sq
Fillimi
X

James Strickler

Kryetar Nderi

James C. Strickler, MD, Profesor i Mjekësisë dhe Komunitetit dhe Emeritus i Mjekësisë Familjare, ka diplomuar në Kolegjin Dartmouth, Shkolla e Mjekësisë në Dartmouth dhe Kolegji i Mjekësisë Cornell. Ai ka përfunduar për mjekësinë interne dhe fiziologji në New York Hospital – Qendra Mjekësore Cornell në NYC. Nga 1954-1956 ka shërbyer si zyrtar mjekësor i pavarur jashtë bordit në USS Kenneth Whiting në Paqësorin Perëndimor. Nga 1958-59 ai ishte Shef Rezident Mjekësor në New York Hospital. Nga 1959-62 ai ishte kanditat post-doktoral në Departamentin e Fiziologjisë dhe nga 1962-67 shërbeu si Profesor Asistent në Mjekësi në Kolegjin e Mjekësisë Cornell. Në 1967 ai u transferua në Dartmouth si Dekan i Asociuar për Çështje Akademike për Planifikim, së bashku me Dekanin Carlton Chapman, tranzicioni nga programi bazik i shkencës së mjekësisë 2 vjet në kurikulumin MD të plotë. Ai shërberu si Dekan në Shkollën e Mjekësisë në Dartmouth nga 1973-81 dhe sponsoroi zhvillimin e Programit MD Brown-Dartmouth. Duke përcjellur rolin e dekanit, ai u kualifikua në gjeriatri dhe si anëtar i fakultetit te Shkollës Mjekësore të Dartmouthit, specializoi në kujdesin për të moshuarit deri në vitin 1996, kur u pensionua nga klinika praktike.

Pas punës me refugjatët në Tajlandë më 1982, Dr. Strickler i’u bashkua Bordit të Komitetit të Shpëtimit Ndërkombëtar. Së bashku me Ambasadorin Winston Lord, ai bashkë-kryesoi Bordin e IRC-së në vitet 1999-2000 dhe tash është Kryetar Emeritus në IRC. Si anëtar i Bordit të IRC-së ai ka u bërë afro 35 vizita programeve të refugjatëve në Azi, Afrikë, Ballkan, Amerikë Qëndrore dhe Lindjen e Mesme. Ai gjithashtu shërbeu në Bordin e Drejtorëve të Këshillit Kombëtar për Shëndet Ndërkombëtar.

Dr. Strickler vazhdon të japë mësim në shëndetin ndërkombëtar në Shkollën e Mjekësisë në Dartmouth dhe që nga viti 2000 ka kordinuar aktivitetet e  Dartmouth në Kosovë, që përfshijnë një numër në vazhdimësi të programeve për këmbimin e studentëve me Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës dhe 3 programe për shëndetësi të financuara nga USAID për përmirësimin e kujdesit primar, antenatal dhe perinatal në Kosovë. Dr.Strickler themeloi Fondacionin për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha në Kosovë dhe ishte anëtar themelues i Bordit të Drejtorëve. Ky fondacion, tashmë i shpërbërë, ka evoluar në organizaten jo-profitabile Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ku Dr. Strickler shërben si Kryetar Nderi. Interesi i tij 14 vjet për Kosovën, kohët e fundit, ka ndihmuar në ndërlidhje të reja akademike në mes të Dartmouthit dhe Universitetit Amerikan në Kosovë. Në 2012, Presidentja e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga i dha Dr. Strickler Medalen Nëna Tereze dhe në 2013, Shoqata Mediatike Shqiptaro-Amerikane e nderuan atë me Cmimin për Arritje në Karrierë për punën e tij humanitare në Kosovë.

X

Elia Zaharia

Anëtare Nderi

Elia Zaharia është e bija e Gjergj Zaharisë dhe e Yllka Mujit. Yllka Muji eshte aktore e famshme shqipëtare me titullin ‘Artiste e Merituar.”

Elia është edhe e fejuara e Princit Leka të Shqipërisë. Ajo diplomoi në Universitetin St. Denis në Paris për teatër. Përveç pasionit për teatrin, Elia është mjaft e dhënë pas kinematografisë, ndaj këto dy zhanre i ka ndërthurur paralelisht. Që në vitet e adoleshencës, Elia Zaharia ka shfaqur prirjet e saj vokale në muzikën e lehtë shqiptare. Nga viti 1999 deri në vitin 2002 ajo ka qenë këngëtare në grupin mjaft të suksesshëm për kohën “Spirit Voice”. Në këtë periudhë Elia ka qenë e angazhuar me koncerte në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Në vitin 2000 ky grup ka mbajtur një sërë koncertesh bamirësie në Kosovën e pasluftes.

Elia është aktore dhe ka jetuar e studiuar në qytetin e bukur të Parisit për 8 vite, ku krahas studimeve ishte pjesë e Teatrit te Parisit në shumë shfaqje të ndryshme. Ajo gjithashtu ka studiuar edhe në ‘Conservatoire à rayonnement régional de Bordeaux ‘ në Bordo të Francës nga viti 2003 deri 2005, pastaj në ‘Cours Florent’ deri në vitin 2007.

Përveq pasionit për teatrin, Elia gjithashtu është edhe piktore si dhe mjaft e dhënë pas këngës dhe filantropisë, dhe së shpejti do të nderohet edhe me kurorën e Princeshës së Shqipërisë.

Elia Zaharia që nga viti 2010 jeton në Tiranë dhe është e angazhuar me shumë projekte të ndryshme të Teatrit si dhe me Fondancionin e saj të themeluar tash e pak vite. Përveq këtyre ajo një përkujdese të madhe ka  për familjen e Princit Leka që tashmë është edhe vet pjesë e kësaj familje.

Elia është Presidente e fondacionit humanitar “Mbretëresha Geraldine” – misioni i të cilit përmban mbështetjen humanitare të familjeve në varfëri, femijë jetimë dhe të gjithë shtresave sociale të popullsisë në nevojë.

X

Michael Gold

Anëtar Nderi

Michael Gold është Drejtor Menaxhues i Crimson Capital, bankë ndërkombëtare e investimeve dhe firm për konsulenc dhe menaxhment, e cila është gjithashtu një nga partnerët dhe donatorët tanë për vite me radhë. Si Drejtor Menaxhues i Crimson Capital, Michael është mbikëqyrës i Zhvillimit Ndërkombëtar të Crimson, duke përfshirë një portofol prej 18 projekteve aktuale dhe 5 kontratave në katër kontinente. Ai ka një diplomë të Menaxhimit Ekzekutiv nga UCLA dhe B.A. në biokimi dhe fiziologji nga Kalamazoo College në Michigan.

Michael Gold është një investitor  dhe bankier i sukseshëm dhe konsulent për menaxhment me mbi 39 vjet eksperiencë ku 24 vitet e fundit ka qenë i pranishëm në tregjet në zhvillim të Evropës Qendrore dhe Lindore, Ballkanit, Afrikës, Azisë, Amerikës Latine dhe ish- Bashkimi Sovjetik. Fusha e specializimit të tij përfshinë rritjen e qasjes në financa, konkurrencën, privatizimin, investimet e huaja, tregtinë, dhe reformën ligjore dhe regullatore.

Z. Gold ka zhvilluar dhe zbatuar programe në vende të shumta duke përfshirë Ugandën, India, Nepali, Bangladeshi, Armenia, Moldavia, Azerbajxhani, Maqedonia, Kosova, Peruja, El Salvador dhe Bolivi, dhe ka prezantuar  zgjerimin e Financimit të Rendit Blerës në vendet në zhvillim. Eksperienca e tij përfshinë menaxhimin e Qendra Burimore të bizneseve të Maqedonisë , e cila ndihmoi qindra Ndërmarje të Vogla dhe të Mesme të bëheshin më konkurruese duke gjeneruar mbi $ 95 milion në tregti dhe investime të reja; duke i këshilluar Qeverin çeke mbi privatizimin dhe ristrukturimin e ndërmarrjeve, duke rezultuar në sukses u bë privatizimi i mbi 200 kompanive të mëdha dhe mbi 6 miliardë dollarë në investimet e huaja direkte; dhe duke ndihmuar qeverinë e Maqedonisë të sigurojë një çmim rekord rajonal prej 225 milionë euro për privatizimin e kompanive kombëtare të shpërndarjes së energjisë elektrike, së bashku me një investim prej 96 milionë eurosh.

X

Richard Lukaj

Richard Lukaj është themelues dhe Partner Menaxhues në The Bank Street Group LLC, Ndërmjetësues i regjistruar me bazë në anën metropolitane të New York. Richard ka 20 vite përvojë në Investime Bankare dhe ka kryer me qindra transaksione në karrieren e tij të suksesshme. Ai ka përvojë të gjerë në lloje të ndryshme të industrisë përfshirë Media, Komunikim, Teknologji, Tregti me Pakicë, Energji, Hapësirë Ajrore, Specialist i Financiar, Pasuri e Patundshmeri dhe Burime Natyrore.

Richard Lukaj është njohur si zë signifikant për zhvillim ekonomik, stabilitet dhe iniciativa pro-demokratike në Evopën Juglindore. Ai ka qenë Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC), organizatë udhëheqëse në Shtetet e Bashkuara me zyre në Washington dhe përreth Ballkanit. Ai zhvilloi reputacion me diplomatë të ndryshëm në SHBA dhe jashtë dhe u nderua nga Republika e Shqipërisë për zgjedhjen e tij si Konsul Nderi i Shteteve të Bashkuara dhe më pas të konfirmuar nga Departamenti i Shtetit SHBA.

Richard është aktiv në fushën filantropike përreth regjionit, donator i rëndësishëm individual dhe mbledhës fondesh. Ai ishte themelues dhe tani shërben si Kryetar Bordi në Universitetin Amerikan në Kosovë, që ka krijuar partneritete me Rochester Institute of Technology (RIT), Universitetin Dartmouth dhe institucione të tjera të mirënjohura të edukimit për të ofruar kështu edukimin të kualitetit më të lartë në Evropën Juglindore. Ai ishtë gjithashtu themelues i programit Hope Fellowship, organizatë partnere e USAID që ofron trajnime të lidershipit për gratë e Ballkanit dhe aranzhon programe ekzekutive të këmbimit me korporatat dhe agjensionet qeveritare dhe jo-qeveritare në Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu drejtoi kampanjën Duart e Shpresës (Hands of Hope) që targetoi iniciativa shumevjeqare për mbledhje fondesh dhe bashkëpunoi me organizata siq janë Mercy Corps, AmeriCares dhe shumë të tjera për transformimin e standardit të jetesës së jetimëve dhe të rinjëve në regjion. Jo shumë kohë më parë, ai u bashkua në themelimin e Fondacionit për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha në Kosovë në nder të vajzës së tij Adelina. Richard ka qenë themelues dhe mbështetës i APEN (Rrjeti Profesional dhe Sipërmarës i Shqiptarëve), “Motrat Qiriazi”, organizata e grave udhëheqëse Shqiptare, Fondacioni Kulturor Shqiptaro Amerikan dhe shumë institucione të tjera Shqiptare regjionale, religjioze, edukative dhe kulturore.

Pëveq avokimit të tij dhe aktiviteteve filantropike, Richard ka themeluar Fondacionin Lukaj dhe ka qenë jashtëzakonisht aktiv në promovimin e investimeve të reja në rajon dhe ka drejtuar disa delegacione biznesore për investime potenciale në këtë zonë. Ai ka kontribuar në zhvillimin e konferencave në SHBA dhe Evropë, që kanë të bëjnë me investimet potenciale në Ballkan dhe janë të fokusuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Ai gjithashtu udhëhoqi vizita të delegacioneve nga grupe të ndryshme të kongresit, ekipeve të vëzhgimit OSCE, monitoruesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve, ambasadorë të ndryshëm dhe orkestroi e morri pjesë në vizitat e Presidentit William J.Clinton dhe kryebashkiakut të qytetit te New York-ut Michael R. Bloomberg e personalitete të tjera të tilla në rajon.
Richard ka njohur personalisht dhe ka ndërvepruar udhëheqësit e Shqipërisë që nga rënia e Komunizmit dhe shihet si aktivist jo-partizan për Shqipërinë dhe cështjet shqipëtare. Ai është i njohur në mesin e subjekteve ndërkombëtare që janë të angazhuara në rajon, vecanërisht Ambasadat e SHBA-ve në rajon, UN, USAID, EBRD, Banka Botërore/IFC dhe reprezantuesit e NATO-s në këtë zonë.

X

Philip Sigwart

Anëtar Nderi

Philipi kohë më të madhe të karrierës së tij  e ka kaluar duke punuar në sektorin bankar në tregje të ndryshme të cilat janë në zhvillim. Aktualisht Philip është i vendosur në Kenia dhe në Republikën Demokratike të Kongos ku punon në një pozitë të lartë drejtuese për Holdings Equity Group (Kenia). Philip ka qenë drejtori ekzekutiv i ProCredit Bank në Kosovë, banka kryesore në Kosovë dhe kryetar i Shoqatës së Bankave të Kosovës. Para kësaj, ai ishte drejtori ekzekutiv i ProCredit Bank në Gjorgji. Ai filloi karrierën e tij me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Rusi.

Gjatë kohës së tij në Kosovë, Philip ndihmoi në zhvillimin e Fondacionit  për Nënat dhe Bebet e Shëndetshme në Kosovë ku dhe ishte kryetar i Bordit. Ky fondacion, tashmë i shpërndarë, ka evoluar në organizatën jofitimprurëse Aksioni për Nënat dhe Fëmijë. Philip ka pëfunduar Bachelor dhe Master në Ekonomi nga Universiteti i St Gallenit në Zvicër dhe MBA nga Booth School of Business në Universitin e Çikagos.

X

Valon Xharra

Kryetar i bordit

Valon Xharra është zëvendës drejtor në firmën globale për menaxhimin e riskut “Gavin de Becker & Associates.” Me bazë në Los Angeles, Valoni ofron konsulencë të specializuar të menaxhimit të krizave për kompanitë e Fortune 500 dhe i këshillon ato  se si të menaxhojnë rreziqet politike dhe operacionale të bizneseve.

Valoni është i pasionuar ndaj ndërmarrësisë dhe është investitor dhe partner në disa biznese të suksesshme që përfshijnë teknologjinë, pasuritë e patundshme, industrinë e modës dhe menaxhimin e ngjarjeve luksoze.

Valoni ka shërbyer katër vjet si një analist diplomatik për Departamentin e Shtetit Amerikan gjatë luftës në Kosovë, ku ka ofruar ekspertizë në negociatat në mes të Qeverisë së SHBA-së dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Valoni ka diplomë masteri në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Kolumbias dhe diplomë masteri në Administrim Biznesi nga Universiteti i Bostonit. Ai është bursist i fondaciont Jack Kent Cooke dhe Këshillit Pacific të Politikave Ndërkombëtare. Ai është një entuziast i garave të vrapimit dhe një përkrahës pasionant për të drejtat e grave dhe të fëmijëve.

X

Ilir Hoxha

Nen-kryetar i Bordit

Ilir Hoxha MD është Specialist i Shëndetit Publik. Ai ka përfunduar Masterin në Menaxhim të Sistemeve Shëndetësore në London School of Hygiene and Tropical Medicine dhe Doktoraturën në Shëndetin Publik në Universitetin e Bernit. Ai është fitues i Fellowship Fulbright për punë hulumtuese në Institutin e Dartmouth për Politika Shëndetësore dhe Praktikë Klinike, New Hampshire, Shtetet e Bashkuara.

Që nga viti 2002, Ilir është i përfshirë në punë të konsulencës dhe hulumtimeve që mbështesin proceset e politikave shëndetësore në Kosovë dhe më gjerë. Në vitin 2006, ai krijoi DI Consulting, për ofrimin e shërbimeve të konsulencës dhe zgjidhjeve në kujdesin shëndetësor. Që nga viti 2011, ai shërben si Këshilltar i Projektit për Solidar Suisse, në një projekt afatgjatë që faciliton pjesëmarrjen e aktorëve të shoqërisë civile në proceset e politikave që lidhen me reformën kombëtare shëndetësore në Kosovë. Ndërmjet viteve 2010 deri 2014 ka shërbyer si këshilltar i jashtëm, në çështjet që lidhen me zbatimin e reformës së sigurimit shëndetësor, për Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi dhe Dr. Ferid Agani.

Ilir është Asistent Profesor, në Departamentin e Komunitetit dhe Mjekësisë Familjare, Shkollën Geisel të Mjekësisë në Dartmouth dhe Profesor në Departamentin e Menaxhimit të Shëndetit të Kolegjit Heimerer në Prishtinë.

Përveç kësaj, ai ka shërbyer si anëtar i bordit për Universitetin Amerikan në Kosovë, Qendrën për Hulumtime, Dokumentim dhe Publikim, Institutin për Studime të Avancuara GAP, Rrjetin Investigativ dhe Raportues të Ballkanit dhe Institutin e Studimeve Politike në Prishtinë. Aktualisht ai shërben si anëtar i bordit për Fondacionin e Kosovës Luksemburg dhe TOKA.

X

Ardiana Bunjaku

Ardiana Bunjaku është Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës –SCAAK, ku, përveq arritjeve të tjera, në 12 vitet e fundit ishte pjesë e zhvillimit të profesionit të kontabilitetit dhe edukimit profesional në Kosovë. Ajo ka punuar me Ministrinë e Financave dhe Bankën Botërore në futjen e diplomës për kontabilistët e sektorit publik në Kosovë. Ajo gjithashtu ka qenë e përzgjedhur nga Qeveria e Kosovës në disa komisione të fuqishme që ofrojnë mbikqyrje në sektorët kyq në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, përfshirë Komitetin për Zhvillim të Strategjisë së Kosovës, grupi punues i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të Kosovës, dhe Komiteti Këshillues i Autoritetit për Administrim të Taksave. Përveq kësaj, ajo është e përfshirë në reformat për edukimin e lartë në kontabilitet dhe auditim në Universitetin e Prishtinës. Ardiana ka shërbyer si anëtare e komitetit për sigurim të kualitetit në Bordin e Stardardeve dhe Raportimit Financiar në Kosovë dhe për 2 mandate ajo ishte anëtare e bordit të Odës Ekonomike Amerikane.

Ardiana, gjerësisht, ka promovuar bashkëpunimin institucional për zhvillim të profesionit të kontabilitetit në sektorin publik dhe privat që ka çuar në bashkëpunimin përmes organizatës së kontabilitetit profesional (SHKQAK) dhe institucionit suprem për auditim (ZAP në Kosovë) për zhvillimin e certifikimit të auditiorit të sektorit publik. Ardiana është anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve – IFAC Komiteti i Zhvillimit të Organizatës së Kontabilistëve Profesional që nga Janari 2011. Në 2013 ajo u zgjodh në Bordin Ekzekutiv të Federatës Mediterane të Ekspertëve të Kontabilitetit – FCM. Ardiana është anëtare e bordit dhe anëtare e komitetit te auditimit të Nova Ljublanska Banka – Banka NLB në Kosovë. Ajo është zgjedhur nga Presidentja e Kosovës për zhvillimin e një organizate jo-qeveritare me fokus në fuqizimin e gruas Kosovare, ku ajo shërben si nënkryetare e bordit.

Ardiana ka përfunduar magjistraturën në Regullacionin e Sigurimit dhe Kontabilitetit, kolegji “Pjeter Budi” dhe Administrim Biznesi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Ajo është gjithashtu anëtare e INSOL në Europë.

X

Bekim Ahmetaj

Bekim Ahmetaj punon si zëvendës-president në Goldman Sachs Group, Inc. në New York – firmë udhëheqëse e investimeve bankare, letrave me vlerë dhe menaxhim të investimeve që ofron shumëllojshmëri të shërbimeve financiare.

X

Ilirjana Bajraktari

Ilirjana Bajraktari ka përvojë të gjerë në sistemet shëndetësore dhe zhvillimin e politikave me organizatat shëndetësore në nivel ndërkombëtar. Aktualisht është Drejtoreshë e Operacioneve me Spitalin Amerikan në Kosovë, ku ajo udhëheq një sërë projektesh dhe aktivitetesh për optimizimin e proceseve brenda AHK.

Si Kryetare e Komisionit për Shëndetësi me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, ajo është përgjegjëse për krijimin dhe forcimin e bashkëpunimit në mes të sektorit privat dhe institucioneve qeveritare në sektorin e shëndetësisë me qëllim të përmirësimit të gjendjes aktuale dhe krijimin e tendencave të reja për zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të shëndetësisë, si dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarit.

E diplomuar nga Universiteti Dartmouth dhe Universiteti Tuck i Biznesit (SHBA), Ilirjana posedon një diplomë MD/PhD nga Universiteti Mjekësor i Gracit (Austri). Ajo ka punuar për disa vjet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë në fushën e sistemeve shëndetësore dhe politikës në mjedise të burimeve të kufizuara. Për më tepër ajo ka qenë e angazhuar me organizata të tilla si UNICEF, AIHA, Banka Botërore për promovimin e shëndetit, cilësisë së kujdesit dhe shëndetit si një aktiviste e të drejtave të njeriut. Hulumtimi i saj është i përqendruar në shëndetin e nënës dhe fëmijës, cilësinë e kujdesit dhe vendimmarrjes mjekësore. Përveç kësaj ajo ka bashkëpunuar me IPPNW për promovimin e punës paqësore mjekësore dhe në programe për transferimin e studentëve për Ballkanin Perëndimor, si dhe organizata të tjera të shoqërisë civile për shëndetin mjedisor, përgjegjësisë korporative sociale dhe ndërtimin e partneriteteteve.

Ilirjana ka pasion strategjitë dhe konceptet e përmirësimit të sektorit të shëndetësisë veçanërisht për benefitet e nënave dhe fëmijëve në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë.

X

Jehona Binishi Hysa

Dr. Jehona u lind me 19 shkurt 1979 ne Prishtine. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje ne shkollen ‘Naim Frasheri ‘ ne Prishtine, nderkaq shkollen e mesme ne Gjimnazin Matematikor-Natyror ‘Xhevdet Doda’ nga viti 1993 deri ne 1997.

Studimet universitare i ka perfunduar ne Universitetin e Prishtines dega Mjekesi e Pergjithshme prej vitit 1997 deri ne vitin 2004 kur diplomohet si Doktor I Mjekesise se Pergjithshme.

Pas 1 viti pune ne Qendren e Mjekesise Familjare ne vitin 2005 fillon Specializimin ne lemin e Gjinekologjise dhe Obstetrikes ne Kliniken e Gjinekologjise dhe Obstetrikes ne Prishtine prane Qendres Klinike Universitare ku edhe e perfundon ne vitin 2010.

Fillon punen si mjeke Gjinekologe ne institucionin privat Rezonanca ku punon per 1 vit, pastaj nga viti 2011 fillon punen po ashtu si Gjinekologe-Obstetre ne Spitalin Amerikan, spital privat dege e zinxhireve te spitaleve Amerikane ne Tirane-Shqiperi.

Ka percjellur ne vazhdimesi Kongrese internacionale per avancim profesional ne sfera te ndryshme te lemise se Gjinekologjise perfshire infertilitetin, onkologjine Gjinekologjike, perinatologjine etj.

Zoteron gjuhe te huaja: gjuhen angleze, serbokroate, italiane.

X

Rexhep Hoxha

Rexhep Hoxha, PhD, është Profesor i Asocuar i Farmakologjisë në Universitetin e Prishtinës. Rexhepi ka kryer PhD në Universitetin e Prishtinës në Analizën Farmakologjike të Inervimit të Iridës në vitin 1997. Ai kreu studimet e magjistraturës në Universitetin e Zagrebit në temën për efektin e tonusit venoz në hipertension.

Ai ka ligjëruar lëndën e Farmakologjisë në Universitetin e Prishtinës, është Dekan i Departamentit të Farmakologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe ka eksperiencë të gjerë ne fushën e hulumtimeve. Profesor Hoxha ka shërbyer si Ushtrues Detyre i Kryetarit të Bordit në ANF deri në shtator të 2014tës.

X

George Little

Dr. George Little është Profesor i Pediatrisë dhe i Gjinekologjisë & Obstetrikës në Shkollën Mjekësore të Dartmouthit dhe Qendrën Mjekësore Dartmouth-Hitchcock në SHBA ku ai është neonatolog. Ai ka
shërbyer për më shumë se një dekadë si Profesor dhe Kryetar i Departamentit për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës.

Përveq hulumtimit klinik, interesi  tij fokusohet në politikën e shëndetit perinatal, zhvillimin dhe regjionalizimin e sistemeve shëndetësore, etikën riprodhuese dhe perinatale, familjet në neonatologjie dhe shëndetësinë ndërkombëtare. Ai është pjesëtar i Akademisë Amerikane të Pediatrisë dhe Shok-Nderi i Kolegjit Amerikan të Obstetrisë dhe Gjinekologjisë. Për më shumë, ai ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive dhe ka shërbyer në lidership dhe pozicione të larta këshilluese me një numër të madh të organizatave përfshirë NACHRI (Shoqata Kombëtare e Spitaleve të Fëmijëve dhe Institucionet e Ngjashme), NPIC (Qendra Kombëtare e Informacionit Perinatal), AHA (Asociacioni i Spitaleve Amerikane) dhe MOD (March of Dimes) si dhe agjensionet federale dhe ato të qeverisjes së shtetit. Ai është producent i filmit Ëndrrat dhe Dilemat (Dreams and Dilemmas) film ky fitues i kinemasë verite i fokusuar në përfshirjen e prindërve në vendim-marrjen e klinikës si dhe filma të tjerë. Ai është autor i disa publikimeve të shqyrtuara, monografe dhe kapituj.

Tani, ai është anëtar i komitetit të planit të Akademisë Amerikane të Pediatrisë që Ndihmon Foshnjat të Marrin Frymë (HBB) dhe është ndërlidhës i Mbijeto dhe Lulëzo GDA. Ai është gjithashtu i përfshirë në përmirësimin e rezultateve të shtatzanisë në Kosovë dhe ka shërbyer si këshillues i Ministrisë së Arsimit. Ai ka shërbyer në Agjensionin e SHBA për Zhvillimin Ndërkombëtar në Projektin për Mbijetimin e Fëmijëve në Egjipt dhe si këshilltar i Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi. Më herët në karrierën e tij, ai ka shërbyer në Trupat e Paqes (Peace Corps) si mjek në Nigeri dhe Malawi dhe pastaj si Zyrtar Mjekësor Regjional për Afrikë.

X

Pierre Weber

Pierre Weber posedon përvojë në diplomaci dhe zhvillim ndërkombetar, duke përfshirë angazhimin e tij në UN dhe në Bashkimin Europian (EU), si dhe në sherbimin e jashtëm si ambasador i Dukës së Madhe të Luksemburgut për 8 vite në Kosovë.

Në fund të mandatit të tij në Kosovë, Pierre ndërmorri një hap jo të zakontë duke kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, që t’i lejohet një pushim, në mënyrë që t’i kushtojë kohë pasionit tij të madh për muzikën dhe të punojë si kompozitor, dirigjent dhe pianist.

I trajnuar fillimisht në kolegjin për studime të muzikës klasike në Luksemburg dhe France si kompozitor dhe pianist i koncerteve klasikes, Pierre gjithashtu ka studiuar për drejtësi në Strasboug në France. Më vone ai morri diplomën e masterit për psikologji sociale në Free University në Bruksel të Belgjikes. Përkushtimi i Pierrit për progres social dhe veçanërisht për drejtësi dhe përparim të të rinjëve përbën pjesën më të madhe të aktiviteteve të tij, me një përfshirje aktive të tij në Ruhi Institute dhe në Programin e Fuqizimit Shpirtëtor të të rinjëve (Junior Youth Spiritual Empowerment Programme).

Pierre është i martuar dhe jeton me gruan e tij Zarrin në Prishtinë.

X

Mark Kosmo

Marku është kryesues i Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane të Masaçusets (MAAS/BESA), dhe bashkëthemelues i MAASBESA në vitin 2006. Ai aktualisht është kryeshef financiar i Grupit Mentor në Boston. Ka jetuar në Shqipëri dhe ka punuar atje si këshilltar i pavarur, si dhe ka mbajtur pozita me Bankën Botërore në Shqipëri dhe Uashington D.C. Për më tepër, ai ka punuar si profesor i ekonomiksit në Kolegjin Dartmouth. Marku ka qenë anëtar i Bordit të Administruesve i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, dhe aktualisht është në Bordin e Drejtorëve të Tregimeve të Suksesshme Shqiptaro-Amerikane dhe Arkëtar për Koalicionin Këshilldhënës të Masaçusets për Imigrim dhe Refugjatë. Marku mban titullin Doktor (PhD) i Ekonomisë nga Universiteti i Uiskonsinit, dhe ka marrë diplomën universitare në Ekonomi dhe Matematikë në Universitetin e Masaçusetsit në Amherst.
Marku është anëtar i bordit këshillues të Germin-it.