sq
Fillimi
X

Meet us Halfway

Fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ (AMC)  mbajti mbrëmjen e saj të dytë bamirëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Yale Club, New York City ku u ngritën $41,395.00. Me mbi 70 musafir nga biznesi, kultura, politika dhe artet, kulminacioni i mbrëmjes ishin fjalimet e dhëna nga Përfituesi i Çmimit Virginia Apgar Dr. George A. Little, si dhe persona të tjerë me influencë si biznesmeni Richard Lukaj, Bekim Ahmetaj dhe Valon Xharra. 

X

Darka e Diasporës

Për herë të parë, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (ANF) dhe orgaizata ‘Solidar Suisse’  organizoi mbrëmjen e saj bamirë   ‘Darka e Disaporës’ në lokalin Eni’t të Cyrih-ut, Zvicër, më 29 shtatorit, 2017. Kjo mbrëmje u organizua me qëllimin e ngritjes së fondeve nga Diaspora jonë për mbështetjen e nënave dhe fëmjëve në Kosovë. Në këtë darkë u mblodhën rreth  9,755.23 Franga Zvicerane përmes shitjeve të biletave dhe përmes të donacioneve të bizneseve dhe individëve të ndryshëm.

X

Të vallëzojmë 3

Për të tretë herë me radhë, Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bëri bashkë më shumë se 400 njerëz në ngjarjen për mbledhje të fondeve, të titulluar “Të vallëzojmë”, që u mbajt në Duplex Premium. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë së bashku me sponsorët dhe biletat arritën në shifrën €23,486.5, pa llogaritur pjesën e ushqimeve, pijeve, dekorimit, muzikës që u ofruan pa pagesë. Të gjitha këto mjete shkojnë për të shpëtuar jetë e fëmijëve në nevojë dhe për nënat në Kosovë. Ju jemi thellësisht mirënjohës!

X

Ngjarja Bamirëse në Nju Jork

Për herë të parë, ANF organizoi mbrëmjen e saj bamirë se në Nju Jork, në lokalin e mirënjohur Russian Tea Room, ku mbi 100 persona u mblodhën dhe ngritën një shumë prej $44,630.00 përmes shitjeve të biletave si dhe sponzorimeve të korporatave. Kjo ngjarje solli së bashku njerëz nga biznesi, politika, kultura si dhe të pranishëm ishin edhe yje botërore si: Dua Lipa, Albert Stanaj, Richard Lukaj, Valerie Rockefeller Wayne, Fadil Berisha, dhe emra të tjerë të mirënjohur.

X

Të vallëzojmë 2

Për të dytin vit me radhë, Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bëri bashkë më shumë se 400 njerëz në ngjarjen për mbledhje të fondeve, të titulluar “Të vallëzojmë”, që u mbajt në Sheshin 21. Ngjarja, që tashmë është shndërruar në traditë, mbledh fonde për të përkrahur shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Shuma që u mblodh këtë vit përmes sponsorizimeve dhe shitjes së biletave arriti në €32,175, duke e bërë këtë nismë një sukses të madh.

X

Ngjarja Bamirëse 2 e Bank Street në SHBA

Ngjarja Bamirëse e Bank Street u mbajt sërish nga Bank Street Group në SHBA në qershor të 2016tës, ku Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ishte një nga 12 organizatat përfituese. Dashamirës të sportit të golfit u mblodhën në Burning Tree Country Club në SHBA për lojë turneu për të ngritur fonde për kauza humanitare, përfshirë edhe atë të shëndetit të nënës dhe fëmijës në Kosovë. Ngjarja e vitit 2016 ngriti rreth $10,000 për nënat dhe fëmijët e Kosovës.

X

Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët 2016

Në mëngjesin e datës 3 qershor një grup prej rreth 30 çiklistësh nisën udhëtimin e tyre bëmirës për herë të 3-të në një distancë prej 500km rreth e rreth Kosovës për tri ditë radhazi. E gjithë kjo ngjarje mbante prapa vetës karakterin humanitar, atë të ngritjes së fondeve për nënat dhe fëmijët.

Aktiviteti këtë vit arriti të sigurojë rreth Eur 13,179.80 përmes kontributeve të kompanive e individëve që mbështetën çiklistët, si dhe lojërave interesante që u zhvilluan me rastin e kthimit të heronjëve në Beer Garden në Prishtinë. Kjo ngjarje vjetore është nismë e dy çiklistëve ndërkombëtarë që jetojnë në Kosovë dhe u përkrah fuqishëm nga Eulex, Policia e Kosovës, Devolli Corporation, Astes Turkey, Rugove, BpB, Shtepiaku, On Line Studio, MoneyGram, UniProject, European Auto Care, Entermedia, VM3, dhe Beer Garden.

X

Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët

Kjo ngjarje u bashkë-organizua nga Crimson Capital dhe Radio Dukagjini, si ngjarje vallëzimi, në mbështetje të programeve të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë. Ngjarja u mbajt me 3 dhjetor 2015, në sheshin 21, dhe u ngritën Eur 23,890.00 nga sponsorimet e kompanive të ndryshme dhe blerja e biletave për këtë ngjarje. Ngjarja ishte koktej vallëzimi me muzikë, ushqim të lehte, pije dhe shumë kënaqësi!

X

Ngjarja Bamirëse e Bank Street në SHBA

Ngjarja Bamirëse e Bank Street u mbajt me 8 qershor 2015 nga Bank Street Group në SHBA, ku Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ishte një nga 12 përfituesit. Dashamirës të sportit të golfit u mblodhën në Burning Tree Country Club në SHBA për lojë turneu për të ngritur fonde për kauza humanitare, përfshirë edhe atë të shëndetit të nënës dhe fëmijës në Kosovë. Ngjarja e vitit 2015 ngriti rreth $100,000 për 12 organizata humanitare.

X

Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët 2015

Mëngjesin e datës 5 qershor një grup prej rreth 20 çiklistësh u nisën në rrugëtimin e tyre në një distancë prej 500 km në të gjitha qytetet e Kosovës, veshur me fanellat ngjyrë verdhë. Çiklistët u nisën për në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Kamenicë dhe u kthyen përsëri në Prishtinë në ngjarjen përmbyllëse më 7 qershor 2015. Ky është viti i dytë që kjo ngjarje organizohet në Kosovë.

Ngjarja e çiklizmit të vitit 2015 arriti të sigurojë rreth Eur 15,000 përmes kontributeve të kompanive, individëve dhe ankandit e lojërave interesante që u zhvilluan në ngjarjen përmbyllëse në Sabaja Bar në Prishtinë. Kjo ngjarje është nismë e dy çiklistëve ndërkombëtarë (Mark Dixon dhe Thomas Flanagan) që jetojnë në Kosovë dhe u përkrah fuqishëm nga Eulex, Devolli Corporation, Uni Project, Sabaja, studio Drop, Pilot Bike, punonjës ndërkombëtarë dhe miq të shumtë.

X

Vrapo për Zemra

Në maj të vitit 2015, me iniciativën e studio Bllok.org, Trembelat dhe përkrahjen e Intersport Kosova, u organizua kampanja „Vrapo për Zemra” në kuadër të Gjysmë-maratonës së Prishtinës. Kampanja pati synim të ngrisë fonde në përkrahje të misionit të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë duke kërkuar nga pjesëmarrësit e maratonës t’i bashkohen ekipit vrapues AMCHEALTH.ORG – ekip ky që vraponte për nënat dhe fëmijët.  Pjesëmarrësit kontribuan duke blerë fanellat me mbishkrimin “Vrapues për zemra” dhe vrapuan në 5km apo 21km gjatë gjysm-ë-maratonës së Prishtinës. Kampanja arriti të sigurojë Eur 1561.88 gjatë një jave. Kjo është një ngjarje vjetore e ANF-së.

X

Eventi i mbledhjes së fondeve në New York

Më 9 Dhjetor, 2014, Konsuli i Pergjithshëm i Republikës së Kosovës, Znj. Vlora Citaku organizoi një mbrëmje jo-formale në shtëpinë e saj për të mbështetur Aksionin për Nëna dhe Fëmijë, së bashku me Vjosa dhe Richard Lukaj në New York. Kjo mbrëmje arriti të mbledhë përafërsisht $22,000 për mbështetjen e forcave për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë drejtë ruajtjes së jetës së nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës përmes programeve të qëndrueshme të cilat reduktojnë shkallën e vdekshmërisë së foshnjave dhe përmirësojnë kujdesin shëndetësorë për nënat.

X

Gala Mbrëmja për mbledhjen e fondeve në Prishtinë

Në gala mbrëmjen për mbledhjen e fondeve të organizuar në nëntor të 2014-tës, ne kemi arritur të mbledhim 16,650 Euro për mbështetjen e misionit të ANF-së për vazhdimin e zhvillimit të programeve që shpëtojnë jetët e fëmijëve dhe nënave në Republikën e Kosovës.

X

Koncerti Humanitar në Ferizaj

Në koncertin humantiar në Ferizaj në fund të vitit 2014, fondacioni ka mbledhur grupe e këngëtarë të njohur si Jericho, Andos, Dren Abazi e të tjerë. Rreth 700 Euro janë mbledhur në mbështetje të përpjekjeve të fondacionit për të ndihmuar shëndetin amënor dhe foshnjeve të Kosovës.

X

Ciklizmi rreth Kosovës për Fëmijët 2014

Në Maj 2014, një grup i çiklistëve ndërkombëtar organizuan ngjarjen Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijë për të mbledhur fonde për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë në mbështetje të Repartit të Neonatologjisë, vendosur në Prishtinë. Sfida e tyre ishte të çiklojnë rreth Kosovës për tri ditë, duke kaluar kah qytetet më të mëdhaja me distancë 500km dhe 5000m ngjitje. Përafërsisht 10,230 Euro janë mbledhur dhe neve na është krijuar mundësia për dorëzimin e paisjes CRP/CBC në Neonatologji si rezultat i kësaj ngjarje të organizuar për ne.

X

Dita botërore e mamisë

Me 5 maj, Aksioni shënon Ditën Botërore të Mamisë në Prishtinë me një aktivitet në Sheshin Nëna Terezë – duke shpërndarë informatorë mbi rolin dhe rëndësinë e mamisë, shfrytëzimit të Qendrës për Shëndetin dhe Mirëqenien e Gruas, si dhe performuan disa teste bazike tek kalimtaret shtatzëna të rastit së bashku me stafin mjekësor dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Ky aktivitet pati edhe mbulim medial.

Informatori shpjegonte mbi rolin e rëndësishëm të mamisë tek një grua që i nënshtrohet një procesi të rregullt të shtatzanisë. Nënat u këshilluan në rëndësinë e të paturit të marrëdhënieve të hapura e të mira me mamitë dhe shfrytëzimin e Qendrës për t’u këshilluar. Lindja e fëmijës mund të jetë përvoja më e fuqishme që një nënë mund ta përjetojë dhe mamia luan një rol shumë përkrahës në përjetimin sa më të mirë të kësaj përvoje.

X

Dita Botërore e Nënës

Më 8 Mars 2014, stafi i Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas ka shpërndarë lule për gratë pjesëmarrëse në aktivitetet e qendrës dhe donatorët/partnerët e saj. Nënat në Qendrën tone Informuese të Shëndetit të Gruas kanë krijuar shoqëri me njëra tjetrën dhe ndajnë përvoja për të lehtësuar shqetësimet e shtatzanisë. Gratë të cilat përjetojnë lindjen e parë ju ofrohet gjithashtu edukim dhe ushtrime për tu përgaditur për sallë të lindjes.

X

Eventi për Bamirësi në Londër

Në Maj 2012 ne kemi organizuar një event bamirësie në Londër, UK, në mënyrë që të rritet vetdijësimi në Diasporën Shqipëtare për kushtet e vështira në Kliniken Neonatologjike në QKUK në Prishtinë. Një shumë prej £6,000 është dhuruar nga Diaspora Shqiptare për blerjen e ilaqeve në Qendrën për Kujdesin intenziv Neonatal.

Eventet

Meet us Halfway

Fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ (AMC)  mbajti mbrëmjen e saj të dytë bamirëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Yale Cl...

Darka e Diasporës

Për herë të parë, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (ANF) dhe orgaizata ‘Solidar Suisse’  organizoi mbrëmjen e saj bamirë   ‘Darka e Dis...

Të vallëzojmë 3

Për të tretë herë me radhë, Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bëri bashkë më shumë se 400 njerëz në ngjarjen për mbledhje të f...

Ngjarja Bamirëse në Nju Jork

Për herë të parë, ANF organizoi mbrëmjen e saj bamirë se në Nju Jork më 2 nëntor, 2016, në lokalin e mirënjohur Russian Tea Room, ku mbi 10...

Të vallëzojmë 2

Ngjarja, që tashmë është shndërruar në traditë, mbledh fonde për të përkrahur shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Shuma që u m...

Ngjarja Bamirëse 2 e Bank Street në SHBA

Dashamirës të sportit të golfit u mblodhën në Burning Tree Country Club në SHBA për lojë turneu për të ngritur fonde për kauza humanitare, ...

Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët 2016

Aktiviteti këtë vit arriti të sigurojë rreth Eur 13,179.80 përmes kontributeve të kompanive e individëve që mbështetën çiklistët, si dhe l...

Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët

Kjo ngjarje u bashkë-organizua nga Crimson Capital dhe Radio Dukagjini, si ngjarje vallëzimi, në mbështetje të programeve të Aksionit për Nëna...

Ngjarja Bamirëse e Bank Street në SHBA

Dashamirës të sportit të golfit u mblodhën në Burning Tree Country Club në SHBA për lojë turneu për të ngritur fonde për kauza humanitare, ...

Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët 2015

Mëngjesin e datës 5 qershor një grup prej rreth 20 çiklistësh u nisën në rrugëtimin e tyre në një distancë prej 500 km në të gjitha qytet...

Vrapo për Zemra

Në maj të vitit 2015, me iniciativën e studio Bllok.org, Trembelat dhe përkrahjen e Intersport Kosova, u organizua kampanja „Vrapo për Zemra”...

Eventi i mbledhjes së fondeve në New York

Më 9 Dhjetor, 2014, Konsuli i Pergjithshëm i Republikës së Kosovës, Znj. Vlora Citaku organizoi një mbrëmje jo-formale në shtëpinë e saj pë...

Gala Mbrëmja për mbledhjen e fondeve në Prishtinë

Në gala mbrëmjen për mbledhjen e fondeve të organizuar në nëntor të 2014-tës, ne kemi arritur të mbledhim 16,650 Euro për mbështetjen e mis...

Koncerti Humanitar në Ferizaj

Në koncertin humantiar në Ferizaj në fund të vitit 2014, fondacioni ka mbledhur grupe e këngëtarë të njohur si Jericho, Andos, Dren Abazi e t...

Ciklizmi rreth Kosovës për Fëmijët 2014

Në Maj 2014, një grup i çiklistëve ndërkombëtar organizuan ngjarjen Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijë për të mbledhur fonde për Aksioni...

Dita botërore e mamisë

Me 5 maj, Aksioni shënon Ditën Botërore të Mamisë në Prishtinë me një aktivitet në Sheshin Nëna Terezë – duke shpërndarë informatorë m...

Dita Botërore e Nënës

Më 8 Mars 2014, stafi i Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas ka shpërndarë lule për gratë pjesëmarrëse në aktivitetet e qendrës dhe ...

Eventi për Bamirësi në Londër

Në Maj 2012 ne kemi organizuar një event bamirësie në Londër, UK, në mënyrë që të rritet vetdijësimi në Diasporën Shqipëtare për kushte...