sq
Fillimi

Kush jemi ne

Ne jemi fondacion humanitar, jo-profitabil, jo-qeveritar, jo-sektarë, që zhvillon programe shëndetësore në Klinikën Gjinekologjike/Obstetrike (që kujdesen për nënat), Repartin Intenziv të Kujdesit Neonatologjik (që kujdesen për foshnjat e lindura para kohe) dhe Klinikën e Pediatrisë (që kujdesen për fëmijët të cilët vuajnë nga Leukemia, sëmundjet e zemrës, astma dhe sëmundje të tjera).

Ne besojmë se çdo fëmijë dhe nënë gëzojnë të drejtën për jetë të shëndoshë, pavarësisht se ku janë apo mjeteve që i kanë.

Vdekshmëria e nënave dhe fëmijëve lidhet ngushtë me varfërinë dhe mungesën e edukimit dhe mjeteve mjekësore. Kur këto çështje adresohen, shkalla e vdekshmërisë bie. Duke zhvilluar dhe implementuar programe të cilat përmirësojnë kujdesin për shëndetin e nënave dhe fëmijëve të tyre, numri i fëmijëve të cilëtt vdesin mund të ulet ndjeshëm. Ne synojmë të fokusohemi në zhvillimin e programeve të qëndrueshme dhe kualitative, si dhe ngritjen e kapaciteteve që ndikojnë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për nëna dhe fëmijë.

Qëllimi ynë kryesor është të shpëtojmë jetën e fëmijëve dhe të përmirësojmë kujdesin shëndetësor për nënat në Republikën e Kosovës, e cila ka shkallën më të lartë të mortalitetit në Ballkan, e pothuajse edhe në Evropë.

Lajm i mirë

Sot, 20-25 foshnje në ditë shpëtohen falë shfrytëzimit të Sistemit të Oksigjenit, i instaluar pranë Klinikës Intensive të Neonatologjisë në QKUK. Ky sistem i shtrenjtë mundëson oksigjenin shtesë për foshnjet që të mund t’mbijetojnë dhe u mundësua nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë me përkrahjen e bizneseve lokale dhe individëve.