbulimin e hershëm të qelizave jonormale dhe si rezultat trajtimin e suksesshëm të tyre. Procesi i skriningut është treguar shumë efektiv në zvogëlimin e numrit të rasteve me kancer të qafës së mitrës në shumë vende të botës.

Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Prishtinës, Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, Ministrisë së Shëndetësisë, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Institutit të Anatomisë Patologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe mbështetet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH, 700 for Science Foundation dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

X

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

Kjo marrëveshje bashkëpunimi piloton skriningun e kancerit të qafës së mitrës në Komunën e Prishtinës, si pjesë e programit nacional për kontrollin e kancerit.

Prishtinë 10 qershor 2016-

Jemi të gëzuar të ndajmë me ju lajmin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës – departamentin për shëndetësi dhe mirëqenie sociale dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës mbi pilotimin e skriningut të kancerit të qafës së mitrës. Me rastin e marrëveshjes do të mundësohet pilotimi i skriningut në kuadër të nivelit primar të mjekësisë familjare në Prishtinë me qëllimin që ky pilotim të shërbejë si model në krijimin e programit nacional të skriningut të kancerit të qafës së mitrës në Kosovë.

Me rastin e pilotimit do të kontrollohen rreth 2,000 gra pa pagesë, nga Komuna e Prishtinës, do të ndërtohen kapacitetet për skrining brenda mjekësisë familjare në Prishtinë, si dhe do të ndërtohet algoritmi procedural që rregullon sistemin e bashkëpunimit në mes të nivelit primar dhe atë terciar, duke qenë se Instituti i Patologjisë brenda QKUK-së është i vetmi laborator citologjik në Kosovë. Fushata e thirrjes për kontrolla do të lançohet ditët në vazhdim.

Përpos ofrimit të këtij shërbimi të ri në kuadër të mjekësisë familjare, palët synojnë poashtu që të inicojnë diskutime në mes të palëve dhe grupeve të interesuara me qëllim të hartimit dhe implementimit të politikave shëndetësore që ndërtojnë një sistem cilësor të skriningut të kancerit të qafës së mitrës si e drejtë shëndetësore dhe e planifikuar me programin nacional për kontrollin e kancerit.

Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i përhapuri tek gratë. Skriningu cervikal mundëson zbulimin e hershëm të qelizave jonormale dhe si rezultat trajtimin e suksesshëm të tyre. Procesi i skriningut është treguar shumë efektiv në zvogëlimin e numrit të rasteve me kancer të qafës së mitrës në shumë vende të botës.

Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Prishtinës, Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Institutti të Anatomisë Patologjike pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, 700 for Science Foundation, Organizatës Botërore e Shëndetësisë – OBSH dhe Fondit për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA.  

X

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me UNMIK-un për platformën online të QISHG-së

Prishtinë, 9 qershor 2016-

Pas një bashkëpunimi shumë të suksesshëm në hapjen e Qendrës Informuese në Shtërpcë, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë nënshkruan marrëveshjen tjetër të bashkëpuniit me të cilën mbështetet zhvillimi i platforms online të Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas. Këto Qendra sjelling grate nga të gjitha etnicitetet në një ambient të këndshëm dhome që ndajnë të njëjtën experience të të bërit nënë/prindër. Këto Qendra ofrojnë këshilla individuale e grupore në periudhën para, gjatë shtatzanisë dhe pas lindjes, informata këto të bazuara në dëshmi.

Platforma online e Qendrës Informuese do të vijë në tri gjuhë, do t’përmbajë informatat më të fundit të bazuara në dëshmi duke filluar nga shtatzania, ndryshimet gjatë seciilit muaj të shtatzanisë, kujdesi ndaj foshnjes, gjidhënia, video e shumë e shumë informata të tjera – gjithcka që një nëne apo babai i duhen. Do të dalim shumë shpejt me platformën.

X

Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët ngrit Eur 13,179.80 për nënat dhe fëmijët

Prishtinë, 8 qershor 2016-

Pas 3 ditë rrugëtimi përreth Kosovës çiklistët u kthyen në Prishtinë ku u mirëpritën nga familjarët, shokët dhe dashamirët e tjerë. Në mëngjesin e datës 3 qershor një grup prej rreth 30 çiklistësh nisën udhëtimin e tyre bëmirës për herë të 3-të në një distancë prej 500km rreth e rreth Kosovës për tri ditë radhazi. E gjithë kjo ngjarje mbante prapa vetës karakterin humanitar, atë të ngritjes së fondeve për nënat dhe fëmijët.

Aktiviteti këtë vit arriti të sigurojë rreth Eur 13,179.80 përmes kontributeve të kompanive e individëve që mbështetën çiklistët, si dhe lojërave interesante që u zhvilluan me rastin e kthimit të heronjëve në Beer Garden në Prishtinë. Kontributet do të vazhdojnë të pranohen edhe për dy javë të tjera.

Albion Hadri, njëri nga organizatorët e ngjarjes dhe çiklist shprehet se “Edhe këtë vit kjo ngjarje u përmbyll me sukses. Sado që ishte i lodhshëm rrugëtimi, kauza për të cilën të gjithë ne pedalonim ishte më e fuqishme. Të gjithë çiklistët u kthyen shëndoshë e mirë; ani pse të lodhur, ia dolëm me sukses.”

“Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” është një ngjarje bëmirëse vjetore për të ngritur fonde për fondacionin humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” në mbështetje të programeve furnizuese për shpëtimin e foshnjeve në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë s’do të mund të ekzistonte pa miqtë e tij e mbështetësit, sikur çiklistët – andaj iu jemi shumë mirënjohës. Fondet e ngritura nga ngjarja e këtij viti synojnë të sigurojnë monitorët kardiopulmonar për spitalin e foshnjeve të cilat masin të rrahurat e zemrës dhe frymëmarrjes tek bebet dhe lëshojnë sinjal kur këto të rrahura keqësohen. Kjo gjë padyshim mundëson trajtim më të shpejt për beben,” deklaron Mrika Aliu, drejtoreshë e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

Ngjarja e çiklizmit u realizua me sukses në vitiet 2014 dhe 2015 dhe po rritet çdo vit. Fondet e siguruara në vitin 2014 siguruan aparatin e parë për përcaktimin e Proteinës C Reaktive (CRP) në Klinikën e Neonatologjisë që mundëson kryerjen e analizës së gjakut pranë shtratit të foshnjes dhe jo më në laboratorët jashtë klinikës. Ngjarja e vitit 2015 siguroi fotollampat të cilat mundësojnë trajtimin e verdhëzës tek foshnjet, Kjo ngjarje vjetore është nismë e dy çiklistëve ndërkombëtarë që jetojnë në Kosovë dhe u përkrah fuqishëm nga Eulex, Policia e Kosovës, Devolli Corporation, Astes Turkey, Rugove, BpB, Shtepiaku, On Line Studio, MoneyGram, UniProject, European Auto Care, Entermedia, VM3, dhe Beer Garden.

X

Rreth 30 infermierë e mami përfitojnë nga trajnimi për aftësim profesional me eksperten nga Gjeorgjia

Prishtinë 6 qershor 2016-

Përfundoi trajnimi dy ditor për aftësim profesional me ekspertën nga Gjeorgjia për infermieret, mamitë, dhe mjekët familjar mbi komunikimin mjek-pacient dhe rëndësinë e fuqizimit të rolit të pacientit përmes këshillëdhënies dhe hapjes së Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas.

“Gjeorgjia dhe Kosova ndajnë sisteme dhe sfida të ngjashme në lidhje me shëndetin e nënës dhe fëmijës. Iniciativa e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas në Gjeorgji ka rezultuar në përmirësime të hatashme në shkallët e mbijetesës së nënave dhe foshnjeve, e gjitha kjo përmes informimit të grave shtatzëna dhe partnerëve të tyre rreth kujdesit para, gjatë shtatzanisë dhe pas lindjes” – tha Dr. Tinatin Gagua nga Gjeorgjia për pjesëmarrëset.

Në këtë trajnim morrën pjesë rreth 30 infermiere, mami dhe mjekë familjar nga Prishtina, Ferizaji, Shtërpca, Mitrovica (ku aktualisht operojnë Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas) si dhe Gjilani, Obiliqi, Prizreni, e Kacaniku (ku po planifikohet hapja e Qendrave Informuese). Dr. Tinatin poashtu adresoi personelin mjekësor nga QKUK, spitalet rajonale, Qendrat e Mjekësisë Familjare nga Kosova si dhe studentë të mjekësisë në Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë së Kosovës me temën “Rruga drejt përmirësimit të shëndetit të nënës dhe fëmijës: mësime nga Gjeorgjia” dhe diskutoi mundësitë që Kosova mund të ndjek për të përmirësuar indikatorët e shëndetit të nënës dhe fëmijës.

“Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas janë inicativë e fondacionit “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” dhe ofrojnë këshilla pa pagesë për gratë shtatzëna, nënat e reja dhe partnerët e tyre në një ambient të këndshëm dhome, ngjajshëm sikur ajo çfarë Gjeorgjia ka bërë. Tashmë ekzistojmë në 5 lokacione në mbarë Kosovën. Në këtë trajnim profesional mësuam nga përvojat e mira nëpër botë që edhe Kosova të ndjek rrugën e duhur drejt uljes së shkallës së vdekshmërisë”, shton Albiona Beha, përfaqësuese e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

Kosova vazhdon të ketë shkallë të lartë të vdekshmërisë së nënave dhe foshnjeve. Një ndër shkaktarët e shumtë është edhe mungesa e informatave të mjaftueshme rreth ushqyeshmërisë, kujdesit para dhe pas lindjes, si dhe kujdesit ndaj foshnjes. Në Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas tashmë mbi 2,500 gra kanë marrë njohuri rreth kujdesit gjatë shtatzënisë dhe përgatitjes më të mirë për lindje. Informatat e bazuara në evidencë kanë treguar rezultate në ndryshime pozitive në shëndetin e nënës dhe fëmijës në shumë vende të botës. Këtë rrugë po e ndjek edhe Kosova përmes Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas.

Ky trajnim dhe kjo vizitë u bë i mundur falë mbështetjes nga Ambasada e Republikës Çeke në Kosovë dhe përkrahet nga Ministria e Shëndetësisë, Divizioni për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, zyra në Prishtinë.

X

Filloi ngjarja “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët”

Një grup prej rreth 30 çiklistësh nisën sot udhëtimin 500 kilometërsh rreth e rreth Kosovës për të mbledhur fonde për shëndetin e nënave dhe fëmijëve nē Kosovë.

Prishtinë, 3 qershor 2016-

Sot, një grup prej rreth 30 çiklistësh nisën udhëtimin e tyre bëmires për herë të 3-të, në një distancë prej 500km rreth e rreth Kosovës. Çiklistët e veshur me fanellat ngjyrë të zezë u nisën nga Prishtina për në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Kamenicë dhe kthehen me datën 5 qershor 2016 përsëri në Prishtinë në ngjarjen përmbyllëse në Beer Garden (tek Kafet e Vogla në Prishtinë) në ora 18.00.

Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët është një ngjarje bëmirëse vjetore 3-ditore e çiklizmit përreth Kosovës për të ngritur fonde për fondacionin humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Kjo ngjarje u realizua me sukses në vitiet 2014 dhe 2015 dhe po rritet çdo vit.

Albion Hadri, njëri nga organizatorët e ngjarjes dhe çiklist shprehet se “Jemi shumë të kënaqur me numrin e pjesëmarrësve në këtë udhëtim çiklistësh. Kjo nuk është garë por aktivitet humanitar. Andaj lusim edhe kalimtarët dhe vozitësit e tjerë që na shohin gjatë udhëtimit këto ditë të kenë durimin dhe t’na mirëkuptojnë derisa kalojmë nëpër qytetet dhe fshatrat përreth Kosovës.”

Kjo ngjarje bëmirëse vjetore ngrit fonde për fondacionin humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” në mbështetje të programeve furnizuese për shpëtimin e foshnjeve në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK. Ngjarja u organizua për herë të parë në vitin 2014 dhe fondet e ngritura atëhere siguruan aparatin e parë për përcaktimin e Proteinës C Reaktive (CRP) në Klinikën e Neonatologjisë që mundëson kryerjen e analizës së gjakut pranë shtratit të foshnjes dhe jo më në laboratorët jashtë klinikës. Ngjarja e vitit 2015 siguroi fotollampat të cilat mundësojnë trajtimin e verdhëzës tek foshnjet, Fondet e ngritura nga ngjarja e këtij viti do të sigurojnë monitorët kardiopulmonar për spitalin e foshnjeve të cilat masin të rrahurat e zemrës dhe frymëmarrjes tek bebet dhe lëshojnë sinjal kur këto të rrahura keqësohen, gjë që mundëson trajtim më të shpejt për beben.

Ngjarja përmbyllëse të dielën është e hapur për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të bashkangjiten në pritje të kthimit të çiklistëve në Prishtinë. Ngjarja mbahet me 5 qershor 2016 në Beer Garden në Prishtinë nga ora 18.00. Në këtë ngjarje do të ketë edhe muzikë, shpërblime dhe aktivitete argëtuese në ngritjen e fondeve për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Kjo ngjarje është nismë e dy çiklistëve ndërkombëtarë që jetojnë në Kosovë dhe përkrahet fuqishëm nga Eulex, Policia e Kosovës, Devolli Corporation, Astes Turkey, Rugove, BpB, Shtepiaku, On Line Studio, MoneyGram, UniProject, European Auto Care, Entermedia, VM3, dhe Beer Garden.

X

Koalicioni i Organizatave për Shëndet dhe të Drejta Riprodhuese përuron ditën ndërkombëtare të luftimit të fistulës obstetrike

Prishtinë, 23 maj 2016-

Dita ndërkombëtare e luftimit të fistulës obstetrike, e cila shënohet më 23 maj, përurohet nga Koalicioni i Organizatave për Shëndet dhe të Drejta Riprodhuese. Fistula obstetrike është një nga lëndimet më serioze nga e cila vuajnë përafërsisht 2 milion femra dhe çdo vit preken 50.000 deri 100.000 të tjera.

Fistula obstetrike është një vrimë në mes të vaginës dhe fshikëzës urinare që shkaktohet nga lindja e tejzgjatur. Kjo pastaj shkakton rrjedhje urinare dhe defikim. Kjo gjendje është dukuri e vendeve të pazhvilluara dhe luftimi i fistulës obstetrike gjithashtu është i mbështetur nga UNFPA-ja, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsi.

Në një komunikatë zyrtare sot, Dr. Babatunde Osotimehin, drejtori ekzekutiv i UNFPA-së, thekson se “për UNFPA-në, luftimi i fistulës obstetrike mbetet ndër prioritetet kryesore strategjike dhe ne nuk do të ndalemi derisa secila grua dhe vajzë merr kujdesin preventiv që i nevojitet, secila grua dhe vajzë që jeton me këtë gjendje është trajtuar dhe secila e mbijetuar integrohet në shoqëri.”

Fistula obstetrike më së shpeshti zhvillohet gjatë lindjes kur koka e foshnjës zbret në legen të nënës dhe nuk mund të kalojë nëpër të zakonisht për shkak se legeni i gruas është shumë i vogël apo sepse foshnja është e madhe. Faktorë të tjerë kontribues përfshijnë moshën e re të lindjes, disproporcionin e pelvikut, kancerin ose rrezatimin për trajtimin e kancerit, dhunën seksuale, si dhe disa nga infeksionet seksualisht të transmetueshme.

Strategjitë për parandalimin e fistulës obstetrike përfshijnë rritjen e mbikëqyrjes së punës, përmirësimin e qasjes në shërbimet e urgjencës obstetrike, kujdesin mjekësor për gratë gjatë dhe pas lindjes, zhvillimin e qendrave të specializuara që trajtojnë gratë e dëmtuara nga kjo gjendje, përmirësimin e qasjes në shërbimet e planifikimit familjar, si rritjen e edukimit për gratë shtatzëna dhe partnerët e tyre.

Në vitin 2003 Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe partnerët e saj filluan fushatën globale për t’i dhënë fund këtij lëndimi përmes një iniciative bashkëpunuese për të parandaluar fistulën obstetrike dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësorë për ata që janë prekur nga kjo gjendje.

Në Kosovë nuk zotërohen të dhëna rreth kësaj gjendje, andaj edhe Koalicioni apelon që të ndërtohen mekanizmat që regjistrojnë këtë gjendje në regjistrat zyrtarë dhe përmirësojnë shërbimet që parandalojnë dhe trajtojnë fistulën obstetrike.

X

Mbahet takimi inicues i Koalicionit të Organizatave për Shëndet dhe të Drejta Riprodhuese

Prishtinë, 12 maj 2016-

U mbajt takimi inicues i Koalicionit të Organizatave për Shëndet dhe të Drejta Riprodhuese në Prishtinë, nismë kjo e mbështetur nga zyra e UNFPA-së në Kosovë dhe koordinuar nga “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.”

Organizatat pjesëmarrëse, e njëherit dhe anëtaret fillestare të Koalicionit, përfshijnë:  AHED, Artpolis, Health for All, Jeta/Vita, KOPF, Peer Educators Network (PEN), Rrjeti i Grupit të Grave, Shoqata për të Drejtat e Pacientit (PRAK), Shoqata Kosovare për Promovimin, Avancimin dhe Mbrojtjen e Shëndetit të Adoleshentëve, dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (ANF).

Ky Koalicion, aktualisht në procesin e themelimit, synon të përmirësoj politikat, infrastrukturën ligjore dhe ngrisë vetëdijen qytetare mbi shëndetin riprodhues dhe të drejtat mbi shëndet riprodhues në Kosovë përmes një pune të rregullt avokuese të bazuar në evidencë. Koalicioni do të shërbejë si një trup avokues i pavarur dhe monitorues për politikat dhe ligjet e shëndetit riprodhues dhe të drejtat mbi shëndetin riprodhues.

Shëndeti riprodhues përkufizohet si gjendje e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe sociale e sistemit riprodhues dhe nuk definohet vetëm si çrregullim i funksionit apo aftësisë riprodhuese. Ndërkaq të drejtat riprodhuese, midis tjerash, përfshijnë të drejtën e individëve që të vendosin lirshëm mbi numrin, shpeshtësinë dhe kohën e riprodhimit, të drejtën që të kenë qasje në informata, edukim seksual, komunikim, programe parandaluese të sëmundjeve malinje të sistemit riprodhues, amësinë e sigurtë, dhe tjera. Ndonëse Kosova gëzon ligjin bazë për shëndetin riprodhues, Koalicioni konsideron që duhet të punohet më tepër në drejtim të implementimit, monitorimit dhe vlerësimit të ligjit, paralel promovimit të të drejtave të shëndetit riprodhues.

X

Hapet Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Mitrovicë

Prishtinë, 27 prill 2016-

Në një ceremoni zyrtare sot, u hap Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. Në këto qendra informuese këshillat individuale dhe grupore ofrohen në një ambient shumëngjyrësh, privat dhe të rehatshëm për gratë dhe partnerët e tyre. Pjesëmarrëset marrin edukimin esencial në ushquyeshmërinë gjatë shtatzanisë, fazat e shtatzanisë, përgatitjen fizike dhe psiqike për lindje, kujdesin ndaj të posalindurit dhe gjidhënien. Në këto Qendra mbahen edhe ushtrimet fizike për lindje.

Në ceremoninë e hapjes sot, Ministri i Shëndetësisë, Z. Imet Rrahmani, bëri hapjen zyrtare të dyerve të Qendrës Informuese dhe theksoi rëndësinë e edukimit shëndetësor. “Shëndeti i nënës dhe fëmijës është ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe qendrat e tilla informuese janë esenciale për edukimin e grave dhe partnerëve të tyre për shtatzaninë dhe lindjen, si dhe shëndetin riprodhues,” – shton Rrahmani. Njëkohësisht Z. Rrahmani falenderoi “Aksionin për Nëna dhe Fëmijë” për punën që po e bënë për shëndetësinë kosovare.

“Kjo qendër sot shënon pikën e 5-të të lokacionit të kësaj inicative të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë. Deri më tash, rreth 2,500 gra kanë përfituar nga përkrahja e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas. Muajin e kaluar themeluam Qendrën në Shtërpcë, ndërkaq një vit më parë dy në Prishtinë e një në Ferizaj” – deklaron Mrika Aliu, Drejtoreshë Ekezkutive e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

Hapja e Qendrës Informuese në Mitrovicë përkrahet nga Ambasada e Australisë dhe zgjerimi i aktiviteteve të këtij programi mundësohet falë donacioneve të mbledhura nga ngjarja “Të vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët.” Programi edukativ i Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas mbështetet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Solidar Suisse Kosova.

X

Pajisjet e fotollampave dorëzohen në Repartin Neonatologjik në QKUK

Prishtinë, 04 prill 2016-

Sot ishim pranë Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, QKUK dhe bëmë dorëzimin solemn të fotollampave, pajisje këto esenciale për të trajtuar verdhëzën tek foshnjet. Këtë herë u dhuruan 5 fotollampa.

Verdhëza është një problematikë e shpeshtë tek foshnjet. Shkaktohet për shkak të rritjes së nivelit të bilirubinës në gjak. Rreth gjysma e të posalindurve të lindur në kohë dhe 75% e foshnjeve të lindura para kohe manifestojnë verdhëz në ditët e para të jetës. Fototerapia është një mënyrë joinvazive e trajtimit të verdhëzës e cila realizohet me anë të pajisjeve të quajtura fotollampa.

“Ndihma që po na vjen nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë përmes shumë miqve e donatorëve të tij po e lehtëson punën tonë në Klinikën e Neonatologjisë. Ne ballafaqohemi çdo ditë me nevoja të ndryshme dhe asnjëherë s’na humb vullneti për t’punuar në shpëtimin e më të vegjëlve tanë,” thekson Dr. Mynevere Hoxha, Drejtoreshë e Klinikës së Neonatologjisë në QKUK.

Ndërkaq Arta Hasanaj, nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, thekson se “ne jemi të përkushtuar ndaj ofrimit të ndihmës sonë për shpëtimin e jetës së fëmijëve tanë dhe gjithmonë fokusohemi në zgjidhjen e problemeve që na adresohen nga Klinika. Është kënaqësi të bëjmë dorëzimin solemn të fotollampave sot dhe kjo na motivon të punojmë edhe më shumë për të përmbushur nevojat e kësaj Klinike” – shton Hasanaj.

Blerja dhe dorëzimi i fotollampave sot bëhet e mundur falë donacioneve të mbledhura nga ngjarjet për ngritje fondesh të vitit 2015: “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” dhe “Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët.”

X

Tregimi mbi shpëtimin e më të vegjëlve të Kosovës

1 prill 2016, Prishtinë-

Sebahatja ishte shtatë muaj shtatëzënë me fëmiun e parë kur shtypja e gjakut i ishtë rritur aq shumë sa që u detyrua në mënyrë emergjente t’a lind foshjnën e saj me prerje cesariane. Vajzën, së bashku me bashkëshortin e saj, e quajtën Laura. Laura peshoi më pak se 900 gram kur lindi dhe kishte vështirësi në frymëmarrje pasi që mushkëritë e saja të vogla ende nuk ishin zhvilluar plotësisht.

Laura e porsalindur kaloi ditët e saja të para në Njësinë Intensive të Kujdesit Neonatal në  Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku ajo mbijetoi fal surfaktantit të dhuruar nga AmeriCares dhe AbbVie dhe fal asistencës së vazhdueshme të aparatit të frymëmarrjes. AmeriCares mbështet njësinë intensive të kujdesit neonatal përmes partneritetit me “Aksionin për Nëna dhe Fëmijë,” një organizatë joqeveritare vendore e fokusuar në përmirësimin e shkallës së mbijetesës së nënave dhe foshnjeve në Kosovë, e cila është një nga vendet më të varfëra në Evropë.

Laura është vetëm njëra nga të mbijetuarët e më shumë se 1,000 fëmijëve me nënpeshë që lindin para kohe që nga viti 2006, që kur AmeriCares dhe Abbot filluan të sjellin medikamentin e surfaktantit për të parandaluar problemet me frymëmarrje tek foshnjat e lindura parakohes.

Gjatë 10 viteve të fundit ky program ka furnizuar më shumë se 2,100 paketime të surfaktantit në Kosovë me vlerë mbi 1.4 milion dollar. Dr. Mynevere Hoxha, drejtoresha e Njësisë për Kujdes Intensiv Neonatal në QKUK ka thënë që donacionet shpëtojnë përafërsisht 200 të porsalindur çdo vit.

“Surfaktanti parandalon kolabimin e alveoleve kur fëmija lëshon ajrin, duke i dhënë në këtë mënyrë mundësi edhe pacientëve më të vegjël dhe më të brishtë një mundësi për të mbijetuar. Pa ndihmën e AmeriCares dhe AbbVie ne nuk do të kishim mundësi për tu qasur në këto ilaqe që shpëtojnë jetë,” u shpreh Dr.Hoxha.

Donacionet sigurojnë që edhe pacientët më të vegjël në nevojë të marrin trajtim pa kosto. Ky medikament administrohet nga neonatologët e trajnuar nga ekipi i Qendrës Shëndetësore Dartmouth-Hitchcock përmes aleancës për nëna dhe foshnja të shëndosha, dhe Njësia Intensive për Kujdes Neonatal është e furnizuar me teknologji të avancuar.

“Donacioni më i fundit është i mjaftueshëm për t’a siguruar spitalin me surfaktat të mjaftueshëm për një vit,”  është shprehur Dr.Hoxha. Donacionet e tilla janë kritike në një shtet kur përafërsisht 30% e popullatës jetojnë në varfëri dhe nuk munden t’i përballojnë harxhimet e trajtimit.

Shumë spitale në Kosovë kanë mungesë të furnizimeve dhe pajisjeve të nevojshme si pasojë e luftës të vitit 1999. Madje nënat kosovare kishin shkallën më të lartë të mortalitetit në Evropë gjatë një periudhe të caktuar kur nuk kishte fare qendër për kujdes intensive neonatal. Sot shkalla e vdekshmërisë së foshnjeve në disa profile që përfshijnë të porsalindur me peshë të ulët ka rënë për 50%.

Dr. Julie Varughese e cila është zyrtare mjekësore në AmeriCares u shpreh se sistemi i kujdesit shëndetësor në Kosovë është duke u përforcuar dhe AmeriCares është duke kontribuar në këto përmirësime. “Ne jemi duke i dhënë gjeneratave të reja një rrugë drejt shëndetit dhe mundësive” shton Varughese.

X

Hapet Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Komunën e Shtërpcës

Prishtinë, 30 mars 2016-

Në një ceremoni zyrtare sot, u hap Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas në Komunën e Shtërpcës, në Ambulantën e Mjekësisë Familjare në Drajkovc. Kjo Qendër sjell gratë nga etnicitetet e ndryshme në një dhomë të përbashkët ku ndajnë eksperiencën e njejtë e të bërit nënë. Në këto qendra këshillat individuale dhe grupore ofrohen në një ambient shumëngjyrësh, privat dhe të rehatshëm. Pjesëmarrëset marrin edukimin esencial në ushquyeshmërinë gjatë shtatzanisë, fazat e shtatzanisë, përgatitjen fizike dhe psiqike për lindje, kujdesin ndaj të posalindurit dhe gjidhënien.

Në ceremoninë e hapjes sot, Z. Sabri Murseli, drejtor i Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Shtërpcës, theksoi se ekzistimi i qendrave të tilla edukative është i domosdoshëm për institucionet tona drejt edukimit të grave dhe partnerëve të tyre për shtatzaninë dhe lindjen. Z. Gëzim Kokollari, nga Ministria e Shëndetësisë, tregoi për mirëpritjen e një inciative të tillë dhe rëndësinë e ofrimit të këshillave edukative që përmirësojnë shëndetin e nënës dhe fëmijës, sidomos marrë parasysh që shëndeti i nënës dhe fëmijës është ndër prioritetet kryesore të Ministrisë. Fjala e Dr. Burim Karameta, Drejtor i Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale nga Komuna e Ferizajit, tregon për rëndësinë e bashkëpunimit ndër komunal në hapjen e Qendrës Informuese sot, duke marrë modelin e funksionimit të Qendrës Informuese në Ferizaj e cila u themelua një vit më parë.

Albiona Beha, nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, falenderoi mamitë e Ambulantës së Mjekësisë Familjare në Drajkovc të cilat do të jenë përgjegjëse për ofrimin e ligjëratave dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të Qendrës. Ajo theksoi se “hapja e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas në Drajkovc-Shtërpcë shënon njëherit edhe pikën 4 të lokacionit të këtij programi. Deri më tash, rreth 2,500 gra kanë përfituar nga përkrahja e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas. Vitin e kaluar, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë themeloi 3 Qendra në Prishtinë e Ferizaj,” – shton Beha.

Hapja e Qendrës Informuese në Shtërpcë përkrahet nga UNMIK-zyra në Kosovë dhe zgjerimi i aktiviteteve të këtij programi mundësohet falë donacioneve të mbledhura nga ngjarja “Të vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët.” Programi i Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas mbështetet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Solidar Suisse Kosova.

X

Fillon skriningu i retinopatisë tek foshnjet premature në QKUK

Prishtinë, 21 mars 2016-

Në fillim të muajit mars u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës – SHSKUK dhe “Aksionit për Nëna dhe Fëmijë”, marrëveshje kjo që garanton ndërtimin e sistemit të skriningut dhe laserimit të syve tek të posalindurit.

Skriningu i Retinopatisë tek të Posalindurit (ROP) është një metodë e diagnostifikimit të hershëm të sëmundjeve të retinës tek foshnjet e lindura para kohe. Ky diagnostifikimin i hershëm mundëson edhe intervenimin e hershëm me qëllim të parandalimit të pasojave të pakthyeshme të dëmtimit të të pamurit apo verbimit total të foshnjave. Skriningu për ROP kryhet nga oftamologu i specializuar, kirurgu vitreoretinal, dhe kryhet në Klinikën e Neonatologjisë, aty ku ndodhen foshnjet premature.

Kjo nismë nuk kishte me qenë e mundur pa bashkëpunimin direkt të Spitalit “Kubati” dhe “Aksionit për Nëna dhe Fëmijë,” bashkëpunim ky që siguron angazhimin vullnetar të ekspertëve nga Kubati për një periudhë të nevojshme derisa të ndërtohen kapacitetet brenda QKUK-së dhe sigurohen pajisjet e domosdoshme. Ekipi i mjekëve vullnetarë përbëhet nga Dr. Burim Zhuri dhe Dr. Muhamet Zekolli, që të dy kirurg vitreoretinal.

Në mesin e vitit 2015, spitali “Kubati” shpalosi një projekt propozim “Aksionit për Nëna dhe Fëmijë” për skrining. Një prioritet i tillë është parashtruar edhe nga vetë Klinika e Neonatologjisë në QKUK. Me iniciativën e “Aksionit për Nëna dhe Fëmijë” për të adresuar problematikën e skriningut të retinopatisë është identifikuar mungesa e kapaciteteve humane brenda QKUK-së, mungesa e protokoleve si dhe mungesa e pajisjeve që mundësojnë ndërtimin e sistemit të skriningut.

“Këto bashkëpunime të ndërmjetësuara nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë sigurojnë ekipin e ekspertëve vullnetarë më lart të cilët me pajisjet e huazuara nga spitali Kubati kanë filluar skriningun e retinopatisë tek foshnjet premature pranë Klinikës së Neonatologjisë. Paralelisht po ndërtojnë kapacitetet humane pranë Klinikës së Oftamologjisë e cila mundëson vazhdimin e protokoleve të skriningut në QKUK,” shprehet Mrika Aliu, drejtoreshë ekzekutive e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

Ndërkaq, departamenti për shëndetin e nënës dhe fëmijës pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtoria e SHSKUK-së kanë garantuar sigurimin e pajisjeve të nevojshme për skriningun dhe laserimin e retinopatisë tek prematurët ashtu që të vazhdohen protokolet e ndërtuara.

Evidenca më e fundit tregon se ndonëse skriningu i retinopatisë është shërbim i nevojshëm, ai nuk garanton që fëmijët nuk do të verbohen pas asaj por mundëson diagnostifikimin e hershëm dhe trajtimin me kohë.

X

U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me QKMF në Mitrovicë

Prishtinë, 14 mars 2016-

Sot u mirëpritëm nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Dr. Fevzi Sylejmani dhe ekipi i tij, me ç’rast nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për hapjen e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas (QISHG) në Mitrovicë.

Ky lokacion në Mitrovicë njëherit shënon edhe pikën 5 të funksionimit të shërbimeve edukative të QISHG-së. Këto Qendra Informuese po punojnë në përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës duke fuqizuar rolin e gruas në procesin e shtatëzanisë dhe vendim-marrje për procesin e lindjes. Shërbimet e QISHG-së tashmë po bëhen shërbime të integruara të mjekësisë familjare me ç’rast ndikohen edhe indikatorët e cilësisë dhe kënaqshmërisë së pacientit/klientit të shërbimeve shëndetësore.

QISHG-të ofrojnë shërbime edukative për gratë shtatzëna dhe partnerët e tyre nga informatat bazike rreth kujdesit e deri tek ushtrimet fizike për lindje, në një ambient interaktiv dhe relaksues.

Në vizitë u bashkua edhe Dr. Drita Lumi nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj për të ndarë eksperiencën e integrimit të shërbimeve të QISHG-së në kuadër të shërbimeve ditore për nënat dhe fëmijët.

Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas në Mitrovicë do të hapet së shpejti.

X

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën e Republikës Çeke në Kosovë

Prishtinë, 7 mars 2016-

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Ambasada e Republikës Çeke në Kosovë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me të cilën mbështeten Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas. Kjo mbështetje më saktësisht mundëson trajnimin e motrave dhe mamive të Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe spitaleve ku operojnë këto Qendra Informuese ashtu që të përmirësohen indikatorët e komunikimit mjek-pacient dhe këshillë-dhënies ndaj grave shtatzëna.

Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas tashmë po punojnë në 3 lokacione (dhe 2 duke u hapur) në përmrësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës duke fuqizuar rolin e gruas në procesin e shtatëzanisë dhe vendim-marrje për procesin e lindjes. Fuqizimi i rolit të pacientit/klientit në vendimarrje, sipas rekomandimeve botërore dhe evidencës së fundit, orienton shërbimet shëndetësore kah ato ku pacienti është në qendër të këtyre shërbimeve dhe rrjedhimisht përmirëson kualitetin e shërbimeve të ofruara.

X

Sot mirëpritëm në Prishtinë përfaqësuesit nga Ambasada e Australisë dhe Misioni Permanent në Vjenë

Prishtinë, 1 mars 2016-

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në Prishtinë përfaqësuesit e Ambasadës së Australisë, Z. David Lewis, zëvendës-ambasadorin dhe Z. Richard Hozler-Remondi, zyrtarin për marrëdhënie bilaterale për një vizitë disa orëshe. Ne nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën e Australisë në janar të këtij viti ku përmes programit të tyre të ndihmës do të mundësohet zgjerimi i shërbimeve të Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas në një nga komunat jashtë Prishtinës.

Këto Qendra Informuese po punojnë tashmë në përmrësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës duke fuqizuar rolin e gruas në procesin e shtatëzanisë dhe vendim-marrje për procesin e lindjes. Fuqizimi i rolit të pacientit/klientit në vendimarrje, sipas rekomandimeve botërore dhe evidencës së fundit, orienton shërbimet shëndetësore kah ato ku pacienti është në qendër të këtyre shërbimeve dhe rrjedhimisht përmirëson kualitetin e shërbimeve të ofruara.

Mbështetja nga Ambasada e Australisë mundëson zgjerimin e shërbimeve të Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas jashtë Prishtinës dhe ofron kështu qasje më të afërt të grave ndaj këtyre shërbimeve.

X

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me UNMIK-un

Prishtinë, 12 shkurt 2016-

Jemi të lumtur t’ju njoftojmë që UNMIK dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (ANF) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me të cilën mundësohet zgjerimi i shërbimeve të Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas në komunen e Shtërpcës.

Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas sjell gratë nga etnicitetet e ndryshme në një dhomë të përbashkët ku ndajnë eksperiencën e njejtë e të bërit nënë. Në këto qendra, këshillat individuale dhe grupore ofrohen në një ambient shumëngjyrës, privat dhe të rehatshëm. Pjesëmarrëset marrin edukimin esencial në ushquyeshmërine gjatë shtatzanisë, fazat e shtatzanisë, përgatitja fizike dhe psiqike për lindje, kujdesi ndaj të posalindurit dhe gjidhënia. Posterat, kukullat dhe videot e kompletojnë këtë ambient dhe e bëjnë të nxënurit e informatave bazike më të kapshme. Në këto qendra poashtu bëhen ushtrimet e nevojshme fizike për të menaxhuar frymëmarrjen, dhembjet dhe për të praktikuar informatën e marrur. Pjesëmarrësit poashtu marrin materiale me të cilën mund të vazhdojnë komunikimin dhe qasjen ndaj shërbimeve të Qendrës edhe pas sesionit edukativ.

Kosova vazhdon të ketë shkallën më të lartë të mortalitetit në Ballkan dhe Europë. Ndër arsyet kryesore është mungesa e edukimit dhe vetëdijes së grave në kujdesin para dhe pas lindjes.

X

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë merr pjesë në organizimin e Task Forcës Kosovare për Kontrollin e Kancerit

Prishtinë, 24 janar 2016

Dje, me 23 janar 2016, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë morri pjesë në Simpoziumin e 7të Ballkanik të organizuar nga LIV Hospital dhe Task Forca Kosovare për Kontrollin e Kancerit. Simpoziumi u organizua në formatin e tryezës së rrumbullakët për të diskutuar rreth Protokoleve të Skriningut, Diagnostifikimit dhe Menaxhimit të Kancerit të Qafës së Mitrës.

Dr. Fisnik Kurshumliu dhe Znj. Mrika Aliu, nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, sollën eksperiencën e tyre gjatë pilot projektit të skriningut të kancerit të qafës së mitrës të zhvilluar gjatë vitit 2015. Nga ky pilot projekt përfituan 700 femra nga pap-testet pa pagesë të ofruara gjatë tërë vitit. Këto pap-teste përdorën metodën më të avancuar për skrining – atë me bazë likuide – që përdoret nga disa vende europiane që po ecin drejt metodave dhe teknologjive të avancuara për skrining. Pilot projekti pati edhe qëllime studimore dhe raporti me të dhëna do të publikohet së shpejti.

Përfaqësimi i Aksionit për Nëna dhe Fëmijë në këtë tryezë të rrumbullakët njëherit solli edhe zërin e komunitetit.

X

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe QMF 2 në Ferizaj vizitojnë komunitetet në Shtërpcë

Prishtinë, 22 janar 2016-

Përfaqësuesit e Fondacionit “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” bashke me përfaqësuesit e QKMF-së në Ferizaj Dr.Drita Lumi dhe Selvije Bislimi, sot ishin në vizitë pune në komunën e Shtërpcës me ç’rast u takuan me drejtorin e departamentit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Z. Sabri Murseli, të komunës së Shtërpcës dhe me përfaqësues të shëndetësisë të komunitetit serb në këtë komunë.

Gjatë takimit u shqyrtua mundësia e hapjes së Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas ku do të mund të këshillohen shtatzënat e komuniteteve që jetojnë në komunën e Shtërpcës. Përfaqësuesit e QKMF Ferizaj sollën përvojën e funksionimit të mirë të QISHG-së në QMF II Ferizaj e cila u themelua në mars të vitit të kaluar. Dr. Drita Lumi dhe Selvije Bislimi ofruan bashkëpunim dhe përkrahje për hapjen e një qendre të tillë edhe në komunën e Shtërpcës.

Stafi punues i QMF-së në fshatin Drajkovc ku vizitohen pjesëtarë të të dy komuniteteve tregoi gatishmëri për t’u trajnuar dhe për të ofruar shërbime këshilluese për gra shtatzëna për të gjitha komunitetet si pjesë të integruar të shërbimeve ditore të QMF-së. Takimi i sotëm u përkrah dhe u mundësua nga drejtori i DSHMS-së në Ferizaj, Dr.Burim Karameta. Hapja e Qendres Informuese për Shëndetin e Gruas në komunën e Shtërpcës do të hapet së shpejti.

X

300 shishe të ilaçit të Surfaktantit arrijnë në Kosovë

Prishtinë, 12 janar 2016-

Fondacioni humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” dhuroi edhe këtë vit medikamentin e surfaktantit në njësinë e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Këtë vit u dhuruan 300 shishe të këtij medikamenti jetik për foshnjet e Kosovës dhe ky donacion mbulon nevojën e njësisë për vitin 2016.

Pa surfaktant të mjaftueshëm, mushkëritë e foshnjës nuk mund të zhvillohen dhe foshnjat e lindura parakohe vdesin. Bebet zakonisht nuk fillojnë prodhimin e surfaktantit deri disa javë pas lindjes. Kështu, medikamenti i surfaktantit është jetik për parandalimin dhe trajtimin e RDS (sindromës së ankthit të frymëmarrjes) dhe redukton shkallën e vdekshmërisë së foshnjeve. Ky medikament shfrytëzohet afërsisht nga 250-300 foshnje çdo vit.

“Jemi të lumtur që këtë vit, me rastin e dorëzimit të medikamentit kemi të pranishëm edhe përfaqësues të AmeriCares, partnerit tonë nga SHBA-të. Fondacioni dhe AmeriCares bashkëpunojnë që nga viti 2009 dhe jemi të lumtur që ky partneritet do të vazhdojë edhe vitet në vazhdim, partneritet ky që siguron ardhjen e surfaktantit në Kosovë” – shprehet Mrika Aliu, drejtoreshë ekzekutive e “Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.”

Ndërkaq Dr. Mynevere Hoxha, drejtoreshë e Klinikës së Neonatologjisë shpreh mirënjohjet më të thella për fondacionin dhe partnerin amerikan për donacionin e ilaçit të surfaktantit tërë këto vite. “Ky medikament po shpëton jetë foshnjash,” – thekson Hoxha.

Medikamenti i surfaktantit është shumë i shtrenjtë dhe sigurohet nga partneri shumëvjeçar i “Aksionit për Nëna dhe Fëmijë” – AmeriCares, përmes Abbvie në SHBA. Arritja e tij në Kosovë bëhet e mundshme falë donacioneve të mbledhura nga ngjarjet e vitit 2015 si #vrapopërzemra dhe “Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët.”

X

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë i bashkohet platformës Dita Botërore e Anomalive të Lindjes

Prishtinë, 4 janar 2016-

Jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin se Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është ftuar si organizatë përfaqësuese nga Kosova në platformën Dita Botërore e Anomalive të Lindjes. Kjo platformë u lançua me 3 mars 2015 nga 12 organizata themeluese, përfshirë midis tjerash edhe fondacionin March of Dimes, Qendren për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në ShBA, Organizatat Shëndetësore Pan American, Zyren Regjionale të OBSH-së për Azinë Juglindore, etj.

Anomalitë e lindjes janë mjaft të shpeshta, të kushtueshme dhe kritike. Vende dhe popullsi të ndryshme nga të gjitha anët e botës ballafaqohen me anomalitë e lindjes. Ashtu që vetëdija globale mbi anomalitë e lindjes të rritet, 3 marsi është caktuar si Ditë Botërore e Anomalive të Lindjes. Kjo platform synon të rris vetëdijen ndaj këtij problem serioz global dhe të avokojë në përmirësimin e sistemeve të monitorimit që mundësojnë parandalimin, hulumtimin e shkaktarëve si dhe trajtimin e anomalive të lindjes tek fëmijët.

X

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Solidar Suisse Kosova

Prishtinë, 21 dhjetor 2015-

Jemi shumë të gëzuar të ndajmë me ju lajmin se organizata Solidar Suisse në Kosovë dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi me ç’rast mbështetet Aksioni për Nëna dhe Fëmijë. Kjo marrëveshje përkrah përpjekjet tona që të mbështesim ndërtimin e sistemit të transportit neonatal në Kosovë dhe themelimin e rrjetit të Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas. Sistemi i transportit neonatal do t’mbështesë transportin e foshnjave nga qytetet e tjera për në Prishtinë duke i ofruar kështu foshnjes kujdes intensiv gjatë tërë transportit, ndërkaq rrjeti i qendrave mundëson që stafi punonjës i këtyre tri qendrave tashmë ekzistente në Prishtinë e Ferizaj të ndajnë eksperiencat me njëri-tjetrin ashtu që shërbimet e qendrës të përmbushin sa më mire nevojat e nënave.
Solidar Suisse në Kosovë dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë zhvillojnë programe të shëndetit të nënës dhe fëmijës në partneritet që nga viti 2013. Jemi shumë mirënjohës që partneriteti i tillë po vazhdon me qëllim të përmirësimit të shëndetit të nënës dhe fëmijës në Kosovë.

X

U mbajt punëtoria e radhës me stafin mjekësor në Ferizaj

Prishtinë, 17 dhjetor 2015-

Sot, më 17 dhjetor, u mbajt punëtoria e radhës me infermierët dhe mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, në kuadër të aktiviteteve të Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas.

Në këtë punëtori u bashkëbisedua për temat “Përgatitja psiqike dhe fizike për procesin e lindjes” si dhe “Rëndësia e gjidhënies.” Punëtoria kishte qëllim që të inkuarojë mjekët familjar dhe infermierët në angazhimin e tyre në edukimin e nënave rreth kujdesit antenatal dhe postnatal, edukim ky i bazuar në evidencë.

Punëtoria u drejtua nga stafi vullnetar i angazhuar në Qendrën Informuese për Shëndetin e Gruas. Kjo qendër promovon fuqizimin e rolit të gruas në procesin e shtatëzanisë, fuqizim ky që me rekomandimet botërore orienton shërbimet shëndetësore kah ato ku pacienti është në qendër të këtyre shërbimeve.

Në këtë punëtori sot na nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe Dr. Genc Ymerhalili, Drejtor për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare të Kosovës, me ç’rast inkurajoi zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe angazhimin e stafit të mjekësisë familjare në edukimin shëndetësor.

Ju kujtojmë se aktivitetet e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas mbështeten nga Organizata Botërore e Shëndetësise, zyra në Prishtinë.

X

Letra e fundvitit

Prishtinë, 15 dhjetor 2015 –

Të dashur miq,
Po ju dërgojmë falenderimet më të sinqerta të gjithë juve që mbështetët Aksionin për Nëna dhe Fëmijë tërë këtë vit! Çdo dhjetor, shumica prej nesh mendojmë për dhuratën e fundvitit dhe sa herë afrohet momenti për ta bërë atë sfidohemi se ku ta bëjmë. Nëse nuk e keni bërë ende dhuratën e fundvitit do t’ju luteshim të konsideroni një donacion për “Aksionin për Nëna dhe Fëmijë” në Kosovë.

Viti 2015 ishte një vit shumë i suksesshëm për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë! Duke iu falenderuar mbështetjes së shumë partnerëve, donatorëve dhe miqve, ne së bashku mund të krenohemi për:

* Arritjen e 230 flakonave të medikamentit të Surfaktantit në Kosovë – medikament ky jetik për të zhvilluar mushkëritë tek foshnjet e lindura para kohës dhe për t’shpëtuar ato. 250-300 foshnje trajtohen çdo vit me këtë medikament;

* Dorëzimin e aparatit të parë për përcaktimin e Proteinës C Reaktive (CRP) në Klinikën Intensive të Neonatologjisë që mundëson kryerjen e analizës së gjakut pranë shtratit të foshnjes dhe jo më në laboratorët jashtë klinikës. Kjo pajisje shfrytëzohet nga 30-35 foshnje çdo ditë;

* Hapjen e dy Qendrave të reja Informuese për Shëndetin e Gruas në Prishtinë dhe Ferizajku femrat kanë çasje në informatën bazike rreth shtatëzanisë, lindjes, kujdesit ndaj foshnjes e informatat e tjera rreth kujdesit antenatal të marra në gjuhën amë në një ambient të këndshëm dhome;

* 1200 gra që deri më sot kanë përfituar nga shërbimet pa pagesë të Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas. 80% e këtyre deklarojnë se janë më të përgatitura për procesin e lindjes dhe si rezultat kanë më pak komplikime dhe eksperiencë më të mirë gjatë lindjes;

* 700 femra që kanë përfituar nga testet pa pagesë rreth kancerit të qafës së mitrës me një nga metodologjitë më të avancuara: citologjinë e lëngshme. Kjo metodologji është konstatuar si një nga metodat më të sakta në zbulimin e kancerit falë kualitetit të pastër të mostrës dhe si e tilë është e vetmja në Kosovë;

* Implementimin e hulumtimit të parë rreth kostove dhe karakteristikave të lindjeve në Kosovë me të cilën ndërtuam një bazë të fuqishme për pozicionimin avokues të fondacionit karshi skemave të sigurimeve shëndetësore për nënat e fëmijët.


Shkalla e vdekshmërisë neonatale sot arrin në 10 për 1,000 lindje
, krahasuar me atë të 29/1,000 menjëherë pas luftës në Kosovë. Sivjet u deklaruan 0 vdekje maternale. Një arritje e tillë është punë e palodhshme e stafit të Klinikës së Neonatologjisë, Klinikës së Gjinekologjisë, institucioneve, partnerëve e organizatave të shumta, si dhe e kontributit tuaj – miq, anembanë globit që mbështetni këtë kauzë!


Këto arritje gjatë këtij viti tregojnë rolin e fuqishëm të përkrahjes suaj dhe reflektojnë besimin tonë se fondacionet humanitare nuk mund të ekzistojnë pa ju!

 

Kampanjat e këtij viti si #Vrapo për Zemra, #Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët, si dhe #Të vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët i mundësojnë Aksionit për Nëna dhe Fëmijë të realizojë misionin e tij të shpëtimit të nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës dhe zbatojë planet për 2016-tën si më poshtë:
* Të sjellë flakonat e medikamentit të Surfaktantit në Kosovë për të mbuluar nevojën nacionale të vitit;
* Të sigurojë fotollampat për Klinikën Intensive të Neonatologjisë të cilat mundësojnë trajtimin e verdhëzës tek foshnjet, problematikë kjo aktuale tek fëmijët tane. Rreth 75% të fëmijëve lindin me problemet e verdhëzës;
* Të mbështesë rregullimin e sistemit të transportit të foshnjeve nga spitalet rajonale në Prishtinë. Rreth 300 foshnje në vit vijnë nga spitalet rajonale në Prishtinë në automjete private dhe pa kujdes intensiv, si rezultat i mungesës së sistemit të referimit;
* Të zgjerojë shërbimet e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas ashtu që secilës grua t’i ofrohet çasje në informatën themelore rreth shtatzanisë, procesit të lindjes dhe kujdesit ndaj foshnjes;
* Të zgjerojë programin e skriningut të kancerit të qafës së mitrës ashtu që më shumë gra të përfitojnë nga testet pa pagesë dhe paralelisht të punojë në avokimin e ndërtimit të programit nacional të skriningut;
* Të vazhdojë të sjellë aktivitete kreative për ngritje fondesh, sikur Vrapo për Zemra, Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët, dhe Të Vallëzojmë për Nënat e Fëmijët ashtu që së bashku të kontribuojmë në shpëtimin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë;
Kontributi juaj sot mbështet planin tonë nga sigurimi i medikamentit të surfaktantit e deri tek ofrimi i testeve falas për detektimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës dhe zbatimi i së drejtës për shërbime cilësore shëndetësore për nënat dhe fëmijët e Kosovës.
Ne besojmë se me ndihmën e partnerëve dhe donatorëve, miqve tanë, do të ndihmojmë që të krijojmë kushte më të mira shëndetësore për nënat dhe fëmijët, duke i mundësuar kështu fëmijës një fillim të mirë të jetës. Fondacioni ynë është i përkushtuar ndaj realizimit të këtij qëllimi, por nuk mund ta bëjmë atë pa ndihmën tuaj.Faleminderit dhe urimet më të përzemërta për festat e fundvitit.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë

X

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe fondacioni March of Dimes

Prishtinë, 14 dhjetor 2015-

Jemi shumë krenar kur flasim për partneritetin tonë me March of Dimes, një organizatë jo fitimprurëse që punon në përmirësimin e shëndetit të nënave dhe foshnjeve me misionin e parandalimit të defekteve të lindjes, lindjes së parakohshme dhe shkallës së vdekshmërisë së foshnjave në Sh.B.A dhe anembanë botës. Përveq mbështetjes së hulumtimeve që synojnë t’ndihmojnë më shumë femra t’kenë shtatëzani të shëndetshme dhe të lindin me kohë, March of Dimes punon edhe në promovimin e përgjithshëm të shëndetit të gruas para dhe gjatë shtatëzanisë përmes edukimit dhe avokimit.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (ANF) ndjek shembullin e misionit të March of Dimes dhe dy fondacionet shënojnë vitin e dytë të bashkëpunimit të ngushtë në përdorimin e materialeve edukative të bazuara në evidencë sa i përket fushës së shëndetit të nënës dhe fëmijës. “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është një nga ata partnerët tanë me të cilët kënaqemi së punuari. Është inspiruese të shohim këtë fondacion të rritet aq shpejt dhe t’ketë ndikim në shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë,” shprehet Dr. Salimah Walani, Drejtoreshë e Programeve Globale të Shëndetësisë. Në shtator të këtij viti, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë vizitoi zyret e March of Dimes në Sh.B.A dhe udhëheqësit e dy fondacioneve ndanë ide rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm drejt misionit të përmirësimit të shëndetit të nënës e fëmijës në Kosovë.

Për më tepër rreth March of Dimes, vizitoni www.marchofdimes.org

X

Ngjarja për ngritje fondesh “Të vallëzojmë për nënat e fëmijët” mbledh €23,890.00

Prishtinë, 5 dhjetor 2015 –

Mbi 300 ishin pjesë e ngjarjes së vallëzimit “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët” që u mbajt me 3 dhjetor. Ngjarja u mbajt tek Sheshi 21 në Prishtinë dhe aty u mblodhën €23,890.00 nga shitja e biletave dhe sponsorizimet.

Në mesin e shumë personaliteteve nuk mungoi e para e vendit, Shkëlqesia e saj, Znj. Atifete Jahjaga.

Ngjarja e parë e vallëzimit e këtij lloji për qëllime të mbledhjes së fondeve u organizua nga Radio Dukagjini dhe Crimson Capital si mbështetje për Fondacionin “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” që ofron shërbime të përkujdesit shëndetësor për nënat dhe fëmijët në Kosovë.

“Duke pasur parasysh rritjen e nevojës për ndihmë për nënat dhe fëmijët që përballen me sfida shëndetësore, Fondacioni vendosi të zgjerojë përpjekjet e veta dhe t’i bëjë apel zemërgjerësisë së njerëzve, duke dërguar dhe mesazhe pozitive në të njëjtën kohë,” tha Mrika Aliu, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit.

“Vetëm në tre vitet e fundit, me ndihmën e Fondacionit, Njësia e Kujdesit Intensiv Neonatal e ka ulur shkallën e vdekshmërisë së parakohshme foshnjore në rreth 10/1,000 sot. Ky është zhvillim i shkëlqyer. Tani, ky nivel mund të ulet edhe më tej, falë bujarisë së mbështetësve të shumtë”, tha Michael Gold, Drejtor Ekzekutiv i Crimson Capital, që është dhe sponsori platin i ngjarjes.

Darka e vallëzimit për mbledhjen e fondeve u mbështet me sponsorizime nga: Crimson Capital, Acibadem Hospital Group (si sponsorë platin), Komot shpk, Qendra Laserike e Syrit Kubati, Mjeshtri, NLB Prishtina, TEB Bank (si sponsorë të artë), KEIS, Cacttus (si sponsorë të argjendtë) dhe Black Eagle, Business Development Institute, Evolution Dance, Frutomania, Flutura Dedinja, KEP, LIV Hospital, Perla Events, Birra Prishtina, Palma, RC Cola, Rugove, Birra Sabaja, Vitaminka, Walker dhe VM3 (si sponsorë të tjerë) si dhe nga individë të shumtë që blenë bileta individuale. Kjo ngjarje dhe e gjithë fushata u mbështet nga Trembelat.

“Duam të falenderojmë të gjithë ata që dhanë mbështetjen e tyre, në një mënyrë apo në një tjetër” shton Zana Aqifi, si bashkë-organizatore e ngjarjes. “Përveç fondeve që mblodhëm për fondacionin Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, ishte kënaqësi për ne që ishim pjesë e grupit të njerëzve që janë të përkushtuar për t’u ndihmuar të tjerëve,” theksoi Aqifi.

X

Djemtë dhe Vajzat e Reja tani në Qendrën Informuese për Shëndetin e Gruas

Prishtinë, 14 tetor 2015-

Formohet grupi i djemve dhe vajzave të reja që do t’ndjekin sesionet edukative në “Qendrën Informuese për Shëndetin e Gruas” (QISHG) në Qendrën e Mjekësisë Familjare IV në Prishtinë.
Kjo arrihet si rezultat i bashkëpunimit të Iniciativës së Djemve të Rinjë “Klubit Bonu Burrë / PEN me Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Sot u mbajt sesioni i parē me temën “Pritshmëritë dhe Përgatitja për Shtatëzani të Shëndetshme.”

Temat e radhës do t’përfshijnë: ndryshimet që i pëson trupi i femrēs gjatë fazës së shtatëzanisë, rëndësia e partnerit në shtatëzaninë e femrēs, kujdesi ndaj tē posalindurit, rēndēsia e gjidhēnies, pērgatitja fizike dhe psiqike pēr sallēn e lindjes si dhe temat e tjera sipas planprogramit tē Qendrēs. Grupi takohet njē herē nē muaj pranē QISHG-sē nē QMF IV nē Prishtinē.

X

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë mirëpritet në Dartmouth

Prishtinë, 7 tetor 2015-

Më 19 shtator 2015, Departamenti i Mjekësisë Familjare në Dartmouth organizoi një koktej mirëpritës për përfaqësuesit dhe miqtë e “Aksionit për Nëna dhe Fëmijë” (ANF) në Hanover, SHBA.

Profesorë akademik, student dhe staf nga Dartmouth College u mblodhën për t’diskutuar dhe festuar kontributin dhe punën e Dartmouth College në programet shëndetësore në Kosovë, programet e shkëmbimit të njohurive në mes të profesorëve dhe studentëve, si dhe të arrituat e “Aksionit për Nëna dhe Fëmijë” nga ky partneritet.

Dr. George Little, Profesor Nderi i Pediatrisë në Dartmouth-Hitchcock Medical Center dhe Anëtar Bordi në ANF, si nikoqir i mbrëmjes adresoi pjesëmarrësit duke potencuar qëllimet dhe sfidat e krijimit të partneritetit Kosovë-Dartmouth qysh nga viti 2000. Dr. James Strickler, Anëtar Nderi në ANF dhe ish-kryesues në Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit, foli rreth historiesë së bashkëpunimit, kontributit shumë-vjeçar të Dartmouth në Kosovë dhe themelimin e “Aksionit për Nëna dhe Fëmijë” për t’vazhduar punën e nisur në fushën e shëndetit të nënës dhe fëmijës.

Znj. Teuta Sahatqija, Deputete në Parlamentin e Kosovës, ishte mysafire nderi dhe shprehi falenderimet e saj për t’gjithë stafin akademik dhe studentët në kontributin e tyre në shëndetësinë e Kosovës dhe “Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.”

Mbrëmja u përmbyll me një prezantim të programeve aktuale të “Aksionit për Nëna dhe Fëmijë” dhe diskutime për bashkëpunime të radhës me miqtë tanë nga Dartmouth.

X

Marrëveshje Bashkëpunimi me OBSH

Prishtinë, 6 Tetor 2015-

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të përkrahjes së Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas, QISHG-së.

Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas ofron shërbime edukative për vajzat, gratë, si dhe partnerët e tyre. Ky partneritet synon fuqizimin e rolit të qendrës në nivelin primar ku edukimi shëndetësor është konform veprimtarisë së dy akterëve që lidhin marrëveshjen.

Falënderojmë Organizatën Botërore të Shëndetësisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe partneritetin.

X

Bashkëpunim për PAP-TEST falas

Prishtinë, 1 Gusht, 2015-

Si rezultat i nevojes së kontrollit më të mirë dhe të sigurtë për shëndetin e bebës, Shoqata “Down Syndrome Kosova” dhe OJQ “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë,” kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin falas të kontrollit “PAP-test” (me bazë likuide). Kjo mundësi vlen për nënat e personave të prekur me sindromin “Down”.  Këtë test, nënat e grupit të cekur, do të mund të kryejnë në Spitalin Amerikan në Prishtinë. “Kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse ofron një shërbim që është mjaft i rëndësishëm për nënat, duke mundësuar kështu ekzaminimin e duhur dhe te hershëm rreth kancerit të qafës së mitrës i cili duket të jetë i dyti më i përhapuri pas atij të gjirit” – thonë përfaqësuesit e organizatave.

Marrëveshja e bashkëpunimit fillon nga 1 shtator deri më 30 shtator 2015, e dedikuar për nënat e fëmijëve të prekur me sindromin Down. Kjo marrëveshje u arrit në kuadër të programit të ekzaminimit të kancerit cervikal për gratë Kosovare, në partneritet me Spitalin Amerikan në Kosovë dhe Fondacionin 700 for Science, program ky që u themelua nga “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” në tetor të 2014tës. Që nga themelimi rreth 500 gra kanë përfituar nga ky test falas.

Ftohen të gjitha nënat që kanë nevojë për këtë test, të kontaktojnë shoqatën Down Syndrome Kosova në numrin 044 441 025, në faqen e tyre në Facebook, apo në e-mail adresën info@downsyndromekosva.org.

X

Ngjarja Bamirëse e Bank Street ngrit rreth $100,000 për 12 Përfitues Bamirës

Prishtinë, 31 korrik 2015-

Bank Street Group është një firmë bankare në shërbim të sektorëve të teknologjisë, medias dhe telekomunikimit, mbajti ngjarjen e parë vjetore të bamirësisë në Burning Tree Country Club në SHBA më 8 qershor 2015. Bank Street, bashkë me sponsored Schneider Electric, WWE, Cami Scholarship Foundation, Block O’Toole & Murphy dhe Fried Frank formuan 18 ekipet e golfit të cilat garuan për një nga kauzat e tyre humanitare.

“Ngjarje Vjetore e Bamirësisë e firmës Bank Street u sponsorua për një periudhë të gjatë nga vetë anëtarët tanë të cilët jo vetëm që pritet të jenë liderë të industries së tyre por edhe në komunitetet ku jetojmë,” tha Richard Lukaj, Drejtor i Lartë Menaxhues i Bank Street Group. “Qëllimi ynë është të përkrahim kauzat humanitare dhe njëkohësisht të kënaqemi në shoqërinë e njëri-tjetrit derisa kontribuojmë për komunitet.”

Të hollat e mbledhura nga kjo ngjarje do të ndahen për: A Better Chance, Aksionin për Nëna dhe Fëmijë, A.U.K.-në, Basketball Club International, MAASBesa, Norwalk Grasroots Tennis, Spitalin Hulumtues per Fëmijë St. Jude, STAR, Katedralen e St. George në Boston, Shkollën Sukobine dhe Yerwood Center të Stamford.

Kjo ngjarje do të mbahet edhe vitin tjetër me 6 qershor 2016, në Burning Tree Club në SHBA. Për më shumë rreth kësaj mund të vizitoni www.bankstreetinvitational.com.

X

U mbajt punëtori një-ditore nga ekipi i QISHG-së në Ferizaj

Prishtinë, 1 korrik 2015-

Qendra Trajnuese e Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” mbajtën puntorinë një ditore me temën: “Përgatitja fizike dhe psiqike për procesin e lindjes” në qendrën trajnuese të mjekësisë familjare në Ferizaj. Punëtoria u drejtua nga ekipi i Qendrës Informuese. Fondacioni “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” ka themeluar Qendrën Informuese për Shëndetin e Gruas në ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare Nr.II në Ferizaj në shkurt të këtij viti.

Në këtë punëtori përveq infermiereve të QMF II ishin të pranishme edhe infermieret e tre qendrave tjera të mjekësisë familjare të Ferizajit dhe një infermiere e fshatit Komogllavë. Gjithashtu të pranishme ishin edhe infermieret e vizitave shtëpiake për nëna dhe fëmijë të cilat treguan gatishmërinë që të kontribuojnë në informimin e grave shtatëzëna për themelimin e qendrës dhe shërbimet që ofrohen në këtë qendër.

Punëtori të tilla organizohen me qëllim të ngritjes së kapaciteteve për këshillë-dhënie në kuadër të Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas. Punëtoria përveq pjesës teorike u shoqërua edhe me demonstrim praktik. Varësisht nga nevojat e infermiereve dhe mamive të Ferizajit për t’i rritur njohuritë e tyre “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” do të vazhdojë me punëtori të tilla.

X

“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” bëhet anëtare e koalicionit KOMF

Prishtinë, 24 qershor 2015-

Këtë muaj morrëm lajmin nga koalicioni i organizatave për mbrojtjen e fëmijëve, KOMF, që “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” është votuar të jetë anëtare e këtij koalicioni. Misioni i KOMF është mbrojtja, respektimi, sigurimi i mirëqenies dhe avokimi për të avancuar të drejtat e fëmijës, bazuar në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës.

Të qenurit pjesë e këtij koalicioni e pozicionon “Aksionin për Nëna dhe Fëmijë” në një pozicion stabil avokues rreth të drejtës për shëndet më të mirë të fëmijëve, që është e shtyllës së programeve të ANF-së. KOMF dhe ANF kanë bashkëbiseduar rreth bashkëpunimeve në përpjekjet avokuese për pako të skemave të sigurimeve shëndetësore karshi projektit KoSana (ku ANF është partner) dhe nismave për të avokuar në rritjen e buxhetit për shëndetin riprodhues.

Ndër organizatat e tjera anëtare të KOMF janë: Associazione Amici dei Bambini, Asociacioni për Trajnime Sociale, Hulumtime dhe Avokim – ASTRA, Iniciativa 6, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit me qenie njerëzore – MVPT, One to One Children’s Fund, One To One Kosova – Qendra e Këshillimit për Familje, Organizata Rinore Akti, Save the Children, Shpresa dhe Shtëpi për Fëmijët Kosovë, Terre des hommes, World Vision, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, OPFAKKOS, Qendra për Edukim e Kosovës, Programi për të Drejtat Civile dhe VoRAE.

X

“Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” ngriti rreth Eur 15,000

Ngjarja “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” ngriti rreth Eur 15,000 për shëndetin e nënës dhe fëmijës

Prishtinë, 8 qershor 2015-

Pas 3 ditë rrugëtimi përreth Kosovës çiklistët u kthyen mbrëmë në Prishtinë rreth orës 19.00. Mëngjesin e datës 5 qershor një grup prej rreth 20 çiklistësh u nisën në rrugëtimin e tyre në një distancë prej 500 km në të gjitha qytetet e Kosovës, veshur me fanellat ngjyrë verdhë. Çiklistët u nisën për në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Kamenicë dhe u kthyen përsëri në Prishtinë në pikën përmbyllëse në Sabaja Bar – ku u mirëpritën heronjtë. Gjatë rrugëtimit edhe disa qytetarë e çiklistë të tjerë iu bashkuan ekipit.

Aktiviteti arriti të sigurojë rreth Eur 15,000 përmes kontributeve të kompanive, individëve dhe ankandit e lojërave interesante që u zhvilluan mbrëmë në Sabaja Bar në Prishtinë.

Mark Dixon, çiklistë dhe njëherit njëri nga organizatorët shprehet se “Edhe këtë vit kjo ngjarje u përmbyll me sukses. Sado që ishte i lodhshëm rrugëtimi, kauza për të cilën të gjithë ne pedalonim ishte më e fuqishme. Ne pedaluam rreth 500km distancë me rreth 8000m lartësi në temperatura të larta e mbrëmje me vetëtima, por ia dolëm me sukses.”

I gjithë ky rrugëtim mbante karakterin humanitar – atë të ngritjes së fondeve për nënat dhe fëmijët. “Sukses shumë i madh që të sigurohen gjithë këto fonde që përkrahin programet e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, andaj falenderojmë organizatorët si dhe të gjithë çiklistët e kontribuesit,” – shprehet Arta Hasanaj, përfaqësuese e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe vazhdon: “Ky aktivitet do të përsëritet edhe në vitet e tjera dhe të gjitha fondet do të përdoren drejt përmirësimit të shëndetit të nënës dhe fëmijës në vendin tonë. Me këto fonde të siguruara këtë vit do të mbështeten programet furnizuese për Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë, që ofron kujdes për foshnjet e lindura para kohës.”

Kjo ngjarje është nismë e dy çiklistëve ndërkombëtarë (Mark Dixon dhe Thomas Flanagan) që jetojnë në Kosovë dhe u përkrah fuqishëm nga Eulex, Devolli Corporation, Uni Project, Sabaja, studio Drop, Pilot Bike, punonjës ndërkombëtarë dhe miq të shumtë.

X

Filloi nisma “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët”

Një grup i madh i çiklistëve nisën udhëtimin 500km rreth Kosovës për të mbledhur fonde për shëndetin e nënave dhe fëmijëve.

Prishtinë, 5 Qershor 2015-
Pas nje ngjarje të suksesshme vitin e kaluar, organizohet ngjarja “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” edhe këtë vit.

Mëngjesin e sotshëm u nisën nga Prishtina një grup prej rreth 20 çiklistësh në rrugëtimin e tyre përreth Kosovës për 3 ditë, në një distancë prej 500 km në të gjitha qytetet e Kosovës, veshur me fanellat ngjyrë verdhë. Çiklistët u nisën për në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Kamenice dhe kthehen me datën 7 qershor përsëri në Prishtinë në ngjarjen përmbyllëse në Sabaja Bar (pranë stadiumit të futbollit në Prishtinë) në ora 1800.

Mark Dixon, njëri nga organizatorët e ngjarjes shprehet se “Jemi shumë të kënaqur me numrin e pjesëmarrësve në këtë udhëtim çiklistësh. Kjo nuk është garë, por aktivitet humanitar. Andaj lusim edhe kalimtarët dhe vozitësit e tjerë që na shohin gjatë udhëtimit këto ditë të kenë durimin dhe t’na mirëkuptojnë derisa kalojmë nëpër qytetet dhe fshatrat përreth Kosovës.”

Kjo ngjarje është ngjarje bamirëse në ngritje të fondeve për fondacionin “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” “Të gjitha fondet e mbledhura do të shkojnë në përkrahje të programeve furnizuese për Klinikën e Neonatologjisë në QKUK, për shpëtimin e foshnjave”  – deklaron Arta Hasanaj, përfaqësuese nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe vazhdon: “Ngjarje të këtilla për ngritje fondesh drejt shëndetit të nënës dhe fëmijës do të organizohen gjatë vitit dhe falenderojmë të gjithë ata që përkrahin nismat e tilla.”

Kjo ngjarje është nismë e dy çiklistëve ndërkombëtarë që jetojnë në Kosovë dhe përkrahet fuqishëm nga Eulex, Devolli Corporation, Uni Project, Sabaja, studio Drop dhe Pilot Bike.

X

#vrapopërzemra mbledh 1,500€ brenda javës

Prishtinë, 10 Maj, 2015-

Kampanja #vrapopërzemra, si aktivitet i fondacionit “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” ka mbledhur 1,561.88€ nga 100 anëtarët që janë regjistruar në Ekipin amchealth.org. Ky ekip morri pjesë në aktivitetet e organizuara të Gjysmë-maratonës së Prishtinës, me 10 Maj, 2015.

“Sukses shumë i madh që brenda javës të mbledhim këto fonde dhe të krijojmë këtë ekip garues” – tha Mrika Aliu, drejtoreshë ekzekutive ne “Aksionin per Nena dhe Femije.” “Si projekt të organizuar për herë të parë, mund të them se jam mjaft e kenaqur me rezultatet dhe me mënyrën se si është implementuar. Me këtë rast, shprehi falënderime për të gjithë kontribuesit apo anëtarët e ekipit amchealth.org, si dhe partnerët tanë që e filluan dhe udhëheqen kampanjën #vrapopërzemra – Bllok.org, Trembelat dhe InterSport Kosova” – shton Mrika Aliu.

Ky aktivitet do të përsëritet edhe në vitet tjera dhe fondacioni “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” premton se do të ketë edhe aktivitete tjera atraktive për mbledhjen e fondeve. Të gjitha fondet do të përdoren për të përmirësuar shëndetin e nënës dhe fëmijës në Kosovë.

Kampanja #vrapopërzemra është iniciativë e Bllok.org, trembelat dhe mbështetur nga INTERSPORT Kosova, dhe është aktivitet për fondacionin “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”.

Të reja

Është lansuar platforma “Organizo një ngjarje për ne”

-Prishtinë 11 Tetor 2017 Kemi kënaqësin të ju njoftojmë se tani kemi lansaur zyrtarisht platformën “Organizo një ngjarje për ne” ...

Dr. Ilirijana Bajraktarin, zëvendësministre e Shëndetësisë në Qeverinë e Shqipërisë.

-Prishtinë, 12 Tetor 2017 Ne përgëzojmë Dr. Ilirijana Bajraktarin që u emërua zëvendësministre e Shëndetësisë në Qeverinë e Shqipërisë....

Mark Kosmo i bashkohet Bordit të Drejtorëve të ANF-së!

-Prishtina, 12 Tetor 2017 Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë për bashkangjitjen e një anëtari të ri në Bordin e Drejtorëve të fondacio...

Ngriten 9,755.23 Franga Zvicerane në ‘Darkën e Diasporës’ për Nënat dhe Fëmijët e Kosovës

-Prishtinë, 2 Tetor 2017 U përmbyll me sukses ngjarja e parë ‘Darka e Disaporës’ e cila u organizua nga fondacioni ‘Aksioni për nëna dhe f...

Diskutimi i hapur rreth “ Kontracepsionit dhe Menopauzës”

Prishtinë, 27 Shtator 2017- Koalicioni K10 shënoi ditën nderkombëtare të Kontracepsionit, duke diskutuar edhe për Menopauzën. Diskutimi mbi Kon...

Ngjarja tradicionale Let’s Dance mbledh €23,486.50

“Let’s Dance” tashmë është shndërruar në brend të ndërlidhur ngushtë me konceptin e mbledhjes së fondeve për qëllime bamirësie dhe p...

Sërish koha për të vallëzuar

Prishtinë, 12 shtator 2017 – Tashmë e shndërruar në një ngjarje tradicionale të përvitshme në skenën e filantropisë në Kosovë, ngjarja ...

Bëje Pap Testin dhe parandalo kancerin në qafën e mitrës

Prishtinë, 20 Shtator 2017- Bëje pap testin! Sot me datën 20 Shtator 2017, stafi edukativ i shkollës fillore “Hilmi Rakovica” u informua më ...

Bëhet lansimi i aplikacionit mobil “NANA”

Prishtinë, 29 Gusht 2017- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka bërë lansimin e aplikacionit celular në gjuhën shqipe, aplikacion ky që përmban in...

Darkë humanitare në Zürich për fëmijët e Kosovës

Prishtinë, 24 Gusht 2017 ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’, fondacion humanitar që vepron në Prishtinë, Kosovë, në bashkpunim me organizatë...

Medikamenti Afatinib vjen si donacion në Kliniken e Onkologjisë

Prishtinë, 18 Gusht 2017- Afatinib vjen si medikament në Kliniken e Onkologjjisë në QKUK, një donacion tjetër nga Americares përmes partneri...

“Klasat për Nëna” fillojnë edhe me temën e Depresionit pas-Lindjes

Në kuadër të Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas, tashmë të ri-emëruara si “Klasat për Nëna” fillon edhe ligjërimi i temës së d...

Pap testet vazhdojnë të ofrohen si sherbim i rregulltë në Komunën e Prishtinës

„Si rezultat i dëshmisë së nevojës për këtë shërbim falë pilotimit të suksesshëm vitin e kaluar, po vazhdon skriningu si shërbim i rregu...

Rëndësia e Planifikimit Familjar në Shëndetin e Popullsisë – Shënimi i Ditës Botërore të Popullsisë

“Sipas të dhënave që ekzistojnë në Kosovë, për fat të keq përdorimi i mjeteve modern kontraceptive në Kosovë nuk qëndron aq mirë. Tek ...

Ngjarja Bamirëse e Bank Street në Amerikë ngrit rreth $10,000 për nënat dhe fëmijët në Kosovë

“Kjo ngjarje vjetore e sponsorizuar nga Bank Street promovon traditën afatgjate tonën ku secili pjesëmarrës i skuadrës pritet që përveç të ...

Bëhet hapja e pikës së dytë të dyqanit bamirës ‘Teshavesha’

Dyqani Teshavesha bëri hapjen e pikës së dytë të shitjes falë mbështetjes financiare të partnerit Raiffeisen Bank Kosova. Duke filluar nga sot...

Albi Group dhuron rroba në vlerë prej 10,000 Euro për dyqanin e ri Teshavesha

Këtë rradhë, për herë të parë për Teshavesha dhe si partner besnik i fondacionit Aksioni pë Nëna dhe Fëmijë qendra tregtare Albi Mall pjes...

Mbi 30 patologë nga Instituti i Patologjisë janë trajnuar në Citologjinë e Vezorëve

Gjatë një periudhe dy ditore, patologët nga Instituti i Patologjisë në Spitalin dhe Shërbimin Klinik Universitar të Kosovës patën mundësinë...

Ndikimi i Duhanpirjes në Shëndetin Seksual Riprodhues – Diskutim i hapur me qytetarët

Ky diskutim tregoi rreziqet e duhanpirjes në shëndetin seksual dhe riprodhues tek gratë dhe burrat e moshave të ndryshme. Qëllimi i diskutimit is...

Dorëzohet pajisja intrauterine Levonorgestrel në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

Sot në Klinikën e Gjinekologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, u bë dorëzimi i pajisjes intrauterine Levonorgestrel,donacion k...

Ngjarja vjetore “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” ngriti rreth 8000 Euro

Aktiviteti këtë vit arriti të sigurojë rreth 8000 Euro përmes kontributeve të kompanive e individëve që mbështetën çiklistët, kampanjës ...

Filloi ngjarja vjetore “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët”

Albion Hadri, njëri nga organizatorët e ngjarjes dhe çiklist shprehet se “Jemi shumë të kënaqur me numrin e pjesëmarrësve në këtë udhët...

Hapet Qendra Informuese “Klasat për Nënat” edhe në Komunën e Prizrenit

Mehmedali Gashi, drejtor i QKMF-së, shprehu kënaqësinë për hapjen e “Klasës për Nënat” dhe tha që “shëndeti i nënave dhe fëmijëve ...

Bëhu edhe ti pjesë e fushatës “Çiklizmit rreth Kosovës për Fëmijët 2017”

“Këtë sfidë po e bëjmë për të mbledhur fonde për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë me qëllim të blerjes së një pajisje të analizës së ...

Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Falultetit të Mjekësisë dhe ANF-së.

Këta studentë do të aftësohen për mbajtje të ligjëratave në “Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas”, në hulumtime në terren për pr...

Edukimi Seksual Gjithëpërfshirës – Diskutim i hapur me qytetarët

Ky diskutim tregoi rolin e rëndësishëm të ESG në parandalimin e rezultateve negative të shëndetit seksual dhe riprodhues tek të rinjët dhe gj...

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë lanson platformën për donacione online

ProCredit Bank ka bërë të mundur që Aksioni për Nëna dhe Fëmijë përmes platformës së tyre të e-commerce të pranojë donacione përmes pag...

Ngjarja e organizuar nga Teshavesha- “Vikendi i Dizajnerëve”

.. kanë dhuruar kreacionet e tyre falas të cilat pastaj do të shiten me çmime simbolike në kuadër të tregut të hapur gjatë “Vikendit të ...

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Solidar Suisse Kosova

“Partneriteti i vazhdueshëm me Solidar Suisse Kosova është ndër bashkëpunimet praktike që kanë dëshmuar gjithmonë rezultate të mira në p...

Pilotimi i temës mbi diciplinën pozitive për fëmijët

Objektivi i kësaj marrëveshje është pilotimi i temës mbi diciplinën pozitive për fëmijët në nivelin parashkollor në komunën e Prishtinës....

Hartimi i strategjisë së Koalicionit K10

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte hartimi i një plan strategjie e cila do të definoj fushëveprimin dhe objektivat specifike që do të udhëheqin...

Ligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave lehtëson Donacionet nga Bizneset në Kosovë

Sipas këtij ligji, kontributet e dhëna nga tatimpaguesit në formë të donacioneve dhe sponsorizimeve përqëllime humanitare dhe shëndetësore ko...

Dorëzohet medikamenti Minastrin në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

“Eshte kënaqësi e veçantë t’i përgjigjemi kërkesave të Klinikës së Gjinekologjisë pozitivisht dhe të sjellim këtë medikament mjaft t...

Anëtarë të Rinj i bashkohen Bordit të Drejtorëve të ANF-së!

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka kënaqësinë të ju njoftojë për bashkangjitjen e dy anëtarëve të rinjë në Bordin e Drejtorëve: Pierre Web...

Monitorët kardiopulmonar dorëzohen në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK

“Këto pajise kanë qenë mëse të domosdoshme për klinikën tonë dhe jemi shumë falenderuese për këtë donacion. Foshnjat tona tashmë do të...

Hapet Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Komunën e Kaçanikut

zëvendës ministri Dr. Izet Sadiku deklaroi se “përmes këtyre qendrave po arrihet informimi dhe vetëdijesimi i partnerëve të rinj për kujdesi...

U trajnuan mbi 40 patologë në Institutin e Anatomisë Patologjike mbi citologjinë cervikale

Në një kohëzgjatje prej katër ditësh, patologët në Institutin e Anatomisë Patologjike pranë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Ko...

Donacione në vlerë rreth 240,000 USD u dhuruan sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe Klinikën e Neonatologjisë në QKUK

“Nevoja për medikamente është e përhershme në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor dhe ne konsiderojmë se bashkëpunimi i qëndrueshëm...

Dyqani bamirës “Teshavesha” dhe zyret qendrore të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë tani në lokacion të ri!

Falë mbështetjes së donatorëve dhe mobilizimit të qytetarëve, ne po rritemi dita ditës së bashku! Po sjellim dyqanin tonë bamirës "Teshavesh...

U mbajt për herë të dytë ‘Java e dizajnerëve’ në dyqanin bamirës Teshavesha

29 Dhjetor, 2016 – Me rastin e fundvitit, nën udhëheqjen e Kosovo Apparel Marketing Association dhe Empower Private Sector, kreatorët tanë ...

Çfarë do të mbulojnë sigurimet shëndetësore për shëndetin riprodhues?

Organizuar nga Koalicioni K10 i organizatave jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese dhe mbështetur nga Fondi për Pop...

Përfundon me sukses faza e pilotimit të projektit për diagnostifikimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës me mbi 1,500 Pap-teste të realizuara pa pagesë

Muaj më pare u lansua projekti pilotues për skriningun e kancerit të qafës së mitrës në Prishtinë i cili ka mundësuar ofrimin e kontrolleve p...

Letra e Fundvitit

Kontributi juaj sot mbështet planin tonë nga sigurimi i medikamentit të surfaktantit e deri tek ofrimi i testeve falas për detektimin e hershëm t...

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bën Dorëzimin e Medikamentit Jetë-Shpëtues në Klinikën Neonatologjike në Qendrën Klinike Universitare Kosovës

Prishtinë, 7 Dhjetor 2016 – Më shumë se 200 shishe të medikamentit Surfaktant u shpërndanë sot në Klinikën e Neonatologjisë në Qendr...

AMC përfituese e programit për sponzorime të IPKO Foundation në vlerë prej 500 Euro

6 dhjetor, 2016 – Aksioni për Nëna dhe Fëmijë nënshkroi marrëveshje bashkpunimi me IPKO Foundation si përfitues të programit të tyre të sp...

Dr. Geroge A. Little përfitues i cmimit “The Virginia Apgar Award”

Përgëzojmë Dr. Geroge A. Little si përfitues të Ҫmimit “The Virginia Apgar Award” në #NCE2016! Ky është çmimi më i lartë që ndahet p...

Lansohet koalicioni i organizatave joqeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese – K10

Prishtinë, 10 nëntor, 2016- Në një ngjarje zyrtare, sot u lansua Koalicioni K10, koalicion ky i pari i llojit të tij që mblodhi dhjetë organiz...

ANF përfituese e grantit prej 3,995 Eur nga Fondi i Grave të Kosovës

Më 10 nëntor, u mbajt konferenca për media e Kosova Women’s Network ku u shpallën zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave t...

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ngrit $44,630 në New York

New York, 06 nëntor 2016– Fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ (AMC) nga Prishtina, Kosovë, mbajti mbrëmjen e saj të parë bamir...

Mbi 1,000 Pap-teste pa pagesë të realizuara në kuadër të pilot projektit për skiningun e kancerit të qafës së mitrës

Vazhdon me sukses implementimi i pilot projektit për skriningun e kancerit të qafës së mitrës, projekt ky që po realizohet për herë të parë ...

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dorëzoi medikamente në vlerë prej 150,000 dollarësh pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar mes Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe Direct Relief muaj më parë, dhe e mbështetur nga Ministria e S...

Koalicioni K10 përforcon strukturën e saj organizative dhe definon objektivat për punën avokuese për vitin 2017

Prishtinë, 7 tetor 2016- Më datat 30 Shtator dhe 1 Tetor, Koalicioni K10 realizoi punëtorinë dy-ditore me qëllim të rregullimit të struktur...

Donacionet vazhdojnë për Qendrën Informuese për Shëndetin e Gruas

Prishtinë, 5 tetor 2016- Korporate Rugove vazhdon aktivitetet e saj bamirëse në mbështetje të projekteve të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë. Du...

Ambasada e Australisë në Vienë vazhdon mbështetjen e programeve edukuese të Fondacionit

Prishtinë, 4 tetor 2016 – Pas lansimit të suksesshëm të uebfaqes së shumëpritur Beba-ks, i pari i këtij lloji në Kosovë, jemi të ...

Lansohet ueb platforma BEBA-KS nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë

Ky portal elektronik jep informata mbi teknikat për gjidhënie, lindje, ushtrime gjatë shtatzënisë, gjeni qasje në aplikacione rreth kalkulimit t...

Ri-hapet dyqani i bamirësisë Teshavesha me ‘Javën e Dizajnerëve’ dhe lokacion të ri

“Pas dy muaj operimi të përkohshëm mbrapa sheshit Zahir Pajaziti u zhvendosëm në lokacion më të madh dhe me koleksion më të gjerë. Vullnet...

Ngjarja “Të vallëzojmë” ngrit 32,175 Euro për nënat dhe fëmijët

“Ndjehemi të nderuar nga bujaria e miqve tanë, numri i të cilëve sa vjen e rritet dhe që kanë kontribuar për ta bërë ngjarjen “Të vallë...

Organizohet Ngjarja “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët” në Kosovë!

Nën këtë moto që tashmë është e mirënjohur për të gjithë, Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon për të dytin vit mbrëmjen...

Përfundojnë me sukses trajnimet e organizuara për Koalicionin K10

Javën që shkoi Koalicioni i organizatave të shoqërisë civile, i krijuar me qëllim të avokimit për shëndetin seksual riprodhues dhe të drejta...

Vazhdon implementimi i suksesshëm i skriningut të kancerit të qafës së mitrës në Komunën e Prishtinës

Pilot projekti për kryerjen e Pap-testeve pa pagese me qëllim të skriningut të kancerit të qafës së mitrës vazhdon të implementohet në Komun...

Akreditohet programi edukativ i Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas

Me rastin e akreditimit, punëtorët shëndetësorë të kujdesit primar shëndetësor, të cilët njëkohësisht janë të përfshirë në mënyrë v...

U nënshkrua Marreveshja e Bashkepunimit me Direct Relief lidhur me donacionet e materialeve mjekesore

Direct Relief është një korporatë jo-fitimprurëse me përfitim publik, e themeluar në Shtetin e Kalifornisë – SHBA, me mision që të përmir...

Ngjarja Bamirëse e Bank Street në Amerikë ngrit rreth $10,000 për nënat dhe fëmijët në Kosovë

“Rasti i bamirësisë së Bank Street është sponsorizuar në traditën afatgjate tonën, ku secili pjesëmarrës i skuadrës pritet që përveç s...

Hapet dyqani bamirës për nëna dhe fëmijë “Teshavesha”

Në dyqanin “Teshavesha” pjesëtarët e komunitetit tonë do të kenë mundësi të dhurojnë rroba të dy gjinive e moshave të ndryshme, lodra, ...

Lansohet pilot projekti i skriningut të kancerit të qafës së mitrës në Komunën e Prishtinës

Sot u lansua zyrtarisht pilot projekti i Skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës në Komunën e Prishtinës, pilotim ky që po bëhet për her...

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

Me rastin e marrëveshjes do të mundësohet pilotimi i skriningut në kuadër të nivelit primar të mjekësisë familjare në Prishtinë me qëllimi...

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me UNMIK-un për platformën online të QISHG-së

Platforma online e Qendrës Informuese do të vijë në tri gjuhë, do t’përmbajë informatat më të fundit të bazuara në dëshmi duke filluar n...

Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët ngrit Eur 13,179.80 për nënat dhe fëmijët

Aktiviteti këtë vit arriti të sigurojë rreth Eur 13,179.80 përmes kontributeve të kompanive e individëve që mbështetën çiklistët, si dhe l...

Rreth 30 infermierë e mami përfitojnë nga trajnimi për aftësim profesional me eksperten nga Gjeorgjia

Iniciativa e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas në Gjeorgji ka rezultuar në përmirësime të hatashme në shkallët e mbijetesës së nën...

Filloi ngjarja “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët”

Një grup prej rreth 30 çiklistësh nisën sot udhëtimin 500 kilometërsh rreth e rreth Kosovës për të mbledhur fonde për shëndetin e nënave d...

Koalicioni i Organizatave për Shëndet dhe të Drejta Riprodhuese përuron ditën ndërkombëtare të luftimit të fistulës obstetrike

Dita ndërkombëtare e luftimit të fistulës obstetrike, e cila shënohet më 23 maj, përurohet nga Koalicioni i Organizatave për Shëndet dhe të ...

Mbahet takimi inicues i Koalicionit të Organizatave për Shëndet dhe të Drejta Riprodhuese

Ky Koalicion, aktualisht në procesin e themelimit, synon të përmirësoj politikat, infrastrukturën ligjore dhe ngrisë vetëdijen qytetare mbi sh...

Hapet Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Mitrovicë

Në këto qendra informuese këshillat individuale dhe grupore ofrohen në një ambient shumëngjyrësh, privat dhe të rehatshëm për gratë dhe par...

Pajisjet e fotollampave dorëzohen në Repartin Neonatologjik në QKUK

Sot ishim pranë Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, QKUK dhe bëmë dorëzimin solemn të fotollampave, paj...

Tregimi mbi shpëtimin e më të vegjëlve të Kosovës

Gjatë 10 viteve të fundit ky program ka furnizuar më shumë se 2,100 paketime të surfaktantit në Kosovë me vlerë mbi 1.4 milion dollar. Dr. Myn...

Hapet Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Komunën e Shtërpcës

Në një ceremoni zyrtare sot, u hap Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas në Komunën e Shtërpcës, në Ambulantën e Mjekësisë Familjare në...

Fillon skriningu i retinopatisë tek foshnjet premature në QKUK

U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës – SHSKUK, marrëveshje kjo që garan...

U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me QKMF në Mitrovicë

Shërbimet e QISHG-së tashmë po bëhen shërbime të integruara të mjekësisë familjare me ç’rast ndikohen edhe indikatorët e cilësisë dhe k...

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën e Republikës Çeke në Kosovë

Kjo mbështetje më saktësisht mundëson trajnimin e motrave dhe mamive të Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe spitaleve ku operojnë këto Qendr...

Sot mirëpritëm në Prishtinë përfaqësuesit nga Ambasada e Australisë dhe Misioni Permanent në Vjenë

Përmes programit të tyre të ndihmës do të mundësohet zgjerimi i shërbimeve të Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas në një nga komunat...

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me UNMIK-un

Me këtë mundësohet zgjerimi i shërbimeve të Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas në komunen e Shtërpcës. Qendra Informuese për Shënde...

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë merr pjesë në organizimin e Task Forcës Kosovare për Kontrollin e Kancerit

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë morri pjesë në Simpoziumin e 7të Ballkanik të organizuar nga LIV Hospital dhe Task Forca Kosovare për Kontrollin ...

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe QMF 2 në Ferizaj vizitojnë komunitetet në Shtërpcë

Gjatë takimit u shqyrtua mundësia e hapjes së Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas ku do të mund të këshillohen shtatzënat e komunitetev...

300 shishe të ilaçit të Surfaktantit arrijnë në Kosovë

Fondacioni humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” dhuroi edhe këtë vit medikamentin e surfaktantit në njësinë e Neonatologjisë në Qend...

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë i bashkohet platformës Dita Botërore e Anomalive të Lindjes

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është ftuar si organizatë përfaqësuese nga Kosova në platformën Dita Botërore e Anomalive të Lindjes. Anomali...

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Solidar Suisse Kosova

Kjo marrëveshje përkrah përpjekjet tona që të mbështesim ndërtimin e sistemit të transportit neonatal në Kosovë dhe themelimin e rrjetit të...

U mbajt punëtoria e radhës me stafin mjekësor në Ferizaj

Në këtë punëtori u bashkëbisedua për temat “Përgatitja psiqike dhe fizike për procesin e lindjes” si dhe “Rëndësia e gjidhënies.” P...

Letra e fundvitit

Po ju dërgojmë falenderimet më të sinqerta të gjithë juve që mbështetët Aksionin për Nëna dhe Fëmijë tërë këtë vit! Viti 2015 ishte n...

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe fondacioni March of Dimes

Jemi shumë krenar kur flasim për partneritetin tonë me March of Dimes. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (ANF) ndjek shembullin e misionit të March ...

Ngjarja për ngritje fondesh “Të vallëzojmë për nënat e fëmijët” mbledh €23,890.00

Mbi 300 ishin pjesë e ngjarjes së vallëzimit “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët” që u mbajt me 3 dhjetor. Ngjarja u mbajt tek Sheshi ...

Djemtë dhe Vajzat e Reja tani në Qendrën Informuese për Shëndetin e Gruas

Formohet grupi i djemve dhe vajzave të reja që do t’ndjekin sesionet edukative në “Qendrën Informuese për Shëndetin e Gruas” (QISHG) në Q...

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë mirëpritet në Dartmouth

Departamenti i Mjekësisë Familjare në Dartmouth organizoi një koktej mirëpritës për përfaqësuesit dhe miqtë e “Aksionit për Nëna dhe Fë...

Marrëveshje Bashkëpunimi me OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qellim të përkrahj...

Bashkëpunim për PAP-TEST falas

Prishtinë, 1 Gusht, 2015- Si rezultat i nevojes së kontrollit më të mirë dhe të sigurtë për shëndetin e bebës, Shoqata “Down Syndrome Koso...

Ngjarja Bamirëse e Bank Street ngrit rreth $100,000 për 12 Përfitues Bamirës

Prishtinë, 31 korrik 2015- Bank Street Group është një firmë bankare në shërbim të sektorëve të teknologjisë, medias dhe telekomunikimit, m...

U mbajt punëtori një-ditore nga ekipi i QISHG-së në Ferizaj

Qendra Trajnuese e Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” mbajtën puntorinë një ditore me temën: “Përgatit...

“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” bëhet anëtare e koalicionit KOMF

“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” është votuar të jetë anëtare e këtij koalicioni. Misioni i KOMF është mbrojtja, respektimi, sigurimi i ...

“Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” ngriti rreth Eur 15,000

Aktiviteti arriti të sigurojë rreth Eur 15,000 përmes kontributeve të kompanive, individëve dhe ankandit e lojërave interesante që u zhvilluan ...

Filloi nisma “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët”

Mëngjesin e sotshëm u nisën nga Prishtina një grup prej rreth 20 çiklistësh në rrugëtimin e tyre përreth Kosovës për 3 ditë, në një dist...

#vrapopërzemra mbledh 1,500€ brenda javës

Kampanja #vrapopërzemra, si aktivitet i fondacionit "Aksioni për Nëna dhe Fëmijë" ka mbledhur 1,561.88€ nga 100 anëtarët që janë regjistrua...